Parajsa Shqiptare
Pasqyra e dites
Muhammed Ali
"Kam sindromin Parkison. Jam ne nje gjendje jo te mire... Nese do te isha mire me shendet - nese do te kisha fituar dy ndeshjet e fundit - nese nuk do te kisha probleme, njerezit do te kishin frike nga une. Tani ato me shohin me keqardhje. Ato mendonin se une isha Superman. Tani ata mund te thone: Ai eshte njeri, si te gjithe ne. Ai ka probleme.
Bruce Lee
Mamaja e Lee e quajti ate "Bruce", qe do te thote "i fuqishem" ne gjuhen Gaelic. Bruce i vogel u paraqit ne nje film per here te pare qe ne moshen tre muajshe, ku ai u perdor si femija e nje amerikaneje ne filmin Golden Gate Girl. Me 1941, familja Lee u zhvendos perseri ne Hong Kong, atehere e pushtuar nga Japonozet. Per shkak te paraqitjes teper natyrale te tij perpara kamerave, Bruce Lee mori pjese dhe ne rreth 20 filma gjate femijerise se tij, duke filluar ne vitin 1946.
LeBron James
Ne shkollen e mesme "Sen Meri & Vinsent" Xhejms kishte arritur gjatesi prej 183 centimetra, i gatshem per t'i realizuar endrrat. Ne stervitjen e pare trajneri e kishte pyetur cka dinte te luante me mire, ndersa LeBron duke qeshur i ishte pergjigjur: Mund te luaj ckado qe te paramendoni, do t'ua plotesoj te gjitha endrrat tuaja.
Erkand Qerimaj
Eshte vetem 15 vjec, por ndodhet ne qender te vemendjes se opinionit sportiv, mediave e njerezve te zakonshem qe kane degjuar per sukseset e tij. Ne gjoksin e tij prej adoleshenti qendrojne bukur 4 medalje ari.
Michael Schumacher
Lindur ne Hurth - Hermuhlheim te Gjermanise, Michael Schumacher eshte djali i Elisabeth dhe Rolf Schumacher. Rreth Schumacherit te vogel kishte gjithmone njerez te apasionuar pas motorrave, burra te rinj mbi kettcars qe ndertonin motorra te nje shpejtesie te madhe.
Shqiperi - Rusi 3:1
Kombetarja shqiptare ka shkelur me kembe dje njeren nga skuadrat me te njohura te Evropes, Rusine, gjate nje ndeshjeje historike te zhvilluar ne stadiumin Loro Borici te qytetit te Shkodres. Para fillimit te takimit, dukej pothuajse utopike qe Shqiperia te fitonte me nje rezultat te tille ndaj skuadres Ruse, e cila vinte pas dy fitoreve 4-2 dhe 4-1 me Irlanden ne Moske dhe Shqiperine ne Vollgograd
Shpend Abazi
Shume pak i pranishem ne mediat shqiptare, nderkohe qe ka pushtuar gazetat daneze. eshte ky Shpend Abazi, boksieri qe garon me flamurin danez. Ai ka realizuar premtimet e trajnerit Beny Jorgensen, i cili u kishte premtuar fansave te tij se Shpend Abazi nje dite do te ishte kampion evropian ne kategorine bantam.
Edvin Murati
Nuk e di se cfare meditonte ate dite Edvin Murati, teksa pinim nje kafe prane Akropolit te lashte, brenda ne zemer te Athines. Ndoshta mendonte per rrugen e gjate qe ka bere per te ardhur deri ketu. Ndoshta mendonte per Shqiperine dhe enderronte te ishte prane saj, ndoshta prinderit, shoket.
Kreshnik Qato
Durrsaku qe jeton ne Londer ben realitet endrren e tij, duke fituar titullin kunder rusit Zavgorovnik Shqiperia eshte bere per here te pare me nje kampion Europe ne boksin profesionist, fale fitores historike se Kreshnik Qatos. Atij i eshte dashur te boksoje fuqishem ne 10 raunde, per te mbrojtur titullin kampion ne peshen 76 kg, per federaten EBA "European Boxing Association", gjate nje ndeshjeje te zhvilluar ne qytetin Yalta ne Ukraine.
Kombetarja jone
Axhenda e punes se trajnerit te kombetares, Hans Peter Brigel, gjate diteve te qendrimit ne Shqiperi, ka qene mjaft e ngjeshur. Te dielen e kaluar, ai u takua dhe zhvilloi nje ndeshje testuese me nje grup futbollistesh. Ata ia serviri FSHF-ja, si kandidate te mundshem per ne kombetare dhe njekohesisht te afte per te formuar ekipin e turneut te Peruxhias.
Futbollistet shqiptare ne Europe gjate 2002
Kater futbollistet e Kombetares Shqiptare, te cilet aktivizohen me skuadrat gjermane te Bundesliges 1 dhe 2, jane vleresuar me nota pozitive nga shtypi sportiv gjerman, ne mbyllje te vitit kalendarik sportiv te 2002-shit. Fjala eshte per Fatmir Vaten e Arminias se Bielefeldit, Altin Lalen e Hanover 96, Ervin Skelen e Eintrahtit te Frankfurtit dhe Ervin Fakajn e Duisburgut.
Pirro Dhima
