| Nė shkollėn e mesme "Sen Meri & Vinsent" Xhejms kishte arritur gjatėsi prej 183 centimetra, i gatshėm pėr t'i realizuar ėndrrat. Nė stėrvitjen e parė trajneri e kishte pyetur ēka dinte tė luante mė mirė, ndėrsa LeBron duke qeshur i ishte pėrgjigjur: Mund tė luaj ēkado qė tė paramendoni, do t'ua plotėsoj tė gjitha ėndrrat tuaja
"Mrekullia nga Akrona", "Fenomeni", "Senzacioni", "Pasardhėsi i Majkėll Xhordanit", "Pėrsėri sundon 23" kėto janė vetėm njė pjesė e epiteteve tė ėmbla me tė cilat emėrohet LeBron Xhejms nga momenti kur paralajmėroi se do tė tejkalojė "Universitetin dhe drejtpėrdrejt nga shkolla e mesme 'Sen Meri & Vinsent' tė hapėrojė nė karavanin e NBA-sė". Amerika me ditė tė tėra fliste pėr 18-vjeēarin e ri tė talentuar, i cili shuton mrekullueshėm, kėrcen, asiston, gozhdon, di dhe mundet gjithēka ndėr harkun e koshit. Nė gojėn e gjithė basketbollistėve para se tė bėhej drafti (tėrheqja) pėshpėriteshin fjalėt se cili ekip do tė ketė fatin qė si dhuratė tė merr LeBronin. "Topi i artė" me numėr 1 u takoi njerėzve tė Klivlendit. -Nė heshtje dėshiroja qė tė ndodhė njė gjė e tillė. Askund nuk ėshtė mė mirė se nė shtėpi. Dėshiroj qė tė mbes nė Ohajo, mendoj se kėshtu mendojnė edhe "kavalirsat" ka thėnė LeBroni i ri verėn e kaluar.
Klivlend nė pesė-gjashtė vitet e fundit ishte gjithmonė nė mesin e gjashtė ekipeve mė tė dobėta nė NBA, me dy duar e pranoi dhuratėn nga qielli. Nuk u shkoi ndėr mend njerėzve nga klubi qė tė pėrsėrisin "budallakinė" e Portlandit para dy dekadave, kur e lėshuan mundėsinė qė nė Oregon tė sjellin Majkėll Xhordanin. Kėshtu qė qartė i bėnė me dije komisarit tė NBA-sė, Dejvid Shtern:
- E duam LeBron Xhejmsin!
- Jam i gatshėm dhe mezi pres qė tė fillojė sezoni shkurt ka thėnė Xhejms, duke mos fshehur emocionet.
Pas ulėses sė LeBron Xhejmsit nė "Medison" nėna Gloria qante. Mė nė fund ajo u qetėsua. Ishin kėto lotėt e gėzimit. Vetėm ajo e di se si kishte kaluar gjatė kėsaj faze dhe prej se kishte hequr dorė pėr suksesin dhe gėzimin e LeBronit.
-LeBron ėshtė djalosh i artė. Kishte njė fėmijėri tė vėshtirė, njė kohė tė gjatė kemi jetuar nga ndihmat sociale, mirėpo gjatė gjithė kėtyre viteve jam munduar qė mos ta hetojė skamjen, qė asnjėherė tė mos turpėrohet prej shokėve pse nuk ka atlete tė reja, xhaketė apo pantallona. E kam ndarė nga kafshata e gojės, pasi qė djali im kėtė e ka merituar.
Nė paralagjen e Klivlendit, Akron, LeBron ka lindur nė ditėt e fundit tė vitit 1984. Topi ishte lodra mė e adhuruar e tij, ndėrsa Majkėll Xhordani ishte idhulli i tij i parė. Edhe pse shpesh herė ata shpėrnguleshin (mė shumė se 30 herė), nė secilėn dhomė tė tij, muret ishin tė mbuluara me postere tė basketbollistit mė tė mirė tė shekullit tė 20-tė.
-Gjithmonė krenohesha me tė, me sy tė hapur dhe shpesh herė ngelja edhe pa frymė kur e shikoja se si luan dhe se si fiton trofe tė ndryshėm.
Nuk kam pasur guximin asnjėherė qė ndokujt t'i them se ndonjė ditė do tė dėshiroja tė bėhem si ai, apo unė do tė luaj si Majklli.
E kishte tė qartė se vetėm me punė fantastike mund tė arrijė tė realizojė ėndrrat dhe tė afrohet deri tek i pėrkryeri, pardon, Xhordani. Ndonjėherė LeBron dinte edhe ta teprojė. Kur kishte 14 vjet me tė madhe gozhdonte, ndėrsa pas disa muajve pothuajse "theu qafėn", pasi qė kishte thyer harkun dhe ishte rrėzuar nė tokė! Ishte koha pėr gjėra tė vėrteta.
Nė shkollėn e mesme "Sen Meri & Vinsent" Xhejms kishte arritur gjatėsi prej 183 centimetra, i gatshėm pėr t'i realizuar ėndrrat. Nė stėrvitjen e parė trajneri e kishte pyetur se ēka do tė dinte tė luante mė mirė, ndėrsa LeBron duke qeshur i ishte pėrgjigjur: -Mund tė luaj ēkado qė tė paramendoni, do t'ua plotėsoj tė gjitha ėndrrat tuaja. Para sė gjithash, do tė mundim secilin ekip qė do tė na dalė pėrballė!
