Parajsa Shqiptare
Pasqyra e dites
Muhammed Ali
"Kam sindromin Parkison. Jam ne nje gjendje jo te mire... Nese do te isha mire me shendet - nese do te kisha fituar dy ndeshjet e fundit - nese nuk do te kisha probleme, njerezit do te kishin frike nga une. Tani ato me shohin me keqardhje. Ato mendonin se une isha Superman. Tani ata mund te thone: Ai eshte njeri, si te gjithe ne. Ai ka probleme.
Bruce Lee
Mamaja e Lee e quajti ate "Bruce", qe do te thote "i fuqishem" ne gjuhen Gaelic. Bruce i vogel u paraqit ne nje film per here te pare qe ne moshen tre muajshe, ku ai u perdor si femija e nje amerikaneje ne filmin Golden Gate Girl. Me 1941, familja Lee u zhvendos perseri ne Hong Kong, atehere e pushtuar nga Japonozet. Per shkak te paraqitjes teper natyrale te tij perpara kamerave, Bruce Lee mori pjese dhe ne rreth 20 filma gjate femijerise se tij, duke filluar ne vitin 1946.
LeBron James
Ne shkollen e mesme "Sen Meri & Vinsent" Xhejms kishte arritur gjatesi prej 183 centimetra, i gatshem per t'i realizuar endrrat. Ne stervitjen e pare trajneri e kishte pyetur cka dinte te luante me mire, ndersa LeBron duke qeshur i ishte pergjigjur: Mund te luaj ckado qe te paramendoni, do t'ua plotesoj te gjitha endrrat tuaja.
Erkand Qerimaj
Eshte vetem 15 vjec, por ndodhet ne qender te vemendjes se opinionit sportiv, mediave e njerezve te zakonshem qe kane degjuar per sukseset e tij. Ne gjoksin e tij prej adoleshenti qendrojne bukur 4 medalje ari.
Michael Schumacher
Lindur ne Hurth - Hermuhlheim te Gjermanise, Michael Schumacher eshte djali i Elisabeth dhe Rolf Schumacher. Rreth Schumacherit te vogel kishte gjithmone njerez te apasionuar pas motorrave, burra te rinj mbi kettcars qe ndertonin motorra te nje shpejtesie te madhe.
Shqiperi - Rusi 3:1
Kombetarja shqiptare ka shkelur me kembe dje njeren nga skuadrat me te njohura te Evropes, Rusine, gjate nje ndeshjeje historike te zhvilluar ne stadiumin Loro Borici te qytetit te Shkodres. Para fillimit te takimit, dukej pothuajse utopike qe Shqiperia te fitonte me nje rezultat te tille ndaj skuadres Ruse, e cila vinte pas dy fitoreve 4-2 dhe 4-1 me Irlanden ne Moske dhe Shqiperine ne Vollgograd
Shpend Abazi
Shume pak i pranishem ne mediat shqiptare, nderkohe qe ka pushtuar gazetat daneze. eshte ky Shpend Abazi, boksieri qe garon me flamurin danez. Ai ka realizuar premtimet e trajnerit Beny Jorgensen, i cili u kishte premtuar fansave te tij se Shpend Abazi nje dite do te ishte kampion evropian ne kategorine bantam.
Edvin Murati
Nuk e di se cfare meditonte ate dite Edvin Murati, teksa pinim nje kafe prane Akropolit te lashte, brenda ne zemer te Athines. Ndoshta mendonte per rrugen e gjate qe ka bere per te ardhur deri ketu. Ndoshta mendonte per Shqiperine dhe enderronte te ishte prane saj, ndoshta prinderit, shoket.
Kreshnik Qato
Durrsaku qe jeton ne Londer ben realitet endrren e tij, duke fituar titullin kunder rusit Zavgorovnik Shqiperia eshte bere per here te pare me nje kampion Europe ne boksin profesionist, fale fitores historike se Kreshnik Qatos. Atij i eshte dashur te boksoje fuqishem ne 10 raunde, per te mbrojtur titullin kampion ne peshen 76 kg, per federaten EBA "European Boxing Association", gjate nje ndeshjeje te zhvilluar ne qytetin Yalta ne Ukraine.
Kombetarja jone
Axhenda e punes se trajnerit te kombetares, Hans Peter Brigel, gjate diteve te qendrimit ne Shqiperi, ka qene mjaft e ngjeshur. Te dielen e kaluar, ai u takua dhe zhvilloi nje ndeshje testuese me nje grup futbollistesh. Ata ia serviri FSHF-ja, si kandidate te mundshem per ne kombetare dhe njekohesisht te afte per te formuar ekipin e turneut te Peruxhias.
Futbollistet shqiptare ne Europe gjate 2002
Kater futbollistet e Kombetares Shqiptare, te cilet aktivizohen me skuadrat gjermane te Bundesliges 1 dhe 2, jane vleresuar me nota pozitive nga shtypi sportiv gjerman, ne mbyllje te vitit kalendarik sportiv te 2002-shit. Fjala eshte per Fatmir Vaten e Arminias se Bielefeldit, Altin Lalen e Hanover 96, Ervin Skelen e Eintrahtit te Frankfurtit dhe Ervin Fakajn e Duisburgut.
Pirro Dhima
