Parajsa Shqiptare
Pasqyra e dites
Muhammed Ali
"Kam sindromin Parkison. Jam ne nje gjendje jo te mire... Nese do te isha mire me shendet - nese do te kisha fituar dy ndeshjet e fundit - nese nuk do te kisha probleme, njerezit do te kishin frike nga une. Tani ato me shohin me keqardhje. Ato mendonin se une isha Superman. Tani ata mund te thone: Ai eshte njeri, si te gjithe ne. Ai ka probleme.
Bruce Lee
Mamaja e Lee e quajti ate "Bruce", qe do te thote "i fuqishem" ne gjuhen Gaelic. Bruce i vogel u paraqit ne nje film per here te pare qe ne moshen tre muajshe, ku ai u perdor si femija e nje amerikaneje ne filmin Golden Gate Girl. Me 1941, familja Lee u zhvendos perseri ne Hong Kong, atehere e pushtuar nga Japonozet. Per shkak te paraqitjes teper natyrale te tij perpara kamerave, Bruce Lee mori pjese dhe ne rreth 20 filma gjate femijerise se tij, duke filluar ne vitin 1946.
LeBron James
Ne shkollen e mesme "Sen Meri & Vinsent" Xhejms kishte arritur gjatesi prej 183 centimetra, i gatshem per t'i realizuar endrrat. Ne stervitjen e pare trajneri e kishte pyetur cka dinte te luante me mire, ndersa LeBron duke qeshur i ishte pergjigjur: Mund te luaj ckado qe te paramendoni, do t'ua plotesoj te gjitha endrrat tuaja.
Erkand Qerimaj
Eshte vetem 15 vjec, por ndodhet ne qender te vemendjes se opinionit sportiv, mediave e njerezve te zakonshem qe kane degjuar per sukseset e tij. Ne gjoksin e tij prej adoleshenti qendrojne bukur 4 medalje ari.
Michael Schumacher
Lindur ne Hurth - Hermuhlheim te Gjermanise, Michael Schumacher eshte djali i Elisabeth dhe Rolf Schumacher. Rreth Schumacherit te vogel kishte gjithmone njerez te apasionuar pas motorrave, burra te rinj mbi kettcars qe ndertonin motorra te nje shpejtesie te madhe.
Shqiperi - Rusi 3:1
Kombetarja shqiptare ka shkelur me kembe dje njeren nga skuadrat me te njohura te Evropes, Rusine, gjate nje ndeshjeje historike te zhvilluar ne stadiumin Loro Borici te qytetit te Shkodres. Para fillimit te takimit, dukej pothuajse utopike qe Shqiperia te fitonte me nje rezultat te tille ndaj skuadres Ruse, e cila vinte pas dy fitoreve 4-2 dhe 4-1 me Irlanden ne Moske dhe Shqiperine ne Vollgograd
Shpend Abazi
Shume pak i pranishem ne mediat shqiptare, nderkohe qe ka pushtuar gazetat daneze. eshte ky Shpend Abazi, boksieri qe garon me flamurin danez. Ai ka realizuar premtimet e trajnerit Beny Jorgensen, i cili u kishte premtuar fansave te tij se Shpend Abazi nje dite do te ishte kampion evropian ne kategorine bantam.
Edvin Murati
Nuk e di se cfare meditonte ate dite Edvin Murati, teksa pinim nje kafe prane Akropolit te lashte, brenda ne zemer te Athines. Ndoshta mendonte per rrugen e gjate qe ka bere per te ardhur deri ketu. Ndoshta mendonte per Shqiperine dhe enderronte te ishte prane saj, ndoshta prinderit, shoket.
Kreshnik Qato
Durrsaku qe jeton ne Londer ben realitet endrren e tij, duke fituar titullin kunder rusit Zavgorovnik Shqiperia eshte bere per here te pare me nje kampion Europe ne boksin profesionist, fale fitores historike se Kreshnik Qatos. Atij i eshte dashur te boksoje fuqishem ne 10 raunde, per te mbrojtur titullin kampion ne peshen 76 kg, per federaten EBA "European Boxing Association", gjate nje ndeshjeje te zhvilluar ne qytetin Yalta ne Ukraine.
Kombetarja jone
Axhenda e punes se trajnerit te kombetares, Hans Peter Brigel, gjate diteve te qendrimit ne Shqiperi, ka qene mjaft e ngjeshur. Te dielen e kaluar, ai u takua dhe zhvilloi nje ndeshje testuese me nje grup futbollistesh. Ata ia serviri FSHF-ja, si kandidate te mundshem per ne kombetare dhe njekohesisht te afte per te formuar ekipin e turneut te Peruxhias.
Futbollistet shqiptare ne Europe gjate 2002
Kater futbollistet e Kombetares Shqiptare, te cilet aktivizohen me skuadrat gjermane te Bundesliges 1 dhe 2, jane vleresuar me nota pozitive nga shtypi sportiv gjerman, ne mbyllje te vitit kalendarik sportiv te 2002-shit. Fjala eshte per Fatmir Vaten e Arminias se Bielefeldit, Altin Lalen e Hanover 96, Ervin Skelen e Eintrahtit te Frankfurtit dhe Ervin Fakajn e Duisburgut.
Pirro Dhima
