|
|
|
|
 |
 |
|
 |
 |
Muhammed Ali |
 |
 |
 |
| "Kam sindromin Parkison. Jam ne nje gjendje jo te mire... Nese do te isha mire me shendet - nese do te kisha fituar dy ndeshjet e fundit - nese nuk do te kisha probleme, njerezit do te kishin frike nga une. Tani ato me shohin me keqardhje. Ato mendonin se une isha Superman. Tani ata mund te thone: Ai eshte njeri, si te gjithe ne. Ai ka probleme. |
 |
 |
|
 |
 |
Bruce Lee |
 |
 |
 |
| Mamaja e Lee e quajti ate "Bruce", qe do te thote "i fuqishem" ne gjuhen Gaelic. Bruce i vogel u paraqit ne nje film per here te pare qe ne moshen tre muajshe, ku ai u perdor si femija e nje amerikaneje ne filmin Golden Gate Girl. Me 1941, familja Lee u zhvendos perseri ne Hong Kong, atehere e pushtuar nga Japonozet. Per shkak te paraqitjes teper natyrale te tij perpara kamerave, Bruce Lee mori pjese dhe ne rreth 20 filma gjate femijerise se tij, duke filluar ne vitin 1946. |
 |
 |
|
|
 |
 |
LeBron James |
 |
 |
 |
| Ne shkollen e mesme "Sen Meri & Vinsent" Xhejms kishte arritur gjatesi prej 183 centimetra, i gatshem per t'i realizuar endrrat. Ne stervitjen e pare trajneri e kishte pyetur cka dinte te luante me mire, ndersa LeBron duke qeshur i ishte pergjigjur: Mund te luaj ckado qe te paramendoni, do t'ua plotesoj te gjitha endrrat tuaja. |
 |
 |
|
|
 |
 |
Erkand Qerimaj |
 |
 |
 |
| Eshte vetem 15 vjec, por ndodhet ne qender te vemendjes se opinionit sportiv, mediave e njerezve te zakonshem qe kane degjuar per sukseset e tij. Ne gjoksin e tij prej adoleshenti qendrojne bukur 4 medalje ari. |
 |
 |
|
|
 |
 |
Michael Schumacher |
 |
 |
 |
| Lindur ne Hurth - Hermuhlheim te Gjermanise, Michael Schumacher eshte djali i Elisabeth dhe Rolf Schumacher. Rreth Schumacherit te vogel kishte gjithmone njerez te apasionuar pas motorrave, burra te rinj mbi kettcars qe ndertonin motorra te nje shpejtesie te madhe. |
 |
 |
|
|
 |
 |
Shqiperi - Rusi 3:1 |
 |
 |
 |
| Kombetarja shqiptare ka shkelur me kembe dje njeren nga skuadrat me te njohura te Evropes, Rusine, gjate nje ndeshjeje historike te zhvilluar ne stadiumin Loro Borici te qytetit te Shkodres. Para fillimit te takimit, dukej pothuajse utopike qe Shqiperia te fitonte me nje rezultat te tille ndaj skuadres Ruse, e cila vinte pas dy fitoreve 4-2 dhe 4-1 me Irlanden ne Moske dhe Shqiperine ne Vollgograd |
 |
 |
|
 |
 |
Shpend Abazi |
 |
 |
 |
| Shume pak i pranishem ne mediat shqiptare, nderkohe qe ka pushtuar gazetat daneze. eshte ky Shpend Abazi, boksieri qe garon me flamurin danez. Ai ka realizuar premtimet e trajnerit Beny Jorgensen, i cili u kishte premtuar fansave te tij se Shpend Abazi nje dite do te ishte kampion evropian ne kategorine bantam. |
 |
 |
|
 |
 |
Edvin Murati |
 |
 |
 |
| Nuk e di se cfare meditonte ate dite Edvin Murati, teksa pinim nje kafe prane Akropolit te lashte, brenda ne zemer te Athines. Ndoshta mendonte per rrugen e gjate qe ka bere per te ardhur deri ketu. Ndoshta mendonte per Shqiperine dhe enderronte te ishte prane saj, ndoshta prinderit, shoket. |
 |
 |
|
 |
 |
Kreshnik Qato |
 |
 |
 |
