| Franc Bekenbaueri e pa dritėn e diellit nė qytetin e Mynihut nė vitin 1945, nė atė kohė kur bota ishte e traumatizuar ende nga plagėt e Luftės sė Dytė Botėrore. Ishte pikėrisht momenti kur bota ndiente nevojėn e njė buzėqeshjeje. Franci ishte i biri i njė funksionari poste, i cili dėshironte tė bėhej atlet, por pasioni pėr futbollin ishte akoma edhe mė i madh.
Nė moshėn 14-vjeēare u regjistrua nė ekipin e tė rinjve tė Bajernit. Po me kėtė ekip ai bėri debutimin e tij nė "Regional liga Süd" (Ligėn Jugore Rajonale) nė qershor 1964, dhe mė pas nė Bundesligėn mė 1965. Nė moshėn 17-vjeēare ai kalon nė ekipin e tė rriturve tė Bajernit tė Mynihut. Trajneri i tij serb, Ēaikovski, njėkohėsisht njė ish-futbollist i talentuar, krijoi tek i riu besimin, duke parė se prapa pėrgatitjes fizike fshihej inteligjenca e njė lideri tė lindur.
Kėto cilėsi e udhėhoqėn drejt postit tė mesfushorit, ku dhe u angazhua nė pjesėn e parė tė karrierės sė tij. Suksesi i bavarezėve nė kampionat dhe fakti qė ishte ekipi i parė gjerman qė merrte njė Kupė Europiane, i hapi atij rrugėn drejt kombėtares nė shtator 1965, pikėrisht pėrpara Kupės sė Botės tė vitit 1966. Ishte e vėshtirė, pasi duhej tė sakrifikohej Shimaniak, njė mesfushor i respektueshėm dhe njėkohėsisht i frikshėm pėr tė gjithė pėr shkak tė forcės sė paparė fizike. Si mund ta zėvendėsonte i riu Franc me pamjen e tij aristokratike tė fuqishmin Shim?
Pėrgjigjen e parakohshme e mori gjithė bota nė finalet e botėrorit tė Anglisė. Gjermania paraqet njė dyshe tė shkėlqyer nė mesfushė, Bekenbauer-Overat, duke formuar linjėn mė tė mirė deri asaj kohe (renditje 1?4?2?4), e cila pasonte topat drejt Uve Zelerit, Halerit, Emerihut dhe Heldit. Finalja e Londrės u humb tragjikisht nga gjermanėt, por pėr Francin ky ishte vetėm fillimi i njė karriere tė shkėlqyer.
Retrospektivė ? Kupa e Botės, 1966
Pėrpara ndeshjes sė madhe me Anglinė, Gjermania Perėndimore, pjesė e sė cilės ishte edhe Bekenbaueri, shkatėrroi Zvicrėn me rezultatin 5?0, njė barazim 0?0 me Argjentinėn, ndėrsa mė pas mundi Spanjėn 2?1, pėr tė mbėrritur nė ēerekfinale. Ndeshja kundėr Uruguajit pati vėshtirėsi pas pėrjashtimit tė dy futbollistėve. Megjithatė, Bekenbaueri erdhi nga thellėsia e mesfushės dhe vulosi rezultatin nė fitore, 4?0. Bekenbaueri do tė ishte golashėnues edhe nė gjysmėfinalen me Rusinė, ku sėrish do tė mbeteshin me nėntė futbollistė nė fushė, njė prej tyre i larguar nga fusha pėr shkak tė njė dėmtimi, ndėrsa tjetri i nxjerrė jashtė loje.
Goli i tij do tė ishte njė e majtė e fortė, e cila rrėzoi murin e krijuar nga legjendari Lev Jashin. Nė finalen e madhe kundėr Anglisė, Bekenbaueri do tė ishte kokė mė kokė kundėra tė madhit Bobi Ēarlton. Ishte njė ndeshje midis tė mėdhenjve. Disa vite mė pas, Bekenbaueri do tė kujtonte Ēarltonin, duke thėnė: "Anglia na mundi mė 1966, pasi Bobi Ēarlton ishte mė pak i mirė se unė...". Anglia fitoi ndeshjen 4?2 nė kohėn shtesė, me tre gola tė shėnuar nga Geof Hėrst. Bekenbaueri, i rikthyer tek Bajerni, do t'i shijonte shumė shpejt fitoret, duke marrė nė 1966 dhe 1967 Kupėn e Gjermanisė Perėndimore, dhe po atė vit fitojnė trofenė e parė europiane, Kupėn e Kupave, duke mundur Gllasgou Rejnxhėrsin me rezultatin 1?0.