Tashme eshte kthyer ne nje simbol kombetar. Por nuk ka qene gjithnje keshtu per te. Shqiptari Pirro Dhima tregon se si arriti te fitoje tre medaljet e arta olimpike, por edhe mundimet per te marre pasaporten greke kur erdhi fillimisht ne Greqi. Me nje greqishte te kendshme, por ende me theksin e asaj qe flasin edhe sot ne Vorio Epir, Pirro Dhima nuk ka asgje me pak se nje hero i vertete i Greqise. Pa frike mund te konsiderohet "mbret i mbreterve" te sportit grek.
Erion Bogdani
Tre gola ne Serine A kurre nuk i kishte shenuar ne nje ndeshje, ndoshta edhe enderruar jo. Por ne fakt ato kane ardhur, madje te tre njeheresh. Tripleta e shenuar ne Palermo sigurisht do te mbahet mend gjate jo vetem nga tifozet e tij. Tre gola kane shenuar edhe sulmues te tjere ne nje ndeshje, por te shenosh tre te tille ne nje trasferte si ne Palermo, per Erion Bogdanin do te jete nje nga kujtimet me te bukura te karrieres se tij ne Itali.
Franc Bekenbauer
Franc Bekenbaueri e pa driten e diellit ne qytetin e Mynihut ne vitin 1945, ne ate kohe kur bota ishte e traumatizuar ende nga plaget e Luftes se Dyte Boterore. Ishte pikerisht momenti kur bota ndiente nevojen e nje buzeqeshjeje. Franci ishte i biri i nje funksionari poste, i cili deshironte te behej atlet, por pasioni per futbollin ishte akoma edhe me i madh. Ne moshen 14-vjeçare u regjistrua ne ekipin e te rinjve te Bajernit.
Armando Duka
Gjate femijerise se tij kishte enderruar te behej nje sulmues race, por tashme e shohim si nje mbrojtes te pakalueshem futbolli. Armando Duka, presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit, eshte i ftuari yne special, per te percjelle e qartesuar disa nga arritjet, problematiken e futbollit shqiptar, por dhe synimet e tij gjate vitit 2007. Karizmatik ne komunikim, presidenti i ligjshem i FSHF-se, vleresohet maksimalisht nga homologet e tij brenda 52 federatave anetare te organizmit me te madh futbollistik europian, UEFA, per gjithcka ka bere ne ndryshimin e imazhit te "topit" shqiptar.
Shyqyri Rreli
Ne fushen pedagogjike fillimisht ka botuar monografi, tekste mesimore dhe studime. Me pas ka botur librin Pergatitja tekniko-taktike. Pergatitja e futbollistit. Metodat Studimore. Metodat intervalore ne pergatitjen e futbollistit. Pergatitja e futbollistit nga mosha e vogel dhe deri ne profesionalizem. Se fundmi, dy libra te tjere Tirana, personalite, shkenca dhe Tirana, personalite, sport. Titujt e marre Mjeshter i Sportit, Mjeshter i Merituar, Trajner i Merituar, Nderi i Sportit Shqiptar, Nderi i Qytetit te Tiranes, Fisnikeria e Tiranes, Urdhri Naim Frasheri, Medalje lufte si partizan dhe se fundi Mjeshter i Madh, i dhene me dekret nga ana e Presidentit Alfred Moisiu.
Milaim Rama
Milaim Rama, qe prej vitit 1997 gjendet me nderprerje prej 2004 deri 2006 (Augsburg dhe Schaffhausen) ne radhet e FC Thun te Zvicres. Me stilin e tij te lojes, simpatizantet e klubit jane teper te kenaqur, dhe kerkojne prej atij, qe me golat dhe me lojen simbolike luftetare te Thun-it te renditen ne shkallet e favorshme te tabeles, qe mundeson te mbeten serisht ne "AXPO Super League" te Zvicres.
Besnik Hasi
Ndeshkohet me karton, pezullohet per ndeshjen ndaj Anderlehtit. Mesfushori i kombetares shqiptare Besnik Hasi, eshte teper i indinjuar dhe shqetesuar rreth situates qe skuadra e tij Sporting Lokeren po kalon qe pas fillimit te pjeses se dyte te sezonit. Lojera pa stabilitet dhe rezultate te dobeta qe kane konstatuar renien e ndjeshme te skuadres ne shkallet e poshtme te renditjes. Ne nje interviste, Hasi flet gjere e gjate per shume tema dhe subjekte qe rrethojne jeten e tij futbollistike.
Ruud Gullit
Ruud Gullit, i mbiquajtur "tulipani i zi", ka qene nje lojtar holandez shume i njohur i skuadres se Milanit dhe kombetares portokalli. Ne Itali ai ka marre pjese edhe ne radhet e skuadres se Sampdorias. Gulit ka formuar nje çift te qenderfushes me rendesi te jashtezakonshme bashke me shokun e tij te skuadres, si te skuadra e Milanit, ashtu edhe ne kombetaren holandeze, Frank Rijkaard. Ka qene pa dyshim nje nder lojtaret me te dashur te epopese kuqezi te viteve '80-'90, qe i bashkengjitet periudhes se trajnerit Arrigo Sacchi. Ruud Gullit lindi ne Holande me 11 shtator te vitit 1962.
  1  

