Parajsa Shqiptare
Pasqyra e dites
Muhammed Ali
"Kam sindromin Parkison. Jam ne nje gjendje jo te mire... Nese do te isha mire me shendet - nese do te kisha fituar dy ndeshjet e fundit - nese nuk do te kisha probleme, njerezit do te kishin frike nga une. Tani ato me shohin me keqardhje. Ato mendonin se une isha Superman. Tani ata mund te thone: Ai eshte njeri, si te gjithe ne. Ai ka probleme.
Bruce Lee
Mamaja e Lee e quajti ate "Bruce", qe do te thote "i fuqishem" ne gjuhen Gaelic. Bruce i vogel u paraqit ne nje film per here te pare qe ne moshen tre muajshe, ku ai u perdor si femija e nje amerikaneje ne filmin Golden Gate Girl. Me 1941, familja Lee u zhvendos perseri ne Hong Kong, atehere e pushtuar nga Japonozet. Per shkak te paraqitjes teper natyrale te tij perpara kamerave, Bruce Lee mori pjese dhe ne rreth 20 filma gjate femijerise se tij, duke filluar ne vitin 1946.
LeBron James
Ne shkollen e mesme "Sen Meri & Vinsent" Xhejms kishte arritur gjatesi prej 183 centimetra, i gatshem per t'i realizuar endrrat. Ne stervitjen e pare trajneri e kishte pyetur cka dinte te luante me mire, ndersa LeBron duke qeshur i ishte pergjigjur: Mund te luaj ckado qe te paramendoni, do t'ua plotesoj te gjitha endrrat tuaja.
Erkand Qerimaj
Eshte vetem 15 vjec, por ndodhet ne qender te vemendjes se opinionit sportiv, mediave e njerezve te zakonshem qe kane degjuar per sukseset e tij. Ne gjoksin e tij prej adoleshenti qendrojne bukur 4 medalje ari.
Michael Schumacher
Lindur ne Hurth - Hermuhlheim te Gjermanise, Michael Schumacher eshte djali i Elisabeth dhe Rolf Schumacher. Rreth Schumacherit te vogel kishte gjithmone njerez te apasionuar pas motorrave, burra te rinj mbi kettcars qe ndertonin motorra te nje shpejtesie te madhe.
Shqiperi - Rusi 3:1
Kombetarja shqiptare ka shkelur me kembe dje njeren nga skuadrat me te njohura te Evropes, Rusine, gjate nje ndeshjeje historike te zhvilluar ne stadiumin Loro Borici te qytetit te Shkodres. Para fillimit te takimit, dukej pothuajse utopike qe Shqiperia te fitonte me nje rezultat te tille ndaj skuadres Ruse, e cila vinte pas dy fitoreve 4-2 dhe 4-1 me Irlanden ne Moske dhe Shqiperine ne Vollgograd
Shpend Abazi
Shume pak i pranishem ne mediat shqiptare, nderkohe qe ka pushtuar gazetat daneze. eshte ky Shpend Abazi, boksieri qe garon me flamurin danez. Ai ka realizuar premtimet e trajnerit Beny Jorgensen, i cili u kishte premtuar fansave te tij se Shpend Abazi nje dite do te ishte kampion evropian ne kategorine bantam.
Edvin Murati
Nuk e di se cfare meditonte ate dite Edvin Murati, teksa pinim nje kafe prane Akropolit te lashte, brenda ne zemer te Athines. Ndoshta mendonte per rrugen e gjate qe ka bere per te ardhur deri ketu. Ndoshta mendonte per Shqiperine dhe enderronte te ishte prane saj, ndoshta prinderit, shoket.
Kreshnik Qato
Durrsaku qe jeton ne Londer ben realitet endrren e tij, duke fituar titullin kunder rusit Zavgorovnik Shqiperia eshte bere per here te pare me nje kampion Europe ne boksin profesionist, fale fitores historike se Kreshnik Qatos. Atij i eshte dashur te boksoje fuqishem ne 10 raunde, per te mbrojtur titullin kampion ne peshen 76 kg, per federaten EBA "European Boxing Association", gjate nje ndeshjeje te zhvilluar ne qytetin Yalta ne Ukraine.
Kombetarja jone
Axhenda e punes se trajnerit te kombetares, Hans Peter Brigel, gjate diteve te qendrimit ne Shqiperi, ka qene mjaft e ngjeshur. Te dielen e kaluar, ai u takua dhe zhvilloi nje ndeshje testuese me nje grup futbollistesh. Ata ia serviri FSHF-ja, si kandidate te mundshem per ne kombetare dhe njekohesisht te afte per te formuar ekipin e turneut te Peruxhias.
Futbollistet shqiptare ne Europe gjate 2002
Kater futbollistet e Kombetares Shqiptare, te cilet aktivizohen me skuadrat gjermane te Bundesliges 1 dhe 2, jane vleresuar me nota pozitive nga shtypi sportiv gjerman, ne mbyllje te vitit kalendarik sportiv te 2002-shit. Fjala eshte per Fatmir Vaten e Arminias se Bielefeldit, Altin Lalen e Hanover 96, Ervin Skelen e Eintrahtit te Frankfurtit dhe Ervin Fakajn e Duisburgut.
Pirro Dhima
