Kreu | Teknologjia | Ndryshimet klimatike, si ndikojne ne shendetin e njerezve

Ndryshimet klimatike, si ndikojne ne shendetin e njerezve

Balkanweb
Ndryshimet klimatike, si ndikojne ne Ndryshimet klimatike, si ndikojne ne

TIRANË- Rritje të temperaturës, ulje të sasisë së reshjeve dhe rritje të nivelit të deteve, janë efekte të pritshme të ndryshimeve klimatike. Për rrjedhojë do të ketë dimër më të butë, pranverë më të ngrohtë, verë më të nxehtë e më të thatë, dhe vjeshtë më të thatë. Vera pritet të shoqërohet me thatësira për shkak të rritjes së temperaturës dhe mundësisë së avullimit, çka nuk do të balancohet me reshje.

TIRANË- Rritje të temperaturës, ulje të sasisë së reshjeve dhe rritje të nivelit të deteve, janë efekte të pritshme të ndryshimeve klimatike. Për rrjedhojë do të ketë dimër më të butë, pranverë më të ngrohtë, verë më të nxehtë e më të thatë, dhe vjeshtë më të thatë.

Vera pritet të shoqërohet me thatësira për shkak të rritjes së temperaturës dhe mundësisë së avullimit, çka nuk do të balancohet me reshje. Por nga ana tjetër, si pasojë e rritjes së temperaturave, mundësia e fenomeneve ekstreme dhe ndryshueshmërisë së temperaturave minimale brenda vitit është më e madhe.
Rriten mundësitë e thatësirave më të shpeshta dhe më të ashpra të cilat shtojnë më shumë rrezikun e zjarreve.

Ndërkohë që të gjitha këto kanë ndikimin edhe në shëndetin e njerëzve. Kështu, pritet që shpeshtimi dhe intensiteti i lartë i valëve të nxehtësisë mund të rrisë numrin e vdekjeve kardiovaskulare apo respiratore të shkaktuara nga nxehtësia e verës.

Nga ana tjetër, reshjet ekstreme mund të përkeqësojnë problemet ekzistuese të sëmundjeve, aksidenteve dhe lëndimeve që lidhen me ujin.

Shqipëria, si vend mesdhetar, mbart potencial për përhapjen e sëmundjeve tropikale, si ethet Çikungania, ethet tropikale, dhe sëmundje të tjera. Ndryshimet klimatike do të përkeqësojnë më tej situatën e sëmundjeve që shkaktohen nga cilësia e keqe e ajrit në të gjitha qytetet kryesore të vendit, por veçanërisht në Tiranë. Studimet tregojnë se nga ndotja e ajrit në Tiranë janë regjistruar rreth 500 vdekje mbi numrin e zakonshëm të vdekjeve, kryesisht prej tejkalimit të përmbajtjes së grimcave më të vogla se 2.5 mikron. Kjo përmbajtje është rreth 2 herë më shumë se normat e lejuara evropiane dhe 2.5 herë më e lartë se rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe kjo vihet re jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të mëdha të vendit. Po kështu, rreziku i alergjive nga ndotja është më e madhe.

Ndërkaq, referuar kësaj, Shqipëria me një sistem shëndetësor publik po diskuton për përshtatjen e tij për përballimin e patologjive të mundshme. Dokumenti strategjik për përshtatje të sistemit shëndetësor me ndryshimet klimatike, i bërë publik pak kohë më parë, tregon qartë një qasje bashkëkohore të sistemit shëndetësor shqiptare ndaj ndryshimeve të klimës.

me shume  Vizitoni faqen

Cfare mendimi keni per kete artikull, ju pelqen apo jo?

Subscribe to comments feed Komente: 0 postime

Ju duhet te identifikoheni per te postuar komente!


Rrjete Sociale

Google+

Facebook
Autori
Balkanweb
Balkanweb
Kendi i Reklamave
Fjalekyce
Asnje fjalekyce per kete artikull
Vleresoni kete artikull
0
Publikoni artikullin
Kendi i Reklamave