Tashme eshte kthyer ne nje simbol kombetar. Por nuk ka qene gjithnje keshtu per te. Shqiptari Pirro Dhima tregon se si arriti te fitoje tre medaljet e arta olimpike, por edhe mundimet per te marre pasaporten greke kur erdhi fillimisht ne Greqi. Me nje greqishte te kendshme, por ende me theksin e asaj qe flasin edhe sot ne Vorio Epir, Pirro Dhima nuk ka asgje me pak se nje hero i vertete i Greqise. Pa frike mund te konsiderohet "mbret i mbreterve" te sportit grek.
Erion Bogdani
Tre gola ne Serine A kurre nuk i kishte shenuar ne nje ndeshje, ndoshta edhe enderruar jo. Por ne fakt ato kane ardhur, madje te tre njeheresh. Tripleta e shenuar ne Palermo sigurisht do te mbahet mend gjate jo vetem nga tifozet e tij. Tre gola kane shenuar edhe sulmues te tjere ne nje ndeshje, por te shenosh tre te tille ne nje trasferte si ne Palermo, per Erion Bogdanin do te jete nje nga kujtimet me te bukura te karrieres se tij ne Itali.
Franc Bekenbauer
Franc Bekenbaueri e pa driten e diellit ne qytetin e Mynihut ne vitin 1945, ne ate kohe kur bota ishte e traumatizuar ende nga plaget e Luftes se Dyte Boterore. Ishte pikerisht momenti kur bota ndiente nevojen e nje buzeqeshjeje. Franci ishte i biri i nje funksionari poste, i cili deshironte te behej atlet, por pasioni per futbollin ishte akoma edhe me i madh. Ne moshen 14-vjeēare u regjistrua ne ekipin e te rinjve te Bajernit.
Armando Duka
Gjate femijerise se tij kishte enderruar te behej nje sulmues race, por tashme e shohim si nje mbrojtes te pakalueshem futbolli. Armando Duka, presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit, eshte i ftuari yne special, per te percjelle e qartesuar disa nga arritjet, problematiken e futbollit shqiptar, por dhe synimet e tij gjate vitit 2007. Karizmatik ne komunikim, presidenti i ligjshem i FSHF-se, vleresohet maksimalisht nga homologet e tij brenda 52 federatave anetare te organizmit me te madh futbollistik europian, UEFA, per gjithcka ka bere ne ndryshimin e imazhit te "topit" shqiptar.
Shyqyri Rreli
Ne fushen pedagogjike fillimisht ka botuar monografi, tekste mesimore dhe studime. Me pas ka botur librin Pergatitja tekniko-taktike. Pergatitja e futbollistit. Metodat Studimore. Metodat intervalore ne pergatitjen e futbollistit. Pergatitja e futbollistit nga mosha e vogel dhe deri ne profesionalizem. Se fundmi, dy libra te tjere Tirana, personalite, shkenca dhe Tirana, personalite, sport. Titujt e marre Mjeshter i Sportit, Mjeshter i Merituar, Trajner i Merituar, Nderi i Sportit Shqiptar, Nderi i Qytetit te Tiranes, Fisnikeria e Tiranes, Urdhri Naim Frasheri, Medalje lufte si partizan dhe se fundi Mjeshter i Madh, i dhene me dekret nga ana e Presidentit Alfred Moisiu.
Milaim Rama
Milaim Rama, qe prej vitit 1997 gjendet me nderprerje prej 2004 deri 2006 (Augsburg dhe Schaffhausen) ne radhet e FC Thun te Zvicres. Me stilin e tij te lojes, simpatizantet e klubit jane teper te kenaqur, dhe kerkojne prej atij, qe me golat dhe me lojen simbolike luftetare te Thun-it te renditen ne shkallet e favorshme te tabeles, qe mundeson te mbeten serisht ne "AXPO Super League" te Zvicres.
Besnik Hasi
Ndeshkohet me karton, pezullohet per ndeshjen ndaj Anderlehtit. Mesfushori i kombetares shqiptare Besnik Hasi, eshte teper i indinjuar dhe shqetesuar rreth situates qe skuadra e tij Sporting Lokeren po kalon qe pas fillimit te pjeses se dyte te sezonit. Lojera pa stabilitet dhe rezultate te dobeta qe kane konstatuar renien e ndjeshme te skuadres ne shkallet e poshtme te renditjes. Ne nje interviste, Hasi flet gjere e gjate per shume tema dhe subjekte qe rrethojne jeten e tij futbollistike.
Ruud Gullit
Ruud Gullit, i mbiquajtur "tulipani i zi", ka qene nje lojtar holandez shume i njohur i skuadres se Milanit dhe kombetares portokalli. Ne Itali ai ka marre pjese edhe ne radhet e skuadres se Sampdorias. Gulit ka formuar nje ēift te qenderfushes me rendesi te jashtezakonshme bashke me shokun e tij te skuadres, si te skuadra e Milanit, ashtu edhe ne kombetaren holandeze, Frank Rijkaard. Ka qene pa dyshim nje nder lojtaret me te dashur te epopese kuqezi te viteve '80-'90, qe i bashkengjitet periudhes se trajnerit Arrigo Sacchi. Ruud Gullit lindi ne Holande me 11 shtator te vitit 1962.
  1  

