| Ndėshkohet me karton, pezullohet pėr ndeshjen ndaj Anderlehtit. Mesfushori i kombėtares shqiptare Besnik Hasi, ėshtė tepėr i indinjuar dhe shqetėsuar rreth situates qė skuadra e tij Sporting Lokeren po kalon qė pas fillimit tė pjesės sė dytė tė sezonit. Lojėra pa stabilitet dhe rezultate tė dobėta qė kanė konstatuar rėnien e ndjeshme tė skuadrės nė shkallėt e poshtme tė renditjes. Nė njė intervistė, Hasi flet gjėrė e gjatė pėr shumė tema dhe subjekte qė rrethojnė jetėn e tij futbollistike.
Beveren Lokeren 3-2
Sporting Lokeren, nė takimin e javės sė 22-tė tė Jupiler league, ishte mysafire nė Beveren, nė ndeshjen direkte midis rivales sė tyre mė tė afėrt nė konkurimin pėr mos rėnien nga kategoria. Beveren fitoi edhe pse luajti me teper se 85 minuta me 10 lojtarė, kur mbrojtėsi Kristof Lardenoit i Beveren ndėrhyri nė mėnyrė tė parregullt ndaj Aboubacar Mbaye Camara, sulmuesit kryesor tė Lokeren dhe gjyqtari i takimit e nxorri me karton tė kuq, duke akorduar edhe 11-metėrsh nė faor tė miqve. Eshtė e habitshme. Ne shėnojmė tė parėt dhe mė pas humbasim. Nuk e kuptoj se si mund tė ndodhi, aq mė tepėr qė ishim edhe me njė lojtar mė tepėr. Kemi skuadėr me elemente tė rinj, qė luajnė mire dhe forte, por nuk na ka sojdisur fati, u shpreh Hasi nė fillim tė bisedės sė tij, duke u munduar tė analizojė gjendjen aktuale qė po kalon skuadra. Ishte njė ndeshje qė duhej ta kishim fituar dhe kishim mundėsi ta kishim fituar, vazhdoi futbollisti nga Kosova
Aktivizim si zėvendėsues, pezullim pėr ndeshjen ndaj Anderleht. Besniku nė takimin ndaj Beveren, hyri nė lojė nė minutėn e 34-rt dhe menjėherė, nė minutėn e 41-tė ndėshkohet me karton tė verdhė pas njė ndėrhyrje nga pas ndaj lojtarit kundėrshtarė duke i krijuar mundėsinė gjyqtarit Breda I cili nuk hezitoi ti dhuronte Hasit karton e verdhė duke mos e lejuar qė tė luajė nė ndeshjen e rradhės ndaj Anderleht.
Nuk kisha se ēfarė tė bėja. Isha i detyruar tė ndėrhyja. Ishte njė faull i natyrės sė lojės, e di qė nuk duhet bėrė por nuk ke se ēfarė ti bėsh, duhet ndėrhyrė. E dija qė po tė ndėshkohesha nuk do aktivizohem nė ndeshjen e rradhės, por
.cest la vie
shpjegon Besniku
Asnjė keqardhje pėr ndėshkimin
Kartoni i verdhė i marrė nga mesfushori shqiptar ishte i treti dhe automatikisht kalon nė pezullim. Por mund tė ndodhte edhe mė keq. Nė minutėn e 63-tė, Besniku e prek topin me dorė, nė njė aksion tė rrezikshėm tė kundėrshtarit. Aty, gjyqtari e konsideroi takimin e topit tė pavetdijshėm nga ana e Hasit, duke i dhėnė njė dorė tė lire ndihmuese shqiptarit, pasi e kishte edhe njė tė verdhė Po, ėshtė e vėrtetė. E preka me dorė edhe ai (arbitri) mund tė nxirrte edhe karton, qė fatkeqėsisht do tė shtonte mė tepėr pezullimin tim. Pėrsa i pėrket ndeshjes sė rradhės, nuk kam as edhe mė tė voglėn keqardhje pėr ndėshkimin. Do ishte mire tė luaja ndaj ish skuadrės, por nuk kthej dot mbrapsht asgjė. E vetmja gjė qė mė vjen keq ėshtė mos mundėsia ime pėr tė ndihmuar shokėt e ekipit, pasi ėshtė njė ndeshje deēizivedhe e vėshtirė. Anderlehtit I duhen pikėt pasi lufton pėr titull, ne na duhen pikėt pasi luftojmė pėr tė qendruar ne Ligė, vazhdoi Hasi
Luftė pėr ekzistencė
Me humbjen e arritur, Lokeren shkėmbeu vendet me Beveren. Dy skuadrat janė me pike tė barabarta 20, dhe ndajne respektivisht vendin e dyte dhe te tretė nga fundi i tabelės. Jemi nė njė situate shumė tė vėshtirė. Do tė ishim 6 pikė larg beveren nėse do kishim fituar. Tani jemi baraz dhe pak mė poshtė. Cdo pike eshte shumė e rėndėsishme dhe duhet konsideruar e vlefshme, tregon Hasi, pėr situatėn nė tė cilėn ndodhet Lokeren, qė ka hyrė tėrėsisht nė zonėn e kuqe tė rėnies nga Kategoria
