Parajsa Shqiptare
Pasqyra e dites
Muhammed Ali
"Kam sindromin Parkison. Jam ne nje gjendje jo te mire... Nese do te isha mire me shendet - nese do te kisha fituar dy ndeshjet e fundit - nese nuk do te kisha probleme, njerezit do te kishin frike nga une. Tani ato me shohin me keqardhje. Ato mendonin se une isha Superman. Tani ata mund te thone: Ai eshte njeri, si te gjithe ne. Ai ka probleme.
Bruce Lee
Mamaja e Lee e quajti ate "Bruce", qe do te thote "i fuqishem" ne gjuhen Gaelic. Bruce i vogel u paraqit ne nje film per here te pare qe ne moshen tre muajshe, ku ai u perdor si femija e nje amerikaneje ne filmin Golden Gate Girl. Me 1941, familja Lee u zhvendos perseri ne Hong Kong, atehere e pushtuar nga Japonozet. Per shkak te paraqitjes teper natyrale te tij perpara kamerave, Bruce Lee mori pjese dhe ne rreth 20 filma gjate femijerise se tij, duke filluar ne vitin 1946.
LeBron James
Ne shkollen e mesme "Sen Meri & Vinsent" Xhejms kishte arritur gjatesi prej 183 centimetra, i gatshem per t'i realizuar endrrat. Ne stervitjen e pare trajneri e kishte pyetur cka dinte te luante me mire, ndersa LeBron duke qeshur i ishte pergjigjur: Mund te luaj ckado qe te paramendoni, do t'ua plotesoj te gjitha endrrat tuaja.
Erkand Qerimaj
Eshte vetem 15 vjec, por ndodhet ne qender te vemendjes se opinionit sportiv, mediave e njerezve te zakonshem qe kane degjuar per sukseset e tij. Ne gjoksin e tij prej adoleshenti qendrojne bukur 4 medalje ari.
Michael Schumacher
Lindur ne Hurth - Hermuhlheim te Gjermanise, Michael Schumacher eshte djali i Elisabeth dhe Rolf Schumacher. Rreth Schumacherit te vogel kishte gjithmone njerez te apasionuar pas motorrave, burra te rinj mbi kettcars qe ndertonin motorra te nje shpejtesie te madhe.
Shqiperi - Rusi 3:1
Kombetarja shqiptare ka shkelur me kembe dje njeren nga skuadrat me te njohura te Evropes, Rusine, gjate nje ndeshjeje historike te zhvilluar ne stadiumin Loro Borici te qytetit te Shkodres. Para fillimit te takimit, dukej pothuajse utopike qe Shqiperia te fitonte me nje rezultat te tille ndaj skuadres Ruse, e cila vinte pas dy fitoreve 4-2 dhe 4-1 me Irlanden ne Moske dhe Shqiperine ne Vollgograd
Shpend Abazi
Shume pak i pranishem ne mediat shqiptare, nderkohe qe ka pushtuar gazetat daneze. eshte ky Shpend Abazi, boksieri qe garon me flamurin danez. Ai ka realizuar premtimet e trajnerit Beny Jorgensen, i cili u kishte premtuar fansave te tij se Shpend Abazi nje dite do te ishte kampion evropian ne kategorine bantam.
Edvin Murati
Nuk e di se cfare meditonte ate dite Edvin Murati, teksa pinim nje kafe prane Akropolit te lashte, brenda ne zemer te Athines. Ndoshta mendonte per rrugen e gjate qe ka bere per te ardhur deri ketu. Ndoshta mendonte per Shqiperine dhe enderronte te ishte prane saj, ndoshta prinderit, shoket.
Kreshnik Qato
Durrsaku qe jeton ne Londer ben realitet endrren e tij, duke fituar titullin kunder rusit Zavgorovnik Shqiperia eshte bere per here te pare me nje kampion Europe ne boksin profesionist, fale fitores historike se Kreshnik Qatos. Atij i eshte dashur te boksoje fuqishem ne 10 raunde, per te mbrojtur titullin kampion ne peshen 76 kg, per federaten EBA "European Boxing Association", gjate nje ndeshjeje te zhvilluar ne qytetin Yalta ne Ukraine.
Kombetarja jone
Axhenda e punes se trajnerit te kombetares, Hans Peter Brigel, gjate diteve te qendrimit ne Shqiperi, ka qene mjaft e ngjeshur. Te dielen e kaluar, ai u takua dhe zhvilloi nje ndeshje testuese me nje grup futbollistesh. Ata ia serviri FSHF-ja, si kandidate te mundshem per ne kombetare dhe njekohesisht te afte per te formuar ekipin e turneut te Peruxhias.
Futbollistet shqiptare ne Europe gjate 2002
Kater futbollistet e Kombetares Shqiptare, te cilet aktivizohen me skuadrat gjermane te Bundesliges 1 dhe 2, jane vleresuar me nota pozitive nga shtypi sportiv gjerman, ne mbyllje te vitit kalendarik sportiv te 2002-shit. Fjala eshte per Fatmir Vaten e Arminias se Bielefeldit, Altin Lalen e Hanover 96, Ervin Skelen e Eintrahtit te Frankfurtit dhe Ervin Fakajn e Duisburgut.
Pirro Dhima
