Total: (126,636)
Parajsa.com

Parajsa

... per nje jete me te mire

Teknologjia – E ardhmja e PC-ve

0

Teknologjia - E ardhmja e PC-ve  Teknologjia - E ardhmja e PC-ve teknologjia 2 A e keni pyetur ndonjëherë veten se si do të duket kompjuteri juaj personal (PC-personal computer) pas pesë ose dhjetë viteve A do ti përmbajë pajisjet e njëjta si tani apo do të jetë diçka krejt ndryshe, diçka që tani sdo të mund të njihet Këtyre pyetjeve mundohen tu përgjigjen shumë ekspertë që merren me çështjen e zhvillimit të teknologjive informatike …
Ja disa mendime të tyre:

Çdo kompjuter përmban procesorin qendror, që përbën bërthamën e tij ose trurin e tij. Sa më i shpejtë që është procesori, më shumë punë mund të bëjë kompjuteri. Nga ajo që mund të lexohet në web-faqet e specializuara për hardwerin kompjuterik që pritet të arrijë, mund të kuptojmë se deri kah fundi i 2005-ës do të shohim procesorët e rinj të Intelit, që do të punojnë në një frekuencë prej 6 GHz, që është gati dy herë më shpejt nga ajo që kemi sot. Ata do të jenë më të shpejtë edhe për nga një arsye tjetër, të quajtur Cache”, që është një pjesë e procesorit që i ndihmon atij ti mbajë një kohë të shkurtër instruksionet urgjente të procesorit. Sipas planeve, pritet që procesorët e ardhmërisë të kenë shumë më shumë cache” (katër deri në tetë megabajtë).

Proccessor  Teknologjia - E ardhmja e PC-ve processor2Lidhja në mes procesorit dhe pjesës tjetër të kompjuterit gjithashtu pritet që të kalojë në një evolucion të vërtetë, që simbolikisht përshkruhet si kalim nga rruga dykahëshe në autostradë moderne”. Deri kah fundi i 2005-tës ose fillimit të 2006-tës pritet që në çdo procesor të jenë të inkorporuar së paku 2 ose më shumë procesorë të tjerë, të cilët do të punonin si një procesor i vetëm. Kjo do të mundësonte ekzekutim më të shpejtë të multimedia -aplikacioneve, video-lojrave apo aplikacioneve për punë afariste. Gjithashtu pritet që teknologjia që përdoret për prodhimin e procesorëve të zvogëlohet ende, deri në limitin që lejojnë ligjet e fizikës. Deri më 2006-tën procesorët do të punohen në proces prodhimi prej 65 nano-metrash, shumë më pak sesa teknologjia e sapoprezantuar prej 90 nano-metrash në procesorët e rinj të Intelit, Pentium 4 prescot”.

Kjo do të thotë që atëherë do të mundet që më shumë veti të procesorit të kombinohen në një madhësi jo më të madhe se ajo që e kemi sot. Më në fund, pas tre viteve, do të kemi edhe procesorët që do të punojnë në një frekuencë prej 10GHz, meqë do të përmbajnë cache” shumë të madh (32mb dhe më shumë), si dhe bërthama” të shumëfishta. Kjo do ta shndërrojë kompjuterin tuaj personal në një super-kompjuter virtual, që ka mundësi të procesojë shumë aplikacione në të njëjtën kohë.

Menaxhimi me të dhënat
Nëse e gjithë kjo realizohet, atëherë kompjuterët e tillë gjithsesi do të jenë shumë më të fuqishëm se ata që i kemi sot. Një kompjuter ideal pas një periudhe trevjeçare do të dukej: Procesor që punon në shpejtësi prej 6GHz në 64 bit teknologji, kartelë grafike 8 herë më të mirë se modelet më të reja që kemi tani, si dhe së paku disa gigabajt e ram-memories së fundit (ndoshta XDR RAM). Një kompjuter i tillë do të mund të procesojë video-efektet si ato në filmin e fundit Lord of The Rings”, vetëm për disa sekonda! Mirëpo, ndryshimet interesante sdo të vijnë nga ajo d.m.th. shpejtësi më e madhe”, por nga softweri i ri që do të përgatitet, infrastruktura e kompjuterit dhe pajisjet për shfaqje të pamjeve kompjuterike (monitorët).

