Parajsa Shqiptare
Pasqyra e dites
Muhammed Ali
"Kam sindromin Parkison. Jam ne nje gjendje jo te mire... Nese do te isha mire me shendet - nese do te kisha fituar dy ndeshjet e fundit - nese nuk do te kisha probleme, njerezit do te kishin frike nga une. Tani ato me shohin me keqardhje. Ato mendonin se une isha Superman. Tani ata mund te thone: Ai eshte njeri, si te gjithe ne. Ai ka probleme.
Bruce Lee
Mamaja e Lee e quajti ate "Bruce", qe do te thote "i fuqishem" ne gjuhen Gaelic. Bruce i vogel u paraqit ne nje film per here te pare qe ne moshen tre muajshe, ku ai u perdor si femija e nje amerikaneje ne filmin Golden Gate Girl. Me 1941, familja Lee u zhvendos perseri ne Hong Kong, atehere e pushtuar nga Japonozet. Per shkak te paraqitjes teper natyrale te tij perpara kamerave, Bruce Lee mori pjese dhe ne rreth 20 filma gjate femijerise se tij, duke filluar ne vitin 1946.
LeBron James
Ne shkollen e mesme "Sen Meri & Vinsent" Xhejms kishte arritur gjatesi prej 183 centimetra, i gatshem per t'i realizuar endrrat. Ne stervitjen e pare trajneri e kishte pyetur cka dinte te luante me mire, ndersa LeBron duke qeshur i ishte pergjigjur: Mund te luaj ckado qe te paramendoni, do t'ua plotesoj te gjitha endrrat tuaja.
Erkand Qerimaj
Eshte vetem 15 vjec, por ndodhet ne qender te vemendjes se opinionit sportiv, mediave e njerezve te zakonshem qe kane degjuar per sukseset e tij. Ne gjoksin e tij prej adoleshenti qendrojne bukur 4 medalje ari.
Michael Schumacher
Lindur ne Hurth - Hermuhlheim te Gjermanise, Michael Schumacher eshte djali i Elisabeth dhe Rolf Schumacher. Rreth Schumacherit te vogel kishte gjithmone njerez te apasionuar pas motorrave, burra te rinj mbi kettcars qe ndertonin motorra te nje shpejtesie te madhe.
Shqiperi - Rusi 3:1
Kombetarja shqiptare ka shkelur me kembe dje njeren nga skuadrat me te njohura te Evropes, Rusine, gjate nje ndeshjeje historike te zhvilluar ne stadiumin Loro Borici te qytetit te Shkodres. Para fillimit te takimit, dukej pothuajse utopike qe Shqiperia te fitonte me nje rezultat te tille ndaj skuadres Ruse, e cila vinte pas dy fitoreve 4-2 dhe 4-1 me Irlanden ne Moske dhe Shqiperine ne Vollgograd
Shpend Abazi
Shume pak i pranishem ne mediat shqiptare, nderkohe qe ka pushtuar gazetat daneze. eshte ky Shpend Abazi, boksieri qe garon me flamurin danez. Ai ka realizuar premtimet e trajnerit Beny Jorgensen, i cili u kishte premtuar fansave te tij se Shpend Abazi nje dite do te ishte kampion evropian ne kategorine bantam.
Edvin Murati
Nuk e di se cfare meditonte ate dite Edvin Murati, teksa pinim nje kafe prane Akropolit te lashte, brenda ne zemer te Athines. Ndoshta mendonte per rrugen e gjate qe ka bere per te ardhur deri ketu. Ndoshta mendonte per Shqiperine dhe enderronte te ishte prane saj, ndoshta prinderit, shoket.
Kreshnik Qato
Durrsaku qe jeton ne Londer ben realitet endrren e tij, duke fituar titullin kunder rusit Zavgorovnik Shqiperia eshte bere per here te pare me nje kampion Europe ne boksin profesionist, fale fitores historike se Kreshnik Qatos. Atij i eshte dashur te boksoje fuqishem ne 10 raunde, per te mbrojtur titullin kampion ne peshen 76 kg, per federaten EBA "European Boxing Association", gjate nje ndeshjeje te zhvilluar ne qytetin Yalta ne Ukraine.
Kombetarja jone
Axhenda e punes se trajnerit te kombetares, Hans Peter Brigel, gjate diteve te qendrimit ne Shqiperi, ka qene mjaft e ngjeshur. Te dielen e kaluar, ai u takua dhe zhvilloi nje ndeshje testuese me nje grup futbollistesh. Ata ia serviri FSHF-ja, si kandidate te mundshem per ne kombetare dhe njekohesisht te afte per te formuar ekipin e turneut te Peruxhias.
Futbollistet shqiptare ne Europe gjate 2002
Kater futbollistet e Kombetares Shqiptare, te cilet aktivizohen me skuadrat gjermane te Bundesliges 1 dhe 2, jane vleresuar me nota pozitive nga shtypi sportiv gjerman, ne mbyllje te vitit kalendarik sportiv te 2002-shit. Fjala eshte per Fatmir Vaten e Arminias se Bielefeldit, Altin Lalen e Hanover 96, Ervin Skelen e Eintrahtit te Frankfurtit dhe Ervin Fakajn e Duisburgut.
Pirro Dhima