Axhenda e punės sė trajnerit tė kombėtares, Hans Peter Brigel, gjatė ditėve tė qėndrimit nė Shqipėri, ka qenė mjaft e ngjeshur. Tė dielėn e kaluar, ai u takua dhe zhvilloi njė ndeshje testuese me njė grup futbollistėsh. Ata ia serviri FSHF-ja, si kandidatė tė mundshėm pėr nė kombėtare dhe njėkohėsisht tė aftė pėr tė formuar ekipin e turneut tė Peruxhias.
Triptik historik
 

Historia e kuqezinjve tanė nė kėtė fillim tė shekullit tė ri, qysh nga Zhega e deri te Brigeli.



Kombėtarja, historia e kasetave vazhdon ...


"Aventura" e parė shqiptare e gjermanit Brigel
Axhenda e punės sė trajnerit tė kombėtares, Hans Peter Brigel, gjatė ditėve tė qėndrimit nė Shqipėri, ka qenė mjaft e ngjeshur. Tė dielėn e kaluar, ai u takua dhe zhvilloi njė ndeshje testuese me njė grup futbollistėsh. Ata ia serviri FSHF-ja, si kandidatė tė mundshėm pėr nė kombėtare dhe njėkohėsisht tė aftė pėr tė formuar ekipin e turneut tė Peruxhias. Tjetėr ishte planifikuar nė letėr dhe me tjetėr realitet u pėrball gjermani Brigel. Disa ekipe gjetėn justifikim dhe nuk i sollėn futbollistėt e tyre nė kėtė testim. Edhe pse testi nuk qe i plotė, gjermani, qė gjatė gjithė kohės mbante shėnime, nė fund gjeti rastin tė shprehej optimist pėr aftėsitė e disa futbollistėve, por pa pėrmendur emra.