Tashme eshte kthyer ne nje simbol kombetar. Por nuk ka qene gjithnje keshtu per te. Shqiptari Pirro Dhima tregon se si arriti te fitoje tre medaljet e arta olimpike, por edhe mundimet per te marre pasaporten greke kur erdhi fillimisht ne Greqi. Me nje greqishte te kendshme, por ende me theksin e asaj qe flasin edhe sot ne Vorio Epir, Pirro Dhima nuk ka asgje me pak se nje hero i vertete i Greqise. Pa frike mund te konsiderohet "mbret i mbreterve" te sportit grek.
Erion Bogdani
Tre gola ne Serine A kurre nuk i kishte shenuar ne nje ndeshje, ndoshta edhe enderruar jo. Por ne fakt ato kane ardhur, madje te tre njeheresh. Tripleta e shenuar ne Palermo sigurisht do te mbahet mend gjate jo vetem nga tifozet e tij. Tre gola kane shenuar edhe sulmues te tjere ne nje ndeshje, por te shenosh tre te tille ne nje trasferte si ne Palermo, per Erion Bogdanin do te jete nje nga kujtimet me te bukura te karrieres se tij ne Itali.
Franc Bekenbauer
Franc Bekenbaueri e pa driten e diellit ne qytetin e Mynihut ne vitin 1945, ne ate kohe kur bota ishte e traumatizuar ende nga plaget e Luftes se Dyte Boterore. Ishte pikerisht momenti kur bota ndiente nevojen e nje buzeqeshjeje. Franci ishte i biri i nje funksionari poste, i cili deshironte te behej atlet, por pasioni per futbollin ishte akoma edhe me i madh. Ne moshen 14-vjeēare u regjistrua ne ekipin e te rinjve te Bajernit.
Armando Duka
Gjate femijerise se tij kishte enderruar te behej nje sulmues race, por tashme e shohim si nje mbrojtes te pakalueshem futbolli. Armando Duka, presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit, eshte i ftuari yne special, per te percjelle e qartesuar disa nga arritjet, problematiken e futbollit shqiptar, por dhe synimet e tij gjate vitit 2007. Karizmatik ne komunikim, presidenti i ligjshem i FSHF-se, vleresohet maksimalisht nga homologet e tij brenda 52 federatave anetare te organizmit me te madh futbollistik europian, UEFA, per gjithcka ka bere ne ndryshimin e imazhit te "topit" shqiptar.
Shyqyri Rreli
Ne fushen pedagogjike fillimisht ka botuar monografi, tekste mesimore dhe studime. Me pas ka botur librin Pergatitja tekniko-taktike. Pergatitja e futbollistit. Metodat Studimore. Metodat intervalore ne pergatitjen e futbollistit. Pergatitja e futbollistit nga mosha e vogel dhe deri ne profesionalizem. Se fundmi, dy libra te tjere Tirana, personalite, shkenca dhe Tirana, personalite, sport. Titujt e marre Mjeshter i Sportit, Mjeshter i Merituar, Trajner i Merituar, Nderi i Sportit Shqiptar, Nderi i Qytetit te Tiranes, Fisnikeria e Tiranes, Urdhri Naim Frasheri, Medalje lufte si partizan dhe se fundi Mjeshter i Madh, i dhene me dekret nga ana e Presidentit Alfred Moisiu.
Milaim Rama
Milaim Rama, qe prej vitit 1997 gjendet me nderprerje prej 2004 deri 2006 (Augsburg dhe Schaffhausen) ne radhet e FC Thun te Zvicres. Me stilin e tij te lojes, simpatizantet e klubit jane teper te kenaqur, dhe kerkojne prej atij, qe me golat dhe me lojen simbolike luftetare te Thun-it te renditen ne shkallet e favorshme te tabeles, qe mundeson te mbeten serisht ne "AXPO Super League" te Zvicres.
Besnik Hasi
Ndeshkohet me karton, pezullohet per ndeshjen ndaj Anderlehtit. Mesfushori i kombetares shqiptare Besnik Hasi, eshte teper i indinjuar dhe shqetesuar rreth situates qe skuadra e tij Sporting Lokeren po kalon qe pas fillimit te pjeses se dyte te sezonit. Lojera pa stabilitet dhe rezultate te dobeta qe kane konstatuar renien e ndjeshme te skuadres ne shkallet e poshtme te renditjes. Ne nje interviste, Hasi flet gjere e gjate per shume tema dhe subjekte qe rrethojne jeten e tij futbollistike.
Ruud Gullit
Ruud Gullit, i mbiquajtur "tulipani i zi", ka qene nje lojtar holandez shume i njohur i skuadres se Milanit dhe kombetares portokalli. Ne Itali ai ka marre pjese edhe ne radhet e skuadres se Sampdorias. Gulit ka formuar nje ēift te qenderfushes me rendesi te jashtezakonshme bashke me shokun e tij te skuadres, si te skuadra e Milanit, ashtu edhe ne kombetaren holandeze, Frank Rijkaard. Ka qene pa dyshim nje nder lojtaret me te dashur te epopese kuqezi te viteve '80-'90, qe i bashkengjitet periudhes se trajnerit Arrigo Sacchi. Ruud Gullit lindi ne Holande me 11 shtator te vitit 1962.
  1  