Tashme eshte kthyer ne nje simbol kombetar. Por nuk ka qene gjithnje keshtu per te. Shqiptari Pirro Dhima tregon se si arriti te fitoje tre medaljet e arta olimpike, por edhe mundimet per te marre pasaporten greke kur erdhi fillimisht ne Greqi. Me nje greqishte te kendshme, por ende me theksin e asaj qe flasin edhe sot ne Vorio Epir, Pirro Dhima nuk ka asgje me pak se nje hero i vertete i Greqise. Pa frike mund te konsiderohet "mbret i mbreterve" te sportit grek.
Erion Bogdani
Tre gola ne Serine A kurre nuk i kishte shenuar ne nje ndeshje, ndoshta edhe enderruar jo. Por ne fakt ato kane ardhur, madje te tre njeheresh. Tripleta e shenuar ne Palermo sigurisht do te mbahet mend gjate jo vetem nga tifozet e tij. Tre gola kane shenuar edhe sulmues te tjere ne nje ndeshje, por te shenosh tre te tille ne nje trasferte si ne Palermo, per Erion Bogdanin do te jete nje nga kujtimet me te bukura te karrieres se tij ne Itali.
Franc Bekenbauer
Franc Bekenbaueri e pa driten e diellit ne qytetin e Mynihut ne vitin 1945, ne ate kohe kur bota ishte e traumatizuar ende nga plaget e Luftes se Dyte Boterore. Ishte pikerisht momenti kur bota ndiente nevojen e nje buzeqeshjeje. Franci ishte i biri i nje funksionari poste, i cili deshironte te behej atlet, por pasioni per futbollin ishte akoma edhe me i madh. Ne moshen 14-vjeēare u regjistrua ne ekipin e te rinjve te Bajernit.
Armando Duka
Gjate femijerise se tij kishte enderruar te behej nje sulmues race, por tashme e shohim si nje mbrojtes te pakalueshem futbolli. Armando Duka, presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit, eshte i ftuari yne special, per te percjelle e qartesuar disa nga arritjet, problematiken e futbollit shqiptar, por dhe synimet e tij gjate vitit 2007. Karizmatik ne komunikim, presidenti i ligjshem i FSHF-se, vleresohet maksimalisht nga homologet e tij brenda 52 federatave anetare te organizmit me te madh futbollistik europian, UEFA, per gjithcka ka bere ne ndryshimin e imazhit te "topit" shqiptar.
Shyqyri Rreli
Ne fushen pedagogjike fillimisht ka botuar monografi, tekste mesimore dhe studime. Me pas ka botur librin Pergatitja tekniko-taktike. Pergatitja e futbollistit. Metodat Studimore. Metodat intervalore ne pergatitjen e futbollistit. Pergatitja e futbollistit nga mosha e vogel dhe deri ne profesionalizem. Se fundmi, dy libra te tjere Tirana, personalite, shkenca dhe Tirana, personalite, sport. Titujt e marre Mjeshter i Sportit, Mjeshter i Merituar, Trajner i Merituar, Nderi i Sportit Shqiptar, Nderi i Qytetit te Tiranes, Fisnikeria e Tiranes, Urdhri Naim Frasheri, Medalje lufte si partizan dhe se fundi Mjeshter i Madh, i dhene me dekret nga ana e Presidentit Alfred Moisiu.
Milaim Rama
Milaim Rama, qe prej vitit 1997 gjendet me nderprerje prej 2004 deri 2006 (Augsburg dhe Schaffhausen) ne radhet e FC Thun te Zvicres. Me stilin e tij te lojes, simpatizantet e klubit jane teper te kenaqur, dhe kerkojne prej atij, qe me golat dhe me lojen simbolike luftetare te Thun-it te renditen ne shkallet e favorshme te tabeles, qe mundeson te mbeten serisht ne "AXPO Super League" te Zvicres.
Besnik Hasi
Ndeshkohet me karton, pezullohet per ndeshjen ndaj Anderlehtit. Mesfushori i kombetares shqiptare Besnik Hasi, eshte teper i indinjuar dhe shqetesuar rreth situates qe skuadra e tij Sporting Lokeren po kalon qe pas fillimit te pjeses se dyte te sezonit. Lojera pa stabilitet dhe rezultate te dobeta qe kane konstatuar renien e ndjeshme te skuadres ne shkallet e poshtme te renditjes. Ne nje interviste, Hasi flet gjere e gjate per shume tema dhe subjekte qe rrethojne jeten e tij futbollistike.
Ruud Gullit
Ruud Gullit, i mbiquajtur "tulipani i zi", ka qene nje lojtar holandez shume i njohur i skuadres se Milanit dhe kombetares portokalli. Ne Itali ai ka marre pjese edhe ne radhet e skuadres se Sampdorias. Gulit ka formuar nje ēift te qenderfushes me rendesi te jashtezakonshme bashke me shokun e tij te skuadres, si te skuadra e Milanit, ashtu edhe ne kombetaren holandeze, Frank Rijkaard. Ka qene pa dyshim nje nder lojtaret me te dashur te epopese kuqezi te viteve '80-'90, qe i bashkengjitet periudhes se trajnerit Arrigo Sacchi. Ruud Gullit lindi ne Holande me 11 shtator te vitit 1962.
  1  