Tė nesėrmen, Brigeli u paraqit nė FSHF dhe tėrė ditėn, me njė stoicizėm si dėshmi e karakterit tė tij gjerman, u gozhdua pranė vidios, duke parė disa ndeshje tė kombėtares. Po kėshtu veproi edhe tė martėn. E vetmja pauzė e punės sė gjermanit ishte vizita e kortezisė qė ish-trajneri i kombėtares, Shyqyri Rreli, i bėri Brigelit. Tė mėrkurėn, gjermani udhėtoi drejt Elbasanit pėr tė parė Vllazninė dhe pėr tė plotėsuar shėnimet e tij me emra kandidatėsh. Tė enjten vazhdoi ritin e tė parit tė kasetave, ndėrsa njė ditė mė pas zhvilloi testin e dytė tė kontrollit me disa futbollistė, tė cilėt nė "zborin" e parė nuk ishin paraqitur.

Tė shtunėn paradite organizoi njė konferencė pėr shtyp, ku shpalli tė besuarit e tij, kombėtaren A, tė trashėguar nga paraardhėsi i tij, Dosena, dhe kombėtaren B, qė do tė marrė pjesė nė turneun e Peruxhias. Gjithashtu, shkurt, ai paraqiti edhe filozofinė e punės sė tij, duke i konsideruar qė tė gjithė tė pėrzgjedhurit e tij tė barabartė, paēka se njėri ishte nė listėn A dhe tjetri nė B. Sipas gjermanit, vetėm pas turneut italian, ai do tė ishte i gatshėm pėr tė profilizuar me saktėsi cilindo prej futbollistėve tė grumbulluar. Nė mesditė, Brigeli udhėtoi drejt Lushnjės pėr tė parė ndeshjen Besa-Tirana dhe pasdite fluturoi nga Rinasi pėr nė Gjermani. Kjo ishte "aventura" e parė shqiptare 9-ditore e trajnerit gjerman tė kuqezinjve, Hans Peter Brigel.

Kombėtarja e epokės "Demollari"
Foto Strakosha 23.03.1965
Arian Beqaj 20.08.1975
Rudi Vata 13.02.1970
Altin Lala 18.11.1975
Arian Xhumba 09.07.1968
Geri Ēipi 28.02.1976
Ervin Fakaj 15.06.1976
Arian Bellaj 01.02.1971
Altin Haxhi 17.06.1975
Nevil Dede 10.01.1975
Bledar Kola 01.08.1972
Edvin Murati 12.11.1975
Fatmir Vata 19.09.1971
Devi Muka 21.12.1976
Besnik Hasi 29.12.1971
Ervin Skela 17.11.1976
Igli Tare 25.07.1973
Erion Bogdani 14.04.1977
Alban Bushi 20.08.1973
Altin Rraklli 17.07.1970
Indrit Fortuzi 32.11.1977
Vioresin Sinani 04.11.1977
Klodian Duro 21.12.1977


Kėta ishin 24 futbollistėt e besuar tė trajnerit Demollari pėr ndeshjen e 1 shtatorit 2001, ndaj Finlandės nė Tiranė, pėr eliminatoret e Botėrorit 2002. Kjo ishte sprova e tij e parė nė krye tė kuqezinjve, detyrė tė cilėn e kishte marrė pėrsipėr nė janar tė vitit 2001. Trajneri i ri i kombėtares tė asaj periudhe, Demollari, e trashėgoi ekipin nga paraardhėsi i tij, Zhega, sė bashku me kontigjentin e lojtarėve, por edhe me problematikėn e mbartur tė kuqezinjve. Emrat e rinj tė kėsaj kombėtareje, edhe pse nuk e vishin pėr herė tė parė fanellėn kuqezi, ishin Dede, Sinani dhe Duro, ndėrkohė qė rikthehet nė ekip Rraklli, pėr t'u larguar pak ditė mė pas kapiteni Rudi Vata.

E vėrteta ėshtė se ai tentoi tė ndryshonte diēka, paēka se nuk ia arriti. Demollari, me aftėsitė profesionale, me personalitetin e tij, mė shumė pėr shkak edhe tė mungesės sė pėrvojės, nuk mundi t'u imponohej dhe t'i nėnshtronte "pashallarėt" kuqezinj. Epoka "Demollari", qė zgjati afro 15 muaj, na la si trashėgimi 8 ndeshje (me bilanc: 1 fitore, 3 barazime dhe 4 humbje, me golaverazh 2-10), ku prej tyre dy nuk harrohen. Ndeshja Angli-Shqipėri, pėr zgjidhjen e shkėlqyer dhe interpretimin e saj taktik, dhe humbja e turpshme ndaj Andorrės, qė i kushtoi Demollarit edhe largimin e tij nga posti i trajnerit tė kombėtares.