Tashme eshte kthyer ne nje simbol kombetar. Por nuk ka qene gjithnje keshtu per te. Shqiptari Pirro Dhima tregon se si arriti te fitoje tre medaljet e arta olimpike, por edhe mundimet per te marre pasaporten greke kur erdhi fillimisht ne Greqi. Me nje greqishte te kendshme, por ende me theksin e asaj qe flasin edhe sot ne Vorio Epir, Pirro Dhima nuk ka asgje me pak se nje hero i vertete i Greqise. Pa frike mund te konsiderohet "mbret i mbreterve" te sportit grek.
Erion Bogdani
Tre gola ne Serine A kurre nuk i kishte shenuar ne nje ndeshje, ndoshta edhe enderruar jo. Por ne fakt ato kane ardhur, madje te tre njeheresh. Tripleta e shenuar ne Palermo sigurisht do te mbahet mend gjate jo vetem nga tifozet e tij. Tre gola kane shenuar edhe sulmues te tjere ne nje ndeshje, por te shenosh tre te tille ne nje trasferte si ne Palermo, per Erion Bogdanin do te jete nje nga kujtimet me te bukura te karrieres se tij ne Itali.
Franc Bekenbauer
Franc Bekenbaueri e pa driten e diellit ne qytetin e Mynihut ne vitin 1945, ne ate kohe kur bota ishte e traumatizuar ende nga plaget e Luftes se Dyte Boterore. Ishte pikerisht momenti kur bota ndiente nevojen e nje buzeqeshjeje. Franci ishte i biri i nje funksionari poste, i cili deshironte te behej atlet, por pasioni per futbollin ishte akoma edhe me i madh. Ne moshen 14-vjeēare u regjistrua ne ekipin e te rinjve te Bajernit.
Armando Duka
Gjate femijerise se tij kishte enderruar te behej nje sulmues race, por tashme e shohim si nje mbrojtes te pakalueshem futbolli. Armando Duka, presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit, eshte i ftuari yne special, per te percjelle e qartesuar disa nga arritjet, problematiken e futbollit shqiptar, por dhe synimet e tij gjate vitit 2007. Karizmatik ne komunikim, presidenti i ligjshem i FSHF-se, vleresohet maksimalisht nga homologet e tij brenda 52 federatave anetare te organizmit me te madh futbollistik europian, UEFA, per gjithcka ka bere ne ndryshimin e imazhit te "topit" shqiptar.
Shyqyri Rreli
Ne fushen pedagogjike fillimisht ka botuar monografi, tekste mesimore dhe studime. Me pas ka botur librin Pergatitja tekniko-taktike. Pergatitja e futbollistit. Metodat Studimore. Metodat intervalore ne pergatitjen e futbollistit. Pergatitja e futbollistit nga mosha e vogel dhe deri ne profesionalizem. Se fundmi, dy libra te tjere Tirana, personalite, shkenca dhe Tirana, personalite, sport. Titujt e marre Mjeshter i Sportit, Mjeshter i Merituar, Trajner i Merituar, Nderi i Sportit Shqiptar, Nderi i Qytetit te Tiranes, Fisnikeria e Tiranes, Urdhri Naim Frasheri, Medalje lufte si partizan dhe se fundi Mjeshter i Madh, i dhene me dekret nga ana e Presidentit Alfred Moisiu.
Milaim Rama
Milaim Rama, qe prej vitit 1997 gjendet me nderprerje prej 2004 deri 2006 (Augsburg dhe Schaffhausen) ne radhet e FC Thun te Zvicres. Me stilin e tij te lojes, simpatizantet e klubit jane teper te kenaqur, dhe kerkojne prej atij, qe me golat dhe me lojen simbolike luftetare te Thun-it te renditen ne shkallet e favorshme te tabeles, qe mundeson te mbeten serisht ne "AXPO Super League" te Zvicres.
Besnik Hasi
Ndeshkohet me karton, pezullohet per ndeshjen ndaj Anderlehtit. Mesfushori i kombetares shqiptare Besnik Hasi, eshte teper i indinjuar dhe shqetesuar rreth situates qe skuadra e tij Sporting Lokeren po kalon qe pas fillimit te pjeses se dyte te sezonit. Lojera pa stabilitet dhe rezultate te dobeta qe kane konstatuar renien e ndjeshme te skuadres ne shkallet e poshtme te renditjes. Ne nje interviste, Hasi flet gjere e gjate per shume tema dhe subjekte qe rrethojne jeten e tij futbollistike.
Ruud Gullit
Ruud Gullit, i mbiquajtur "tulipani i zi", ka qene nje lojtar holandez shume i njohur i skuadres se Milanit dhe kombetares portokalli. Ne Itali ai ka marre pjese edhe ne radhet e skuadres se Sampdorias. Gulit ka formuar nje ēift te qenderfushes me rendesi te jashtezakonshme bashke me shokun e tij te skuadres, si te skuadra e Milanit, ashtu edhe ne kombetaren holandeze, Frank Rijkaard. Ka qene pa dyshim nje nder lojtaret me te dashur te epopese kuqezi te viteve '80-'90, qe i bashkengjitet periudhes se trajnerit Arrigo Sacchi. Ruud Gullit lindi ne Holande me 11 shtator te vitit 1962.
  1  