"Kam sindromin Parkison. Jam ne nje gjendje jo te mire... Nese do te isha mire me shendet - nese do te kisha fituar dy ndeshjet e fundit - nese nuk do te kisha probleme, njerezit do te kishin frike nga une. Tani ato me shohin me keqardhje. Ato mendonin se une isha Superman. Tani ata mund te thone: Ai eshte njeri, si te gjithe ne. Ai ka probleme." Ka lindur me 17 Janar 1942, dhe quhej Cassius Marcellus Clay, Jr., Muhammed Ali fitoi nje reputacion te madh si njeriu i dedikuar ne arritjen e qellimeve dhe realizimin e endrrave te tij. Mbas nje shkelqimi ne karrieren e boksit - perfshire ketu te qenurit tre here kampion bote i peshave te renda ne boks - Ali u diagnostikua me semundjen e Parkisonit.
Muhammed Ali
 

Muhammed AliKam sindromin Parkison. Jam ne nje gjendje jo te mire ... Nese do te isha mire me shendet - nese do te kisha fituar dy ndeshjet e fundit - nese nuk do te kisha probleme, njerezit do te kishin frike nga une. Tani ato me shohin me keqardhje. Ato mendonin se une isha Superman. Tani ata mund te thone 'Ai eshte njeri, si te gjithe ne. Ai ka probleme'"

Ka lindur me 17 Janar 1942, dhe quhej Cassius Marcellus Clay, Jr., Muhammad Ali fitoi nje reputacion te madh si njeriu i dedikuar ne arritjen e qellimeve dhe realizimin e endrrave te tij. Mbas nje shkelqimi ne karrieren e boksit - perfshire ketu te qenurit tre here kampion bote i peshave te renda ne boks - Ali u diagnostikua me semundjen e Parkisonit.