Lindur nė Hurth-Hermuhlheim tė Gjermanisė, Michael Schumacher ėshtė djali i Elisabeth dhe Rolf Schumacher. Rreth Schumacherit tė vogėl kishte gjithmonė njerėz tė apasionuar pas motorrave, burra tė rinj mbi kettcars qė ndėrtonin motorra tė njė shpejtėsie tė madhe. Dhe Rolf Schumacher e zuri shpejt entuziazmi pėr tė ndėrtuar “motorra” dhe ndėrtoi makinėn e parė pėr djalin e tij tė madh. Fėmija qė ishte vetėm 4 vjeē bėnte xhiro nė rrugėt pranė shtėpisė por gjithsesi ishte shumė e rrezikshme kėshtu qė baba Schumacheri vendosi qė do tė ishte mė mirė pėr tė birin nė qoftė se do tė garonte nė njė pistė tė vėrtetė go-kart.
Michael Schumacher
 

Michael Schumacher Fenomeni Schumacher, historia e njė kampioni tė jashtėzakonshėm.


Emri: Michael Schumacher
Data e lindjes: 3/1/1969
Kombėsia: Gjermane
Pesha: 76 kg
Gjatėsia: 174 cm
Makina: Ferrari
Fitore botėrore: 5
Gara tė fituara gjithsej: 64
Gjendja civile: I martuar me Corinne dhe ka dy fėmijė.

