Total: (127,860)
Parajsa.com

Parajsa

... per nje jete me te mire

Shërbimi Skype i thirrjeve video vjen në TV

0

Shërbimi Skype i thirrjeve video vjen në TV  Shërbimi Skype i thirrjeve video vjen në TV skype video tv 260350904

Skype, shërbimi popullor i internetit i cili lejon njerëzit të kryejnë falas thirrje telefonike dhe video nëpërmjet uebit, do të ndërtojë tani një seri të re televizorësh nga LG dhe Panasonic. Do të thotë që përdoruesit e Skype do të kenë mundësi të kenë biseda videoje me shokët dhe të afërmit në mbarë botën nëpërmjet televizorit në dhomën e tyre të ndenjes.

Mjeti Skype do të jetë i inkorporuar në një seri televizorësh me definicion të lartë e me mundësi interneti nga prodhuesit kryesorë të pajisjeve elektronike LG dhe Panasonic. Ky do të mundësojë përdoruesit Skype të kryejnë falas thirrje zanore dhe videoje me përdoruesit e tjerë Skype, dhe thirrje telefonike të lira me numrat fiks dhe mobilë me çdo vend të botës.

“Popullariteti i thirrjeve video Skype është rritur ndjeshëm në vitet e fundit”, tha Josh Silverman, kreu ekzekutiv i Skype. “Një mesatare e 34% e thirrjeve Skype-në-Skype tani përfshijnë video. Shumë njerëz që komunikojnë me video në Skype kanë shprehur dëshirën të komunikojnë me miqtë dhe familjen e tyre diku më rehat, dhe më mirë në një ekran më të madh. Logjikisht, kjo çoi në zhvillimin e Skype të inkorporuar në HDTV.”

Programi Skype do të ndërtohet në serinë e re të televizorëve me internet dhe definicion të lartë VieraCast të Panasonic, dhe në televizorët me internet dhe definicion të lartë LCD dhe plazma të LG. Përdoruesve do t’u duhet të vendosin një kamera ueb shtesë në televizorin e tyre për të kryer biseda videoje me shokët e tyre. Skype tha se kamera ueb do të mundte të kapte zë dhe video brenda një rrezeje të caktuar, kështu përdoruesit do të mundin të kenë një bisedë videoje nga rehatia e kolltukut të tyre. Skype gjithashtu rekomandon përdoruesit të kenë një lidhje interneti relativisht të shpejtë.

Panasonic dhe LG ende nuk kanë dhënë detaje për çmimet e televizorëve me Skype, por TV priten të jenë në treg më vonë këtë vit në Britaninë e Madhe.

Shkembejeni

Rreth autorit

parajsa

Parajsa.com është një portal i pavarur në gjuhën shqipe, i themeluar në vitin 2001, që ka depërtuar zemrat shqiptare në Kosovë, Shqipëri, Çameri, Maqedoni, Mal të Zi, dhe kudo ku jetojnë shqiptarët, për vite me rradhë, nëpërmjet një larmie temash të ndryshme nga të gjitha fushat e jetës.

Shkruani nje koment

loading...