Muhammad Ali dhe " zhdervjelltesia e tij si nje flutur, thumbimi si blete " stili i tij krejt i vecante arriten te pushojne te gjithe boten e peshave te renda ne boks, per rreth nje dekate e gjysem. Cassius Clay sic quhej ne adoleshence, fitoi medaljen e arte ne nje divizion te lehte te peshave te renda ne Lojrat Olimpike me 1960. Me vone ai fitoi titullin kampion i peshave te renda te botes, dhe u be personazhi me i shquar ne aren internacionale si ne ring ashtu dhe jashte tij. Por ndersa Ali ngriti pishtarin e ndezur per te hapur Lojrat Olimpike ne Atlanta, Georgia me 1996, krahu i tij u drodh dukshem. Boksieri legjendar vuante nga semundja e Parkisonit, nje gjendje qe mund te jete shkaktuar nga goditje e marra gjate dyluftimeve me kundershtaret ne ring. Pavaresisht jetes se tij teper te zene dhe ndoshta disa here teper te diskutuar nga shume kritike, Ali vazhdon te jete figura me e shquar, me e dashur dhe me popullore e shekullit te njezet. Nje drejtues te persosur, shpesh e therriste veten "me i Miri," dhe shume nga fansat e tij besonin dhe ishin te bindur se ky emer i pershtatej.

Cassius Clay lindi ne Louisville, Kentucky, Ali eshte rritur ne nje lagje te nje klase te mesme, me i madhi nga dy vellezeritAli eshte rritur ne nje lagje te nje klase te mesme, me i madhi nga dy vellezerit ishte Cassius Marcellus Clay Sr. dhe motra quhej Odessa (Grady) Clay. Babai i Ali ishte nje piktor mural, ndersa e ema ishte nje shtepiake. Ali shkonte cdo te Djele me familjen ne kishen 'Mount Zion Baptists' dhe shkonte se bashku me te vellane ne shkollen e mesme per te rinjte te quajtur 'DuValle' dhe shkollen e mesme qendrore ne Louisville. Ali ishte nje student i varfer, te cilen ai e shfrynte me perkushtimin e tij ndaj boksit kur ishte i vogel. Fatkeqesisht, Ali rrethen se do te deshironte ti perkushtonte me shume kohe periudhes akademike, pasi ai eshte luftetari boksier me i ngadalte dhe me me shume gabime ne lexim gjate gjithe jetes se tij.

Ali filloi boksin ne moshen 12 vjecare, mbasi i vodhen bicikleten. Ai denoncoi vjedhjen e bicikletes policit Joe Elsby Martin, i cili e ftoi te stervitej ne boks. Martin ishte supervizori i boksiereve te rinj dhe kishte nje show televiziv te quajtur Kampionet e se Nesermes. Ai arriti te siguroje stervitjen e Ali me Fred Stoner, i cili i mesoi te levize me shpejtesine dhe zhdervjelltesine e nje kercimtari. Ali i eshte borxhli ketij njeriu i cili i mesoi shkathtesine dhe aftesine per tu bere boksieri me i madh dhe me i fuqishem i te gjitha koherave.