I lindur nė Hurth-Hermuhlheim tė Gjermanisė, Michael Schumacher ėshtė djali i Elisabeth dhe Rolf Schumacher. Rreth Schumacherit tė vogėl kishte gjithmonė njerėz tė apasionuar pas motorrave, burra tė rinj mbi kettcars qė ndėrtonin motorra tė njė shpejtėsie tė madhe. Dhe Rolf Schumacher e zuri shpejt entuziazmi pėr tė ndėrtuar “motorra” dhe ndėrtoi makinėn e parė pėr djalin e tij tė madh. Fėmija qė ishte vetėm 4 vjeē bėnte xhiro nė rrugėt pranė shtėpisė por gjithsesi ishte shumė e rrezikshme kėshtu qė baba Schumacheri vendosi qė do tė ishte mė mirė pėr tė birin nė qoftė se do tė garonte nė njė pistė tė vėrtetė go-kart. Nė kėtė kohė njė burrė me emrin Gerhard Noack mjaft i apasionuar pas motorrave tė garės bleu njė go-kart. Pas njė thyerje qė pėsoi nė dorė vendosi qė ta shiste pėrsėri. U lidh me Rolf Schumacherin qė ishte shumė i interesuar por i mungonte mundėsia ekonomike. Ndėrkohė Noack pati njė ide tė mirė: Ti dhuronte go-kartin Michaelit. Mė pas Gerhard qėndroi pranė Michaelit ndėrsa ky fitonte gara tė ndryshme go-karti nė Gjermani.


Nė 1980 drejtuesit e Karpener Kartclub ndėrtuan njė fushė tė re nė Kerpen, Mannheim. Pikėrisht kėtu garonin Michaeli dhe vėllai i tij Ralf gjatė kohės sė lirė. Nė kėtė vit nė garėn e WM nė Nivelles nė Belgjikė Michaeli takoi pėr herė tė parė njė pilot tė ri qė e befasoi menjėherė. Michael thotė pėr tė: “Stili i tij i garimit ishte i ēmendur dhe shumė i apasionuar por unė nuk e dija kush ishte. Njė ditė mė pas lexova nė gazeta se bėhej fjalė pėr Ayrton Senna. Qė nga ai moment ndoqa karrierėn e tij dhe ai u bė njė nga idhujt e mi”. Nė kėtė kohė Michael ishte akoma shumė i ri pėr tė garuar nė go-kart. Nė Gjermani patenta pėr tė pėrdorur kėto mjete jepet vetėm pas moshės 14 vjeēare. Pėr kėtė arsye Michael filloi tė garonte nė shtetin e Luksenburgut nė vitin 1981 kur ishte vetėn 12 vjeē, sepse nė kėtė moshė ky shtet e lejonte paisjen me patentėn e go-kart.

Nė 1982 Jurgen Dilk bėhet financuesi garant i Michael Schumacherit dhe zėri legal i tij pėr pėrfaqėsimin nė gara tė ndryshme. Me kalimin e kohės paratė e Jurgen filluan tė mbaroheshin por Michael ishte njė djalė plot me energji dhe ambicje. Nuk e lėshoi veten dhe fitonte gjithsesi nė kushte tė vėshtira. Ndoshta kushtet e vėshtira ekonomike e detyruan qė ta njohė mė mirė sportin e garimit. Nė 1983 mė nė fund Michael merr patentėn pėr go-kart dhe vitin tjetėr bėhet kampion i tė rinjėve. Qė nga 1985, 16 vjeēari Michael garon pėr Adolf Neubert dhe fiton pėrsėri kampionatin gjerman tė tė rinjėve duke u bėrė kėshtu nėnkampion i tė rinjėve nė Le Mans. Nė 1986 merr pjesė pėr herė tė parė nė kampionatin gjerman tė go-kart dhe u rradhit i treti ashtu si dhe nė kampionatin evropian. Mė sė fundi nė 1987 arriti dy fitore tė para njėherėsh dhe kampionatin evropian dhe atė gjerman.