Me një madhësi prej 500 gigabajtë, deri në 1 terabajtë hapësirë për skadim të të dhënave në shumicën e kompjuterëve, si dhe një rezolucion të lartë të monitorëve (200pika në inch dhe pamje të qarta si të mprehta), mundësitë e kompjuterit për të menaxhuar me fotografitë digjitale, incizimet filmike dhe ato audi-incizimet do të zgjerohet radikalisht.

LongHorn  Teknologjia - E ardhmja e PC-ve longhorn2Për fat të mirë, gjenerata e ardhshme e sistemit operativ të Mikrosoftit ( me një emër të koduar Longhorn) do të jetë e gatshme deri në atë kohë dhe momentalisht është duke u konstruktuar prej në themel, për të pasur mundësi të shfrytëzojë këto mundësi të reja. Një softwer i ri dhe më inteligjent ( si dhe më i ndijshëm në punën me hardwerin ) do të mundësonte menaxhimin me detin” e informatave në kompjuterin tonë më të lehtë se kurrë. Në fakt, këtu nuk bëhet fjalë vetëm për kompjuterin tuaj personal. Në kuptim të gjerë, këto ndryshime përfshijnë gjithë shtëpinë digjitale” dhe i mundësojnë kompjuterit tuaj të jetë në qendër të saj. Sipas këtyre planeve, të gjitha pajisjet tona do të jenë të lidhura të mënyre ajrore, prej kompjuterit, televizorit apo DVD-lexuesit, video-regjistruesit, telefonit celular dhe konzolave për video-lojra. Me siguri që deri atëherë sdo të keni nevojë të kyçni video -kamerën tuaj digjitale nëpërmjet kabllos speciale për të zbritur fotografitë prej saj.

Per me teper, edhe video-lojrat e ardhshme do të përmbajnë lidhshmëri ajrore.Me mundësitë për të bartur të dhëna duke mos përdorur tela, roli i kompjuterit personal në menaxhimin e të gjitha këtyre pajisjeve digjitale nuk do të zvogëlohet, por do të rritet edhe më shumë. Thjesht, të gjithë do të duan të përdorin procesorët e tyre mjaft të shpejtë dhe monitorët me rezolucion të lartë, të kombinuar me një sistem operativ inteligjent për të organizuar dhe ndryshuar të gjitha mediat që posedojnë. Më pas, ata do ti konsumojnë”, në mënyrë ajrore, në një numër të madh të pajisjeve në vende të ndryshme të shtëpisë. Sfida më e madhe për të gjithë këtë pritet që të jetë kompatibiliteti në mes pajisjeve të ndryshme nga prodhues të ndryshëm, si dhe siguria e bartjes të të dhënave, mirëpo mendohet që 3 vitet e ardhshme të jenë një periudhë e mjaftueshme kohore për ti zgjidhur edhe këto probleme.

Çdo të na duhet gjithë kjo shpejtësi
Computer and Speed  Teknologjia - E ardhmja e PC-ve computer speed2Kjo shpejtësi do të mundësojë lidhje më të shpejtë me MP3 pajisjet e xhepit, kamerat digjitale apo tastjerën dhe PC-miun. Apo të bartni video-incizimet në pajisjet e tjera shtëpiake me lehtësi dhe pa asnjë mundim.

Ngel që koha ti vërtetojë këto ndryshime apo ndoshta i gjithë zhvillimi i teknologjive informatike të marrë një kahe tjetër, deri sot të panjohur. Në fakt, këtu qëndron edhe krejt kuptimi i zhvillimit të këtyre teknologjive: krijimi i diçkasë të re, që smund të paramendohet!

Shkembejeni

Rreth autorit

parajsa

Parajsa.com është një portal i pavarur në gjuhën shqipe, i themeluar në vitin 2001, që ka depërtuar zemrat shqiptare në Kosovë, Shqipëri, Çameri, Maqedoni, Mal të Zi, dhe kudo ku jetojnë shqiptarët, për vite me rradhë, nëpërmjet një larmie temash të ndryshme nga të gjitha fushat e jetës.

Shkruani nje koment

loading...