|
|
|
|
 |
 |
|
 |
 |
Muhammed Ali |
 |
 |
 |
| "Kam sindromin Parkison. Jam ne nje gjendje jo te mire... Nese do te isha mire me shendet - nese do te kisha fituar dy ndeshjet e fundit - nese nuk do te kisha probleme, njerezit do te kishin frike nga une. Tani ato me shohin me keqardhje. Ato mendonin se une isha Superman. Tani ata mund te thone: Ai eshte njeri, si te gjithe ne. Ai ka probleme. |
 |
 |
|
 |
 |
Bruce Lee |
 |
 |
 |
| Mamaja e Lee e quajti ate "Bruce", qe do te thote "i fuqishem" ne gjuhen Gaelic. Bruce i vogel u paraqit ne nje film per here te pare qe ne moshen tre muajshe, ku ai u perdor si femija e nje amerikaneje ne filmin Golden Gate Girl. Me 1941, familja Lee u zhvendos perseri ne Hong Kong, atehere e pushtuar nga Japonozet. Per shkak te paraqitjes teper natyrale te tij perpara kamerave, Bruce Lee mori pjese dhe ne rreth 20 filma gjate femijerise se tij, duke filluar ne vitin 1946. |
 |
 |
|
|
 |
 |
LeBron James |
 |
 |
 |
| Ne shkollen e mesme "Sen Meri & Vinsent" Xhejms kishte arritur gjatesi prej 183 centimetra, i gatshem per t'i realizuar endrrat. Ne stervitjen e pare trajneri e kishte pyetur cka dinte te luante me mire, ndersa LeBron duke qeshur i ishte pergjigjur: Mund te luaj ckado qe te paramendoni, do t'ua plotesoj te gjitha endrrat tuaja. |
 |
 |
|
|
 |
 |
Erkand Qerimaj |
 |
 |
 |
| Eshte vetem 15 vjec, por ndodhet ne qender te vemendjes se opinionit sportiv, mediave e njerezve te zakonshem qe kane degjuar per sukseset e tij. Ne gjoksin e tij prej adoleshenti qendrojne bukur 4 medalje ari. |
 |
 |
|
|
 |
 |
Michael Schumacher |
 |
 |
 |
| Lindur ne Hurth - Hermuhlheim te Gjermanise, Michael Schumacher eshte djali i Elisabeth dhe Rolf Schumacher. Rreth Schumacherit te vogel kishte gjithmone njerez te apasionuar pas motorrave, burra te rinj mbi kettcars qe ndertonin motorra te nje shpejtesie te madhe. |
 |
 |
|
|
 |
 |
Shqiperi - Rusi 3:1 |
 |
 |
 |
| Kombetarja shqiptare ka shkelur me kembe dje njeren nga skuadrat me te njohura te Evropes, Rusine, gjate nje ndeshjeje historike te zhvilluar ne stadiumin Loro Borici te qytetit te Shkodres. Para fillimit te takimit, dukej pothuajse utopike qe Shqiperia te fitonte me nje rezultat te tille ndaj skuadres Ruse, e cila vinte pas dy fitoreve 4-2 dhe 4-1 me Irlanden ne Moske dhe Shqiperine ne Vollgograd |
 |
 |
|
 |
 |
Shpend Abazi |
 |
 |
 |
| Shume pak i pranishem ne mediat shqiptare, nderkohe qe ka pushtuar gazetat daneze. eshte ky Shpend Abazi, boksieri qe garon me flamurin danez. Ai ka realizuar premtimet e trajnerit Beny Jorgensen, i cili u kishte premtuar fansave te tij se Shpend Abazi nje dite do te ishte kampion evropian ne kategorine bantam. |
 |
 |
|
 |
 |
Edvin Murati |
 |
 |
 |
| Nuk e di se cfare meditonte ate dite Edvin Murati, teksa pinim nje kafe prane Akropolit te lashte, brenda ne zemer te Athines. Ndoshta mendonte per rrugen e gjate qe ka bere per te ardhur deri ketu. Ndoshta mendonte per Shqiperine dhe enderronte te ishte prane saj, ndoshta prinderit, shoket. |
 |
 |
|
 |
 |
Kreshnik Qato |
 |
 |
 |
| Durrsaku qe jeton ne Londer ben realitet endrren e tij, duke fituar titullin kunder rusit Zavgorovnik Shqiperia eshte bere per here te pare me nje kampion Europe ne boksin profesionist, fale fitores historike se Kreshnik Qatos. Atij i eshte dashur te boksoje fuqishem ne 10 raunde, per te mbrojtur titullin kampion ne peshen 76 kg, per federaten EBA "European Boxing Association", gjate nje ndeshjeje te zhvilluar ne qytetin Yalta ne Ukraine. |