Milaim Rama, qe prej vitit 1997 gjendet – me nderprerje prej 2004 deri 2006 (Augsburg dhe Schaffhausen) – ne radhet e FC Thun te Zvicres. Duke patur parasysh ēiltersine dhe perzemersine e tij, kerkeses per nje bisede Ekskluzive futbollisti shqiptar iu pergjigj pozitivisht, duke na krijuar mundesine ta zhvillojme bashkebisedimin shoqeror afer stadiumit te FC Thun pak ēaste pasi 31-vjeēari Rama mbaroi stervitjen e kesaj dite. Lojtari kosovar duket i fresket, edhe pse praktika ishte shume intensive. Me stilin e tij te lojes, simpatizantet e klubit jane teper te kenaqur, dhe kerkojne prej atij, qe me golat dhe me lojen simbolike luftetare te Thun-it te renditen ne shkallet e favorshme te tabeles, qe mundeson te mbeten serisht ne "AXPO Super League" te Zvicres. Padyshim, Rama eshte nje nder shpresat me te medha te klubit afer liqenit ne Thun dhe eshte lojtar qe ēdo minute qe ai shpenzon ne fushe e kalon ne levizje, mendime te cilat i ka shprehur shpeshhere edhe trajneri i FC Thun, austriaku Heinz Peischl, ne intervistat e shumta te tij.
Milaim Rama
 

