|
|
|
|
 |
 |
|
 |
 |
Muhammed Ali |
 |
 |
 |
| "Kam sindromin Parkison. Jam ne nje gjendje jo te mire... Nese do te isha mire me shendet - nese do te kisha fituar dy ndeshjet e fundit - nese nuk do te kisha probleme, njerezit do te kishin frike nga une. Tani ato me shohin me keqardhje. Ato mendonin se une isha Superman. Tani ata mund te thone: Ai eshte njeri, si te gjithe ne. Ai ka probleme. |
 |
 |
|
 |
 |
Bruce Lee |
 |
 |
 |
| Mamaja e Lee e quajti ate "Bruce", qe do te thote "i fuqishem" ne gjuhen Gaelic. Bruce i vogel u paraqit ne nje film per here te pare qe ne moshen tre muajshe, ku ai u perdor si femija e nje amerikaneje ne filmin Golden Gate Girl. Me 1941, familja Lee u zhvendos perseri ne Hong Kong, atehere e pushtuar nga Japonozet. Per shkak te paraqitjes teper natyrale te tij perpara kamerave, Bruce Lee mori pjese dhe ne rreth 20 filma gjate femijerise se tij, duke filluar ne vitin 1946. |
 |
 |
|
|
 |
 |
LeBron James |
 |
 |
 |
| Ne shkollen e mesme "Sen Meri & Vinsent" Xhejms kishte arritur gjatesi prej 183 centimetra, i gatshem per t'i realizuar endrrat. Ne stervitjen e pare trajneri e kishte pyetur cka dinte te luante me mire, ndersa LeBron duke qeshur i ishte pergjigjur: Mund te luaj ckado qe te paramendoni, do t'ua plotesoj te gjitha endrrat tuaja. |
 |
 |
|
|
 |
 |
Erkand Qerimaj |
 |
 |
 |
| Eshte vetem 15 vjec, por ndodhet ne qender te vemendjes se opinionit sportiv, mediave e njerezve te zakonshem qe kane degjuar per sukseset e tij. Ne gjoksin e tij prej adoleshenti qendrojne bukur 4 medalje ari. |
 |
 |
|
|
 |
 |
Michael Schumacher |
 |
 |
 |
| Lindur ne Hurth - Hermuhlheim te Gjermanise, Michael Schumacher eshte djali i Elisabeth dhe Rolf Schumacher. Rreth Schumacherit te vogel kishte gjithmone njerez te apasionuar pas motorrave, burra te rinj mbi kettcars qe ndertonin motorra te nje shpejtesie te madhe. |
 |
 |
|
|
 |
 |
Shqiperi - Rusi 3:1 |
 |
 |
 |
| Kombetarja shqiptare ka shkelur me kembe dje njeren nga skuadrat me te njohura te Evropes, Rusine, gjate nje ndeshjeje historike te zhvilluar ne stadiumin Loro Borici te qytetit te Shkodres. Para fillimit te takimit, dukej pothuajse utopike qe Shqiperia te fitonte me nje rezultat te tille ndaj skuadres Ruse, e cila vinte pas dy fitoreve 4-2 dhe 4-1 me Irlanden ne Moske dhe Shqiperine ne Vollgograd |
 |
 |
|
 |
 |
Shpend Abazi |
 |
 |
 |
| Shume pak i pranishem ne mediat shqiptare, nderkohe qe ka pushtuar gazetat daneze. eshte ky Shpend Abazi, boksieri qe garon me flamurin danez. Ai ka realizuar premtimet e trajnerit Beny Jorgensen, i cili u kishte premtuar fansave te tij se Shpend Abazi nje dite do te ishte kampion evropian ne kategorine bantam. |
 |
 |
|
 |
 |
Edvin Murati |
 |
 |
 |
| Nuk e di se cfare meditonte ate dite Edvin Murati, teksa pinim nje kafe prane Akropolit te lashte, brenda ne zemer te Athines. Ndoshta mendonte per rrugen e gjate qe ka bere per te ardhur deri ketu. Ndoshta mendonte per Shqiperine dhe enderronte te ishte prane saj, ndoshta prinderit, shoket. |
 |
 |
|
 |
 |
Kreshnik Qato |
 |
 |
 |
| Durrsaku qe jeton ne Londer ben realitet endrren e tij, duke fituar titullin kunder rusit Zavgorovnik Shqiperia eshte bere per here te pare me nje kampion Europe ne boksin profesionist, fale fitores historike se Kreshnik Qatos. Atij i eshte dashur te boksoje fuqishem ne 10 raunde, per te mbrojtur titullin kampion ne peshen 76 kg, per federaten EBA "European Boxing Association", gjate nje ndeshjeje te zhvilluar ne qytetin Yalta ne Ukraine. |