| Durrsaku qe jeton ne Londer ben realitet endrren e tij, duke fituar titullin kunder rusit Zavgorovnik Shqiperia eshte bere per here te pare me nje kampion Europe ne boksin profesionist, fale fitores historike se Kreshnik Qatos. Atij i eshte dashur te boksoje fuqishem ne 10 raunde, per te mbrojtur titullin kampion ne peshen 76 kg, per federaten EBA "European Boxing Association", gjate nje ndeshjeje te zhvilluar ne qytetin Yalta ne Ukraine. |
 |
 |
|
 |
 |
Kombetarja jone |
 |
 |
 |
| Axhenda e punes se trajnerit te kombetares, Hans Peter Brigel, gjate diteve te qendrimit ne Shqiperi, ka qene mjaft e ngjeshur. Te dielen e kaluar, ai u takua dhe zhvilloi nje ndeshje testuese me nje grup futbollistesh. Ata ia serviri FSHF-ja, si kandidate te mundshem per ne kombetare dhe njekohesisht te afte per te formuar ekipin e turneut te Peruxhias. |
 |
 |
|
 |
 |
Futbollistet shqiptare ne Europe gjate 2002 |
 |
 |
 |
| Kater futbollistet e Kombetares Shqiptare, te cilet aktivizohen me skuadrat gjermane te Bundesliges 1 dhe 2, jane vleresuar me nota pozitive nga shtypi sportiv gjerman, ne mbyllje te vitit kalendarik sportiv te 2002-shit. Fjala eshte per Fatmir Vaten e Arminias se Bielefeldit, Altin Lalen e Hanover 96, Ervin Skelen e Eintrahtit te Frankfurtit dhe Ervin Fakajn e Duisburgut. |
 |
 |
|
 |
 |
Pirro Dhima |
 |
 |
 |
| Tashme eshte kthyer ne nje simbol kombetar. Por nuk ka qene gjithnje keshtu per te. Shqiptari Pirro Dhima tregon se si arriti te fitoje tre medaljet e arta olimpike, por edhe mundimet per te marre pasaporten greke kur erdhi fillimisht ne Greqi. Me nje greqishte te kendshme, por ende me theksin e asaj qe flasin edhe sot ne Vorio Epir, Pirro Dhima nuk ka asgje me pak se nje hero i vertete i Greqise. Pa frike mund te konsiderohet "mbret i mbreterve" te sportit grek. |
 |
 |
|
 |
 |
Erion Bogdani |
 |
 |
 |
| Tre gola ne Serine A kurre nuk i kishte shenuar ne nje ndeshje, ndoshta edhe enderruar jo. Por ne fakt ato kane ardhur, madje te tre njeheresh. Tripleta e shenuar ne Palermo sigurisht do te mbahet mend gjate jo vetem nga tifozet e tij. Tre gola kane shenuar edhe sulmues te tjere ne nje ndeshje, por te shenosh tre te tille ne nje trasferte si ne Palermo, per Erion Bogdanin do te jete nje nga kujtimet me te bukura te karrieres se tij ne Itali. |
 |
 |
|
 |
 |
Franc Bekenbauer |
 |
 |
 |
| Franc Bekenbaueri e pa driten e diellit ne qytetin e Mynihut ne vitin 1945, ne ate kohe kur bota ishte e traumatizuar ende nga plaget e Luftes se Dyte Boterore. Ishte pikerisht momenti kur bota ndiente nevojen e nje buzeqeshjeje. Franci ishte i biri i nje funksionari poste, i cili deshironte te behej atlet, por pasioni per futbollin ishte akoma edhe me i madh. Ne moshen 14-vjeēare u regjistrua ne ekipin e te rinjve te Bajernit. |
 |
 |
|
 |
 |
Armando Duka |
 |
 |
 |
| Gjate femijerise se tij kishte enderruar te behej nje sulmues race, por tashme e shohim si nje mbrojtes te pakalueshem futbolli. Armando Duka, presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit, eshte i ftuari yne special, per te percjelle e qartesuar disa nga arritjet, problematiken e futbollit shqiptar, por dhe synimet e tij gjate vitit 2007. Karizmatik ne komunikim, presidenti i ligjshem i FSHF-se, vleresohet maksimalisht nga homologet e tij brenda 52 federatave anetare te organizmit me te madh futbollistik europian, UEFA, per gjithcka ka bere ne ndryshimin e imazhit te "topit" shqiptar. |
 |
 |
|
 |
 |
Shyqyri Rreli |
 |