Milaim RamaJeta sportive me fjalėt e futbollistit shqiptar qė ka shėnuar mė tepėr gola nė Ligat e huaja Profesioniste.

Milaim Rama, qė prej vitit 1997 gjendet – me ndėrprerje prej 2004 deri 2006 (Augsburg dhe Schaffhausen) – nė radhėt e FC Thun tė Zvicrės. Duke patur parasysh ēiltėrsinė dhe pėrzemėrsinė e tij, kėrkesės pėr njė bisedė Ekskluzive futbollisti shqiptar iu pėrgjigj pozitivisht, duke na krijuar mundėsinė ta zhvillojmė bashkėbisedimin shoqėror afėr stadiumit tė FC Thun pak ēaste pasi 31-vjeēari Rama mbaroi stėrvitjen e kėsaj dite. Lojtari kosovar duket i freskėt, edhe pse praktika ishte shumė intensive.

Me stilin e tij tė lojės, simpatizantėt e klubit janė tepėr tė kėnaqur, dhe kėrkojnė prej atij, qė me golat dhe me lojėn simbolike luftėtare tė Thun-it tė rėnditen nė shkallėt e favorshme tė tabelės, qė mundėson tė mbeten sėrisht nė "AXPO Super League" tė Zvicrės. Padyshim, Rama ėshtė njė ndėr shpresat mė tė mėdha tė klubit afėr liqenit nė Thun dhe ėshtė lojtar qė ēdo minutė qė ai shpenzon nė fushė e kalon nė lėvizje, mendime tė cilat i ka shprehur shpeshherė edhe trajneri i FC Thun, austriaku Heinz Peischl, nė intervistat e shumta tė tij. Milaim Rama qė prej moshės 17-vjeēare erdhi nga Kosova. Njė ardhje tepėr emocionale, siē e tregon futbollisti. Nė fillim, iu bashkangjit klubit amator FC Interlaken, ku edhe vėllai i tij Ramushi po luan edhe sot e kėsaj dite futboll.

Rezulatet pozitive qė ai i arriti pas ardhjes prej Kosove me amatorėt e Interlakes e intriguan klubin e tij aktual FC Thun duke treguar njė vėmendje tė pėrkushtueshme pėr njė transfertė tė mundshme. Gjithēka u bė realitet sa hapė e mbyll sytė dhe pas atij momenti filloi njė karrierė e re, e paharrueshme, e bukur dhe mė e suksesshme pėr shqiptarin nė Zvicėr. Milaim Rama ėshtė aktualisht golshėnuesi mė i mirė shqiptar nė tė gjitha Ligat profesionale. Ka shėnuar aktualisht, 84 gola nė dy ligat profesionale tė Zvicrės. Kulmi i karrierės sė tij u arrit nė vitin 2004, ku sportisti dashamirės u inkuadrua nė radhėt e kombėtares, si shqiptari i parė nė historinė e Zvicrės, dhe pjesmarėsi i parė shqiptar nė garat EURO 2004 nė Portugali, ku nė ndeshjen e fundit tė grupit trajneri zvicran Kuhn e vėndosi nė lojė pėr 5 minuta nė vend tė Gygax. Zvicra humbi 1:3 kundra Francės, dhe Milaimi nuk u aktivizua mė pėr lojė internacionale!

Milaim Rama, karriera juaj shembullore shqiptare filloj kur i kishit 17 vjet. A ju kujtohen ditėt e para nė Zvicėr?
- Veēanėrisht dita e parė mė kujtohet si sot. Pas zbritjes prej aeroplanit nė Zürich mė priti njė gjė e re. Hypėm nė tren pėr nė Interlaken. Gjelbėrimi nė Zvicėr mė la pėrshtypje tė bukur. Nė atė moment, mund tė them pa hezitim se nuk ėndėrrova aspak tė arrij karrierė tė tillė.

Kush ju kontaktoj nga ana e FC Thun-it nė vitin 1997?
- Kontakt tė parė kam patur me trajnerin Andi Egli. Thun-i atėherė ishte nė ligėn e dytė, Nationalliga B. Pasi mė morri nė fazėn pregatitore nė qershor tė cilėn e ushtrova nė Thun, i lashė pėrshtypje tė mira. Pėr kėtė arsye ai vendosi tė mė angazhoj nė klub.

Keni qenė i vetėdijshėm se ēfarė karriere do tė fillonit me nėnshkrimin e kontratės nė Thun?
- Jo. Nė atė kohė nuk mendoja tė arrij kulmin. Por kam punuar gjithmonė maksimalisht, dhe kam qenė serioz nė lidhje me profesionin tim si futbollist. Hapė pėr hape kam arritur atė ēka jam sot. Por nė fillim isha nė fazė tė atillė, qė tė mėsoja tė flisja gjuhėn gjermane. Mė ka ndihmuar njė shokė nė Interlaken tė adaptohem shpejt. Stėrvitjet u bėnė mė intensive, dhe po ashtu edhe angazhimi im personal ishte mė i madhė. Por ma kryesor ishte besimi maksimal nė vethtvehte, qė nuk mė lejoj tė bėjė hapa mbrapa,e mė ndihmoi tė jem i kėnaqur me karrierėn e deritanishme.

I bėtė 25 vjet deri sa shėnuat mbi 10 gola nė kampionatin zvicran. Cili ishte apekti kryesor, qė ndryshuat nė lojėn tuaj dhe si ndodhi, qė nė vitin 2002 shėnuat 25 gola?
- Pikė sė pari, puna ime e pandalshme. Mu desh njė kohė relativisht e nevojshme deri sa e arrita nivelin taktik tė lojtarėve nė Zvicėr, edhe deri sa i kuptova lėvizjet nė lojė qė priten nga trajnerėt e mij. Nė fushė tė madhe fillova tė luaj nė Interlaken pėr herė tė parė, kurse nė Kosovė kam luajtur futboll nė shkollė ose me shokėt e mi nė rrugė. Mė ka munguar puna e tė rinjve, qė bėhet kėtu.