Kombėtarja e epokės "Dosena"
Foto Strakosha 23.03.1965
Arian Beqaj 20.08.1975
Ilion Lika 17.05.1980
Isli Hidi 16.10.1980
Arian Xhumba 09.07.1968
Ervin Fakaj 15.06.1976
Geri Ēipi 28.02.1976
Elvis Cina 14.11.1978
Altin Lala 18.11.1975
Arian Bellaj 01.02.1971
Altin Haxhi 17.06.1975
Albert Duro 16.02.1978
Lulzim Hushi
Edvin Murati 12.11.1975
Besnik Hasi 29.12.1971
Florian Myrtaj 15.09.1976
Klodian Duro 21.12.1977
Devi Muka 21.12.1976
Fatmir Vata 19.09.1971
Igli Tare 25.07.1973
Alban Bushi 20.08.1973
Erion Bogdani 14.04.1977


Vendin e lėnė bosh nga Demollari, mė korrik 2002, do ta zinte Xhuzepe Dosena. Pas mė se 50 vitesh, qysh prej Ballkaniadės sė 46-tės, kur kuqezinjtė tanė i drejtonte jugosllavi Broēiē, italiani Dosena do tė ishte trajneri i dytė i huaj qė do tė ulej nė krye tė stolit shqiptar. Shuma e kontratės sė italianit ishte njė sakrificė e madhe pėr financat e FSHF-sė dhe e padėgjuar pėr futbollin shqiptar. Por drejtuesit e saj, tė diktuar nga nevoja pėr tė ndryshuar, e morėn parasysh riskun. Italiani, edhe pse qysh nė fillim na tha se nuk ishte magjistar, shumė ėndrra nisėn tė lidheshin me tė. Ndeshja dhe fitorja ndaj Breshias krijoi iluzione tė mėdha. Kampi i tė ashtuquajturve kritizerė, qė i quajtėn tė besuarit e Dosenės "Kombėtarja e "xhaketave tė kthyera", u mbyt nga zhurma e "tė amoruarve" pas italianit elekuent dhe diplomat nė tė folur, siē janė tė gjithė fqinjėt tanė pėrtej detit.

Ndėrsa shqiptarėt vėshtirė se mund ta ndryshojnė karakterin e tyre. Ata besojnė dhe nėnshtrohen shpejt para tė huajve. "Pashallarėt" kuqezinj u bėnė "qengja" pėrpara italianit. "Pikniku" dhe "show" i ndeshjes sė Kosovės, ku me tė drejtė zėvendėspresidenti Nuri tha se nė Prishtinė "mungonte vetėm nusja", krijoi pėrshtypjen se diēka mund tė ndryshonte nė radhėt e kuqezinjve. Por italiani Dosena, shumė shpejt, i pėrgėnjeshtroi fjalėt e thėna se do tė bėnte ndryshime. Ai nuk ishte budalla, llogaritė dinte t'i bėnte mirė, cilėsi qė mė pas do ta demonstronte paturpėsisht.

Pse duhej tė rrezikonte? Njerėzit e Federatės, ata qė i rrinin afėr, kryesisht sekretari Starova, ia kishin servirur tė gatshme kombėtaren. Nė kėtė mjedis trokiti edhe ndeshja e parė me Zvicrėn. Barazimi me transalpinėt u vesh me petkun e fitores. Meritat iu atribuan italianit Dosena, paēka se nė kėtė rezultat pakkush e di se kurora e dafinave mė tepėr i takon Federatės Shqiptare tė Futbollit. "Beteja e Stalingradit" i dha fund epokės "Dosena". Italiani e kuptoi se do ta kishte mjaft tė vėshtirė tė vazhdonte dhe se shpejt do tė vinte "epoka para gjyqit".