 |
 |
|
 |
 |
Kombetarja jone |
 |
 |
 |
| Axhenda e punes se trajnerit te kombetares, Hans Peter Brigel, gjate diteve te qendrimit ne Shqiperi, ka qene mjaft e ngjeshur. Te dielen e kaluar, ai u takua dhe zhvilloi nje ndeshje testuese me nje grup futbollistesh. Ata ia serviri FSHF-ja, si kandidate te mundshem per ne kombetare dhe njekohesisht te afte per te formuar ekipin e turneut te Peruxhias. |
 |
 |
|
 |
 |
Futbollistet shqiptare ne Europe gjate 2002 |
 |
 |
 |
| Kater futbollistet e Kombetares Shqiptare, te cilet aktivizohen me skuadrat gjermane te Bundesliges 1 dhe 2, jane vleresuar me nota pozitive nga shtypi sportiv gjerman, ne mbyllje te vitit kalendarik sportiv te 2002-shit. Fjala eshte per Fatmir Vaten e Arminias se Bielefeldit, Altin Lalen e Hanover 96, Ervin Skelen e Eintrahtit te Frankfurtit dhe Ervin Fakajn e Duisburgut. |
 |
 |
|
 |
 |
Pirro Dhima |
 |
 |
 |
| Tashme eshte kthyer ne nje simbol kombetar. Por nuk ka qene gjithnje keshtu per te. Shqiptari Pirro Dhima tregon se si arriti te fitoje tre medaljet e arta olimpike, por edhe mundimet per te marre pasaporten greke kur erdhi fillimisht ne Greqi. Me nje greqishte te kendshme, por ende me theksin e asaj qe flasin edhe sot ne Vorio Epir, Pirro Dhima nuk ka asgje me pak se nje hero i vertete i Greqise. Pa frike mund te konsiderohet "mbret i mbreterve" te sportit grek. |
 |
 |
|
 |
 |
Erion Bogdani |
 |
 |
 |
| Tre gola ne Serine A kurre nuk i kishte shenuar ne nje ndeshje, ndoshta edhe enderruar jo. Por ne fakt ato kane ardhur, madje te tre njeheresh. Tripleta e shenuar ne Palermo sigurisht do te mbahet mend gjate jo vetem nga tifozet e tij. Tre gola kane shenuar edhe sulmues te tjere ne nje ndeshje, por te shenosh tre te tille ne nje trasferte si ne Palermo, per Erion Bogdanin do te jete nje nga kujtimet me te bukura te karrieres se tij ne Itali. |
 |
 |
|
 |
 |
Franc Bekenbauer |
 |
 |
 |
| Franc Bekenbaueri e pa driten e diellit ne qytetin e Mynihut ne vitin 1945, ne ate kohe kur bota ishte e traumatizuar ende nga plaget e Luftes se Dyte Boterore. Ishte pikerisht momenti kur bota ndiente nevojen e nje buzeqeshjeje. Franci ishte i biri i nje funksionari poste, i cili deshironte te behej atlet, por pasioni per futbollin ishte akoma edhe me i madh. Ne moshen 14-vjeēare u regjistrua ne ekipin e te rinjve te Bajernit. |
 |
 |
|
 |
 |
Armando Duka |
 |
 |
 |
| Gjate femijerise se tij kishte enderruar te behej nje sulmues race, por tashme e shohim si nje mbrojtes te pakalueshem futbolli. Armando Duka, presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit, eshte i ftuari yne special, per te percjelle e qartesuar disa nga arritjet, problematiken e futbollit shqiptar, por dhe synimet e tij gjate vitit 2007. Karizmatik ne komunikim, presidenti i ligjshem i FSHF-se, vleresohet maksimalisht nga homologet e tij brenda 52 federatave anetare te organizmit me te madh futbollistik europian, UEFA, per gjithcka ka bere ne ndryshimin e imazhit te "topit" shqiptar. |
 |
 |
|
 |
 |
Shyqyri Rreli |
 |
 |
 |