 |
 |
|
 |
 |
Kombetarja jone |
 |
 |
 |
| Axhenda e punes se trajnerit te kombetares, Hans Peter Brigel, gjate diteve te qendrimit ne Shqiperi, ka qene mjaft e ngjeshur. Te dielen e kaluar, ai u takua dhe zhvilloi nje ndeshje testuese me nje grup futbollistesh. Ata ia serviri FSHF-ja, si kandidate te mundshem per ne kombetare dhe njekohesisht te afte per te formuar ekipin e turneut te Peruxhias. |
 |
 |
|
 |
 |
Futbollistet shqiptare ne Europe gjate 2002 |
 |
 |
 |
| Kater futbollistet e Kombetares Shqiptare, te cilet aktivizohen me skuadrat gjermane te Bundesliges 1 dhe 2, jane vleresuar me nota pozitive nga shtypi sportiv gjerman, ne mbyllje te vitit kalendarik sportiv te 2002-shit. Fjala eshte per Fatmir Vaten e Arminias se Bielefeldit, Altin Lalen e Hanover 96, Ervin Skelen e Eintrahtit te Frankfurtit dhe Ervin Fakajn e Duisburgut. |
 |
 |
|
 |
 |
Pirro Dhima |
 |
 |
 |
| Tashme eshte kthyer ne nje simbol kombetar. Por nuk ka qene gjithnje keshtu per te. Shqiptari Pirro Dhima tregon se si arriti te fitoje tre medaljet e arta olimpike, por edhe mundimet per te marre pasaporten greke kur erdhi fillimisht ne Greqi. Me nje greqishte te kendshme, por ende me theksin e asaj qe flasin edhe sot ne Vorio Epir, Pirro Dhima nuk ka asgje me pak se nje hero i vertete i Greqise. Pa frike mund te konsiderohet "mbret i mbreterve" te sportit grek. |
 |
 |
|
 |
 |
Erion Bogdani |
 |
 |
 |
| Tre gola ne Serine A kurre nuk i kishte shenuar ne nje ndeshje, ndoshta edhe enderruar jo. Por ne fakt ato kane ardhur, madje te tre njeheresh. Tripleta e shenuar ne Palermo sigurisht do te mbahet mend gjate jo vetem nga tifozet e tij. Tre gola kane shenuar edhe sulmues te tjere ne nje ndeshje, por te shenosh tre te tille ne nje trasferte si ne Palermo, per Erion Bogdanin do te jete nje nga kujtimet me te bukura te karrieres se tij ne Itali. |
 |
 |
|
 |
 |
Franc Bekenbauer |
 |
 |
 |
| Franc Bekenbaueri e pa driten e diellit ne qytetin e Mynihut ne vitin 1945, ne ate kohe kur bota ishte e traumatizuar ende nga plaget e Luftes se Dyte Boterore. Ishte pikerisht momenti kur bota ndiente nevojen e nje buzeqeshjeje. Franci ishte i biri i nje funksionari poste, i cili deshironte te behej atlet, por pasioni per futbollin ishte akoma edhe me i madh. Ne moshen 14-vjeçare u regjistrua ne ekipin e te rinjve te Bajernit. |
 |
 |
|
 |
 |
Armando Duka |
 |
 |
 |
| Gjate femijerise se tij kishte enderruar te behej nje sulmues race, por tashme e shohim si nje mbrojtes te pakalueshem futbolli. Armando Duka, presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit, eshte i ftuari yne special, per te percjelle e qartesuar disa nga arritjet, problematiken e futbollit shqiptar, por dhe synimet e tij gjate vitit 2007. Karizmatik ne komunikim, presidenti i ligjshem i FSHF-se, vleresohet maksimalisht nga homologet e tij brenda 52 federatave anetare te organizmit me te madh futbollistik europian, UEFA, per gjithcka ka bere ne ndryshimin e imazhit te "topit" shqiptar. |
 |
 |
|
 |
 |
Shyqyri Rreli |
 |
 |
 |