Murmullon largimin nga futbolli
Situata nė tė cilėn ndodhet skuadra si dhe rezultatet e arritura e kanė detyruar lojtarin e kombėtares shqiptare tė konsiderojė largimin nga futbolli. Sigurisht. Unė nuk kam qenė ndonjėherė nė pozitė tė tillė. Si unė ashtu edhe skuadra jemi tė papėrgatitur pėr njė situate ku duhet tė konkurojmė pėr tė mos rėnė nga kategoria. Morali na eshte lekundur po ashtu edhe siguria. Luajme mire dhe kemi lojtare te mire, por nuk luajme gjate gjithe lojes te koncentruar. E humbim perqėndrimin dhe kalojme ne vetkenaqesi duke toleruar ne loje. Kjo sjell ndeshkim nė rezultat. Shumėherė ulem dhe mendoj qė ta le futbollin. Eshte situate e vėshtirė tė cilėn nuk e kam provuar, por nuk thonė kot qė Eshtė gjithmonė here e pare pėr gjithēka-. Megjithatė, karakteri im nuk ma lejon qė tė largohem nė humbje. Dėshira pėr tė fituar mė shtyn dhe motivon, prandaj jam akoma duke luajtur, citon mesfushori shqiptar
Slavoljub Muslin jep dorėheqjen, Presidenti dhe lojtarėt e rikthejnė. Trajneri serb i Sporting Lokeren, Slavoljub Muslin dha dorėheqjen dhe kėrkoi largimin nga skuadra, Megjithatė lojtarėt dhe Presidenti I kėrkuan rikthimin pas bisedimeve trepalėshe. Nuk ėshtė faji I tij. Ai e drejton skuadrėn mire. Eshtė rrjedha e lojės dhe veprimet tona nė fushė. Ne luajmė, bėjmė lojėn dhe nė shumicėn e rasteve ne e humbim ndeshjen pėr faj tė gabimeve dhe tolerimit tė pajustifikueshėm.
Ndoshta ėshtė mos eksperienca apo mos impenjimi kėtė duhet qė ta studiojmė shpjegon Besniku rreth problemit rezultate-trajner, duke suportuar trajnerin Muslin, pėr tė cilin mė pare ka patur opinione tė lėkundura. Eshte e vertetė qė nė situate tė ndryshme kamė pakėnaqėsitė e mija rreth tij, sit ė gjithė, porn ė kėtė rast nuk ėshtė faji i tij, vazhdon Besniku.
Kombėtarja, krenaria sė cilės nuk ia ndot askush emrin
Tė thėnat e tė pa thėnat, tė mirat e tė kėqijat gjatė karrierės sė tij me fanelėn kuqezi.
Ndaj Maqedonisė na mungoi konsolidimi i reparteve
Humbja ndaj Maqedonisė ishte rrjedhojė e rezultatit dhe lojės nė pjesėn e pare. Katastrofė. Luajtėm shumė dobėt, ndonėse terreni ishte i rrėnduar. Nuk ishte aspak faji i shiut apo tė ftohtit. Ishte loja pa intensitet, pa impenjim, dhe pa koordinim e asnjė reparti. Nuk dije nga ta kapje. Pjesa e dytė ishte krejt ndryshe. Luajtėm shumė mė mire dhe lojtarėt e aktivizuar treguan shpirt gare. Praktikisht ishim njė skuadėr me dy fytyra. Kjo u pa qartė, pasi nė ndryshim nga pjesa e pare kur nuk vajtėm asnjėherė nė portėn e tyre (Maqedonisė), nė pjesėn e dytė rastet ishin mė tė shumta pėr ne dhe kishim mundėsi shėnimi.
Rėndėsi nuk ka shumė fitorja, apo humbja, ka vlera se ēfarė mėsimesh nxorrėm nga kjo ndeshje dhe sa na leverdisi, si neve si lojtarė ashtu edhe stafit teknik, shpjegoi Besniku rreth gjendjes qė paraqiti skuadra shqiptare gjatė ndeshjes me Maqedoninė.
Otto Bariē trajner me ekperience, ndoshta duhet tė jetė mė pak i deklasueshėm me mediat. Trajneri kroat ka njė eksperience tė madhe dhe kėtė e tregon CV e tij. Unė komunikoj rregullisht me tė dhe shkėmbejmė mendime. Ai ėshtė tepėr i komunikueshėm dhe ndoshta nė shumė raste komunikimi dhe dėshira e tij pėr ta bėrė bisedėn e hapur me mediat, keqkuptohet dhe fjalėt bymehen dhe marrin pėrmasa drastika dhe tė ekzagjeruara. Nuk ėshtė fjala pėr njė koment kėtu dhe atje, por ėshtė fjala pėr bisedat konkrete rreth kombėtares dhe lojtarėve tėsaj.