Nė atė sezon arritėt promocion nė ligėn e parė zvicrane. Si u ndjetė? - Moment i ėndėrrave tė mija. Kisha synime tė mėdha, tė shkėlqeja nė "Super League". Puna e bėrri tė veten. Me golin tim nė lojėn e fundit tė kualifikacionit kundra FC Winterthur, qė fituam 1:0 u realizua promocioni nė ligėn e parė zvicerane. Ai moment do tė jetė i ngulitur dhe i paharruar nė kujtimet e mija.

Pas 20 golave nė vitin 2003 dhe pas lėshimit tė pasaportės zvicerane nuk kaluan shumė ditė dhe selektori zvicran, Jakob Kuhn, u thirri nė kombėtare. Si ju erdhi informimi pėr thirrjen, dhe cila ishte ndjenja qė ju pėrshkoi nė atė moment? - Duhet tė them, se nė atė kohė Zvicra kishte krizė tė sulmuesve. Mediat zvicrane krijuan njė shtytje tė madhe favorizuese, sepse une shėnojsha gol pas goli. Nė atė kohė unė vendosa me familjen time, qė ti dėrgoj dokumentet pėr nėnshtetėsinė zvicrane. Shtyrje e madhe erdhi edhe nga Federata e Zvicrės qė u angazhu totalisht. Kuhn nė njė bisedė telefonike mė tha, se jam lojtar interesant dhe shpreson tė jem sė shpejti nė kombėtaren e Zvicrės. Haberin pėr thirrjen nė pėrfaqėsuese e morra, kur njė lojtarė i Thun-it mė kishte lėnė mesazh nė telefon, se ka lexuar nė gazetė, se jam i thirrur pėr njė lojė miqėsore.

Loja e parė nė kombėtaren e Zvicrės. Shqiptari i parė me uniformėn "kuq e bardhė". Nė Genčve, 30.000 spektatorė, nė gjysmėn e lojės zavendėsohet legjenda zvicrane Stéphane Chapuisat, nė vend tė atij Milaim Rama. Pėrshkruani emocionet e ditės kundėr kampionit evropian Francė. - Nė atė moment ndjeva kėnaqėsi tepėr tė madhe. Ditėn e Genčvės nuk do ta harroj kurrė. Nė fushėn e gjelbėrt ishin lojtarėt fitues tė kampionatit Evropian 2000 si Zidane, Henry, Desailly, Vieira etj. Ndjehesha shumė krenar. Kam edhe njė foto pas lojės qė dola me Zidane. E kam nė shtėpi pėr kujtim.

Ndjeheni i lumtur, qė u vendosėt tė luani pėr kombėtaren zvicrane? - Cka do tė ishte alternativė tjetėr? Shqipėria?
– Para se me vendosnit tė pranonti thirrjen e Kuhnit, a patėt kontakte me FSHF-nė? - Mu krijuan dy mundėsi. Tė vendosė pėr Zvicrėn, apo tė luaj pėr Shqipėrinė. Fati deshti qė tė vesh kuq e bardhė. Por Shqipėria atėherė u vonua. Nė qofėt se do ti pėrcjellte letrat FSHF-ja dhe tė ishte mė e zgjuar dhe e vėmendshme nė veprime, do tė mė kishte thirrė mė herėt se Federata Zvicrane.

Mė vjen keq pėr z. Cela, por une deri nė momentin e fundit kam pritur tė thirrem nga FSHF-ja, dhe nė fund vendosa tė luaj pėr Zvicrėn. Kuhn-i mė tha, se do tė mė jape mundėsi tė vėrteta. Shpresoj qė nė tė ardhėshmen tė ketė shqiptarė tė tjerė nė kombėtare, pse jo edhe nė tė tjera, siē janė Behrami dhe Xhemaili nė Zvicėr apo Kuqi nė Finlandė.

Mund tė vėrejmė, se nė asnjė prej 7 ndeshjeve nė "kuq e bardhė" nuk mundėt tė fillonit si titullar qė nga minuta e parė, por ēdo herė keni hyrė nė lojė si "xhoker". Mėrziteni qė nuk ju dha trajneri Kuhn besim, tė vėrtetoni vlerat tuaj nė kombėtaren? - Po. Por duhet tė pranoj vendimin e atij. Nuk mė dha shanse ti tregoj kualitetet e mija nė lidhje me kombėtaren zvicrane. Do tė shėnoja gola, sipas shansave. Kėshtu qė mbetem me 7 ndeshje dhe asnjė gol nė librat historike tė kombėtares.