Tashme eshte kthyer ne nje simbol kombetar. Por nuk ka qene gjithnje keshtu per te. Shqiptari Pirro Dhima tregon se si arriti te fitoje tre medaljet e arta olimpike, por edhe mundimet per te marre pasaporten greke kur erdhi fillimisht ne Greqi. Me nje greqishte te kendshme, por ende me theksin e asaj qe flasin edhe sot ne Vorio Epir, Pirro Dhima nuk ka asgje me pak se nje hero i vertete i Greqise. Pa frike mund te konsiderohet "mbret i mbreterve" te sportit grek.
Erion Bogdani
Tre gola ne Serine A kurre nuk i kishte shenuar ne nje ndeshje, ndoshta edhe enderruar jo. Por ne fakt ato kane ardhur, madje te tre njeheresh. Tripleta e shenuar ne Palermo sigurisht do te mbahet mend gjate jo vetem nga tifozet e tij. Tre gola kane shenuar edhe sulmues te tjere ne nje ndeshje, por te shenosh tre te tille ne nje trasferte si ne Palermo, per Erion Bogdanin do te jete nje nga kujtimet me te bukura te karrieres se tij ne Itali.
Franc Bekenbauer
Franc Bekenbaueri e pa driten e diellit ne qytetin e Mynihut ne vitin 1945, ne ate kohe kur bota ishte e traumatizuar ende nga plaget e Luftes se Dyte Boterore. Ishte pikerisht momenti kur bota ndiente nevojen e nje buzeqeshjeje. Franci ishte i biri i nje funksionari poste, i cili deshironte te behej atlet, por pasioni per futbollin ishte akoma edhe me i madh. Ne moshen 14-vjeēare u regjistrua ne ekipin e te rinjve te Bajernit.
Armando Duka
Gjate femijerise se tij kishte enderruar te behej nje sulmues race, por tashme e shohim si nje mbrojtes te pakalueshem futbolli. Armando Duka, presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit, eshte i ftuari yne special, per te percjelle e qartesuar disa nga arritjet, problematiken e futbollit shqiptar, por dhe synimet e tij gjate vitit 2007. Karizmatik ne komunikim, presidenti i ligjshem i FSHF-se, vleresohet maksimalisht nga homologet e tij brenda 52 federatave anetare te organizmit me te madh futbollistik europian, UEFA, per gjithcka ka bere ne ndryshimin e imazhit te "topit" shqiptar.
Shyqyri Rreli
Ne fushen pedagogjike fillimisht ka botuar monografi, tekste mesimore dhe studime. Me pas ka botur librin Pergatitja tekniko-taktike. Pergatitja e futbollistit. Metodat Studimore. Metodat intervalore ne pergatitjen e futbollistit. Pergatitja e futbollistit nga mosha e vogel dhe deri ne profesionalizem. Se fundmi, dy libra te tjere Tirana, personalite, shkenca dhe Tirana, personalite, sport. Titujt e marre Mjeshter i Sportit, Mjeshter i Merituar, Trajner i Merituar, Nderi i Sportit Shqiptar, Nderi i Qytetit te Tiranes, Fisnikeria e Tiranes, Urdhri Naim Frasheri, Medalje lufte si partizan dhe se fundi Mjeshter i Madh, i dhene me dekret nga ana e Presidentit Alfred Moisiu.
Milaim Rama
Milaim Rama, qe prej vitit 1997 gjendet me nderprerje prej 2004 deri 2006 (Augsburg dhe Schaffhausen) ne radhet e FC Thun te Zvicres. Me stilin e tij te lojes, simpatizantet e klubit jane teper te kenaqur, dhe kerkojne prej atij, qe me golat dhe me lojen simbolike luftetare te Thun-it te renditen ne shkallet e favorshme te tabeles, qe mundeson te mbeten serisht ne "AXPO Super League" te Zvicres.
Besnik Hasi
Ndeshkohet me karton, pezullohet per ndeshjen ndaj Anderlehtit. Mesfushori i kombetares shqiptare Besnik Hasi, eshte teper i indinjuar dhe shqetesuar rreth situates qe skuadra e tij Sporting Lokeren po kalon qe pas fillimit te pjeses se dyte te sezonit. Lojera pa stabilitet dhe rezultate te dobeta qe kane konstatuar renien e ndjeshme te skuadres ne shkallet e poshtme te renditjes. Ne nje interviste, Hasi flet gjere e gjate per shume tema dhe subjekte qe rrethojne jeten e tij futbollistike.
Ruud Gullit
Ruud Gullit, i mbiquajtur "tulipani i zi", ka qene nje lojtar holandez shume i njohur i skuadres se Milanit dhe kombetares portokalli. Ne Itali ai ka marre pjese edhe ne radhet e skuadres se Sampdorias. Gulit ka formuar nje ēift te qenderfushes me rendesi te jashtezakonshme bashke me shokun e tij te skuadres, si te skuadra e Milanit, ashtu edhe ne kombetaren holandeze, Frank Rijkaard. Ka qene pa dyshim nje nder lojtaret me te dashur te epopese kuqezi te viteve '80-'90, qe i bashkengjitet periudhes se trajnerit Arrigo Sacchi. Ruud Gullit lindi ne Holande me 11 shtator te vitit 1962.
  1  