Nuk dua tė hyjė nė detaje, sepse ato janė gjėra tė brendshme dhe konfidenciale dhe shumė gjėra rreth objektivave, qėlimeve apo strukturave pėr taktikėn qė duhet ndjekur apo pėr lojtarėt qė duhen afruar ose larguar duhet mė konfidencialitet, sepse fjalėt shumė here keqinterpretohen dhe u jepet kuptim tjetėr., u shpreh Hasi, i cili praktikisht mendon se konfidencialiteti me mediat dhe me lojtarėt qė ka trajneri duhet respektuar jo njė anshėm por objektivisht, pa spekullime. Trajneri ka njė prioritet tė veēantė pėr tė ofruar nė ekip lojtarė tė rinj dhe shumė herė vihet nė presion dhe shpejtohet nė vendimet e tij. Personalisht unė mendoj se nėse njė lojtar i ri ėshtė kandidat pėr tė luajtur me skuadrėn pėrfaqėsuese atėherė ėshtė e domosdoshme qė lojtari tė zhvillojė disa ndeshje pėrgatitore, pastaj tė inteegrohet me kombėtaren sepse njė vendim i nxituar mund tė jetė njė gabim qė mund ti rrezikojė karrierėn njė lojtari. Rast konkret ajo qė ndodhi nė ndeshjen me Rumaninė, shpjegoi Hasi
Aktualisht, Bariē duhet ta vazhdojė punėn qė ka nisur.
Jam i mendimit qė trajneri Kroat tė mos largohet nga skuadra dhe tė mos shkėputet nga drejtimi i saj. Pėr mendimin tim ai ka nisur diēka dhe duhet ta pėrfundojė. Kuptohet si ēdo trajner edhe ai ndodhta ka vepruar nė njė mėnyrė apo tjetrėn duke marrė njė vendim qė ndoshta nuk ka sjellė rezultatet e pritura, por nuk duhet dezilizionuar dėshira e mire dhe nuk mund tė hidhet poshtė dhe mohoet dėshira e tij pėr tė ndihmuar kombėtaren tone. Megjithatė, dihet se nėse rezultatet nuk shfaqjen atėherė praktikisht, e arsyeshme pėr tė pėrcaktuar drejtimin, flet dhe jep mendimin e tij Besniku rreth qėndrimit dhe pozicionit qė duhet mbajtur nė kushtet e shfaqura nga lėkundja nė lojė, teori dhe pa rezultat e njė ekipi
Igli Tare e meriton vendin qė ka, Berisha, Hyka, tė rinjtė qė paraqesin perspektiva. Flitet shumė pė rinovimin e kombėtares, flitet shumė pėr tė rinjtė qė pritet tė angazhohen me pėrfaqėsuesen kuq e zi. Dhe duket sikur rinovimi ka filluar hapat e para. Te ngadalta apo te shpejta, te sakta apo te gabuara vendimet, gjithēka do tė vėrehet me kalimin e kohės. Eshte nje process i vazhdueshėm, u shpreh Besniku, i cili vazhdoi. Nuk mund ta zėvendėsosh njė lojtar apo njė tjetėr menjėherė. Gjithēka duhet periodikisht. Si mund ta zėvendėsosh Igli Taren? Eshte e vertete qe nuk aktivizohet me Lazion, por gjendja e tij fizike eshte e nje niveli qė shumė nga 25 vjecaret qe ndodhen ne skuadren kombetare ose pretendojnė qė tė ingranohen nė tė nuk e kanė. Aq mė tepėr qė bjondi eshte nje figure pėr kombėtaren. Asnjėherė nuk i ka thėnė JO, asnjėherė nuk e ka neglizhuar, dhe gjithmonė ka qenė dhe ėshtė njė suportues i denjė i saj, si nga ana morale ashtu edhe nga ana udhėheqėse. Aktualisht mendoj se Igli e meriton vendin qė ka. Besart Berisha ėshtė njė e ardhme e sulmit shqiptar , pasi personalisht mendoj qė ka karakteristikat e Altin Rrakllit e Alban Bushit e ndonjė tjetėr qė janė agresivė dhe e sulmojnė portėn. Kombėtarja jonė ka nevojė pėr lojtarė agresivė tė asaj natyre, qė siē e pėrmenda ka kohė qė i mungon. Sulmuesa tė tipit Tare-Bogdani-Kapllani janė tė afirmuar, si qendėrsulmuesa tė fuqishėm dhe realizues, por lojtarė me karakteristika si tė Berishės ndihmojnė nė shpejtėsi dhe rrezikshmėri. Jahnir Hyka duket me premisa, ndonėse jo shumė shtatlartė, pėrsėri, lėvizshmėria nė fushė dhe ana tekniko-taktike jep njė prognozė positive pėr tė ardhmen ,citoi qendėrmbrojtėsi i skuadrės pėrfaqėsuese shqiptare rreth polemikave tė ngritura drejt zėvendėsimit pėrfundimtar tė disa prej lojtarėve veteranė
Do ti varė kėpucėt kur ta ndjej se jam gati
Asgjė konkrete nuk mund tju them. Sot qė po bisedojmė bashkė, mė duket sikur dua tė largohem qė tani sepse jam i pakėnaqur nga rezultatet qė po arrijmė me klubin. Fizikisht dhe moralisht ndihem shumė mire. Para pak kohėsh pata njė shqetėsim tė vogėl nė pjesėn e sipėrme tė mesit, por ēdo gjė ka kaluar pa problem. Eventualisht momenti do tė vijė, por derisa tė gjendet dikush qė tė mė zėvendėsojė, trajneri Bariē mė ka shpjeguar se do tė jem nė formacion, thekson Besniku rreth tė ardhmes sė tij nė aktivizimin me skuadrėn kombėtare duke mos elaboruar me ndonjė emėr specific si pasardhės tė tij.