Si shqiptari i parė nė pėrfaqėsuesen A tė Zvicrės patėt mundėsi, tė jeni anėtarė i njė kampionati evropian. Cilėn pėrshtypje e morrėt me vehte nga Portugalia nė vitin 2004, qė do tu tregoni edhe pasardhėsve tuaj, pasi edhe ju morrėt pjesė aktive me lojėn kundėr Francės, qė humbėt 1:3? - Prej fillimi deri sa u larguam nga vendi siē pėrmendėt, kam patur njė kėnaqėsi tė madhe. Nuk pėrshkruhen momenten e realizuara atje me fjalė. Me pesė minutat e lojės tė fundit nė grupin B mbaroi edhe karriera ime e deritashme nė kombėtaren zvicrane. Mė mbeti dėshirė e flaktė, tė luaj mė shumė minuta nė EURO2004, por ashtu vendosi selektori Kuhn.

Franca nė fillim tė karrierės internacionale, Franca nė fund. Ju ndjek Franca edhe nė jetėn private? Cili lojtarė francez ju la pėrshtypje mė tė mirė nė ata dy lojrat kundra fqinjės tė Zvicrės? -(Buzėqesh) Nė Francė deri tash nuk kam qenė asnjėherė privatisht. Kemi luajtur ndeshje pėrgatitore nė Sochaux me Thun-in (1:1). Por lidhje tjetėr me Francėn nuk kam. Nė Gjermani 2006 kam patur dėshirė tė madhe tė fitoj ekipi francez finalen, pasi morra vesht se edhe legjendari Zidane do tė merrt pjesė nė skuadrėn. Vėshtirrė tė ketė lojtar tjetėr siē ishte "Zizou".

Pas kampionatit evropian pritej, tė vazhdonit me karrierėn nė Thun. Ju vendosėt tė ja ktheni shpinėn Thunit dhe tė largoheni pėr nė rradhėt e Augsburgut, klub ambicionez nė Gjermani, qė luante nė ligėn e tretė. – Njėzėshėm rrethina e Thun-it ishte nė mendim, se aspekti financial ishte vendimtar pėr kėtė transfer. Kanė tė drejt ata? - Edhe po edhe jo. Primare ishte aspekti sportiv, qė u largova nga Thuni. Nė mendim ishte tė realizohet promocioni nė ligėn e dytė tė Bundesligės dhe pas asaj shpresoja tė bėhesha edhe mė i nevojshėm e interesant pėr ekipin e Kuhnit (kombėtarja zvicerane). Ishte gjė e re pėr mua, tė provoj fatin tim jashtė Zvicrės, pasi arrita maksimumin nė Zvicėr me Thun-in. Ndoshta ishte edhe gabim, qė shkova nė Augsburg. Kisha kontratė 2-vjeēare. Trajner ishte Armin Veh, qė tani udhėheqė VfB Stuttgart nė ligėn e parė. Pasi filluan lėndimet u dėshprova. E kisha tė qartė, se nuk do tė ftohem prej ligės sė tretė nė reprezentacion. Deshta tė tregoj lojra tė mira nė Augsburg, por lėndimet mė lanė mbrapa.

Pas njė sezoni, mund tė themi pa fortunė dhe me lėndime tė ndryshme nė Gjermani, u kthyet nė vitin 2005 nė Zvicėr. Schaffhausen ishte klubi qė ju pranoj me duart hapur?
- Nuk mendova tė kthehem nė Zvicėr kaq shpejt. Por u ktheva afėr familjes time. Kontaket kisha sėrisht edhe me Thunin. Mundesha tė qendroja edhe nė Gjermani. LR Ahlen (liga e dytė) ishte njė ndėr skuadrat e interesuara, qė dėshiruan tė mė merrnin. Para se me fluturoja nė drejtim tė Ahlenit doli para Schaffhausen, qė mė kėrkuan. Vendosa tė rikthehem nė Zvicėr.

Mund tė themi se transferimi i fundit, sėrisht nė Thun nė qershorin e vitit tė kaluar do tė jetė stacioni i fundit i Milaim Ramės? - Nuk dihet fati im nė futboll. Ėshtė e mundur tė pėrfundoj nė Thun. Shėndeti mbi tė gjitha do tė tregojė tė vetėn. Si dhe nga ana tjetėr sukseset e mija personale.