 |
 |
| Ne fushen pedagogjike fillimisht ka botuar monografi, tekste mesimore dhe studime. Me pas ka botur librin Pergatitja tekniko-taktike. Pergatitja e futbollistit. Metodat Studimore. Metodat intervalore ne pergatitjen e futbollistit. Pergatitja e futbollistit nga mosha e vogel dhe deri ne profesionalizem. Se fundmi, dy libra te tjere Tirana, personalite, shkenca dhe Tirana, personalite, sport. Titujt e marre Mjeshter i Sportit, Mjeshter i Merituar, Trajner i Merituar, Nderi i Sportit Shqiptar, Nderi i Qytetit te Tiranes, Fisnikeria e Tiranes, Urdhri Naim Frasheri, Medalje lufte si partizan dhe se fundi Mjeshter i Madh, i dhene me dekret nga ana e Presidentit Alfred Moisiu. |
 |
 |
|
 |
 |
Milaim Rama |
 |
 |
 |
| Milaim Rama, qe prej vitit 1997 gjendet me nderprerje prej 2004 deri 2006 (Augsburg dhe Schaffhausen) ne radhet e FC Thun te Zvicres. Me stilin e tij te lojes, simpatizantet e klubit jane teper te kenaqur, dhe kerkojne prej atij, qe me golat dhe me lojen simbolike luftetare te Thun-it te renditen ne shkallet e favorshme te tabeles, qe mundeson te mbeten serisht ne "AXPO Super League" te Zvicres. |
 |
 |
|
 |
 |
Besnik Hasi |
 |
 |
 |
| Ndeshkohet me karton, pezullohet per ndeshjen ndaj Anderlehtit. Mesfushori i kombetares shqiptare Besnik Hasi, eshte teper i indinjuar dhe shqetesuar rreth situates qe skuadra e tij Sporting Lokeren po kalon qe pas fillimit te pjeses se dyte te sezonit. Lojera pa stabilitet dhe rezultate te dobeta qe kane konstatuar renien e ndjeshme te skuadres ne shkallet e poshtme te renditjes. Ne nje interviste, Hasi flet gjere e gjate per shume tema dhe subjekte qe rrethojne jeten e tij futbollistike. |
 |
 |
|
 |
 |
Ruud Gullit |
 |
 |
 |
| Ruud Gullit, i mbiquajtur "tulipani i zi", ka qene nje lojtar holandez shume i njohur i skuadres se Milanit dhe kombetares portokalli. Ne Itali ai ka marre pjese edhe ne radhet e skuadres se Sampdorias. Gulit ka formuar nje ēift te qenderfushes me rendesi te jashtezakonshme bashke me shokun e tij te skuadres, si te skuadra e Milanit, ashtu edhe ne kombetaren holandeze, Frank Rijkaard. Ka qene pa dyshim nje nder lojtaret me te dashur te epopese kuqezi te viteve '80-'90, qe i bashkengjitet periudhes se trajnerit Arrigo Sacchi. Ruud Gullit lindi ne Holande me 11 shtator te vitit 1962. |
 |
 |
|
|
|
|
 |
 |

|
 |
 |
|
Shumė pak i pranishėm nė mediat shqiptare, ndėrkohė qė ka pushtuar gazetat daneze. Ėshtė ky Shpend Abazi, boksieri qė garon me flamurin danez. Ai ka realizuar premtimet e trajnerit Beny Jorgensen, i cili u kishte premtuar fansave tė tij se Shpend Abazi njė ditė do tė ishte kampion evropian nė kategorinė bantam.
|
|
Shpend Abazi
"DUA TĖ JEM KAMPION BOTE"
|
|
| |
|
| Shpend Abazi, kampion evropian nė boksin profesionist.
"DUA TĖ
JEM KAMPION BOTE"
Shumė pak i pranishėm nė mediat shqiptare,
ndėrkohė qė ka pushtuar gazetat daneze.
Ėshtė ky Shpend Abazi, boksieri qė garon
me flamurin danez. Ai ka realizuar premtimet
e trajnerit Beny Jorgensen, i cili u
kishte premtuar fansave tė tij se Shpend
Abazi njė ditė do tė ishte kampion evropian
nė kategorinė bantam.
Shpend Abazi (24), kampioni aktual nė
boksin profesionist (kategoria bantam
53kg, nė versionet EBU, WBA dhe IBC),
ishte larguar nga Tetova nė moshėn dhjetėvjeēare.