Ingranimi dhe rekrutimi i talenteve mė tėrheqės dhe i larmishėm. Afrimi i lojtarėve tė rinj nė kombėtare ėshtė njė punė shumė e vėshtirė dhe duhet patur shumė kujdes sepse njė fjalė mė shumė apo mė pak mund ti ndryshojė drejtim afrimit tė tyre. Nuk mund tė them se ėshtė vepruar mire apo keq me akuizimet e tė rinjve, sepse nuk merrem me atė punė, por e di qė ka shumė tė rinj si nė Shqipėri, por me shumicė jashtė saj qė janė me tė vėrtetė talente me tė ardhme dhe shumė shpejt duhen ingranuar me skuadrat zinxhir, u shpreh Besniku rreth punės qė duhet bėrė pėr afrimin e talenteve qė ata tė ndjehen sa mė ngrohtė dhe sa mė tė respektueshėm pėr ekipin dhe kombin
Armando Duka ėshtė President, jo trajner
Ka kohė qė flitet pėr klanin Hasi-Tare-Strakosha-Duka nė kombėtare, qė shumė lidhje midis kėtij quarteti janė bėrė nėpėrmjet interesave personale tė njėrit apo tjetrit dhe pėr kėtė arsye duket si e pamundur zėvendėsimi nė formacion. Absurditet. Unė personalisht nuk para lexoj shumė mediat por ju garantoj se ne luajme sepse jemi krenar qė luajme me kombetaren. Ska asnjė lidhje interesash midis kėtyre emrave pėr veēse respekt, krenari dhe mbi tė gjitha miqėsi tė pastėr. Armando Duka ėshtė President federate dhe ka zgjedhur njė trajner pėr tė cilin ne luajmė. Nėse ai do tė kishte interesa fitimprurese dhe personale per te bere manipulime ne aktivizimin e lojtareve, perse duhet ai te zgjidhte trajner te huaj? Vinte nje trajner shqiptar qe e kane shume me te lehte per tu menjanuar dhe per te rene pre e hatereve dhe interesave personale sesa nje te huaj. Por sepse ai deshiron rritjen e nivelit te kombetares dhe per kete Presidenti Duka ka vendosur te zgjedhi trajner te huaj. Une di tė them se qė kur unė kam filluar tė luajė me kombėtaren asnjėherė nuk kam vepruar nė njė mėnyrė apo tjetėr pėr ta njollosur atė vlerė qė mbart pėrfaqėsimi i Atdheut.
Lojėn e kam luajtur me pastėrti dhe ju garantoj se edhe lojtarėt e tjerė kanė bėrė tė njėjtėn. Karakteri nuk ma lejon aspak qė unė tė sakrifikojė njė ndeshje pėr tė njollosur njė karrierė tė tėrė pėr tė cilėn vazhdoj tė punoj ta mbajė tė pastėr. Personalisht unė luaj me kombetaren sepse ma ndjen zemra tė luaj dhe kurė nuk kam pėrfituar asgjė, pėveēse krenari dhe kėnaqėsi. Unė fillova tė ingranohesha mė pėrfaqėsuesen kur isha nė kulmin e karrierrės sime tek Anderleht, aktivizohesha nė Champions League dhe nuk kisha asnjė interes financiar tė luaja me kombėtaren, thjesh krenari tė vesh fanellėn dhe prezantoj kombin mbi tė gjitha. Nė njė fare mėnyre aktivizimi tė pasuron CV-nė, e kuptueshme por nuk ta ndryshon karakterin dhe dashurinė pėr kombin dhe lojėn.Unė shpreh hapur ato qė duatė them dhe nuk kam patur asnjė here ndrojtje. Mendimet e mia ka qenė herė here tė kundėrta me ato tė presidentitt apo trajnerėve qė kam luajtur dhe luaj, por asnjėherė keqdashėse ose bazuar nė interesa reciproke, por thjesht nė tė mire tė skuadrės. kuq e zi, pėrmend Besniku qė ka rreth 7 vjet qė luan me ekipin kombėtar.