Michael Schumacher Nė fund tė viteve 1988 Willi Weber nė kėrkim tė talenteve tė reja e pėrqėndroi vėmėndjen tek Michael Schumacher. Weber e pa pėr hėrė tė parė gjatė njė gare tė Formula Ford kur Schumi kaloi nga vendi i shtatė nė tė parin, nė pistėn e lagur tė Salisburgut. Kėshtu e ftoi qė tė bėnte disa prova nė pistėn e tij nė WTS- Formula. Nė vijim Schumacher i habiti tė gjithė tė pranishmit duke qenė mė i shpejtė me `1.5 sekonda nė krahasim me pilotin qė ishte i pari. U firmos njė kontratė dy vjeēare nga 1989-1990. Ishte pikėrisht nė 1989 qė piloti gjerman bėri sezonin e tij tė parė tė Formula 3 dhe fitoi dy herė duke e mbyllur kampionatin me njė pikė mė pak se sa vendi i tretė dhe me pikė tė barabarta me Heinz-Harald Frentzen.

Kampioni i atij viti ishte Karl Wendlinger.
Nė 1990 Michael Schumacher arriti atė qė humbi vitin e kaluar. U shpall fitues i Formula 3. Njė sukses i madh dhe pse sezoni filloi nė njė mėnyrė shumė tė mbrapshtė. Nė tė vėrtetė piloti doli nga pista dy herėt e para. Herėn e tretė nė rrethin e Nuerburgut doli i pesti. Pastaj ndodhi e papritura nė shtatė garat e tjera ku fitoi pesė dhe kėshtu mundi qė ta fitonte titullin para kohe.
Michael Schumacher paralelisht me Formula 3 merr pjesė dhe nė Kampionatin botėror nė kategorinė C. Schumacher ku arriti tė zinte vendin e pestė.


Po nė 1990 Schumi me titullin e kampionit gjerman merr pjesė nė kampionatin botėror jozyrtar tė Formula 3. Piloti finlandes qė ishte nė vend tė parė del nga pista dhe kėshtu fitues ėshtė Michael. Nė tė njėjtin vit zuri vendin e parė dhe nė Fuji.
Pėr njė evolucion tė mėtejshėm pas Formula 3, Willi Weber planifikoi vite tė tėra studimi pėr Benz-Mercedesin nė grupin e kampionatit tė serisė C. Por nuk mori pjesė nė Formula 3000. Manaxherė tė tjerė nuk e pėrkrahėn kėtė lėvizje sepse mendonin se Scvhumi do tė ishte bllokuar nė Formula Uno nga makina sportive WM. Ndėrsa manaxheri i tij Weber dhe drejtori i garave tė Mercedesit, Neerpasch, kishin rėnė dakort qė Schumacheri tė fillonte tė mėsonte anglisht dhe tė mėsonte tė pėrballonte mediat. Karriera e pilotit po bėhej e njohur kėshtu qė duhej njė kujdesje e veēantė pėr mardhėniet me publikun. Pėr sa i pėrket garave i riu Michael mėsoi qė tė kontrollonte ekstremitetet e shpejtėsive tė mėdha. Por ishte mjaft e vėshtirė qė tė mund tė nėnshtrohej karakteri i tij nė pistė: dhe pse garonte shumė shpejt harxhonte shumė benzinė dhe konsumonte shumė goma dhe frena. Kėshtu veē pėrballimit tė medias dhe komunikimit nė anglisht Schumit ju desh qė tė mėsonte dhe se si tė sillej nė pistė pėr tė kursyer materiale. Njė fakt tjetėr kurioz ėshtė se edhe vėllai i tij 6 vjet mė i ri Ralf Schumacher ėshtė njė pilot i formula 1 i cili nė kampionati e sivjetshėm botėror zuri vendin e tretė. Me gjithė kėto fitore tė gjithė thonė: “Po ku do tė arrish Schumi?”.