Kishte vetėm dymbėdhjetė vjet kur ishte
ngjitur nė kuadratin e rrethuar me litarė,
pėr tė provuar sportin e shkathtėsisė
bujare, i bindur se njė ditė emri i
tij do tė zinte vend nė tė gjitha mediat
e Danimarkės, ku tani jeton me prindėrit
e tij. Gjashtė vjet mė vonė, ai do tė
bėhej kampion i Danimarkės nė boksin
amator (tre herė 97/98 dhe 99) dhe mė
pas fitues i turneut prestigjioz ndėrkombėtar
Kopenhagen Open (1998). Kishte ėndėrruar
tė bėhej kampion evropian, olimpik dhe
botėror nė boksin amator, por mungesa
e pasaportės daneze i kishte pamundėsuar
pjesėmarrjen nė kėto ngjarje tė mėdha
sportive.
OFERTAT
E MENAXHERĖVE
Pas suksesit nė boksin amator, nė adresėn
e tij kishin filluar tė vinin ofertat
nga menaxherė tė ndryshėm. Me njė kėrkesė:
Shpendi tė fillonte garimin si profesionist.
Pas dilemave tė shumta ai kishte vendosur
qė sė bashku me trajnerin Beny Jorgensen,
tė provonte edhe si profesionist. Jorgensen
atėbotė i kishte paralajmėruar fansat
e Shpendit se nuk do tė ishte e largėt
dita kur ai do tė fitonte titullin
e kampionit evropian nė boksin profesionist.
Paralajmėri i tij ishte plotėsuar dy
muaj para se mediat shqiptare tė informonin
pėr kampionin e parė shqiptar nė boksin
profesionist, Luan Krasniqin (kategoria
e rėndė). Mė 21 nėntor tė 2001 Shpendi
ia kishte rrėmbyer titullin rusit Aleksandėr
Yagobov, nė sallėn Stadt - Palle nė
Kopenhagė.
Pas kėsaj fitoreje tė Shpendit,
i cili garon me flamurin e Danimarkės,
publiku danez kishte filluar tė mburrej
me emrin e tij. Fotografia e tij kishte
pushtuar gazetat mė prestigjioze, ndėrkohė
qė fansat kishin filluar diskutimin
pėr Shpendin, nėpėr forume tė ndryshme
nė internet. Ishte njė ndjenjė e papėrshkrueshme.
Ėndrra ime ishte realizuar, thotė ai.
Menjėherė pas emocioneve tė fuqishme
tė fitores, atė e kishte kapluar njė
lodhje e tmerrshme, kėputėse.
Mė dukej
se kisha harxhuar gjithė energjinė dhe
kurrė mė nuk do ta merrja veten. Kėshtu
ndihem pas ēdo ndeshjeje. Jap gjithcfare
nga vetja pėr tė shėnuar sukses,- pėrshkruan
kėto momente Shpend Abazi. Njė ditė
pas fitores mė tė madhe nė jetėn time,
gjithcfare mė ngjante si njė ėndėrr. Po
aq sa danezėt ishin gėzuar edhe shqiptarėt
qė jetojnė nė Danimarkė. Ata u thoshin
danezėve se shqiptarėt dijnė ti pushtojnė
ballinat jo vetėm me kronika tė zeza,-
thotė Shpend Abazi. Kėnaqėsia e fitores
nuk kishte zgjatur shumė. E prisnin
tė tjera beteja. Sfiduesit i afroheshin
pėr tia grabitur kurorėn. Shtatė
provokuesit nuk ia kishin arritur qėllimit.
Shpend Betoni, siē e quajnė fansat
e tij, nuk ishte thyer nga asnjėri prej
tyre, sikurse: Rodolfo Blanco, José
Antonio Fuente, Dimitri Kirilov, Nikolai
Eremeev, Giovanni Andrade, Athanas Nzau
dhe Anthony Martinez.
Shpendi mbron
edhe titullin nė versionin WBC - Europa,
qė i ka mundėsuar tė boksojė edhe pėr
titullin e kampionit botėror. Dua tė
bėhem kampion bote. Besoj nė fuqinė
time, por do tė jetė tepėr e vėshtirė,
-thotė Shpend Abazi. Deri tani ka zhvilluar
26 ndeshje nė boksin profesionist. Ka
pėsuar vetėm njė humbje nga Athanas
Nzau, tė cilit iu hakmorr para dy
muajsh. Pretendimi i ardhshėm i Shpend
Abazit ėshtė realizimi i duelit me Princ
Nasim Hamitin, kampion bote nė IBO,
(kategoria 57 kilogram), ku fituesit
i takojnė rreth 500 mijė dollarė amerikanė.