Katėr futbollistėt e Kombėtares Shqiptare, tė cilėt aktivizohen me skuadrat gjermane tė Bundesligės 1 dhe 2, janė vlerėsuar me nota pozitive nga shtypi sportiv gjerman, nė mbyllje tė vitit kalendarik sportiv tė 2002-shit. Fjala ėshtė pėr Fatmir Vatėn e Arminias sė Bielefeldit, Altin Lalėn e Hanover 96, Ervin Skelėn e Eintrahtit tė Frankfurtit dhe Ervin Fakajn e Duisburgut.
Futbollistet shqiptare
ne
Europe
 

PartizaniFatmir Vata, Altin Lala, Ervin Skela dhe Ervin Fakaj jane katėr shqiptarėt qė luajnė nė Gjermani.



Ēfarė dhanė kuqezinjtė e Bundesligės pėr 2002-in?

Katėr futbollistėt e Kombėtares Shqiptare, tė cilėt aktivizohen me skuadrat gjermane tė Bundesligės 1 dhe 2, janė vlerėsuar me nota pozitive nga shtypi sportiv gjerman, nė mbyllje tė vitit kalendarik sportiv tė 2002-shit. Fjala ėshtė pėr Fatmir Vatėn e Arminias sė Bielefeldit, Altin Lalėn e Hanover 96, Ervin Skelėn e Eintrahtit tė Frankfurtit dhe Ervin Fakajn e Duisburgut.