Ne fushen pedagogjike fillimisht ka botuar monografi, tekste mesimore dhe studime. Me pas ka botur librin Pergatitja tekniko-taktike. Pergatitja e futbollistit. Metodat Studimore. Metodat intervalore ne pergatitjen e futbollistit. Pergatitja e futbollistit nga mosha e vogel dhe deri ne profesionalizem. Se fundmi, dy libra te tjere Tirana, personalite, shkenca dhe Tirana, personalite, sport. Titujt e marre Mjeshter i Sportit, Mjeshter i Merituar, Trajner i Merituar, Nderi i Sportit Shqiptar, Nderi i Qytetit te Tiranes, Fisnikeria e Tiranes, Urdhri Naim Frasheri, Medalje lufte si partizan dhe se fundi Mjeshter i Madh, i dhene me dekret nga ana e Presidentit Alfred Moisiu.
Shyqyri Rreli
 

Shyqyri RreliIsh-trajneri i kombėtares ėshtė dekoruar sė fundi nga Presidenti Alfred Moisiu pėr merita nė sport. Nė fushėn pedagogjike Fillimisht ka botuar monografi, tekste mėsimore dhe studime. Mė pas ka botur librin Pėrgatitja tekniko-taktike. Pėrgatitja e futbollistit. Metodat Studimore. Metodat intervalore nė pėrgatitjen e futbollistit. Pėrgatitja e futbollistit nga mosha e vogėl dhe deri nė profesionalizėm. Sė fundmi, dy libra tė tjerė Tirana, personalite, shkenca dhe Tirana, personalite, sport. Titujt e marrė Mjeshtėr i Sportit, Mjeshtėr i Merituar, Trajner i Merituar, Nderi i Sportit Shqiptar, Nderi i Qytetit tė Tiranės, Fisnikėria e Tiranės, Urdhri Naim Frashėri, Medalje lufte si partizan dhe sė fundi Mjeshtėr i Madh, i dhėnė me dekret nga ana e Presidentit Alfred Moisiu.