DISIPLINĖ DHE STĖRVITJE
Udha deri tek majat e suksesit ėshtė
tejet e vėshtirė,- thotė Shpend Abazi.
Gėzimit tė fitores i paraprijnė lodhjet
e tmerrshme, stėrvitje tė gjata, sfida
tė shumta, dilema dhe ankthe, por edhe
besimi i patundur nė vetvete. Vetėm
ata qė i kanė pėrjetuar gjithė kėto
mundime mund ta ndiejnė peshėn e madhe
tė fitores,- thotė Shpendi, pėr tė
cilin ky ēast nuk ti pėrkujton aspak
paratė. A ka gjė mė tė kėndshme se
tua sjellėsh edhe njė fitore atyre
qė mishėrohen me suksesin tėnd dhe atė
e presin vazhdimisht nga ti? A ka mė
kėnaqėsi qė pas gjithė reklamave, debateve
nė televizion, tė mos i zhgėnjesh ata
qė tė duan? Ja kėto gjėra e shtyjnė
Shpendin pėr tė dhėnė gjithcfare nga vetja,
deri grimcat e fundit tė fuqisė sė tij.
Disiplinė dhe stėrvitje, janė kėto
dy gjėra qė mundėsojnė suksesin,- thotė
Shpendi, i cili pėr ēdo mėngjes vrapon
nga 12 kilometėr. Nė mbrėmje, pas njė
relaksimi, sėrish ushtron. Dhe ky rregull
vlen pėr gjashtė ditė tė javės. Vetėm
njė ditė pushim, pėr tė vazhduar pastaj
sėrish nga e para.
KEQARDHJE
PĖR FAMILJEN
Ky luftėtar, qė vazhdimisht pėrgatitet
pėr betejėn e ardhshme, ėshtė fėmija
mė i qetė nė familjen e tij, ku ndien
ēlodhje. Familja ėshtė dicfare e shenjtė.
E vetmja gjė qė e dua mė shumė se boksin.
Pėr tė do tė flijoja pasionin tim,-
thotė ai. Aty e gjen ngrohtėsinė, aty
mbushet me shpresė dhe gėzim. Aty ai
bisedon pėr shokėt e fėmijėrisė, pėr
farefisin dhe pėr betejat e ardhshme
qė presin ti fitojė. Shpend Abazi rrjedh
nga njė familje e fisme tetovare, nga
e cila ka trashėguar zemėrgjėrėsinė
dhe dashurinė ndaj njerėzve tė tjerė.
Ėshtė mjaft i qetė pėr nga natyra dhe
nuk len pėrshtypje se ai ėshtė njė nga
mė tė fuqishmit nė kategorinė ku garon.
Mė duhet qė tė rrah njė njeri, por
kėtė nuk e bėj nga urrejtja. Janė rregullat
e lojės qė kemi pranuar ti luajmė,-
thotė Shpendi. Kohėn e lirė e kalon
me tė fejuarėn e tij, shqiptare nga
Tetova, e cila studion pėr marketing.
Shpendin gjithnjė e shoqėron njė keqardhje
pėr familjen e tij. Nuk ėshtė e lehtė
pėr njė familje qė ka njė njeri i cili
duhet tė boksojė 12 raunde,- thotė
ai.
Njė muaj para duelit familja e tij
jeton nėn ankth. Kushedi sa herė ata
mallkojnė kėtė sport tė rrezikshėm.
Dhe janė pikėrisht ata qė gėzohen mė
sė shumti kur i dashuri i tyre rendit
edhe njė sukses nė karrierėn e tij.
Disa ditė para duelit e gjithė familja
jeton nėn ankth. Mė shumė se sa fitorja,
atyre u intereson djali i tyre. Ato
ditė janė tė rėnda. Jetoj nėn njė presion
tė vazhdueshėm. Gjithcfare duhet ti nėnshtrohet
njė regjimi tė fuqishėm: ushtrimet,
ushqimi etj. pėr cfare duhet tė kujdesen
tė gjithė,- e pėrshkruan Shpendi atmosferėn
nė familje. E ėma e tij kurrė nuk ka
shkuar tė shohė birin e saj tek bokson.