A keni plane konkrete, ēfarė dėshironi tė realizoni pas karrierės sė juaj aktive, pasi ju pėrfundon kontrata me Thun-in nė vitin 2008? Keni oferta tjera, a keni biseduar me drejtorin sportiv, Reto Gertschen, pėr tė vazhduar kontratėn? - Nuk ka biseda konkrete deri tani.

Kam filluar me kurse trajnerash. Aktualisht e kam licencės UEFA C, qė mė ėshtė mundėsuar prej klubit tim FC Thun.

Si shqiptarė na intereson mendimi juaj se si e shihni zhvillimin e futbollit nė vendlinjen e juaj, ku kemi njė numėr tė lartė tė lexuesve. - Gjatė disa pushimeve qė kam zhvilluar nė Kosovė kam pėrcjellė edhe disa lojėra. Futbolli kosovar dalėngadalė bėn hapa drejt futbollit Evropian. Mungojnė infrastrukturat e duhura. Shpresoj qė edhe Kosova tė pranohet si shtet i pavarur, qė tė ketė investime nga ana e FIFA-s dhe UEFA-s.

A mendoni tė riktheheni nė njė funkcion mė tė lartė nė futbollin shqiptarė tė Kosovės? - Pėr momentin nuk kam patur mendime tė tilla. Por si ēdo herė nė futboll, nuk dihet ēka do tė sjellė e ardhėmja. Koha do ta tregoj tė vėrteten.

Cili ėshtė ndryshimi mė kryesor, qė duhet tė realizohet nė Kosovė, qė edhe niveli i ligės tė pėrparojė? - Ėshtė vėshtirė ta vlerėsojmė direkt nga perendimi. Pėr tė dhėnė pėrgjigje tė saktė, duhet tė gjendemi nė vend. Me sa e shoh unė, janė krejt personat tė angazhuar maksimalisht dhe punojnė me lojtarė tė rinj. Zhvillohen kurse trajnerash, qė e mirėpres. Ėshtė tepėr pozitive, qė lojtarėt e vjetėr kthehen nė funkcione tė larta dhe punojnė intensivisht.

Pritet qė edhe Kosova tė pranohet nga FIFA si anėtare e plotė, qė mund tė garoje nė lojrat kualifikuese botėrore dhe evropiane. Derisa statutet e FIFA-s nuk lejojnė lojtarėt tė luajnė pėr dy shtete tė ndryshme, duhet tė kemi parasysh, se Milaim Rama nuk do tė ketė kurrė mundėsi, ti mbroje ngjyrat e Kosovės. A ėshtė njė plagė e dhimbshmė ky fakt pėr ju, pasi keni luajtur pėr Zvicrėn deri tash? Kam dėshirė tepėr tė madhe ta veshi fanellėn e Kosovės. Shpresoj tė lejohet nga FIFA, qė tė "transferohen" lojtarėt nga federatat e huaja.

Kosova me talentėt e saj e pėrforcon kombėtaren e Shqipėrisė. Shumica e lojtarve kosovarė do tė vendosin tė luajne pėr Kosovėn, nėse pranohet nė FIFA. Sa rėndė do tė jetė ky vendim pėr FSHF-nė, ku shtyllat e saj si Cana, Curri, Hasi, Kastrati, Dallku etj. do tė largohen prej kombėtares sė Shqipėrisė? - Do tė vendos secili lojtar pėr vete. Lojtarėt qė i pėrmendėt janė me tė vėrtetė shtylla tė pazėvendėsueshme.

Por a do tė kthehen, do tė jetė dėshira e atyre. Selektori Rugova ka thėnė se dera do tė jetė e hapur pėr krejt shqiptarėt kosovarė. Besoj se pėr FSHF do tė jetė vėshtirė, por lojtarėt do tė vendosin vetė.