Futbolli shqiptar ndėr vite ka nxjerrė shumė sportistė me cilėsi dhe virtyte tė mėdha, tė cilėt kanė kontribuar pėr ngritjen e cilėsisė sė kėsaj loje magjike. Pa dyshim, njė prej figurave qė spikat me kontributin e tij tė ēmuar nė futboll ėshtė Shyqyri Rreli. I lindur nė njė familje tiranase, te bulevardi Zogu i Parė, me tė ardhura tė vogla, barra kryesor i ka takuar pikėrisht Shyqyriut pėr tė mbajtur pjesėtarėt e tjerė tė shtėpisė pas vdekjes sė babait. Pasioni i Rrelit pėr futbollin ka qenė shumė i madh, sa qė nė moshė tė vogėl ka nisur tė luajė fillimisht nė lagje dhe mė pas nė fushat sportive me baltė tė kryeqytetit. Fshehurazi nėnės, por me mbėshtetjen e shokut tė ngushtė, Nuri Metanit, dhe atij tė skuadrės, Refik Resmjes, Shqyri Rreli do ta niste fillimisht karrierėn si portier pėr shkak tė shtatlartėsisė trupore, pėr tė pėrfunduar mė pas si qendėrmbrojtės. Ja se si i kujton ai fillimet e karrierės Futbollin e kam nisur si njė pasion qė i karakterizonte tė gjithė bashkėmoshatarėt e mi nė atė periudhė. Mė pėlqente shumė ky sport, por problemi im mė i madh ishte nėna, e cila nuk dėshironte qė tė merresha me kėtė punė, pasi kishte hall se dėmtohesha apo sėmuresha. Pavarėsisht kėrcėnimeve tė saj, i thosha vėllait mė tė vogėl tė mos tregonte se ēfarė bėja.

Do tė duhej njė dėmtim nė buzė, i pėsuar nė ndeshjen Tirana-Skėnderbeu, pas kontaktit fizik qė pata me Aristidh Papadhopullin, qė nėna tė kuptonte tė vėrtetėn, sepse vėllai foli me zė tė lartė nė shtėpi. Kaq duhej qė unė mė pas t'i tregoja tė vėrtetėn asaj, duke u justifikuar se kisha dy vjet qė luaja futboll, sepse ishte e vetmja kėnaqėsi qė kisha pas lojės sė bilardos dhe gjuetisė. Nė atė periudhė, shpėrblimi ynė pėr kontributin e dhėnė nė fushė ishte nė marrjen e ndonjė kile gjalpė apo sheqer, tė cilat kur i ēova nė shtėpi, nėnės iu bė shumė qejfi. Pėrveē futbollit, nė kėtė periudhė unė bėja edhe njė normė tjetėr, pasi isha i detyruar tė ndihmoja familjen pas humbjes sė babait. E vėrteta ėshtė se kushtet tona nė futboll ishin tė kėqija, krahasuar me kėto fusha qė janė sot, ku na mungonte baza materiale. Dua tė kujtoj se jo pak herė kam luajtur me kėpucė qė u kishin dalė gozhdėt dhe ku thundrat bėheshin gjak, por kėtė arsyetim nuk mund t'ia bėnim tė ditur trajnerit,- tregon me keqardhje Shyqyri Rreli.