Le tė urojmė tė jetė i suksesshėm pėr ta edhe viti qė sapo ka nisur. Nėse mesfushori-sulmues i kuqezinjve tanė, Fatmir Vata, ka filluar tė mendojė pėr ndonjė transferim tė mundshėm nė Angli, interesime tė kėtij lloji kanė filluar tė shfaqen edhe pėr shtatshkurtrin e Hanoverit, Altin Lalėn, i cili ėshtė nė planet e Hertės sė Berlinit. Ndėrsa, po t'u referohemi komenteve tė ndryshme pėr dy vlonjatėt e Bundesligės 2, kuptohet se ata janė sistemuar mirė nė skuadrat ku luajnė, duke gėzuar edhe privilegjin e titullarit. Po si e pėrshkruan shtypi sportiv gjerman paraqitjen e kėtyre futbollistėve shqiptarė nė Bundesligė, pėr vitin qė u mbyll?

Bundesliga

Fatmir Vata (Arminia e Bielefeldit): Njė mesfushor i domosdoshėm pėr skuadrėn e Mohlmanit. Njė vit me shumė peripeci pėr Vatėn, pėr shkak tė dėmtimeve tė shumta qė ka trashėguar. Nė vitin 2002 Fatmiri startoi me ndeshjen e parė, pas 9 muaj pushim, pėr shkak tė njė operacioni nė ligamentin kryqėzor tė gjurit tė djathtė. Gjithsesi, edhe pse i dėmtuar, Vata arriti tė luajė pėrsėri mirė dhe, tashmė, ai ėshtė njė nga lojtarėt ndaj tė cilit bėhen mė shumė faulle nė Bundesligė. Nė kėtė kėndvėshtrim, shtypi sportiv gjerman e konsideron shqiptarin si Rosickin te B.Dortmundit, Balakun te Bajerni i Mynihut, Basturkun te B.Leverkusen etj. Nė ndeshjet e planifikuara tė Arminias sė Bielefeldit pėr vitin 2002, Fatmir Vata ka luajtur 16 ndeshje.

Vetė mesfushori kuqezi ėshtė shprehur i kėnaqur pėr atė qė ka dhėnė nė 2002-shin pėr skuadrėn e tij dhe pėr Kombėtaren Shqiptare: "Deri diku jam i kėnaqur me vetveten, por mė kanė munguar dy-tre gola dhe disa pėrqindje tė vogla nė shpejtėsi e nė forcėn kėrcėnuese. Pėr sa i pėrket vitit tė ri, ju premtoj se do tė shikoni njė Vatė tjetėr, ndoshta mė tė mirė, pranė Arminias sė Bielefeldit"

Altin Lala (Hannover 96): Viti 2002 nuk ka qenė plotėsisht viti i Altin Lalės. Megjithatė, ai ka qenė i padiskutueshėm pėr t'u pėrfshirė nė formacionin e skuadrės debutuese tė Bundesligės. Lala ka luajtur 15 ndeshje pėr Hanover 96 dhe ka zhvilluar lojėra tė mira. Sidoqoftė, pas mbylljes sė ndeshjeve tė fazės sė parė tė kėtij sezoni, Hanoveri ndihet i rrezikuar seriozisht nga mundėsia e zbritjes sėrish nė Bundesligėn 2. Skuadra e Lalės, momentalisht ndodhet nė vendin e 16 tė me 16 pikė, vend i cili e largon atė nga Bundesliga. Altin Lala nuk ka luajtur nė fitoren e parė historike tė Hanoverit nė Bundesligė kundėr Ėolfsburgut (3:1), pėr shkak tė kartonit tė pestė tė verdhė, si dhe nė ndeshjen e javės sė 16-tė kundėr Borusias sė Mynshengladbahut, pasi kishte pėsuar njė frakturė nė hundė. Nė ndeshjen e fundit tė fazės sė parė, luajtur kundėr skuadrės sė patriotit tė vet, Arminias sė Bielefeldit, Lala ka mbajtur shiritin e kapitenit. Kėsisoj, ai ėshtė shqiptari i dytė qė mban shiritin e kapitenit nė njė ekip tė Bundesligės, pas Rudi Vatės, i cili e gėzonte kėtė privilegj nė kohėn kur luante me Energie tė Kotbusit. Pėrsa i pėrket angazhimit tė kėtyre dy futbollistėve me kombėtaren tonė, duhet thėnė se ai ka qenė shumė pozitiv. Nė dy ndeshjet kualifikuese tė kuqezinjve pėr nė Euro 2004, Vata dhe Lala kanė luajtur si titullarė.