Ne shkolle te mesme, Ali ishte nje boksier i suksesshem amator, duke fituar 100 nga 108 ndeshje te bera dhe fitoi gjashte Kentucky dhe dy here Dorezat e Arta ne kampionatin kombetar, si dhe dy cmime ne Unionin e Kampionatit te Atleteve Amatore. Ai mori pjese ne Olimpiket e zhvilluara ne Rome me 1960, ku, Ali sic do te deklarohet dhe me vone, arriti te nxjerre ne pah talentin e tij ne ring per te terhequr vemendjen e kundershtarit dhe per ta torturuar psikologjikisht ate. Ne moshen 18 vjecare, Ali fitoi medaljen e arte olimpike ne kategorine e lehte te peshave te renda ne boks. Ndera ai kthehej per ne Louisville, ai nenshkroi nje kontrate e cila e perfshiu ate ne kategorine e nje boksieri profesionist.

Ne fillimet e karrieres se tij si nje boksier profesionist, Ali arriti te terhiqte vemendjen e mediave nepermjet oratorise se tij te shfrenuar ndersa nxirrte ne pah aftesite e tij per te marre shume shpejt titullin e kampionit te peshave te renda, megjitese ai ishte ne renditje i nenti si pretendent per cmim. Menjehere ai arriti te beje per vete publikun dhe kritiket ne saje te forces se tij dhe karakterit teper te forte, ne saje te nje aftesie te papare kombinuese te te shprehur dhe te vepruarit ai arrinte tia dilte mbane ne cdo situate qofte kjo e krijuar nga gazetaret po ashtu dhe nga sfiduesit e ndryshem ne ring. Ali nuk ishte vetem nje mjeshter dhe shume i zoti ne sport, por ai ishte dhe nje arme e mprehte dhe teper e dashur ne syte e publikut dhe teper i depertueshem ne mediat e kohes, te cilat ai i beri per vete ne saje te oratorise dhe guximit qe ai e shprehte jo vetem ne saje te forces psikologjike kundrejt kundershtareve, por dhe ne aftesiete e tij te pakonkurueshme ne ring. Ne vitin 1964, Ali deklaroi per median Sporte te Ilustruar, "Nese ju jeni duke vrare mendjen se cili eshte ndryshimi midis [boksiereve te tjere te peshave te renda] dhe meje; atehere po ju them se ai qendron ne faktin se: Une jam ai per te cilin flasin cdo dite gazetat dhe shtypi; ju nuk keni degjuar asnjehere per ta. Une nuk po them se ata nuk jane boksiere te mire. Shumica e tyre ... mund te luftojne pothuajse aq mire sikurse dhe une. Por vetem po them se ju nuk keni degjuar asnjehere per ta. Dhe arsyeja eshte teper e thjeshte sepse ata nuk arrijne te kercejne ne ring, nuk arrijne te thyejne akullin e mediave. Cassius Clay eshte nje boksier qe mund te pershtatet ne ritmin e ringut me mire se kushdo tjeter."

Muhammed AliAkoma me emrin e tij te lindjes, Cassius Clay, Ali u ndesh me Sonny Liston per titullin kampion i botes per peshat e renda. Ndeshja ne Miami terhoqi shume publik, kjo ishte nje arritje e oratorise teper intriguese dhe fyerjeve te Ali kundrejt Liston. Perseri arriti ta perfshije boksin ne qender te vemendjes se botes se sportit ne Amerike. Ishte nje jave me pare ndeshjes qe Ali filloi oratorine e tij, "te zhdervjellet si nje flutur, dhe qe thumbonte si blete." Ali i dhuroi shikuesve nje ndeshje vertet spektakolare, nepermjet kombinimit teper te suksesshem te levizjeve te tij te shkathta, forces goditese te papritura dhe te fuqishme, dhe shmangieve teper profesionale te kurtheve te kundershtarit. Ai kercente ne ring, dhe performanca e tij ishte nje afersi me shume me kedo qe e shihte dhe fitonte zemren cdo personi qe po e shihte per here te pare. Ne moshen 22 vjecare, Ali mundi Liston dhe u be kampioni i botes se peshave te renda ne boks. Ndeshja ishte nje themel i forte per fillimin e nje karriere te gjate te Ali si nje personazh i dashur dhe "i adhuruar" i botes se boksit.