Gjatė 14 vjetėve si futbollist, ai ka pėrjetuar momente tė bukura, por edhe tė kėqija. Rreli e quan veten me fat qė ka pasur mundėsi tė luajė me dy nga skuadrat mė nė zė tė kampionatit shqiptar, siē ishin asokohe Tirana dhe Dinamo. Kontributi i tij mė i madh ėshtė me fanellėn blu, kur thotė Dinamo nė atė periudhė sapo ishte formuar, ku trajner kishim Zihni Gjinalin. Emocionet mė tė mėdha i kam pasur nė ndeshjen e tretė ndaj Partizanit, ku stadiumi Qemal Stafa mbushej plot e pėrplot me tifozė nga tė dy ekipet. Nė rolin e mbrojtėsit tė fundit, pas vetes, kisha portierin Qemal Vogli, i cili gjithmonė mė kėrkonte tė kapte topin e parė, me qėllim qė t'i dilnin emocionet. Pasi e bėra njė gjė tė tillė, m'u duk edhe mua vetja sikur u ēlirova nga kjo anė, kur ai mė pas mė tha qė tani jam nė njė gjendje tė shkėlqyer. Pa dyshim qė nė atė periudhė ka qenė njė rivalitet mjaft i ashpėr midis Dinamos dhe Partizanit, ndėrkohė qė Tirana ishte duke i ngritur si skuadėr. Njė moment qė nuk do ta harroj kurrė ka qenė ndeshja me Tiranėn, kur edhe pse ishim shpallur kampionė, nė fund kemi humbur me rezultatin 4-2,- kujton Shyqyri Rreli.

Detyra e trajnerit dhe ndėrhyrjet nga lart
Nuk e ka pasur me shumė pasion detyrėn e trajnerit, por Shyqyri Rreli ėshtė detyruar ta bėjė njė gjė tė tillė edhe nga rrethanat qė ishin nė atė periudhė. Mėsuesi i tij i parė ėshtė i ndjeri Zihni Gjinali, qė gjithmonė i thoshte Hajde, vėllai im, do ta provosh edhe ti detyrėn e trajnerit. Pasi e nisi karrierėn me ekipet e shkollave, pėr tė pėrfunduar te kombėtarja, trajneri Rreli bėn tė ditur Njė impuls pėr tė kryer detyrėn e trajnerit ma ka dhėnė Zihni Gjinali, qė mė mbante gjithmonė afėr nė skuadėr. Pėr mua trajneri ka qenė si njė prind i dytė dhe kėtė doja ta pėrēoja edhe te futbollistėt qė drejtoja. Sukses tė madh do tė quaja pėrmbysjen e rezultatit qė i bėmė nė Tiranė ekipit tė Rumanisė, kur drejtoja Shpresėn. Pas humbjes 3-1 nė Bukuresht, nuk kam vėnė gjumė nė sy pėr dy javė, derisa e pėrmbysėm kėtė rezultat me njė fitore tė madhe 7-1.

Gjatė gjithė kthimit nga Bukureshti nė Tiranė me tren u kam komunikuar lojtarėve gabimet qė bėmė, por edhe u injektova besimin pėr kualifikim, tė cilin mė pas e arritėm me meritė. Edhe vetė nuk u besoja syve pėr lojėn e zhvilluar nga djemtė, a thua se u kisha dhėnė tė gjithėve doping. Njė problem qė kam pasur shpesh nė periudhėn kur kam drejtuar ekipin Shpresa dhe atė kombėtar, ishin ndėrhyrjet nga lart. Pikėrisht nė ndeshjen me rumunėt, kam arritur tė kem ndėrhyrje edhe nga ish-ministri i brendshėm, Feēor Shehu, pėr tė aktivizuar futbollistin Ilir Pėrnaska, tė cilit i kishte pėrfunduar mosha, por e kishim tė drejtėn ta mbanim nė ekip. Pas kėrcėnimeve qė pata, nuk u tundova aspak dhe nė fushė hodha atė formacion qė kisha menduar, teksa nė fund u shpėrbleva me fitimin e trofeut. Atė ditė, edhe Zoti ishte me mua.