Bundesliga 2
Ervin Skela (Eintrahti i Frankfurtit): Fillimi i sezonit ka qenė i vėshtirė pėr Skelėn, pasi nuk ėshtė aktivizuar si titullar nė skuadėr. Pėrpara kėtij momenti vlonjati kishte kaluar edhe disa shqetėsime tė tjera, si rezultat i problemeve financiare tė klubit, i cili nuk ia garantonte tė ardhmen mesfushorit kuqezi. Duke qenė kėshtu, Skela i filloi pėrgatitjet me njė vonesė 10-ditore nga shokėt e tjerė tė skuadrės, gjė qė ndikoi negativisht nė formėn e tij. Megjithatė, shumė shpejt, vlonjati u bė pjesė e planeve tė trajnerit Reiman, duke e shpėtuar skuadrėn me gola shumė tė vlefshėm nė minutat e fundit. Skela nė pėrgjithėsi ka luajtur nė tė gjitha ndeshjet, nė tė cilat jo gjithmonė ėshtė aktivizuar me kohė tė plotė. Ka shėnuar 3 gola nė kampionat dhe 1 nė ndeshjet pėr Kupėn.

Dy golat e shėnuar nė minutat e fundit ndaj Duisburgut, 2:1, dhe ndaj Oberhausenit, 1:0, kanė pasur vlerė 6-pikėshe, pasi i kanė dhėnė dy fitore tė ēmueshme skuadrės sė tij. Nė pėrfundim tė fazės sė parė, Eintrahti i Frankfurtit u pozicionua nė vendin e dytė, me 33 pikė. Duke iu referuar aktivizimit tė tij me Kombėtaren Shqiptare, viti 2002 ka qenė jo i susksesshėm pėr vlonjatin. Ai nuk u thirr fare nga ish-trajneri kuqezi Dosena pėr ndeshjet me Zvicrėn dhe Rusinė.

Ervin Fakaj (Duisburg): Pasi ka kaluar momentin mė tė vėshtirė tė karrierės sė tij futbollistike, siē e ka pranuar edhe vetė, pasi mbeti pa ekip, Ervin Fakaj kaloi te Diusburgu. Pėrpara se ta hidhte kėtė hap, vlonjati ishte futbollisti i parė pa skuadėr, i ftuar tė luajė me Kombėtaren Shqiptare. Sidoqoftė, ai ia doli tė luajė edhe nė Tiranė kundėr zviceranėve, edhe nė Vollgograd kundėr rusėve, pėr tė "fluturuar" pastaj drejt Gjermanisė, pas dy vitesh, nga ku mė parė ishte larguar prej ekipit tė SV Meppen (Liga e katėrt). Duke qenė se kishte kaluar gjysma e parė e fazės sė parė tė Bundesligės 2, Fakajt i ka takuar tė luajė tri ndeshje tė pėlqyera pėr Duisburgun. Kjo skuadėr, qė pas ardhjes sė Fakajt, ka arritur tė marrė 5 fitore tė njėpasnjėshme. Kėsisoj, Diusburgu ndodhet nė vendin e 7 tė me 27 pikė.

Itali
Tare, Xhunti dhe Srniēek, janė "xhevahirėt" nė shitje tė klubit lombard.

Tare: Dua tė qėndroj te Breshia
Shtypi lokal breshian shkruante dje pėr lėvizjet e mundshme tė klubit lombard nė merkaton e dimrit. Midis tė tjerash, gazeta "Bresciaoggi" citonte nė njė artikull tė saj se drejtuesit e "Breshias" kanė nevojė tė shesin lojtarė pėr tė mbushur arkėn e klubit, e cila nuk i pėrballon dot rrogat aktuale tė disa futbollistėve. Mes emrave tė kėtyre tė fundit ėshtė edhe sulmuesi i kombėtares sonė, Igli Tare, Xhunti dhe Srniēek, tė konsideruar nga gazeta nė fjalė si futbollistė tė shitshėm, kundrejt ofertave joshėse financiare qė mund tė adresohen pėr ta. Nė fakt, presidenti Korioni nuk po nxitohet pėr tė ardhmen e kėtyre futbollistėve, por mėsohet tė ketė pohuar se nuk duhet nxituar nė blerjet e reja, pasi ato, kur kryhen flakė pėr flakė, mund tė jenė tė dėshtuara. Me kėtė deklarim tė tij numri 1 i "dallėndyshkave" ka lėnė tė kuptojė se, pa mbėrritur ndonjė ofertė e majme pėr kėta tre futbollistė, nuk ka ndėrmend tė programojė pėrforcime tė reja.