"Santiago Bernabeu", teatri ku magjistarėt e futbollit dhurojnė spektakėl.
Anderlehti dhe Champions League, kulmi i karrierės Lokeren, dėshpėrimi i pakuptueshėm.
Lėvizjet e lojtarėve nga njė skuadėr nė tjetrėn, shumė here tė justifikueshme falė dėshirės sė tyre ose tė pa komentueshme kur ishin tė pavullnetshme por falė interesave personale tė atyre qė kontrollojnė skuadrat, gjithmonė tė rrit ankthin dhe tė godet rrishtazi me pyetjen intriguese - ēfarė do tė ndodhi me ty tani?
Besnik Hasi kur kaloi nga Racing Genk, skuadėr tek e cila luajti 5 edicione me njė vit nderprerje ( u aktivizua nė Gjermani me TSV Munchen 1860) i drejtoi vehtes tė njėjtėn pyetje retorike, pėrgjigjen e sė cilės ai do ta mėsonte kohė mė vonė.
RSC Anderleht, koha mė e bukur e jetės sime si futbollist.
Tek Anderleht erdha nė kohėn e duhur. Ishte njė nga lėvizjet e paevitueshme, falė pozitės sime, emrit dhe reputacionit qė kishte skuadra, pa harruar dhe neglizhuar faktin qė edhe Racing ishte njė nga skuadrat top nė Jupiler League, pasi kishte fituar edhe Kupėn e Belgjikės. Ndonėse unė jam tip qė nuk kam qejf tė lėviz nga njė ekip nė njė tjeter, kur u hap fjala edhe mua mė ra nė vesh interesimi nga Anderleht nuk doja ta toleroja kėtė mundėsi. Nuk mund ta mohoj, isha i predispozuar pėr tė shkuar nė Bruksel dhe jam shumė i lumtur qė e bėra njė lėvizje tė atillė. Karriera ime pa ato vite tek Anderleht nuk do tė kishte aspak kuptim, tregon Besniku rreth kalimit tek klubi mė i suksesshėm belg qė ka njė reputacion jo vetėm lokal por edhe Evropiano-Botėror
Muaji Nėntor 2000, mė i larmishmi dhe i paharrueshmi me dy gėzime nė njė javė. Pasi kisha filluar aktivizimin tim tek Anderleht, filluan tė shfaqen edhe disa dėmtime tė lehta qė me kalimin e kohės u rikuperuan plotėsisht. Menjėherė mė shkonte nėpėr mėndje ideja e mospasjes fat dhe sesi po mė shkonte sezoni jo kaq satisfaksionues. Por atėherė kur mendoja me vehte se po kaloja njė vit jo siē e dėshiroja, gjėrat filluan tė marrin kthesė. Pothuajse, isha i shėruar plotėsisht. Menjėherė, kursi drejtimit mer kthesėn 180 gradė. Fillojnė aktivizimet e rregullta nė ndeshjet kampionale dhe Kupė, por mbresėlėnės takimi i parė nė Champions League ndaj PSV Eindhoven, mė 8 Nėntor 2000. Ndeshja e fundit nė fazėn e pare grupore.
Pasi kisha humbur sė luajturi tė gjitha ndeshjet ndaj Manchester, Dinamo Kiev dhe ndeshjen e pare ndaj PSV, trajneri Aime Antheunis mė bėri shenjė tė bėhem gati se do tė futem nė fushė. Minuta 55-tė dhe ndeshja ishte mbėrthyer nė shifrat 2-2, barazim i cili na kalonte nė fazėn e dytė tė grupeve. Unė zėvendėsova Alin Stoica, njė zėvendėsim taktik-difensor pėr tu kujdesur qė mos pėsonim gol. Minutėn e 84-rt futet nė lojė ai qė do kujtohet gjithnjė, Sulejman Youla, nė vend tė Tomas Radzinski dhe pesė minuta mė vonė, Youla shėnon golin e avantazhit, qė eventualisht pas fėrshėllimės tė tė madhit Pierluigi Kolina, ishte goli I fitores, duke na ngjitur tė parėt nė grup. Lamė pas Manchesterin (qė kaloi nė fazėn e dytė), Dinamon e Kievit dhe PSV-nė, kujton Besniku i cili do tė vazhdojė me njė tjetėr ngjarrje po aq mbresėlėnėse nga rėndėsia. Njė javė mė pas njė tjetėr ditė e shėnuar dhe e paharruar. Debutimi me fanelėn kuq e zi nė Tiranė, nė Stadiumin Kombėtar Qemal Stafa, para sportdashėsve tanė. Dhe pėrsėri fitore. 3-0 ndaj Maltės nė njė takim miqėsor qė u aktivizova nga trajneri Mehdin Zhega nė fillim tė pjesės sė dytė nė vend tė Devi Mukės dhe luajta deri nė fund. Pra dy gėzime tė paharrueshme, brenda njė javė atė muaj Nėntori tė Milleniumit tė ri, shpjegon Besniku.