Dhe italiani zgjodhi rrugėn e tradhtisė, duke u justifikuar dhe anatemuar shtypin, i cili gjoja nuk i kishte krijuar klimė tė pėrshtatshme pėr tė punuar?! Por Dosena nuk e dinte se do tė ishin vetė bashkatdhetarėt e tij, tė cilėt do ta denonconin dhe do t'i ēirrnin maskėn veprimit tė tij mafioz, kur ai nėnshkruante njė kontratė tė dytė me tė birin Kadafit tė Libisė, pas krahėve tė Federatės Shqiptare tė Futbollit. Kapitulli i turpshėm disamujor i Dosenės u mbyll nė njė ēast mjaft kritik tė kombėtares sonė. Nė mes tė eliminatoreve tė evropianit portugez, stoli ynė kuqezi mbeti pa drejtues... Trashėgimia jonė nga "Jago-Dosena" ishin 6 pikė tė fituara nė dy ndeshje miqėsore, njė barazim me Zvicrėn dhe njė humbje me Rusinė e largėt, qė nė vetvete la shumė mėsime. Dosena, gjithashtu, na mėsoi edhe parimin e futbollit: "Kur e kemi topin ne, do tė sulmojmė, ndėrsa kur topin ta ketė kundėrshtari, ne do tė mbrohemi." (?!) Kėtė, ne, shqiptarėt, nuk e dinim. Sa injorantė paskishim qenė...

Nė tėrė kėtė shtrirje gati 3-vjeēare, njė fakt nuk ka se si tė tė mos bėjė pėrshtypje. Atė e gjen tek tė gjithė trajnerėt e kombėtares sonė, paēka se me nuanca tė ndryshme. Ish-trajneri Sulejman Demollari, pėr shkak se ishte shkėputur prej disa vitesh nga futbolli shqiptar, punėn e tij si drejtues i kuqezinjve tė kombėtares do ta niste nga studimi i kasatave filmike tė ndeshjeve tė kombėtares sonė. Nė pėrfundim, Demollari do tė zgjidhte tė besuarit tė tij, me ndonjė ndryshim tė vogėl. Ish-trajneri Xhuzepe Dosena, duke qenė italian dhe duke mos e njohur futbollin shqiptar, punėn e tij nė krye tė kuqezinjve tanė e nisi nga studimi i kasetave, qė i vuri nė dispozicion FSHF-ja. Kohė pėr tė parė ndeshje kampionati ai nuk pati.

Kėshtu, Dosena, pasi i studioi kasetat mirė e mirė, por edhe duke pasur pranė ndihmėn e Starovės, pėrcaktoi tė pėrzgjedhurit e tij pėr tė veshur fanellėn kuqezi tė kombėtares sė Shqipėrisė. Ishte thuajse i njėjti ekip i trashėguar nga Demollari. Mjafton tė lexoni axhendėn e punės sė trajnerit tė ri tė kombėtares sonė, gjermanit Hans Peter Brigel, dhe shpejt do ta kuptoni se edhe ai nuk i ka shpėtuar ritit tė kasetave. Natyrisht, ndryshe nga paraardhėsi i tij, ai ėshtė pėrpjekur ta prekė me dorėn e tij futbollin shqiptar, duke organizuar edhe dy ndeshje testuese. Pas turneut tė Peruxhias mund tė flitet pėr tė.

Sidoqoftė, le tė shpresojmė qė tė mos themi mė:
Kombėtarja, historia e kasetave vazhdon...

(Publikuar me 29 Janar 2003 15:51)
© 2001-2008 Parajsa Shqiptare. All rights reserved.
  • Spurl
  • Digg
  • Del.icio.us
  • Blink
  • Furl
  • Technorati
  • Stumbleupon
  • Y!MyWeb
  • Simpy
  • Google
Parajsa Shqiptare Forum
Parajsa iWantMP3 Online - The Audio Search Engine
Posta juaj elektronike @parajsa.com
Parajsa Njoftime Online
Hivemail - The missing update
Parajsa Simply MyMusic
Parajsa Video Online
Parajsa Njoftime Online
Muzika Shqiptare dhe e Huaj!
Lojra ne Parajsa.com
Njohje Shqiptare
  Radio Parajsa
Radio Parajsa Dancer     Radio Parajsa Dancer
  Zeri i Parajses