Shume shpejt Ali pervec karrieres se tij si boksier profesionist, u be dhe nje personazh teper aktiv politik dhe social. I neveritur nga racizmi ne Amerike, ai hodhi medaljen e arte Olimpike ne nje lume, mbasi atij ju refuzua sherbimi ne nje restorant, sepse ai ishte zezak. Gruaja e pare e Ali raportoi se ai ka thene per Kureshtar ne Philadelphia, "Se medalja e arte nuk do te thonte asgje per te, nese vellezerit dhe motrat e mia zezake do te trajtoheshin jo sic duhet ne vendin te cilin une e perfaqesoj." I inspiruar nga Malcolm X ndersa jetonte ne Miami, Ali vendosi ne kete kohe te behej pjestar i Bashkesise Islamike. Cassius Clay, Jr. ju dha emri Muhammad Ali nga Elijah Muhammad, titulli i tij i ri do te thonte "njeri i dashur per Allahun."

Ali e mbroi perseri titullin kampion te peshave te renda duk mundur Liston ne ndeshjen e kthimit te zhvilluar ne Qershor te vitit 1965 me nje grushtim anesor ne koke, e cila rezultoi ne knockout. Goditja ishte teper e papritur si per Liston, por ne te njejten kohe dhe per publikun. Gazetaret sportiste shkruan sesi perfeksionimi i kombinimit te shpejtesise me forcen ne ate grushtim, demostroi ne syte e te gjithe botes se Ali ishte nje boksier i nje kalibri te rralle. Fuqia e asaj goditje ngriti kemben e majte te Liston gjate shembjes se tij dhe perplasjes ne tapetin e ringut.

Pervec talentit te tij si boksier, Ali po urrehej nga shume persona ne Amerike, nga momenti qe u be publike se ai ishte bere nej Mysliman. Duke shtuar ne kete drejtim dhe vendimin e tij me bindje te plote per te mos marre pjese ne luften qe Amerika po zhvillonte ne Vietnam. Ai refuzoi ti pergjigjej rekrutimit te tij, dhe si rezultat i kesaj, ne Maj te vitit 1967, atij ju hoq titulli dhe licensa per tu ndeshur ne boks nga Shoqeria Boterore e Boksit dhe u denua per shkak se kishte shkelur Nje Vendim Konstitucional te vendosur nga qeveria. Ali deklaroi ne shtyp, "Nuk nuk asgje kunder atyre Viet-Kongeve. Asnje Viet-Kong me ka thirrur ndonjehere zezak." Fansa "patriotite" te boksit dhe gazetare sportise moren pjese ne nje proteste te ashper dhe me nota revoltuese kunder tij. Duke reflektuar ne kete periudhe, Jack Olsen shpjegoi per median Sporte te Ilustruar, "Zhurma u transformua ne nje potere, goditje daullesh te nje lufte te shenjte. Komentatoret ne TV dhe radio, te vegjel te vjeter gra dhe burra...shkrimtar, dhe prifterinj te komunes, strategjist te kolltuqeve te Pentagonit dhe politikane kudo qe ishin u bashkuan per te kuptuar - kerkesen e Cassius." Ali i komentuar nga Edwin Shrake per median Sporte te Ilustruar, "Do te heq dore nga titulli i kampionit, pasurise sime, mbase dhe te ardhmes sime. Shume njerez te shquar jane testuar ne besimet e tyre fetare. Nese une e kaloj kete test, do te behem akoma me i forte." Denuar me pese vjet burgim dhe i leruar ne apel, persekutimi ndaj Ali zgjati edhe per tre vjet.