Kėmbėmbari
.. barazimi nė Porto, ndeshja mė me fat qė kam luajtur. Sapo kisha mbėrritur tek Anderleht. Ishte verė dhe sezoni futbollistik sa kishte filluar ose ishte nė fillimet e tij (nuk mė kujtohet saktė). Por ndeshjet e luajtura mė kujtohen si sot. Si mund ti harroj?. Ndeshjet ndaj Portos ishin ato qė mė dhuruan kalimin nė fazėn e grupeve tė Champions League gjatė atij sezoni, tė parit tek skuadra kampione belge. Ishte fillimi i Gushtit dhe luanin ndeshjen e pare ndaj Portos nė stadiumin Constant vanden Stock nė Bruksel. Fituam 1-0 me gol tė Jan Koller. Atė ndeshje, si dhe dy tė mė parshmet ndaj Famagustės unė nuk u aktivizova sepse nuk kishin pėrfunduar akoma tė plota letrat e rregjistrimit tim zyrtar, por isha i gatshėm pėr ndeshjen e kthimit, dy javė mė vonė nė Das Antas. Nuk di se si ta shpjegoj, por ishte padyshim ndeshja mė e lodhshme dhe mė me fat qė kam luajtur. Besoj se e keni dėgjuar shprehjen na mbyllėn nė portė (shprehet buzagaz Besniku), ashtu ndodhi. Portugezėt na kanė mbytur me rastet e tyre, me presionin, por goli nuk deshte tė hynte. Fati ishte me ne dhe mbi 25-30 gjuajtjet e tyre disa here shkuan jashte, disa here u ndaluan, disa here i rane shtyllave, vetėm e vetėm qė ne tė kalonim turin dhe tė kualifikoheshim. Rezultati pėrfundimtar, pa gola 0-0. Anderleht futet nė Champions League. Ajo ishte me tė vėrtetė njė ndeshje dramatike qė mezi prisnim sa tė mbaronte, kujton mesfushori shqiptar i cili padyshim e shikonte kėtė kualifikim si diēka supersticioze duke menduar se ai ishte kėmbėmbari pėr njė sukses tė tillė.
Champions League Intensiteti, forca dhe ritmi shumėfishohen drastikisht. Asnjėherė nuk e mendoja se sa shpejt, me ritėm, shpejtėsi, force, elasticitet e intensitet mund tė luhet njė ndeshje e vėrtetė futbolli, derisa luajta pėr here tė pare nė Champions League. Cdo gjė shumėfishohet pėr vetė faktin se ėshtė njė shkallė tjetėr e nivelit tė futbollit. Luan me skuadra qė janė nė nivel shumė mė tė forta dhe padyshim mundohesh qė ta ngreshė nivelin e lojės nė rangun e tyre qė tė rritėsh konkurencėn dhe qė tė pretendosh pėr mė tepėr. Vetėm duke luajtur me skuadra mė tė mira se ato ku aktivizohesh mund ta kuptosh se nė ēfarė niveli ėshtė skuadra jote dhe se sa duhet tė pretendosh. Praktikisht, ta hedhėsh hapin sa e ke shtatin. Prandaj, pasi kaluam fazėn e parė tė grupeve, mund tė them se niveli u rrit akoma mė shumė dhe eventualisht ishte thuajse i parezistueshėm pėr ne tė konkuronim.
Teatri Santiago Bernabeu, aty ku magjistarėt e futbollit dhurojnė spektakėl. Gjatė dy viteve tė para tek Anderleht, nė Champions League u ballafaquam katėr here me Realin e Madritit, qė padiskutim mund tė them se ishte nė kulmin e vet gjatė atyre viteve. Fituam njė ndeshje dhe u mundėm 3 herė. E veēanta, dy ndeshjet nė Bruksel pėrfunduan 2-0 (nga njė fitore pėr secilėn) nė Madrid pėrfunduan 4-1. Pėr here tė pare u ballafaquam me madrilenėt nė fazėn e dytė tė grupeve pėr Champions League, 2000-01. Kur hymė nė fushėn e blertė tė stadiumit Santiago Bernabeu lekura e trupit mu bė kokriza-kokriza nga madhėshtia qė stadiumi paraqet nė vehtvehte.