| Ne fushen pedagogjike fillimisht ka botuar monografi, tekste mesimore dhe studime. Me pas ka botur librin Pergatitja tekniko-taktike. Pergatitja e futbollistit. Metodat Studimore. Metodat intervalore ne pergatitjen e futbollistit. Pergatitja e futbollistit nga mosha e vogel dhe deri ne profesionalizem. Se fundmi, dy libra te tjere Tirana, personalite, shkenca dhe Tirana, personalite, sport. Titujt e marre Mjeshter i Sportit, Mjeshter i Merituar, Trajner i Merituar, Nderi i Sportit Shqiptar, Nderi i Qytetit te Tiranes, Fisnikeria e Tiranes, Urdhri Naim Frasheri, Medalje lufte si partizan dhe se fundi Mjeshter i Madh, i dhene me dekret nga ana e Presidentit Alfred Moisiu. |
 |
 |
|
 |
 |
Milaim Rama |
 |
 |
 |
| Milaim Rama, qe prej vitit 1997 gjendet me nderprerje prej 2004 deri 2006 (Augsburg dhe Schaffhausen) ne radhet e FC Thun te Zvicres. Me stilin e tij te lojes, simpatizantet e klubit jane teper te kenaqur, dhe kerkojne prej atij, qe me golat dhe me lojen simbolike luftetare te Thun-it te renditen ne shkallet e favorshme te tabeles, qe mundeson te mbeten serisht ne "AXPO Super League" te Zvicres. |
 |
 |
|
 |
 |
Besnik Hasi |
 |
 |
 |
| Ndeshkohet me karton, pezullohet per ndeshjen ndaj Anderlehtit. Mesfushori i kombetares shqiptare Besnik Hasi, eshte teper i indinjuar dhe shqetesuar rreth situates qe skuadra e tij Sporting Lokeren po kalon qe pas fillimit te pjeses se dyte te sezonit. Lojera pa stabilitet dhe rezultate te dobeta qe kane konstatuar renien e ndjeshme te skuadres ne shkallet e poshtme te renditjes. Ne nje interviste, Hasi flet gjere e gjate per shume tema dhe subjekte qe rrethojne jeten e tij futbollistike. |
 |
 |
|
 |
 |
Ruud Gullit |
 |
 |
 |
| Ruud Gullit, i mbiquajtur "tulipani i zi", ka qene nje lojtar holandez shume i njohur i skuadres se Milanit dhe kombetares portokalli. Ne Itali ai ka marre pjese edhe ne radhet e skuadres se Sampdorias. Gulit ka formuar nje çift te qenderfushes me rendesi te jashtezakonshme bashke me shokun e tij te skuadres, si te skuadra e Milanit, ashtu edhe ne kombetaren holandeze, Frank Rijkaard. Ka qene pa dyshim nje nder lojtaret me te dashur te epopese kuqezi te viteve '80-'90, qe i bashkengjitet periudhes se trajnerit Arrigo Sacchi. Ruud Gullit lindi ne Holande me 11 shtator te vitit 1962. |
 |
 |
|
|
|
|
 |
 |

|
 |
 |
Tashme eshte kthyer ne nje simbol kombetar. Por nuk ka qene gjithnje keshtu per te. Shqiptari Pirro Dhima tregon se si arriti te fitoje tre medaljet e arta olimpike, por edhe mundimet per te marre pasaporten greke kur erdhi fillimisht ne Greqi. Me nje greqishte te kendshme, por ende me theksin e asaj qe flasin edhe sot ne Vorio Epir, Pirro Dhima nuk ka asgje me pak se nje hero i vertete i Greqise. Pa frike mund te konsiderohet "mbret i mbreterve" te sportit grek. Te mos harrojme se kur Pirro erdhi ne Greqi, nga Vorio Epiri, disa nxituan te thone se sportisti i madh do te shuhej shume shpejt. Por me nje shpejtesi te tille, ndodhi e kunderta dhe triumfi i tij eshte mese i qarte. Sepse ai perfaqeson edhe vendin qe njehsohet me Lojerat Olimpike, Greqine. Ndaj shume njerez tani shtrojne pyetjen per te ardhmen e peshengritjes greke: "Cfare do te behet me ne pa Pirron?"
|
|
Pirro Dhima
|
|
| |
|
| Tashme eshte kthyer ne nje simbol kombetar. Por nuk ka qene gjithnje keshtu per te. Shqiptari Pirro Dhima tregon se si arriti te fitoje tre medaljet e arta olimpike, por edhe mundimet per te marre pasaporten greke kur erdhi fillimisht ne Greqi.