Tė rinjtė, nėn udhėheqjen e Bekenbauerit
Bekenbaueri u aktivizua si kapiten nė sezonin 1968?69 dhe njėkohėsisht si udhėheqės i kėtij klubi pėr titullin e parė tė ligės. Bėhet kapiten i kombėtares gjermane nė vitin 1971, megjithėse kishte pėsuar njė zhgėnjim nė gjysmėfinalen e Kupės sė Botės mė 1970. Botėrori tjetėr nė Meksikė e gjen titullar tė pakundėrshtueshėm, ndėrsa nė ekip ishin pėrfshirė njė sėrė emrash tė rinj, si pantera Sep Majer dhe Gerd Myler, nuhatėsi mė i mirė i golave, sė bashku me Shnelingerin, Lohrin, Overatin, Halerin, Libudėn, Vogtsin dhe tė pazėvendėsueshmin Uve Zeler. Kėta tė fundit krijuan njė ekip perfekt, tė cilin, megjithėse i skualifikoi Italia, pas ndeshjes kėta tė fundit thanė: "Finalen e luajtėm pėrpara finales sė madhe". Por nuk kishte si tė shkonte ndryshe njė justifikim mė i madh, pėrveē faktit qė Franci u aktivizua nė lojė 30 minuta me klavikulėn e thyer dhe tė lidhur me fasho? Ky ishte Franci, lideri i pakundėrshtueshėm, i cili ishte gati tė vdiste nė terrenin e fushės pėr ekipin e tij. Nė 1972, Gjermania Perėndimore fitoi Kampionatin Europian, duke shkatėrruar Bashkimin Sovjetik me rezultatin 3?0 nė finale, e cila vijoi me fitore tė njėpasnjėshme pas titullit tė argjendtė dhe tė bronztė nė botėror. Por me siguri, viti mė i mirė pėr Bekenbauerin do tė ishte 1974. Kombėtarja e bazuar nė "bllokun e Bajernit tė Mynihut" (tė tre futbollistėve tė mėparshėm do t'i bashkohej Braitneri, Uli Hėnes dhe Shvarcenbek), do tė fitonte botėrorin, megjithėse nė finale pėsuan njė gol "holandezėt fluturues" qė nė minutėn e parė.
Franci, pas 90 minutash lojė, do tė ngrinte kupėn 20 vjet pasi Fric Valter kishte provuar tė njėjtin emocion. Nė tė njėjtin vit, Bajerni i Mynihut do tė merrte edhe Kupėn e Kampioneve, duke vėnė bazat e supremacisė bavareze pėr 3 vjet radhazi. Tė parėt e kishin ndier kėtė pozicion spanjollėt e Atletikos sė Madridit dhe mė pas, me radhė Lidsi i Bremnerit dhe St. Etieni me Tresorin. Viti 1976 do t'u sillte bavarezėve pėr tė tretėn herė nė Kupėn e Kampioneve, por edhe njė humbje tė hidhur pas njė dėshtimi me penallti nė finalen e Kampionatit Europian.
"Braktisja" e futbollistėve
Ishte "kėnga e mjelmės" e njė gjenerate tė shkėlqyer, ndoshta fenomeni mė i madh sportiv qė kishte pėrjetuar deri asaj kohe Gjermania. Nė kėtė kohė, pėr arsye nga mė tė ndryshmet, njė pjesė e madhe e yjeve tė futbollit do tė jepnin dorėheqjen. Pas Gerd Mylerit, i kritikuar sė tepėrmi nga tifozėt gjermanė, vijoi Netzeri ("i mėrguar" nė Spanjė), Braitneri refuzon pjesėmarrjen nė ekip nėn udhėheqjen e Shėnit, Overati dhe Grabovski vendosin se tre botėrorė i mjaftonin karrierės sė tyre, ndėrsa Hėnesi nuk mundi tė pėrjetonte dėshtimin me penallti pėrballė ēekėve nė Kampionatin Europian.