LeBron e plotėsoi premtimin e dhėnė. Luante nė tė gjitha pozicionet, pėr tė cilėn gjė flasin vetė shifrat impresionuese tė sezonit tė parė: 18 pikė, shtatė kėrcime, katėr asistime dhe tre topa tė vjedhur pėr vetėm njė ndeshje. Shkolla nga Ohajo, e udhėhequr nga Xhejms, arrin qė tė shkatėrrojė gjithēka para vetes, arrin tė shpallet kampion shtetėror. Vetėm pėr te "Sent Meri&Vinsent" luan nė njė sallė qė arrin tė grumbullojė 20 mijė shikues, televizioni nacional pas tri dekadave emeton ndeshje tė ekipeve tė shkollave tė mesme. Tė gjithė flisnin pėr djaloshin nga Akroni, e lavdėronin dhe e ngrinin nė yll. Mirėpo, mė sė shumti iu gėzua njė telefonate:
-Telefoni celular mė cingėronte pandėrprerė, tė gjithė dėshironin tė mė thoshin diēka. Nuk isha i disponuar qė gjithmonė tė flisja me ta, mirėpo nė mėnyrė instiktive iu pėrgjigja kėsaj thirrje. O njeri, mė kėrkoi Majkėll Xhordani. Mė ftoi qė t'i bashkangjitem nė kampin e tij stėrvitės, ku pėrgatitej pėr sezonin e tij nė Uashington. Mezi mora frymė dhe disi arrita qė t'i them se me siguri do tė jem atje.
Pas stėrvitjes sė parė tė pėrbashkėt, Majkėll i kishte thėnė LeBronit qė menjėherė tė paraqitet nė draft, pasi qė nuk ka arsye se pse tė pret mė gjatė. Pasardhėsi i fronit me vėmendje dėgjoi mbretin.
-Shikoja nė Xhordanin sikurse nė Zot, do tė bėja gjithēka qė tė mė thoshte ai. U kuptuam se nuk ka kuptim qė kundėr moshatarėve tė mi tė shėnoj nga 30 pikė, qė tė gozhdoj nga 10 herė nė secilin takim.
Definitivisht vendosa qė menjėherė tė shkoj nė NBA. Po, Majkėll mė dha numrin e telefonit, mė premtoi se pėr mua gjithmonė do tė jetė i hapur. Edhe sot e kėsaj dite numri i tij ėshtė i pari nė adresarin tim!
Nė Klivlend, LeBron Xhejmsin e kanė pritur sikurse njė shpėtimtar, lojtari i cili do tė kthente shikuesit nė sallėn e "Grand Arenės", tė sjell fitore dhe tė hap rrugėn drejt plej-ofit. Vėshtirėsi mė tė madhe kishte trajneri Poll Sajlls. Me net tė tėra nuk kishte fjetur, duke menduar se cilin rol t'ia ndante Xhejmsit.
-LeBron sipas shkathtėsive fizike tė pėrkujton Xhordanin, mirėpo, qė ėshtė mė e rėndėsishme, mendon nė lojė sikurse Mexhiku. Nuk ėshtė vetjak, bėn qė bashkėlojtarėt tė ndjehen mė mirė, po tė mos jetė kėshtu, ai nė secilėn ndeshje do tė shėnojė tripėll-danėll. E dija kėtė qė nga dita e parė, kemi fituar njė diamant. Zoti na e dėrgoi Xhejmsin.
Presioni i shumtė si nga mediat dhe njerėzit e ndryshėm, si dhe popullariteti i madh nuk bėnė qė LeBron tė humbet.
Pėrkundrazi. Qė nga ndeshja e parė nė NBA kundėr Sakramentos (25 pikė, nėntė asistime, gjashtė kėrcime), deri nė ndeshjen e fundit ndaj Atlantės (34 pikė, shtatė asistime, gjashtė kėrcime), nė mėnyrė fenomenale po i bart "Kavsat" nė kraharor, tė cilėt ende nuk janė forcuar sa duhet. Ekipi ėshtė nė rrugė tė mbarė qė tė sigurojė pikė dy herė mė shumė nga sezoni i kaluar dhe tė sigurojė kualifikim nė ndeshjet eliminuese.
-Definitivisht ekipi ka njė ardhmėri tė mirė dhe kjo ėshtė shumė e rėndėsishme. Nuk mė intereson qė tė shėnojė 50 pikė dhe tė gjithė tė flasin pėr mua, dėshiroj titull, pasi qė kjo ėshtė mėnyra e vetme qė t'ju respektojnė dhe t'ju mbajnė nė mend ėshtė i qartė LeBron, i cili ka vetėm 19 vjet.
Me ardhjen e LeBronit nė NBA, kanė rėnė nė ujė tė gjitha parashikimet pėr ardhmėrinė e zymtė tė Ligės mė tė mirė nė planetin tonė, qė e ndoqi nga ikja e Majkėll Xhordanit. Edhe pse njė gjė e tillė dukej reale, pasardhėsi prapėseprapė u paraqit. Nėse mund tė gjykohet nga sezoni debutues, askush nuk do tė befasohet nėse Bron e tejkalon Majkllin.
-I plotfuqishmi i kishte dhuruar gjithēka Xhordanit. Tė njėjtin talent i ka dhėnė edhe Xhejmsit. Ende ėshtė shumė herėt qė tė krahasohet mė i madhi dhe fillestari. Mirėpo, nėse ndokush i merr kurorėn Xhordanit, ai do tė jetė LeBron.
Ai ose askush parashikon trajneri Sajlls.
|