Njė ndjenjė qė ėshtė shumė vėshtirė ta shpjegosh dhe akoma mė e vėshtirė ta kuptosh nėse nuk e pėrjeton. Rrėngjethėse, gjigande, emocionale nga thirrjet, brohorimat dhe zhurma e tifozave tė cilėt duket sikur nga minuta nė minute mund tė gjenden nė fushė mbi lojtarėt nga forma e prerė qė kanė shkallėt dhe nga tė bėrtiturat . Atė edicion fituam ndeshjen e luajtur nė Bruksel, me dy gola nė 5 minutat e fundit, pasi Reali e kishte siguruar kualifikimin pėr nė ēerekfinale.
Njė vit mė pas u vumė ballė pėr ballė me madrilenėt pėrsėri. Edhe njėherė tjetėr pata fatin tė luaj nė teatrin e madh tė futbollit botėror. Dhe kėtė here, i pamė regjizorėt e vėrtetė tė lojės sė futbollit se si e kthejnė takimin nė njė shfaqje spektakolare. Duke patur parasysh se njė vit mė pare madrilenėt na shkatėruan, trajneri, pasi e kishte pare forcėn e tyre na tha: djema luani pėr qejf tuaj dhe si tė doni. Kėnaquni qė po luani nė Bernabeu sepse kėta lojtarė qė ka Reali janė nga njė planet tjetėr. Por loja rrodhi ndryshe nga si e menduam ne tė gjithė. Ajo qė po ndodhte nė fushė mė kujtonte realin e viteve 80-tė qė e shikoja nė televizor me Chendo, Kamacho, Gordiljo, Galliego, Michell, Butrageno, Santiliana, Hugo Sanchez e Valdano qė mundin ēfarėdo lloj skuadre qoftė, bindshėm dhe thellė nė Bernabeu, pa konsideruar fare se sa ishin mundur nė ndeshjet jashtė fushe. E kisha pare dhe e mbaja mend shumė mire se si nė Kupėn UEFA tė edicionit 1985-86 ata mundeshin jashtė fushe totalisht, por e pėrmbysnin gjithēka me aq gola sa u duheshin nė Stadiumin e tyre legjendar: Nė Munchengladbach pėr 1/8 finales, mundeshin 1-5, dy javė mė vonė fitonin nė Madrid 4-0. Me Neuchatel nė ēerekfinale, mundeshin 0-2 nė Zvicėr, fitonin 3-0 nė Bernabeu. Nė ½ finale u mundėn nga Inter nė San Siro 1-3 fituan nė Bernabeu 5-1 pas shtesės me dy golat e fundit tė Santilianės, pėr tė arritur tek finalja e madhe kundėr Kėln qė kishte fituar takimin e parė nė Gjermani 2-0 dhe u shkatėrrua nė Santiago Bernabeu 5-1, pasi kishin shėnuar edhe tė parėt me Kllaus Allofs (min 15). Dhe pa as mė tė voglin hezitim mund tė them se atė qė kisha pare nė televizor po e shikoja me sytė e mij nė realitet. Shėnuam tė parėt dhe pjesa e pare u mbyll 1-0 pėr ne.
Pas pushimit, skenė tjetėr. 11 dema spanjoll nė fushė, qė nuk pushonin sė vrapuari. Katėr gola ishin pak qė hėngrėm. Tė papėmbajtshėm, brezi i ri i atyre magjistarėve tė shfaqur nga e njėjta shkollė madrilene, me Casillas, Hierro, Roberto Carlos, Figon, Mc Manaman, Gutti, Morientes e Raul qė do tė dirigjoheshin nė finalen e madhe pėr tė fituar titullin Kampion Evrope nga mė i miri i Botės Zinedine Zidanė me nė krye regjizorin Del Bosko. Ashtu si njė vit mė pare unė u aktivizova si titular por nuk luajta tė gjithė ndeshjen. Pasi kishim zhvilluar takimet e para me Romėn e Tottit dhe Kapelos si dhe me Lokomotivėn e Moskės, patėm rastin tė ballafaqoheshim pėrsėri me ata qė tė magjepsnin me lojėn e tyre. Dhe kur mendonim se mund tė fitonim ashtu siē ndodhi njė vit mė pare nė Bruksel, pėrsėri gabuam. U mposhtėm 0-2. Sipas staticienėve tė ndeshjes, pėrpara se tė shėnohej goli i dytė, lojtarėt e Realit e mbajtėn topin nėn kontroll 2 minuta e 56 sekonda, pa u prekur nga asnjė lojtar i joni dhe pas gjithė atij aksioni arritėn ta konkretizonin pozitivisht me golin e Mac Manaman duke vulosur rezultatin pėrfundimtar dhe duke na dhėnė njė leksion tė shkėlqyer se si luajnė kampionėt, kujton Besniku ato ndeshje tė cilat do tė ngelen pėrherė nė mendjen e tij si takimet mė tė bukura dhe tė paharrueshme.
