Mini projektori kthen çdo sipërfaqe në një kompjuter
Light Blue Optics ka prodhuar një projektor xhepi që “rrezaton” një ekran të ngjashëm me të kompjuterit në çdo sipërfaqe. Pajisja, Light Touch (Prekje Drite), përdor teknologjinë të projektimit holografik laser për të rrezatuar një ekran me prekje 10 inç në çdo sipërfaqe. Ndijuesit infra të kuq zbulojnë trokitjet e gishtave të përdoruesit, dhe i lejojnë ata të shtypin fjalë, apo hapin e mbyllin programe dhe aplikacione.

Ai punon me Windows CE, një version i thjeshtë i sistemit popullor të shfrytëzimit Microsoft, dhe përdoruesit mund të shkruajnë një letër apo të shohin një video. Lëvizja e një dore përmes sipërfaqes mundëson përdoruesit të lëvizin midis fotove apo programeve.
Light Blue Optics, kompania pas këtij projektori me qendër në Kembrixh, po reklamon pajisjen në Consumer Electronics Show në Las Vegas. Po Light Touch nuk po shitet direkt te konsumatorët; përkundrazi, kompania shpreson t'ua licencojë teknologjinë prodhuesve të tjerë të mëdhenj elektronikë për ta përdorur në produktet e tyre.
“Mundësitë për Light Touch i tejkalojnë përtej kufijtë e konsumatorëve elektronikë”, tha Chris Harris, shefi ekzekutiv i Light Blue Optics. “Ai mund të ndryshojë thellësisht mënyrën sesi njerëzit ndërveprojnë me përmbajtjen multimediale dhe mjedisin ndërtues.”
Firma si Adobe, Microsoft dhe Toshiba thuhet të kenë shfaqur interes në këtë teknologji.
“Ne besojmë se konsumatori i sotëm nuk është më një shikues pasiv i përmbajtjes multimediale”, tha Harris. “Njerëzit presin të përfshihen, ndërveprojnë dhe ndajnë përmbajtjet, dhe prototipi ynë i mundëson ata ta bëjnë këtë në mënyra të reja dhe ngazëlluese”.

Ju duhet te identifikoheni per te postuar komente!