| Ne fushen pedagogjike fillimisht ka botuar monografi, tekste mesimore dhe studime. Me pas ka botur librin Pergatitja tekniko-taktike. Pergatitja e futbollistit. Metodat Studimore. Metodat intervalore ne pergatitjen e futbollistit. Pergatitja e futbollistit nga mosha e vogel dhe deri ne profesionalizem. Se fundmi, dy libra te tjere Tirana, personalite, shkenca dhe Tirana, personalite, sport. Titujt e marre Mjeshter i Sportit, Mjeshter i Merituar, Trajner i Merituar, Nderi i Sportit Shqiptar, Nderi i Qytetit te Tiranes, Fisnikeria e Tiranes, Urdhri Naim Frasheri, Medalje lufte si partizan dhe se fundi Mjeshter i Madh, i dhene me dekret nga ana e Presidentit Alfred Moisiu. |
 |
 |
|
 |
 |
Milaim Rama |
 |
 |
 |
| Milaim Rama, qe prej vitit 1997 gjendet me nderprerje prej 2004 deri 2006 (Augsburg dhe Schaffhausen) ne radhet e FC Thun te Zvicres. Me stilin e tij te lojes, simpatizantet e klubit jane teper te kenaqur, dhe kerkojne prej atij, qe me golat dhe me lojen simbolike luftetare te Thun-it te renditen ne shkallet e favorshme te tabeles, qe mundeson te mbeten serisht ne "AXPO Super League" te Zvicres. |
 |
 |
|
 |
 |
Besnik Hasi |
 |
 |
 |
| Ndeshkohet me karton, pezullohet per ndeshjen ndaj Anderlehtit. Mesfushori i kombetares shqiptare Besnik Hasi, eshte teper i indinjuar dhe shqetesuar rreth situates qe skuadra e tij Sporting Lokeren po kalon qe pas fillimit te pjeses se dyte te sezonit. Lojera pa stabilitet dhe rezultate te dobeta qe kane konstatuar renien e ndjeshme te skuadres ne shkallet e poshtme te renditjes. Ne nje interviste, Hasi flet gjere e gjate per shume tema dhe subjekte qe rrethojne jeten e tij futbollistike. |
 |
 |
|
 |
 |
Ruud Gullit |
 |
 |
 |
| Ruud Gullit, i mbiquajtur "tulipani i zi", ka qene nje lojtar holandez shume i njohur i skuadres se Milanit dhe kombetares portokalli. Ne Itali ai ka marre pjese edhe ne radhet e skuadres se Sampdorias. Gulit ka formuar nje ēift te qenderfushes me rendesi te jashtezakonshme bashke me shokun e tij te skuadres, si te skuadra e Milanit, ashtu edhe ne kombetaren holandeze, Frank Rijkaard. Ka qene pa dyshim nje nder lojtaret me te dashur te epopese kuqezi te viteve '80-'90, qe i bashkengjitet periudhes se trajnerit Arrigo Sacchi. Ruud Gullit lindi ne Holande me 11 shtator te vitit 1962. |
 |
 |
|
|
|
|
 |
 |

|
 |
 |
|
Nuk e di se ēfarė meditonte atė ditė Edvin Murati, teksa pinim njė kafe pranė Akropolit tė lashtė, brenda nė zemėr tė Athinės. Ndoshta mendonte pėr rrugėn e gjatė qė ka bėrė pėr tė ardhur deri kėtu. Ndoshta mendonte pėr Shqipėrinė dhe ėndėrronte tė ishte pranė saj, ndoshta prindėrit, shokėt. Ndoshta mendonte pėr Parisin, Lilėn apo Selanikun.Madhėshtia e Akropolit ėshtė vėrtet magjepsėse dhe meditimet nė kėtė rast janė mė se tė justifikueshme.
|
|
Edvin Murati
|
|
| |
|
| Futbollisti qė pėlqen vajzat shqiptare por dashuron
njė franceze.
Unė mundohem qė ta pėrfaqėsoj sa mė
mirė Shqipėrinė dhe dėshiroj qė edhe
futbollistėt e tjerė nga vendi ynė,
tė kenė fatin tim. Biznesin ua kam lėnė
tė tjerėve. E them edhe njėherė se pėr
mua parėsor ėshtė futbolli. Mė pas,
shohim e bėjmė.
Nuk e di se ēfarė meditonte atė ditė
Edvin Murati, teksa pinim njė kafe pranė
Akropolit tė lashtė, brenda nė zemėr
tė Athinės. Ndoshta mendonte pėr rrugėn
e gjatė qė ka bėrė pėr tė ardhur deri
kėtu. Ndoshta mendonte pėr Shqipėrinė
dhe ėndėrronte tė ishte pranė saj, ndoshta
prindėrit, shokėt. Ndoshta mendonte
pėr Parisin, Lilėn apo Selanikun.Madhėshtia
e Akropolit ėshtė vėrtet magjepsėse
dhe meditimet nė kėtė rast janė mė se
tė justifikueshme.
