Kreu | ViP | Fundi i botes ne 2012? Ja argumentet qe jep NASA

Fundi i botes ne 2012? Ja argumentet qe jep NASA

Noa
Fundi i botes ne 2012 Fundi i botes ne 2012

Viti 2112 që sapo ka filluar mund të jetë i fundit i serisë, duke dëgjuar shumë parashikues që përmendin kalendarin e Majas. 21 dhjetori 2012 do të jetë dita e fundit e njerëzimit? Jo, thotë NASA. Më 21 dhjetor të këtij viti nuk do të ndodhë asgjë. Sipas Agjencisë Amerikane të Hapësirës nuk shihet asgjë ndryshe nga ajo që ndodh çdo vit.

Viti 2112 që sapo ka filluar mund të jetë i fundit i serisë, duke dëgjuar shumë parashikues që përmendin kalendarin e Majas. 21 dhjetori 2012 do të jetë dita e fundit e njerëzimit? Jo, thotë NASA. Më 21 dhjetor të këtij viti nuk do të ndodhë asgjë. Sipas Agjencisë Amerikane të Hapësirës nuk shihet asgjë ndryshe nga ajo që ndodh çdo vit.

"Nuk ka asnjë provë shkencore se diçka do të ndodhë-  thotë Don Yeomans, astronom dhe drejtor i Near-Earth Object Program i NASA-s që merret me ndjekjen e objekteve afër tokës - asteroidet, ndikimi i të cilëve shkaktoi zhdukjen e dinosaurëve 65 milion vjet më parë nuk ka rrezik të ndodhë përsëri së shpejti".

Sipas asaj që deklaron Yeomans,  Toka është aq shpesh subjekt i ndikimit të trupave qiellorë, por as një gjë e rrezikshme: "Nuk ka objekte të njohura që mund të paraqesin rrezikshmëri në tokë. Asnjë, zero, asgjë."

Disa argumentojnë se rrezik do të jetë një përafrim i veçantë i disa yjeve a planetëve. Lidhur me këtë të fundit, ato nuk përbëjnë ndonjë efekt në tokë: dielli dhe hëna ndikojnë në planetin tonë, por çdo shtrirje e pazakontë e planetëve në dhjetor (e cila rastësisht nuk pritet) nuk do të shkaktojë ndonjë gjë.
Një problem më serioz mund të jenë stuhitë diellore, përmbytjet e grimcave te emetuara nga dielli që ndodhin çdo 11 vjet e që mund të dëmtojnë satelitët dhe linjat elektrike. Është thënë se superstuhia e fundit diellor ka ndodhur në vitin 1859, kur bota nuk u varej nga elektronika, dhe se një ngjarje e ngjashme sot do të ishte katastrofike. Nga të gjitha skenarët, fundi i botës mund të jetë i mundur të paktën nga ata me origjinë hapësinore, kjo e fundit është me pak gjasa. Por, nuk ka shenja se një mega-stuhi diellore po vjen këtë vit.
Pak shqetësim dhe për përmbysjen e poleve magnetike të Tokës, e cila ndodh çdo 500 mijë vjet, dhe sidomos jo nga një ditë në një tjetër. Dhe nëse ndodh: mjafton vendosja në të kundërt e busullës, veriu bëhet jug dhe anasjelltas.

Me pak fjalë, sipas astronomit të NASA, katastrofa e 2012 është e gjitha pseudoshkencë. Shkenca thotë se gjërat e vërtetë për t'u shqetësuar janë: ngrohja globale, cunami, por që nuk çojnë në përfundimin e botës më 21 dhjetor të vitit që sapo ka filluar.

me shume  Vizitoni faqen

Cfare mendimi keni per kete artikull, ju pelqen apo jo?

Subscribe to comments feed Komente: 0 postime

Ju duhet te identifikoheni per te postuar komente!


Rrjete Sociale

Google+

Facebook
Autori
Noa
Noa
Kendi i Reklamave
Fjalekyce
Asnje fjalekyce per kete artikull
Vleresoni kete artikull
0
Publikoni artikullin
Kendi i Reklamave