Franci vendosi tė mos rrezikonte tė bėhej "bashkėpunėtor" dhe e braktisi kombėtaren, por jo mė parė se sa tė arrinte ēdo gjė qė mund tė dėshironte njė futbollist profesionist. Nė tė vėrtetė, "pancerėt" u goditėn keqazi nė Argjentinė, ndėrsa e gjithė bota do tė mbante mend golin e vulosur nga Franc Bekenbaueri. Eshtė pėr t'u theksuar se nė vitin 1974 ai u pozicionua si mbrojtės qendre dhe ishte po vetė ai vetė qė vendosi tė luante i lirė, me anėn e elegancės dhe eficiencės sė ndėrhyrjes sė tij, duke u bėrė njė "rrip transmisioni" midis sulmit dhe mbrojtjes. Mė 1976, Gjermania Perėndimore humbet Kampionatin Europian nė finale, ndėrsa mė 1977 Bekenbaueri pranon njė kontratė tė majme qė tė luante pėr Ligėn Veriore tė Futbollit Amerikan, me New York Cosmos. Ai angazhohet me kėtė ekip deri nė vitin 1981.
Pas disa vitesh tė kaluara nė Cosmos New York, rivjen nė Bundesligė dhe e mbyll karrierėn e tij si lojtar me Hamburger SV, ndonėse duket paksa paradoksale, pasi nė vitet '70, hamburgasit ishin rivalėt e bavarezėve. Nė 1984 Bekenbaueri tėrhiqet nga roli i futbollistit. Ai luajti gjithsej 103 ndeshje dhe shėnoi 14 gola nė ndeshje ndėrkombėtare, ndėrsa nė ligėn e vendit tė tij, Gjermani, ai ka regjistruar plot 424 dalje nė fushė, ku ka shėnuar 44 gola.
Nga menaxher i kombėtares, president i bavarezėve
Por ambicia e tij nuk e lė tė qėndrojė pėr shumė kohė larg futbollit. Mė 1984, kur kombėtarja gjermane ndodhej nė njė situatė krize, pas dėshtimit nė europianin e Francės, ai i bashkohet ekipit tė ri si menaxher i saj dhe, nga njė "vjetėrsirė", ndėrton njė ekip qė ēudit sėrish Meksikėn, duke humbur vetėm finalen e madhe pėrballė ekipit tė gjenialit Maradona, njė lojtar tė cilin "Kaizeri" Franc do tė donte ta kishte edhe ekipi i tij. Mė 1990, ai menaxhon pėr herė tė fundit Gjermaninė Perėndimore, duke fituar finalen me Argjentinėn. Bekenbaueri ishte njeriu qė nuk do tė linte asnjė punė pėrgjysmė.
Pas Euro '88, ku nuk mundėn tė kalonin nė gjysmėfinale "portokallen mekanike", vijoi me botėrorin Italia '90, ku Gjermania nuk mundi tė ndalej nga asnjė skuadėr. Duke vendosur nė fushė Mateusin, Klinsmanin, Mylerin, Haslerin, Vėlerin dhe Brehmen, Gjermania merr njė revansh tė merituar sėrish ndaj Argjentinės.
Bekenbaueri, pas kėsaj, pranon njė ofertė nga ekipi i Olimpikut tė Marsejės mė 1990, por vetėm njė vit, mė pas ai largohet. Rikthehet pranė Bajernit tė Mynihut mė 1992 dhe mė 1994 bėhet president i kėtij klubi. Mė 1998 ai bėhet zėvendėspresident i Federatės Gjermane tė Futbollit (DFB). Bekenbaueri ėshtė konsideruar njė prej lojtarėve mė tė mirė tė tė gjitha kohėve. Mė 2004 ai u votua nė vendin e dytė si lojtari mė i mirė europian nė 50 vitet e fundit nga "UEFA Golden Jubilee Poll". Pasi arriti ēdo gjė si futbollist dhe trajner, Bekenbaueri, njeriu i cili kombinoi rigorozitetin gjerman me stilin latin, vėrtetoi klasin e udhėheqėsit tė madh, duke e ēuar kombėtaren e tij nė "fushėn pritėse" tė Botėrorit 2006. A mundet qė dikush tė dėshironte mė shumė se kaq?