Por, Edvin Murati
ėshtė nga ata futbollistė, qė nė mjedisin
sportiv grek ėshtė bėrė i njohur qė
kur luante nė Francė. Superklube tė
tilla si Olimpiakosi dhe Panathinaikosi
e kishin vėnė nė kohė atė nė planet
e tyre. Por fati e solli tė luajė pėr
Iraklis, klubin e dytė mė tė vjetėr
nė Greqi. Qetėsinė e atij mendimi ia
prish kėrkesa pėr tė dhėnė njė intervistė,
e cila menjėherė kthehet nė kėnaqėsi
pėr tė tek flet pėr veten. Edvin, njė
sportist ėshtė nė qendrėn e opinionit
aq mė shumė kur ka famėn tuaj. Kėsisoj
keni fituar shumė admirues, qė ju shohin,
ju ndjekin nėpėrmjet televizionit nėpėr
stadiume e ju duartrokasin. Por ndoshta
ata ende nuk dinė diēka mė shumė nga
jeta juaj.
Pra,
kush ėshtė Edvin Murati?
-Kam lindur nė Tiranė. Nėnėn e kam nga
Tirana, ndėrsa babain shkodran. Kam
luajtur me tė rinjtė e Partizanit, me
trajner Luke Shaqirin, dhe nė moshėn
15-vjecare jam larguar nga Shqipėria.
- E filluat emigracionin qė fėmijė.
A mund
tė na tregoni diēka nga fėmijėria juaj?
- Ishte shumė e rėndė tė largoheshe
nė atė moshė. Kam shumė emocione kur
e kujtoj atė ēast, sepse mė kujtohet
nėna qė mė ndiqte nga pas duke qarė
e duke folur: Ku shkon, Edvin, je
shumė i vogėl. Por unė u largova nga
Shqipėria jo se nuk e doja atė, por
qė nė atė moshė kisha ėndrra pėr tu
bėrė dikush, pra njė futbollist i mirė.
Kėto kushte mė mungonin, atėherė, dhe
unė si shumė tė tjerė , u detyrova tė
largohem.
- Megjithatė ju keni arritur shumė.
Tė luash me njė nga ekipet mė tė mira
tė Francės, siē ėshtė Paris SG, besoj
se nuk ėshtė pak. Por njė ngjarje tjetėr
qė pakkush mund tė pėrjetojė nė jetėn
e tij, ėshtė marrja e pasaportės franceze
dhe interesimi personal pėr kėtė , i
presidentit francez Zhak Shirak. Ėshtė
kėshtu apo jo?
- Kur luan mirė nė njė vend edhe njerėzit
tė duan e tė pėrkrahin, paēka se jo
rrallė , ne, si shqiptarė, na shohin
me sy tjetėr. Kur isha te Paris SG,
Zoti Shirak vinte gjithnjė, sepse ishte
simpatizant i kėtij ekipi. Ai e mori
vesh ,se nė kėtė ekip luante edhe njė
shqiptar, qė vuante shumė nga mungesa
e dokumentacioneve. Pasi u njoh me hallin
tim, pas gjashtė muajsh mė dha pasaportėn
franceze.
Po bėhen shtatė muaj qė jeni nė Greqi.
Jeni
i gėzuar apo jeni penduar pėr rrugėn qė keni nisur?
- Pėr kėtė rrugė qė kam nisur nuk jam
penduar. Mendova se pėr momentin kjo
ishte zgjidhja mė e mirė. Unė asnjėherė
nuk jam penduar pėr zgjedhjet qė kam
bėrė. Nė Greqi zhvillohet njė kampionat
interesant, ndėrkohė qė unė mėsoj njė
gjuhė tjetėr tė huaj dhe pėrfitoj shumė
nga njė kulturė e lashtė, siē ėshtė
kultura greke. Por unė nuk harroj kurrė
se nga vij. Nė ēdo moment mendoj se
si ti paraqes sa mė mirė vlerat si
shqiptar, karakterin, kulturėn, nivelin,
pėr tė cilėn ndihem gjithnjė krenar.
- Kėtė po e bėni tani nė Greqi?
- Jo. Kėtė e kam bėrė edhe nė Francė,
edhe nė Gjermani ku kam luajtur. Jam
munduar gjithnjė tė pėrshtatem me kulturėn
e kėtyre vendeve, qė mendoj se ėshtė
gjėja e parė dhe mė e rėndėsishme pėr
ēdo futbollist qė shkon nė njė vend
tė huaj.
Si e
kaloni njė ditė tė zakonshme?