Kalimi tek Lokeren, dėshtim i pashpjegueshėm, largimi opsioni i fundit. Pėrpara njė viti, pas shumė ndeshjesh nė stolin e Anderlehtit vendosėm dhe ramė dakort midis meje dhe klubit qė unė tė kaloja tek njė skuadėr tjetėr. Ajo ishte Lokeren, tek e cila mund tė them se gjėrat po kalonin normal gjatė periudhės qė u aktivizova nė edicionin e kaluar. Edhe me fillimin e sezonit tė ri u duk sikur skuadra do tė kalonte mire, por rezultatet nuk ishin aq tė kėndshme sa sollėn largimin nga stoli, tė trajnerit Ariel Jacobs me tė cilin kisha marrėdhėnie tė mira ashtu siē kisha edhe me trajnerin parardhės.
Ndėrkohė situata ka ndryshuar pėr keq dhe unė jam nė njė pozitė ku ndihem aspak mirė dhe i parrespektueshėm, u shpreh Besniku.
Pas humbjes sė fundit me Beveren, nė Jupiler league, Presidenti i skuadrės Roger Lambrecht u revoltua jashtė mase duke iu drejtuar trajnerit serb Slavoljub Muslin se ai dėshironte tė shikonte mė shumė lojtarė tė rinj nė fushė. Donte tė shikonte talentin Overmeire nė vend tė Besnik Hasit. Por kėto fjalė nuk u pritėn mire nga futbollisti shqiptar qė falė moshės sė tij po shikon tek Lokeren tė njėjtat probleme qė ai po kalon tek skuadra kombėtare rinovimi i skuadrave zėvendėsimi i veteranėve me tė rinj, situate me tė cilėn Besniku nuk dėshiron tė pajtohet.
Po, ashtu ėshtė. Presidenti aktual do qė unė mos shikoj aq shumė minuta si titullar nė lojė. Kjo ndodh se nuk po fitojmė dhe nuk ndodh sepse unė nuk jam nė gjendje qė tė luajė me nivel. Unė nuk kam patur asnjė konflikt verbal me presidentin. Nuk kemi shkėmbyer kurrė fjalė, por tė them tė drejtėn nuk mė pėlqyen komentet e tij dhe nuk mė ka pėlqyer situata nė total tek Lokeren ku mė shikojnė me njė sy krejt pa respekt. Nuk e kuptoj. Tek Genk dhe Anderleht ishte komplet ndryshe. Respektohesha ne kulm.
Ketu ndodh opozita. Filloi mire edhe me ingranimin tim me stafin e trajnereve ne stervitje, ashtu siē behej tek skuadrat e meparshme kur une edhe pyetesha dhe me merrej mendimi kur drejtuesit donin te rekrutonin lojtare. Branko Supar eshte njė shembull qė ka qenė njė nga zbulimet e mija. Por ajo qė nuk mė pėlqen kėtu ėshtė se si ndiqet praktika e rinovimit.
Unė gjithnjė e kam thėnė se nuk kam asnjė problem tė ulem nė stol kur dikush shfaqet dhe e luan pozicionin tim mė mire sesa unė. Por kur ēdo lojtar qė vendoset nė atė pozicion nuk ėshtė nė lartėsinė time, pse duhet qė unė ta le vendin e lire?. Nuk pajtohem aspak. Kjo ėshtė luftė pėr ekzistencė jo pozitė. Unė mendoj se kam akoma forca dhe talent tė jem titullar dhe e meritojė pėrderisa tė shfaqet zėvendėsuesi. E kuptoj qė klubi do tu japi pėrparėsi tė rinjve por edhe njėherė e cilėsoj Ata duhen tė jenė mė tė mire se une qė tė aktivizohen. Ta meritojnė dhe ta fitojnė vendin me konkurencė siē e kam fituar edhe unė, jo ta marrin. Aktualisht jam gati tė kėrkoj qė tė largohem nga klubi, po qe se gjendja nuk rregullohet. Jam i lodhur me fjalė. Ka ardhur koha e veprave dhe e lojės qė tė fitojmė dhe tė arrijmė rezultate. Pėrndryshe, rrugėzgjidhja, unė nė punėn time ata nė punė tė tyre cilėsoi nė pėrfundim tė bisedės futbollisti Besnik Hasi, mesfushori titullar i skuadrės pėrfaqėsuese shqiptare dhe i Sporting Lokeren.
Falenderojmė futbollistin Besnik Hasi pėr bisedėn e hapur dhe miqėsore dhe i urojmė suksese nė rrugėn qė ai do zgjedhi pėr tė vazhduar karrierėn e tij si futbollist duke u solidarizuar plotėsisht me vendimet e tij.


* Mundesuar per Parajsa.com nga Albaniasoccer.com
|