Gruaja me femijenNė 25 gusht tė 1991 Michael Schumacher futet tek Formula 1 Kėtė vit arriti tė merrte vetėm 4 pikė por arrin tė shfaqė tė gjitha karakteristikat e tij qė e bėjnė mė pas tė konsiderohet si piloti mė i fortė nė botė.
Nė 1992 e pėrmirėson pozitėn e tij. Gjatė kėtij viti fiton GP e tij tė parė nė Belgjikė.
Gjendje pak a shumė e njejtė dhe vitin e ardhėshėm. Nė 1993 arrin tė marrė 53 pikė duke u vendosur nė pozicionin e 4 nė klasifikimin botėror.
Boomi i Schumacherit shikohet nė 1994 kur e ēon Benetton–Ford nė njė sukses botėror. Pėr fat tė keq 1994 ėshtė dhe viti i vdekjes tragjike tė Ayrton Senna qė ndodhi nė garėn e San Marinos.
Nė 1995 ėshtė po nė Benetton por tashmė me njė motorr tjetėr qė nuk ėshtė mė Ford por Renault, por nuk ndryshon pozicionin e kampionit botėror qė me 9 fitore dhe 102 pikė paraqitet nė klasifikimin paraprak.
Nė 1996 Michael vendos tė ndėrrojė skuteri dhe kalon tek Ferrari.
Nė 1997 humbet botėrorin nė garėn e fundit.
Nė 1998 dhe pse lufton si njė gladiator humbet pėrsėri.
Viti 2000 ėshtė njė vit historik pėr Schumin dhe pėr skuterinė e Ferrarit. Ai arrin t’i japė Maranellos titullin botėror pas 21 viteve.
Viti 2001 ėshtė viti nė tė cilin u konsolidua pozita e Ferrarit. Skuteria vendos nė shėrbim tė Schumit njė makinė tė shkėlqyer qė e lejon tė shpallet kampion me katėr xhiro avancė.
Viti 2002 vazhdon ta mbajė pėrsėri gjermanin nė pozicionin e kampionit botėror me skuterinė e Ferrarit.

Aftėsitė e tij
- Ritmi qė ka nė garė. Michael Schumacher ėshtė njė pilot me shumė grindė dhe dėshirė pėr tė fituar, cilėsi qė arrin t’i shprehė mė mirė gjatė garės sė ēmimit tė madh. Kjo karakteristikė e ka ndihmuar disa hėrė qė t’ja kalojė kundėrshtarėve gjatė kohės sė ndėrrimit tė gomave.
- Guida nė lagėshtirė. Njė tjetėr pikė e fortė e tij ėshtė garimi nė terren tė lagur qė i jep pėrsėri epėrsi pėrballė kundėrshtarėve tė tij.
- Parakalimet. Parakalimet nuk paraqesin vėshtėrsi pėr Schumacherin pėrkundrazi…Kur vė nė shėnjestėr njė kundėrshtar e gjen gjithmonė mėnyrėn pėr ta kaluar. ndonjėherė duke treguar dhe shumė grindė.

Tė metat e tij
- Nisja. Difekti mė i dukshėm i Michael Schumacher ėshtė me siguri nisja. Duke lėnė menjėanė vitet e kaluara nė Benetton tek Ferrari ai ėshtė treguar shumė mė pak brilant dhe ėshtė evidente qė ky difekt i ka kushtuar shumė.
- Ana njerėzore. Nuk mund tė afirmohet plotėsisht qė Schumacher ėshtė njė person simpatik. Pėr tė gjėja e vetme qė ka rėndėsi ėshtė qė tė kalojė kundėrshtarėt. Kjo ėshtė Formula 1 pėr tė.

(Publikuar me 3 Gusht 2003 20:31)
© 2001-2008 Parajsa Shqiptare. All rights reserved.
  • Spurl
  • Digg
  • Del.icio.us
  • Blink
  • Furl
  • Technorati
  • Stumbleupon
  • Y!MyWeb
  • Simpy
  • Google
Parajsa Shqiptare Forum
Parajsa iWantMP3 Online - The Audio Search Engine
Posta juaj elektronike @parajsa.com
Parajsa Njoftime Online
Hivemail - The missing update
Parajsa Simply MyMusic
Parajsa Video Online
Parajsa Njoftime Online
Muzika Shqiptare dhe e Huaj!
Lojra ne Parajsa.com
Njohje Shqiptare
  Radio Parajsa
Radio Parajsa Dancer     Radio Parajsa Dancer
  Zeri i Parajses
Shpresa-AL Sh.p.k
Reklamimi ne Parajsa.com - Parajsa.com