Nėse do tė flas pėr ecurinė me ekipin kombėtar, nuk mund tė harroj fitoren me Belgjikėn 2-0, barazimin 0-0 me Poloninė, barazimin 0-0 me Greqinė, po nė Tiranė. Meraku i vetėm ka qenė humbja 2-0 e pėsuar nė fushėn e grekėve, ku kam dyshimet e mia pėr sa i takon asaj qė u ndodhi djemve nė fushė, ku edhe pse nuk kam prova, nga ana e futbollistėve mė ėshtė komunikuar fakti se u ėshtė hedhur diēka e keqe nė ushqim. Pavarėsisht humbjeve, kemi zhvilluar ndeshje dinjitoze me Suedinė, me Belgjikėn jashtė, por edhe me Irlandėn e Veriut. Njė gjė tė cilėn do ta theksoja shumė, ka tė bėjė me faktin se kam qenė i pari qė kam injektuar nė ekipin kombėtar mentalitetin sulmues. Futbollistėve u thoja gjithmonė se duhej tė mbronim duke sulmuar, ide tė cilėn vazhdoj ta jap edhe si recetė pėr trajnerėt e sotėm. Nė lidhje me lojtarėt qė nuk i kam afirmuar vetėm unė, por edhe kolegėt qė kanė punuar nė ekipet e tyre, janė Agustin Kola, Arben Minga, Sulejman Mema, Sulejman Starova apo Astri Hafizi etj. Medin Zhegėn e kam pasur asistent nė kombėtare, kurse Aleko Pilikėn tek ekipi Shpresa. Dua t'i falendėroj tė gjithė pėr bashkėpunimin qė kam pasur gjatė asaj periudhe, ku nuk dua tė lė mėnjanė as gazetarėt, qė i kam pasur nė ēdo kohė afėr,- shton mė tej Shyqyri Rreli.

Mirel Josa, dhėndėr pasi ishte nė kombėtare
Ish-trajneri i kombėtares, Shyqyri Rreli, ka bėrė publike edhe lidhjet e tij me Mirel Josėn. Eshtė dhėndri i vajzės sime, Brunildės. Lidhja mes tyre ka ardhur si rrjedhojė e njohjes nė shkollė, ku sigurisht ka ndikuar edhe nėna e Mirelit, qė ishte pedagoge, ndėrkohė qė ne nga ana jonė si familje e mirėpritėm kėtė krushqi. Josa njihet pėr sjelljen e tij model nė fushė dhe jashtė saj, kėshtu qė jemi tė kėnaqur edhe pas kaq vitesh. Dy gocat e tij, Lorna dhe Klaudia, janė tė shkėlqyera nė sport, por edhe nė mėsime, madje e madhja ka edhe diplomė hendbolli, tė marrė nė Selanik. Pėr sa i takon vajzės tjetėr time, Rudinės, ka njė fėmijė, Sarėn, dhe qė tė tri kėto mbesa mė japin shumė kėnaqėsi. Nė kėtė mes, nuk mund tė harroj edhe bashkėshorten, qė ka qenė gjithmonė pjesė e sakrificave tė mia.

Futbolli i sotėm, nė skanerin e Rrelit
Ndjek thuajse ēdo ndeshje qė luhet nė stadiumet e kryeqytetit. Ish-trajneri i Tiranės dhe ekipit kombėtar, Shyqyri Rreli, nuk mund tė mos bėjė krahasimin mes kohės sė tij dhe kėsaj tė sotmes. Futbolli ėshtė njė shkencė nė tė stėrvitur dhe nė tė luajtur. Vė re qė kemi bėrė progres nė kėtė drejtim, krahasuar me periudhėn time si lojtar apo trajner si nė aspektin tekniko-taktik, ashtu edhe nė spektakėl. Prodhohet lojė, por nuk ka shumė emocion pėr sportdashėsit, sepse lojtarėt, pėrveē tė tjerave, duhet tė vėnė shpirtin nė fushė. Tirana e ka karakteristikė njė gjė tė tillė, ndėrkohė qė Partizani e ka humbur vitet e fundit. Pėr Elbasanin, Teutėn dhe Vllazninė do tė thoja fjalė tė mira. Ajo qė mė shqetėson mė shumė, ka tė bėjė me fenomenet e kėqija qė shfaqen rėndom, si dhuna apo fyerjet nė kor. Sportdashėsit tanė duhet tė kuptojnė se bėhet fjalė vetėm pėr njė lojė dhe nuk duhet tė kopjojnė anėt e kėqija tė futbollit botėror.

