| Imagjinoni veten duke notuar ne ujerat e detit
Mesdhe, ne kerkim te zbulimit te sfungjereve
te detit dhe ndersa rreshqet neper nje
kreshte ne fund te detit, ndodhesh balle
per balle me ato pjese te historise,
me te cilat askush nuk eshte ndeshur
ne me teper se 3 mije vjet. Nje zhytes
turk po bente pikerisht nje gje te tille
ne bregdetin Uluburum te Turqise ne
vitin 1982, dhe, papritur, gjeti anijen
me te vjeter te mbytur.
Por ishte profesori
George Bass ai qe mori persiper detyren
e kerkimeve mbi anijen me nje vlere
te pacmuar. Ai eshte drejtor i Institutit
te Arkeologjise Nautike te Universitetit
A & M ne Shtetet e Bashkuara: "Nje nga
gjerat me te cuditshme, eshte se para
se ne te fillonim zhytjen, mendohej
qe tregetia detare ne epoken e bronzit
ishte monopol i grekeve te lashte dhe
tani ne po shohim se sirianet dhe fiset
e hershme fenikase te periudhave te
hershme te epokes se bronzit ishin detare
dhe tregetare mjaft te suksesshem" thote
profesori.
Zbulimi i anijes se mbytur i dokumentuar
ne video, filloi ne vitin 1984. Kjo
anije i perket shekujve te 13 dhe 14
para eres sone. Dhe ketu nuk kemi te
bejme me nje mbytjen e nje anieje te
zakonshme. Kjo i perket kohes se mbretit
Tut. (Tutankom). Mendojme se kjo ka
qene anije tregetare Caanite, ose siriane.
Jo thjesht anije tregetare, por ajo
ka qene nje anije mbreterore, dhe me
siguri qe ajo po udhetonte nga nje mbret
tek nje mbret tjeter. Per arsye se anija
e mbytur ishte varrosur shume thelle,
me teper se 53 metra ne thellesi te
detit Mesdhe, zhytesit kishin mundesi
te qendronin vetem 20 minuta nen uje,
dy here ne dite.
Profesorit Bass dhe
ekipit te tij ju deshem me teper e 10
vjet dhe mbi 22 mije zhytje ne uje,
per te nxjerre ne siperfaqe te gjitha
objektet dhe thesarin, qe i perket shume
vendeve te ndryshme.
Mes tyre, profesori Bass gjeti edhe
librin me te vjeter te botes, i cili
kur ka qene i ri mund te ngjante me
teper me kete model me siperfaqe shkrimi
prej dylli bletesh. Kur perfundoi germimi
arkeologjik, ekipi i zhytesve kishte
gjetur 10 tone baker, nje ton kallaj
dhe me qindra artifakte me vlere jashtezakonisht
te madhe, midis te cilave skulptura
prej fildishi, statuja dhe arme floriri,
te gjitha nga vende te ndryshme te botes.
Profesori Bass po i sheh frutet e para
te punes se tij shumevjecare, pas 18
vjetesh: Gjate viteve ne zbuluam se
kemi shpenzuar dy vjet me pune kerkimore,
si dhe per konservimin dhe publikimin
e fakteve per cdo muaj zhytjesh. Kjo
eshte nje pune qe shumica e njerezve
nuk e kuptojne, duket sikur te zbulosh
dicka eshte thjesht dicka e bukur. Ata
nuk e dine se ne na duhen ndoshta 15
vjet per te gjetur se c’fare kemi zbuluar.
Zbulimi i anijes se mbytur ne Ulubururn
dhe sendeve te zbuluara atje jane ekspozuar
ne Muzeun e Keshtjelles Bodrum ne Turqi.
|