Kreu | ViP | Alban Skenderaj, tashme rival me Miriam Canin

Alban Skenderaj, tashme rival me Miriam Canin

Shqiperia
Alban Skenderaj, tashme rival me Miri Alban Skenderaj, tashme rival me Miri

Jo më kot e morën vendimin për të lënë Gjermaninë për pak kohë, pasi ky është momenti i tyre për t'iu dedikuar karrierës në Shqipëri. Pasi këngëtarja Miriam Cani u vendos të jetë një nga anëtaret e jurisë së spektaklit "Vokali" në "Top Channel", së bashku me Elton Dedën, Alma Bektashin dhe Sidrit Bejlerin, tashmë mësojmë se dhe Alban Skënderaj vendos të jetë në një juri të njëjtë në spektaklin tjetër konkurrent, që po përgatitet në një tjetër televizion.

Jo më kot e morën vendimin për të lënë Gjermaninë për pak kohë, pasi ky është momenti i tyre për t'iu dedikuar karrierës në Shqipëri. Pasi këngëtarja Miriam Cani u vendos të jetë një nga anëtaret e jurisë së spektaklit "Vokali" në "Top Channel", së bashku me Elton Dedën, Alma Bektashin dhe Sidrit Bejlerin, tashmë mësojmë se dhe Alban Skënderaj vendos të jetë në një juri të njëjtë në spektaklin tjetër konkurrent, që po përgatitet në një tjetër televizion.

Pak e çuditshme është se pse Alketa Vejsiu nuk mori Miriamin në spektaklin e saj, duke pasur parasysh që dikur kanë realizuar një klip së bashku. Gjithsesi, duket se miqësia mes tyre ruhet, përderisa ajo ka marrë të dashurin e saj, pikërisht Alban Skënderajn. Po ashtu duket pak e çuditshme se pse "Top Channel", televizioni që e ka lançuar Skënderaj, që nga fillimi i karrierës së tij nuk e mori në jurinë e "Vokali". Gjithsesi, pavarësisht këtyre vendimeve, e rëndësishme është që ata kanë qenë me fat për t'u angazhuar të dy në Tiranë me projekte të veçanta.

Për momentin, Alban Skënderaj ndodhet në edicionet që po zhvillohen në rrethe, së bashku me Pandi Laçon, Juliana Pashën dhe Besa Kokëdhimën. Nuk dihet nëse ata do të vazhdojnë të angazhohen me projekte të tjera muzikore, këngë të reja apo klipe. Ata vendosën të lënë të dy Gjermaninë për pak kohë, ndërsa kanë marrë një apartament me qira në Tiranë, dhe kanë vendosur të qëndrojnë këtu, si në shtëpinë e tyre. Edhe pse ata e kanë mbështetur karrierën e tyre në Gjermani, të dy udhëtojnë shpesh drejt Tiranës, ku sjellin këngë apo janë të pranishëm në projekte të ndryshme televizive.

Pas një periudhe të gjatë bashkëjetese, ata u shfaqën si çift në të njëjtin projekt televiziv dy vite më parë, ndërsa prezantuan Festivalin e Këngës në RTSH. Vitin e kaluar, ata u larguan të zhgënjyer nga Shqipëria, pasi nuk arritën të fitonin vendin e parë në po të njëjtin festival me këngën "Ende ka shpresë". Kjo ishte dhe një nga ambiciet e tyre për të përfaqësuar Shqipërinë në Festivalin Europian në Gjermani, që do t'u shërbente për karrierën e tyre muzikore që kanë vendosur ta realizojnë në vendin ku jetojnë, Gjermani.

me shume  Vizitoni faqen

Cfare mendimi keni per kete artikull, ju pelqen apo jo?

Subscribe to comments feed Komente: 0 postime

Ju duhet te identifikoheni per te postuar komente!


Rrjete Sociale

Google+

Facebook
Autori
Shqiperia
Shqiperia
Kendi i Reklamave
Fjalekyce
Asnje fjalekyce per kete artikull
Vleresoni kete artikull
0
Publikoni artikullin
Kendi i Reklamave