Cila do tė ishte ndjenja juaj personale kur e keni parasysh se si u ndjetė nė ndeshjen e madhe midis "Yjeve"? - Ishte njė moment fantastik. Loja u zhvillua pėr nder tė Festės tė Flamurit. Pėr mua njė kėnaqėsi jashtėzakonisht e madhe. Pėrfitoj nga rasti ti drejtoj falenderimet e mija selektorit Rugova edhe njė herė pėr ftesėn qė ma dėrgoi. Veēanėrisht, edhe klubin tim Thun duhet ti faleminderohem qė dolėn korrekt dhe tė mirėkuptueshėm pėr dėshirėn time, qė tė merrja pjesė nė kėtė lojė. Nė situatėn qė gjindeshim nė tabelė, nuk janė shumė klube nė Evropė kaq tolerante! Loja ishte direkt nė televizion, mbi 10.000 shikues nė Prishtinė, ishte nder qė mu dha rasti tė luaj pėr herė tė parė nė atė atmosferė speciale. Prej zbritjes nė Prishtinė isha tepėr i emocionuar!

A po e ndjekni juve futbollin shqiptarė, dhe nėpėr mjet tė cilave media e ndjekni? - E ndjeki nėpermjet shtypit, nėpėrmej televizionit. Me mundėsitė e internetit jam edhe mė i informuar se ēka ndodhė nė Kosovė, Shqipėri dhe Maqedoni. Jam lexues i rregullt i faqes suaj ne internet si edhe disa faqjeve tė tjera! Ka shumė material pėr tė lexuar dhe pėr ta ndjek futbollin nė vendlindje (buzėqesh).

Cili ėshtė mesazhi i juaj pėr dashamirėt e futbollit si dhe vetė Kosovėn? - Sė pari e pėrshėndes faqjen tuaj, qė angazhohet pėr futbollin shqiptar nė vend dhe jashtė tij. Ėshtė kėnaqėsi e vėrtetė tė vėrej se si punoni pėr futbollistėt shqiptarė. Sportistėve shqiptarė ku do qė gjenden u dėshiroj tė kenė shėndet dhe suksese nė vitin 2007. Familjes time i faleminderohem pėr mbėshtetjen, qė pa ndihmėn e tyre nuk do tė isha kėtu ku jam.

Ju urojme suksese dhe nje periudhė tė larmishme me FC Thun. - Faleminderit pėr intervistėn, e ju dėshiroj ēdo tė mirė në jetë e kudo.

Skeda personale
Emri / Mbiemri: Milaim RAMA
Pozicioni: Sulmues
Ditėlindja (mosha): 29-Shkurt-1976 (30)
Nėnshtetėsia: Zviceriane
Kombėsia: Shqiptare
Vendlindja: Kosovė
Klubi: Thun • Zvicėr
Kontrata skadon: 30-Qershor-2008
Lartėsi / Peshė: 1.85m • 78kg
Ndėrkombėtare / gola: 7/0
Debutimi / E fundit: 20-Gusht-2003 • 21-Qershor-2004
Fanella: 9

Karriera si lojtar
Sezone - Klubi - Ndeshje - Gola
2006/2007 FC Thun (1.) 16 2
2005/2006 FC Schaffhausen (1.) 26 5
2004/2005 FC Augsburg (3./GER) 13 1
2003/2004 FC Thun (1.) 34 10
2002/2003 FC Thun (1.) 33 20
2001/2002 FC Thun (2.) 35 25
2000/2001 FC Thun (2.) 33 7
1999/2000 FC Thun (2.) 33 8
1998/1999 FC Thun (2.) 26 5
1997/1998 FC Thun (2.) 27 2

Milaim Rama

* Mundesuar per Parajsa.com nga Albaniasoccer.com

Erzen Ramadani

(Publikuar me 14 Shkurt 2007 10:52)
© 2001-2008 Parajsa Shqiptare. All rights reserved.
  • Spurl
  • Digg
  • Del.icio.us
  • Blink
  • Furl
  • Technorati
  • Stumbleupon
  • Y!MyWeb
  • Simpy
  • Google
Parajsa Shqiptare Forum
Parajsa iWantMP3 Online - The Audio Search Engine
Posta juaj elektronike @parajsa.com
Parajsa Njoftime Online
Parajsa Simply MyMusic
Parajsa Video Online
Parajsa Njoftime Online
Muzika Shqiptare dhe e Huaj!
Lojra ne Parajsa.com
Njohje Shqiptare
  Radio Parajsa
Radio Parajsa Dancer     Radio Parajsa Dancer
  Zeri i Parajses
Shpresa-AL Sh.p.k
Reklamimi ne Parajsa.com - Parajsa.com
Forumi i Parajses
Deshironi te shkruani, nuk dini se ku? Trokisni ne dyert e parajses dhe do te jeni te mirepritur. Gjuha shqipe eshte gjuha kryesore e perdorur ne kete forum shqiptar.
forumi.parajsa.com