“Ne Shqiperi s’me kerkuan kurre autografe”
Me nje greqishte te kendshme, por ende me theksin e asaj qe flasin edhe sot ne Vorio Epir, Pirro Dhima nuk ka asgje me pak se nje hero i vertete i Greqise. Pa frike mund te konsiderohet “mbret i mbreterve” te sportit grek. Te mos harrojme se kur Pirro erdhi ne Greqi, nga Vorio Epiri, disa nxituan te thone se sportisti i madh do te shuhej shume shpejt. Por me nje shpejtesi te tille, ndodhi e kunderta dhe triumfi i tij eshte mese i qarte. Sepse ai perfaqeson edhe vendin qe njehsohet me Lojerat Olimpike, Greqine. Ndaj shume njerez tani shtrojne pyetjen per te ardhmen e peshengritjes greke: “Cfare do te behet me ne pa Pirron?”
Tashme pas mijera oresh stervitje, Pirro deshiron vetem qe te jetoje ca me shume me familjen e tij, gruan dhe tre femijet. Dhe nese nje dite, do te vendose qe te hyje ne jeten politike, do te jemi fuqimisht pro tij. Te pakten, kur flet per shqiptare dhe klandestine, e njeh mire, dhimbjen e njeriut qe u lind dhe u rrit atje.
Ne dy intervista te dhena per revisten e permuajshme helene “Men” si dhe per te perditshmen kombetare “Kathimerini”, Pirro Dhima per here te pare flet per jeten e tij private, me detaje te shumta. Tregon cilat jane gjerat qe ka dashur te beje ne jete dhe ato qe dikur deshiron te arrije. Si i ka fituar 3 medalje te arta Olimpike dhe nje te argjendte. Por edhe si ka fituar pasaporten greke. Shqiptari i njohur ne Greqi, si heleni Pirro Dhima, heroi kombetar, flet edhe per Shqiperine ku eshte lindur dhe tregon “pengun” e tij, qe kurre nuk i kerkuan ne vendin e lindjes nje autograf.
Nese ne Lojerat Olimpike te Sidnej, nuk do te kishe marre medalje te arte a do te vazhdoje ne ato te Athines?
Jo. Nuk do te kishte kuptim. Sepse gjithnje kam patur dhe kam nje qellim te madh ne jete: Te jem i pari ne histori me kater medalje te arta. Nderkohe, nese do te kisha marre ne Sidnej qofte edhe medalje te argjendte, ky qellim qe i kisha vene vetes, automatikisht do te menjanohej.
Cfare ben me medaljet e tua?
Ato olimpike, i kam ne zyre, te tjerat, ne shtepi.
Jepni autografe apo i konsideroni bezdisje?
Kur isha 17 vjec, Sulejmanolu, ishte “miti” im. Ne disa ndeshje, une i kerkoja autografe. Dhe ai me perzinte me neveri. Nga ai moment, une ndala ta konsideroja ate njeri te rendesishem. Sigurisht qe eshte e pamundur te presesh qe nje djalosh qe vjen te te kerkoje autograf, te kuptoje, le te themi, se je me miq ne nje taverne dhe kerkon te argetohesh. Per mua nuk eshte e falshme qe t’i zhgenjesh fansat, qofte edhe duke mos u dhene autografe.
Tani dua t’iu marr une nje autograf?
(autografi qe me jep Pirro, eshte i vecante pasi shkruan emrin e tij dhe “Hellas”, ndaj e pyes: Kete firme perdornit edhe ne Shqiperi?
Sigurisht qe kur isha ne Shqiperi, nuk shkruaja “Hellas”. Por atehere nuk me kerkonin ndonjehere autografe.
Martesa juaj me 1996 ishte shume e bujshme...
