| Nese femijet tuaj mund te merziten duke pare televizor apo duke degjuar muzike nje loder e zgjuar mund ti ndihmoje ata te ruajne interesat e tyre feminore. Lodra ,e cila kontrollohet nga sinjalet e fshehura ne tingull ,do ti pergjigjet ngjarjeve qe ndodhin ne televizor apo ne radio.Teknika e fshehjes te sinjaleve te kontrollit ne tinguj eshte shpikur nga Scientific Generics, bazuar tek shpikjet e Cambridge.
“ Ne mund ta perdorim kete mjet duke vendosur te dhenat ne tingujt e televizorit ,mbi sistemin e adreses publike ose mbi nje Cd muzike ose ne nje e-mail „, – shprehet shpikesi i lodres.Kompania eshte duke e pagezuar tekniken duke i vene edhe emrin „intrasonica“.
Idea e kontrollimit te pajisjes me tingull nuk eshte e re. Kohe me pare shume telekomanda te televizorit funksiononin me ultratinguj,por nuk ishin te besueshme. Zhurma e trafikut mbyllte televizorin dhe ultratingujt shpesh ngaterronin kafshet shtepiake duke i nervozuar ato. Ne sistemin e ri ,sinjalet e kontrollit jane percaktuar per nje game te caktuar frekuencash.
Teknika eshte e pershtatur per tu shperndare me ate te spektrave teknologjike me anen e te cilave ushtria i ka zhvilluar per siguri me te larte ne komunikimin me radio. Lodra kerkon shume pak kapacitet per te kodifikuar sinjalet dhe tju pergjigjet atyre. Marresi eshte nje mikrofon ,dhe bateria e dekoderit eshte e ndertuar shume thjesht prandaj dhe nuk kushtojne shume shtrenjte. Ska asgje per te instaluar ,mjafton ta therrasesh dhe te luash me te.
Kontrolli akustik eshte alternativa e nje telekomande pa fije e tela e pa rreze infra. Ndryshe nga frekuencat e perdorura nga radiot qe lejohen me ligj nga qeveria,cdo kush mund te perdori frekuencat zanore te pademshme. Tekonologjia mund te perdori tingujt ultrazanore ne frekuencat mbi 100 kilohertz.
Per te demostruar kete teknologji, Scientific Generics ka krijuar nje loder qe bashkohet brenda cdo aksioni ne televizion.Pervec kesaj, lodra qe sillet si shume karaktere te filmave me kartona, ka edhe nje karakter edukiv. Kompania ka aplikuar gjithashtu per te kontrolluar ne distanca te medha funksionin e lodres dhe gjtihcka ka funksionuar ne rregull.
I njejti sistem me frekuenca ultrazanore ka drejtuar gjithashtu notaret brenda ne uje per pozicionet e tyre.
Perkthyer nga Erida
|