Dekorimi i Presidentit, njė sadisfaksion i madh
Emėr i shquar i futbollit tiranas dhe shqiptar, si sportist dhe trajner, pėrfaqėsues i spikatur i traditės sonė sportive, frymėzues pėr brezat e sportistėve tė rinj. Kėto fjalė kanė qenė tė shkruara nė dekorimin qė Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu, i ka bėrė disa ditė mė parė Shyqyri Rrelit, si Mjeshtėr i Madh. Sė bashku me tė nė fushėn e sportit ėshtė dekoruar edhe Sabri Peqini, ndėrkohė qė pas kėtij momenti tė veēantė, tė mėrkurėn Rreli organizoi njė drekė festive me shumė tė ftuar nė ambientet e hotel Tirana Internacional.

Pasaporta e Shyqyri Rrelit
- Ditėlindja 18.05.1930
- Vendlindja Tiranė
- Roli nė fushė mbrojtės
- Numri i fanellės 3
- Karriera si futbollist Erzeni, sezoni 1948-1949. Tirana (Puna), sezoni 1949-1951. Dinamo, sezoni 1952-1962.
- Gola tė shėnuar 1 (Flamurtari-Dinamo 1-2, vitin 1953).
- Trofetė e fituara 4 tituj kampion dhe 4 Kupa tė Shqipėrisė (Dinamo).
- Pjesėtar i ekipit kombėtar 1955-1958 (kur trajner ka qenė Adem Karapici, mė pas Loro Boriēi dhe Andrea Lukshinov).
Karriera si trajner Trajner-futbollist me ekipin e moshave Petro Nini Luarasi, nė vitin 1961. Mėsues i edukimit fizik. Trajner i klasave sportive. Pedagog i Mjeshtėrisė sė Lartė Sportive. Trajner-Pedagog me ekipin e Shkėndijės, fillimisht me tė rinjtė nė kategorinė e dytė dhe mė pas nė tė parėn. Trajner i Tiranės nga viti 1987-1990. Trajner dhe drejtor teknik i ekipit tė sapoformuar, Albanėt nga 1994-1998, duke dalė nė vendin e dytė, nė kategorinė e dytė. Konsulent dhe mė pas trajner i Teutės nė vitin 1993.
- Trajner i Shkumbinit pėr disa muaj nė vitin 1996.
- Trofetė e fituara si trajner 2 tituj kampion me Tiranėn.
- Trajner i ekipit Shpresa 1972-1982 (2 herė kampion ballkanik).
- Trajner i ekipit kombėtar 1982-1990.

Shyqyri Rreli

* Mundesuar per Parajsa.com nga Sportishqiptar.com

Aurel Celibashi

(Publikuar me 15 Jan 2007 13:13)
© 2001-2008 Parajsa Shqiptare. All rights reserved.
  • Spurl
  • Digg
  • Del.icio.us
  • Blink
  • Furl
  • Technorati
  • Stumbleupon
  • Y!MyWeb
  • Simpy
  • Google
Parajsa Shqiptare Forum
Parajsa iWantMP3 Online - The Audio Search Engine
Posta juaj elektronike @parajsa.com
Parajsa Njoftime Online
Hivemail - The missing update
Parajsa Simply MyMusic
Parajsa Video Online
Parajsa Njoftime Online
Muzika Shqiptare dhe e Huaj!
Lojra ne Parajsa.com
Njohje Shqiptare
  Radio Parajsa
Radio Parajsa Dancer     Radio Parajsa Dancer
  Zeri i Parajses
Shpresa-AL Sh.p.k
Reklamimi ne Parajsa.com - Parajsa.com
Parajsa Chat
Jeni larg, keni mall per vendlindjen, deshironi te flisni ne gjuhen tuaj? Parajsa Shqiptare jua ofron kete mundesi bisedimi me bashkeatdhetaret tuaj.
chat.parajsa.com

Forumi i Parajses
Deshironi te shkruani, nuk dini se ku? Trokisni ne dyert e parajses dhe do te jeni te mirepritur. Gjuha shqipe eshte gjuha kryesore e perdorur ne kete forum shqiptar.
forumi.parajsa.com

Muzika jone
Degjoni tingullin shqip nen zerin e mrekullueshem te kengetareve shqiptare. Shijoni melodite dhe notat e muzikes shqiptare ne Parajsen Shqiptare.
muzika.parajsa.com
Fjalor Emrash Shqip