Nga ana tjetėr, vetė futbollistėt qė e shohin veten nė ankand, mes tė cilėve figuron edhe emri i biondit tonė kuqezi, Tare, presin me ankth tė takohen me presidentin e skuadrės. Igli Tare, nė njė intervistė pėr gazetėn "Bresciaoggi" deklaronte: "Do tė flas sa mė shpejt tė jetė e mundur me presidentit e skuadrės, Korioni. Nuk kam shumė pėr t'i thėnė. Ndihem shumė mirė te Breshia dhe dua tė qėndroj te kjo skuadėr, por nuk dėshiroj absolutisht tė pėrsėritet edhe njė herė, ndoshta pas dy ose tre muajsh, ajo qė ndodhi me mua kėtė verė. Mė duket se presidenti Korioni ka deklaruar se, nėse vjen ndonjė ofertė e rėndėsishme pėr mua, do ta marrė nė konsideratė. Jam kurioz tė zbuloj se ēfarė mė rezervon ky vit i ri. Unė shpresoj tė luaj sėrish te Breshia. Nuk po bėj asgjė pėr tė ndėrruar skuadėr. Ėshtė krejtėsisht e kundėrta dhe jo vetėm se kam edhe dy vjet tė tjera kontratė. Jam mirė kėtu ku jam. Jam i bindur se kam bėrė gjithmonė detyrėn time. Nuk kam asgjė pėr tė kėrkuar. Vetėm respekt, tė cilin mendoj se e kam merituar".

Rexhina: Bogdanin nė kėmbim tė Luizos sė Ankonės
Skuadra e Rexhinės kėrkon ta kėmbejė sulmuesin e saj shqiptar, Erion Bogdanin, me sulmuesin e Ankonės, Paskuale Luizon. Njė fakt tė tillė e bėn tė ditur gazeta italiane sportive "La Gazzetta dello Sport", e cila shkruan se 25-vjeēari shqiptar i Rexhinės mund t'ia lėrė vendin sulmuesit tė skuadrės sė Serisė B, Ankonės. Kėsisoj, ridalin nė skenė problemet pėr shtatlartin tonė kuqezi, i cili nuk e ndien veten tė sigurt tė skuadra kalabreze. Momentalisht, Bogdani vazhdon fazėn e riaftėsimit, pas dėmtimit tė muajit nėntor, i cili e detyroi t'i nėnshtrohet njė operacioni dhe tė qėndrojė rreth 5 muaj larg fushave tė futbollit. "Kėrkesa e klubit tė Rexhinės ka mbėrritur nė klubin e Ankonės dhe tani pritet tė diskutohet nė nivel presidentėsh pėr tė marrė gjithēka formė zyrtare",- shkruante gazeta nė fjalė.

(Publikuar me 5 Janar 2003 15:51)
© 2001-2008 Parajsa Shqiptare. All rights reserved.
  • Spurl
  • Digg
  • Del.icio.us
  • Blink
  • Furl
  • Technorati
  • Stumbleupon
  • Y!MyWeb
  • Simpy
  • Google
Parajsa Shqiptare Forum
Parajsa iWantMP3 Online - The Audio Search Engine
Posta juaj elektronike @parajsa.com
Parajsa Njoftime Online
Hivemail - The missing update
Parajsa Simply MyMusic
Parajsa Video Online
Parajsa Njoftime Online
Muzika Shqiptare dhe e Huaj!
Lojra ne Parajsa.com
Njohje Shqiptare
  Radio Parajsa
Radio Parajsa Dancer     Radio Parajsa Dancer
  Zeri i Parajses
Shpresa-AL Sh.p.k