Ali u rikthye ne ring. Ndeshja e tij e pare qe prej vendimit te Gjykates se Larte ishte kunder Jerry Quarry ne Nentor te vitit 1970 ne Atlanta. Ali fitoi duke e rrezuar Quarry ne tapet me knockout ne raundin e trete. Mbas rimarrjes se licenses se tij ne New York, Ali u ndesh me Joe Frazier, kampionin e peshave te renda, ne New York ne Mars te vitit 1971. Ali e humbi kete ndeshje - humbja e pare ne karrieren e tij profesioniste - dhe Frazeir arriti ta mbroje titullin e kampionit te botes. Ne fund te karrieres se tij, Ali eshte ndeshur dy here te tjera me Joe Frazier. Keto tre ndeshje ishin me te diskutuarat ne sport, per shkak te intesitetit dhe kohezgjatjes se tyre.

Ne 1974 Ali u arriti te hakmerrej nga humbjes se tij me Frazier duke siguruar nje vendim fitoreje unanime. Ky shpagim nuk i dha perseri Ali titullin e kampionit, pasi kampioni i ri George Foreman e kishte shkurorezuar Frazier nga titulli kampion. Ali arriti te siguroje nje ndeshje per titull kunder Foreman ne Kinshasa, Zaire. Per faktin se Foreman ishte me i ri, me i forte dhe me i beshem ne te njejtin kohe i konsideruar si goditesi me i fuqishem ne boks, ai ishte i favorizuar per te fituar. Ali ne kete ndeshje perdori nje taktike te re ate te quajtur mbeshtetur-ne-litar, gjate te ciles ai i rezistonte goditjeve te pareshtura te Foreman duke qendruar i mbeshtetur ne litar, nje rezistence kjo qe zgjati per tete raunde. Foreman shpenzoi te gjitha energjitem ndersa Ali priste momentin e pershtatshem. Kur Ali me ne fund doli u shkeput nga te mbeshtetur ne litar, ai shpertheu ne nje sere levizjesh dhe kombinimesh te suksesshme qe e lane me goje hapur te gjithe publikun, duke perfshire ketu dhe nje grushtim te fuqishem me te djathte qe e derguan kampionin ne tapet, ndersa po numeroheshin sekondat e fundit perpara se te perfundonte raundi. Ali arriti te dilte trimfues dhe ta rifitonte titullin kampion.

Ne Shtator te vitit 1975, per te treten here, Ali u ndesh me te pameshirshmin Joe Frazier. Ndeshja u zhvillua ne Manila dhe Ali fitoi kur Frazier e kishte te pamundur ti pergjigjej ziles ne raundin e fundit.

Muhammed Ali & Leon SpinksMegjithate Ali e humbi titullin ne fillimet e vitit 1978 kunder Leon Spinks, por ne nje ndeshje kthimi ai e mundi Spinks dhe e fitoi titullin kampion per te treten here. Ne 26 qershor te vitit 1979, ne moshen 37 vjecare, Ali u largua nga ringu si boksier profesionist me 59 fitore dhe 3 humbje.

Per shkak te shpenzimeve te shumta, Ali e gjeti veten ne nje gjendje te keqe ekonomike. Me 1980 ai iu rikthye ringut per tu ndeshur me Larry Holmes per titullin e Keshillit Boksier Boteror (WBC) dhe per nje shume prej 8 milion dollare. Kur Ali nuk arriti ti pergjigjej ziles ne raundin e njembedhjete, Holmes fitoi ndeshjen me nje knockout teknik. Nje vit me vone Ali u ndesh si boksier profesionist per here te fundit, kur ai u ndesh me Trevor Berbick. Nje muaj me pare ditelinjes se tij 40 vjecare, Ali u mund per here te peste ne karrieren e tij profesionale.

Mbas humbjes se ndeshjes me Holmes, shendeti i Ali pesoi nje renie te shpejte: ai ishte i ngadalte dhe i dobet ne aftesite e tij motorike. Ne fillim ai pati nje diagoze te gabuar sikur ai vuante nga tiroidet. Mbas nje ekzaminimi mjeksor ne vitin 1982, Ali filloi trajtimin kunder semundjes se Parkisonit ne Universitetin e Kalifornise. Doktoret me pas u shprehen se Ali vuan nga nje forme semundje e Parkisonit, e cila ka ardhur si rezultat i traumave te shkaktuara ne koke nga goditjet e marra ne ring, por vetem nje autopsi mund te konfirmonte analizat e tyre.