Viti 2005: 60-vjetori i "Perandorit"
Eleganca e tij natyrale, teknika perfekte e njė loje moderne dhe personaliteti i fuqishėm, bėnė qė tifozėt e vendlindjes ta thėrrasin "Perandori Franc". I lindur nė njė lagje tė Mynihut, Giesing, shumė afėr stadiumit, takimin e parė me futbollin, ashtu si dhe shumė fėmijė tė asaj periudhe tė pasluftės, e filloi me njė top prej lecke, tė cilin "e ndėrtoi" sė bashku me tė vėllanė e tij mė tė madh. Ndezja e pasionit pėr futbollin u bė akoma edhe mė e madhe kur i ati i tij i vuri sholla tė reja njė palė atleteve tė vjetra. Disa vjet mė vonė u regjistrua nė "SC 1906 Munchen", asokohe klubi mė i fuqishėm, pėrpara se tė shkonte nė ekipin e Bajernit.
Divorci me Sibilėn dhe martesa e dytė me Burmesterin
Mė 1990, Bekenbaueri u martua me Sibilėn, por u divorcuan nė nėntor 2004. Duke filluar qė nga viti 2002, Bekenbaueri kishte vendosur tė bashkėjetonte me Heidi Burmesterin, njė ish-sekretare e klubit bavarez nė moshėn 37-vjeēare. Bekenbaueri ėshtė babai i pesė fėmijėve, i fundit i tė cilėve doli nė dritė nė nėntor 2003. Mė 2 shtator 2000, qyteti i Hamburgut i bėri njė nder tė pazakontė: njė specieje e veēantė luleje mori emrin e tij, Franc Bekenbauer, petalet e sė cilės kanė ngjyrė tė kuqe violetė dhe blu, nuancat e pėrfaqėsueseve tė klubeve "Bayern Munchen" dhe "SV Hamburg", ku ka qenė i aktivizuar mjeshtri i futbollit. Ishte pikėrisht Bekenbaueri ai qė ndryshoi vizionin e spektatorit pėr futbollin nė lidhje me mbrojtėsin e qendrės, duke i dhėnė mė shumė influencė nė fushėn e lojės. U dallua pėr botėkuptimin e tij tė pakundėrshtueshėm, kurajon pėr tė rinovuar ēdo gjė, taktin dhe mirėkuptimin nė marrėdhėniet me lojtarėt. Sipas njė publikimi tė revistės gjermane "Stern", duke iu referuar njė studimi tė Institutit "Forza", nė numrin e saj mė shtator 2005: "Bekenbaueri, 20 vjet pas mbylljes sė karrierės sė tij futbollistike, ėshtė cilėsuar lojtari mė i rėndėsishėm nė historinė 40-vjeēare tė kampionatit gjerman tė futbollit".
Emri: Franc
Mbiemri: Bekenbauer
Datėlindja: 11.09.1945
Vendlindja: Mynih, Gjermani
Debutimi nė kombėtare: 1965
Ndeshje ndėrkombėtare: 103
Gola nė ndeshje ndėrkombėtare: 14
Kampion nė Bundesligė: 1969, 72, 73, 74
Kupa e Gjermanisė(RFGJ) : 1966, 67, 69, 71
Lojtari mė i mirė i Gjermanisė: 1966, 1974
Kapiten i ekipit kombėtar: 1971
"Topi i artė": 1972, 1976
Futbollisti Europian i Vitit: 1972, 76
Kampion i Botės: 1974 (si lojtar), 1990 (si trajner)
Kampion i Europės: 1972
Kupa e Kampioneve: 1974, 75, 76
Kupa e Kupave: 1967
Kupa Interkontinentale: 1976
Ekipet ku ka luajtur: C Munich 1906, Bayern Munich, New York Cosmos, SV Hamburg
Trajner i kombėtares sė Gjermanisė: 1986
President i Kėshillit Drejtues tė Bajernit: 1991, 2003
President i K.O.K.B: Gjermani 2006.
Edmond PRIFTI
|