- Gjithēka varet nga stėrvitja. Gjėja
e parė ėshtė pikėrisht kjo, pėr tė cilėn
jam shumė i impenjuar. Nė funksion tė
saj ndėrtoj programin e punėve qė do
tė bėj gjatė ditės. Vazhdoj kursin e
gjuhės greke. Mė pėlqen kinemaja, muzika,
punoj nė kompjuter...
- Ēfarė ju pėlqen nga ushqimi i pėrditshėm?
- Kuzhina greke ėshtė shumė e pasur.
- Po nga pijet?
- Nuk preferoj asnjė.
- Cigaren e pini? Nėse po, ēfarė marke
ėshtė ajo?
- Nuk e pi fare, madje mė shqetėson
kur e pijnė tė tjerėt.
- Po tė futeshit nė njė lokal ku shiteshin
kaseta dhe CD, ēfarė do tė blenit?
- Kam zėnė shoqėri me njė nga kėngėtarėt
mė tė famshėm grekė, Andonis Rremos.Mė
pėlqen edhe kėngėtarja e njohur greke,
Ana Visi.
- I preferoni buzuqet?
- I pėlqej por aktualisht nuk ndjek.
Kam qėnė vetėm dy herė, edhe pse muzika
greke mė pėlqen shumė.
Keni
zėnė miq nė Greqi?
-Po.
- Po shoqe?
- Edhe shoqe. Vajzat greke janė shumė
provokuese, por unė bėj jetė tė rregullt
me shoqen time franceze.
- Kam dėgjuar se nėpėrmjet internetit
nė adresėn tuaj janė dėrguar shumė mesazhe.
Nėse nuk pėrbėn sekret a mund tė na
flisni pėr ndonjėrin?
- Njė vajzė mė pyeste se kush mė pėlqente
mė shumė, njė vajzė shqiptare, franceze
apo greke?
- Dhe cila ishte pėrgjigjia juaj?
- Mė pėlqejnė vajzat shqiptare.
- Ēfarė keni sjellė nga Franca dhe ēfarė
keni marrė gjatė kėsaj kohe nga Greqia?
Kam sjellė nga Franca bagazhin e madh
sportiv tė shkollės franceze, ndėrsa
nga Greqia gjatė kėsaj kohe tė shkurtėr
qė jam kėtu kam marrė diēka nga kultura
e lashtė e kėtij vendi fqinj.
- Edvin Murati thonė se ėshtė njė futbollist
shumė i mirė por thonė se ėshtė edhe
njė biznesmen shumė i suksesshėm.
Sa tė vėrteta janė kėto fjalė?
Pėr momentin jam futbollist dhe gjėja
kryesore pėr mua ėshtė fusha e blertė.
Unė mundohem qė ta pėrfaqėsoj sa mė
mirė Shqipėrinė dhe dėshiroj qė edhe
futbollistėt e tjerė nga vendi ynė tė
kenė fatin tim. Biznesin ua kam lėnė
tė tjerėve. E them edhe njėherė se pėr
mua parėsor ėshtė futbolli. Mė pas,
shohim e bėjmė.
Thuajse nė ēdo ndeshje bien nė sy reklama
tė shumta, ku vleresohet Edvin Murati.
Ēfarė ndieni kur i shikoni kėto parulla
nga fusha ku luani?
- Nuk e fsheh, ndiej shumė kėnaqėsi.
Kam shumė miq e shokė. Dhe parullat
i kuptoj si shprehje tė respektit ndaj
meje. Besoj se kėtė kėnaqėsi e dėshiron
gjithkush.
Ēfarė
i mungon kombėtares sonė , sipas mendimit
tuaj?
- Organizimi, eksperiencat, konditat
etj. Them sepse janė tė gjitha mundėsitė
qė kėto mangėsi tė eleminohen..
- Cila mund tė jetė e ardhmja e Edvin
Muratit?
- Tani pėr tani ndihem shumė mirė nė
Selanik.
- Ēfarė do tu uronit dashamirėsve tė
sportit shqiptar?
- Tė luajnē sa mė mirė, tė paraqiten
sa mė mirė.
Vetėm kėshtu mund tua shpėrblejnė
tė gjithė sportdashėsve shqiptarė, tė
cilėt presin shumė prej meje dhe shokėve tė mi..
|
|
(Publikuar me 5 Shkurt 2003 15:31) |
© 2001-2008 Parajsa Shqiptare. All rights reserved.
|
|
 |
|
 |
|
 |
|
|
|
 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Reklamimi ne Parajsa.com - Parajsa.com
|
|
|
|
|
| |