Gjatė tėrė kohės rri mbyllur nė kuzhinė,
e shoqėruar gjithmonė nga njėra prej
motrave tė Shpendit, e cila ia komenton
rrjedhėn e meēit. Ajo nuk mund tė durojė.
Ėshtė tepėr e ndjeshme,- thotė Shpendi.
Nė duele gjithnjė ėshtė prezent i ati
i tij Xhevahiri, vėllau, njėra nga motrat
dhe e fejuara. Kush mė shumė se ata
e dėshiron triumfin e Shpendit? Vetėm
ata qė janė bashkėpjesėmarrės me muaj
nė ankthin para duelit, e dijnė se ēdo
tė thotė fitore.
Nuk ka gjė mė madhėshtore
sesa kur biri yt shėnon sukses. Dėshira
mė e madhe pėr njė prind ėshtė kur tė
tjerėt mburren me fėmijėn e tij,-thotė
i ati i tij Xhevahir.
ĒASTI
MĖ I VĖSHTIRĖ NĖ KARRIERĖ
Njė njeri qė ka prekur majat e sukseseve,
ashtu siē mund tė ketė ndier gėzime
tė papėrshkrueshme, ai gjithashtu mund
tė ketė pėrjetuar edhe ēaste aq tė vėshtira,
sa tė mallkojė edhe pasionin e tij.
Ka mjaftuar vetėm njė goditje e fuqishme
e Shpendit qė ti humbte vetėdijen boksierit
meksikan Erfen Gonzalesit. Derisa mjekėt
luftonin pėr ta mbajtur nė jetė, Shpendi
jetonte nėn ankth. Ai mallkonte atė
goditje. E kam mallkuar atė goditje
kushedi sa herė. Kam qenė plotėsisht
i stresuar. Bisedoja me prindėrit qė
tė braktisja boksin dhe tė gjeja ndonjė
rrugėdalje tjetėr. Mė dhimbsej shumė
Gonzalesi. E paramendoja vetveten nė
gjendjen e tij,- rikujton ato ēaste
tė hidhura Abazi.
PYETJA
QĖ I PARASHTROHET SHPESH
Shpendit shpesh i parashtrohet pyetja
se pėrse nuk garon me flamurin shqiptar.
Pyetje tė cilėn ai e tejkalon heshturazi.
Kam mundur tė garoj edhe me flamurin
shqiptar, por interesimi i shqiptarėve
ėshtė mjaft i vogėl, karshi danezėve,-
thotė Shpendi, i cili suksesin ua dedikon
sa shqiptarėve po aq edhe danezėve.
Danezėt mė kanė mėsuar tė boksoj, mė
pėrkrahin vazhdimisht, prandaj unė nuk
mund tė jem mosmirėnjohės. Trajnerėt
mė kanė trajtuar sikur fėmijėn e tyre,
kurse publiku si mė tė dashurin e tyre,-
thotė ai. Shpend Abazi ka qenė shumė
pak i pranishėm edhe nė mediat shqiptare.
Kjo nuk e pengon fare.
Kanė ēėshtje
mė tė mėdha se sukseset e mia,- thotė
ai. Si shqiptar ai kudo mbron racėn
e tij. Ai kėtė e bėn, siē thotė, pėr
tė thyer disa stereotipe. Por kėtė e
ka hetuar edhe danezi i thjeshtė. Suksesi
im ka ndėrruar pėr tė mirė imazhin e
shqiptarėve nė Danimarkė. Taksistėt
sapo mė shohin thonė se nuk janė gjithė
tė jashtmit tė kėqinj. Ata mė marrin
si shembull,- thotė Shpendi, tė cilin
nuk e ka dehur lavdia. Boksi pėr tė
ėshtė vetėm njė sport bujar. Jashtė
kuadrateve tė mbėshtjellė me litarė
kurrė nuk e ka futur nė pėrdorim grushtin
e tij tė fuqishėm.
Thotė se kurrė sdo
ta godasė imazhin e tij tė mirė, pėr
cfare ėshtė mjaft i adhuruar nga fansat
e tij.
|
|
(Publikuar me 3 Mars 2003 14:51) |
© 2001-2008 Parajsa Shqiptare. All rights reserved.
|
|
 |
|
 |
|
| |