Vertete. U mblodhen disa mijera persona. Ishte bukur. Por nese do te rimartohesha, me te njejten grua, do ta beja me dhjete njerez te mi me te ngushte. Ironia e dasmes sime, ishte se e kishim planifikuar per nje te diel zgjedhjesh parlamentar. Dhe u detyruam ta shtyjme pasi nuk gjenim dot orkester. Fatmiresisht erdhi kengetari Antonis Remols me nje orkester nga Selaniku.
Ne vitin 1992 ju moret pasaporte greke dhe te drejten e pjesemarrjes ne Olimpiada?
Kujtoj se ne vitin 1992, kam kaluar muaj te tere nga nje zyre ne tjetren, per dokumentat e mia. Atehere mesova edhe rruget e Athines. Dhe tmerri im ishte kur perballesha me njerez ne keto zyra qe per te njeqindten here, me pyesnin: “Si the se quhej gjyshja jote?”
Kishte shume njerez qe me thonin mos shko te punosh se ndryshe do marresh fund si sportist. Gjithsesi mora pergjegjesite mbi vete dhe bera c’ka munda. Me tej, bleva bileten per ne SHBA, pasi kisha mbledhur disa para per shpenzimet e mia atje dhe u nisa. Kjo eksperience me vlejti pasi mora medaljen olimpike.
C’lloj barre eshte te jesh heroi kombetar per nje komb te tere?
Pergjegjesia eshte maksimale. Ndjej qe gjithcka qe them apo bej, apo edhe vendos te merrem ne te ardhmen, nuk duhet qe te merzise apo trishtoje asnje grek. Sepse te gjithe greket me kane njehsuar me suksesin e Greqise. Barre goxha e rende pra.
Nga c’pjese perberese duhet te jete i pergatitur nje person, qe te arrije majat, si ju? Shtepine me te mire, e ben me gure dhe me dru, me lendet me te mira dhe me produktive. Te tilla na duhen secilit prej nesh qe te triumfoje. Une zbatoj gjithnje rregullin e punes sistematike dhe veteperqendrimit.
Cfare pengjesh keni gjate viteve te fundit?
Nostalgjite e mia familjare. Femijet e mij u rriten pa me patur prane. Te gjitha momentet e tyre, gezimet dhe merzite nuk kam patur mundesite qe t’i perjetoj.
Jeni baba i tre femijeve. Sa ju lendon imazhi i nje femije qe humb luften me jeten? Mbi te gjitha me lendon mungesa e bujarise. Sidomos kur shoh njerez qe rregullisht, hedhin ushqime pak bajate, lodra te vjetra, rroba te dala mode prej pak kohe, gjithnje, duke e ditur shume mire se cfare ndodh diku me tutje.
Nese do t’u jepej rasti, cfare do t’u thoshit njerezve qe shpresojne dhe luftojne per nje te neserme me te mire?
Te enderrojne dhe te shpresojne. Te besojne ne fuqite e tyre dhe te perpiqen. Nuk me pelqejne fjalet e medha. Do t’u thoja pikerisht cfare une bera ne jeten time.
Nderimet
Feste kombetare dhe emrin e Dhimes, stadiumit Olimpik
Pirro Dhima, eshte nje nder kater peshengritesit e te gjithe botes, te cilet kane nga kater medalje olimpike ne koleksionin e tyre. Dhima i bashkangjitet, Norbert Semanskit (SHBA), Roni Veler, (Gjermani) dhe Nikolai Pesalof, (Kroaci).
Por rekordet e grekut Pirro Dhima, me tre medalje te arta dhe nje te argjendte, jane me te mira nga te gjithe kampioneve te tjere. Per arritjet e Dhimes ne pergatitjen e fitores se Lojerave Olimpike, punuan se bashku ne grup afro pese mije persona.
Ne nderim te peshengritesit shqiptar, te cilesuar si heroi kombetar i Greqise, autoritetet sportive kane propozuar qe stadiumit Olimpik te Nikeas, me i madhi i peshengritjes ne te gjithe boten, t’i vihet emri “Pirro Dhima”. Nga ana tjeter, drejtuesit vendore te Nikeas, kane propozuar edhe qe 21 gushti, dita kur u mor medalja e katert, te konsiderohet feste e pervitshme.
|
|
(Publikuar me 13 Dhjetor 2005 20:21) |
© 2001-2008 Parajsa Shqiptare. All rights reserved.
|
|
 |
|
 |
|
 |
|
|
|
 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Reklamimi ne Parajsa.com - Parajsa.com
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|