Ne fund te karrieres se tij si boksier, Ali u perqendrua ne nje aktivizim potitik dhe pune bamiresie. Ne 1980, ai suportoi Jimmy Carter dhe Partine Demokratike, mandje punoi dhe ne Kuvendin Kombetar Demokratik ne New York. Ne shkurt te vitit 1985, ai kreu rolin e nje nderlidhesi diplomatik, duke tentuar te siguronte leshimin e kater amerikaneve te rrembyer ne Lebanon. Ali u takua gjithashtu me drejtuesit e Bashkimit Sovjetik dhe Afrikan dhe themeloi dhe Organizaten Boterore te te Drejtave, Lirise dhe Dinjitetit (WORLD).

Ali dhe OlimpikuNe Lojrat Olimpike te zhvilluara ne Atlanta me 1996, bota dhe vendi i tij e nderoi Ali duke e zgjedhur ate per te ndezur pishtarin Olimpik gjate ceremonise se hapjes. Me 1999, Ali ishte boksieri i pare qe u shfaq ne kopertinen e Wheaties boks.

Ali eshte babai i nente femijeve dhe eshte martuar kater here. Ai jetoi me gruan e katert, Yolanda, e cila njekohesisht eshte dhe menaxheria e tij ne Berrien Springs, Michigan. Gjate fundit te viteve 1990, kerkesa e vajzes se Ali, Khaliah Ali, per pjesmarrje ne nje karriere si boksiere u publikua gjeresisht ne te gjitha mediat lokale dhe nderkombetare. Megjithese ai ishte shprehur publikisht kunder pjesmarrjes se grave ne sport, Khaliah vazhdoi te ndiqte hapat e babait te saj kampion.

Foto te Muhammed Ali:

Muhammed Ali

Muhammed Ali

Muhammed Ali

Muhammed Ali

Muhammed Ali

Muhammed Ali

Muhammed Ali

Muhammed Ali

Muhammed Ali

Muhammed Ali

Muhammed Ali

Muhammed Ali

Dorezat e Muhammed Ali

(Publikuar me 2 Janar 2004 20:31)
© 2001-2008 Parajsa Shqiptare. All rights reserved.
  • Spurl
  • Digg
  • Del.icio.us
  • Blink
  • Furl
  • Technorati
  • Stumbleupon
  • Y!MyWeb
  • Simpy
  • Google
Parajsa Shqiptare Forum
Parajsa iWantMP3 Online - The Audio Search Engine
Posta juaj elektronike @parajsa.com
Parajsa Njoftime Online
Hivemail - The missing update
Parajsa Simply MyMusic
Parajsa Video Online
Parajsa Njoftime Online
Muzika Shqiptare dhe e Huaj!
Lojra ne Parajsa.com
Njohje Shqiptare
  Radio Parajsa
Radio Parajsa Dancer     Radio Parajsa Dancer
  Zeri i Parajses
Shpresa-AL Sh.p.k
Reklamimi ne Parajsa.com - Parajsa.com
Muzika jone
Degjoni tingullin shqip nen zerin e mrekullueshem te kengetareve shqiptare. Shijoni melodite dhe notat e muzikes shqiptare ne Parajsen Shqiptare.
muzika.parajsa.com

Parajsa Chat
Jeni larg, keni mall per vendlindjen, deshironi te flisni ne gjuhen tuaj? Parajsa Shqiptare jua ofron kete mundesi bisedimi me bashkeatdhetaret tuaj.
chat.parajsa.com

Bukuroshet e botes
Bukuria, ideja e se bukures pa komente. Jemi munduar te realizojmee krijimin e nje galerie me disa nga bukuroshet e botes.
bukuroshe.parajsa.com