Kreu | Sport | Bruce Lee - Aktor, ekspert i Arteve Marciale

Bruce Lee - Aktor, ekspert i Arteve Marciale

parajsa
Bruce Lee Bruce Lee

Mamaja e Lee e quajti ate Bruce, qe do te thote i fuqishem, ne gjuhen Gaelic. Bruce i vogel u paraqit ne nje film per here te pare qe ne moshen tre muajshe, ku ai u perdor si femija e nje amerikaneje ne filmin Golden Gate Girl. Me 1941, familja Lee u zhvendos perseri ne Hong Kong, atehere e pushtuar nga Japonozet. Per shkak te paraqitjes teper natyrale te tij perpara kamerave, Bruce Lee mori pjese dhe ne rreth 20 filma gjate femijerise se tij, duke filluar ne vitin 1946. Ai gjithashtu studjoi dhe per kercim, njehere fitoi nje konkurs ne ritmin cha-cha-cha. Si cdo adoleshent, ai u be anetari i nje grupi gangsteresh rruge ne Hong Kong, dhe me 1953 filloi leksionet per kung fu per te permiresuar aftesite e tij ne artin e luftimit.

A

Aktor, ekspert i arteve marciale, Jee Jun Fan lindi ne 27 Nentor 1940, ne San Francisco, California. Babi i tij, nje kengetar operash ne Hong Kong, u zhvendos se bashku me te gruan dhe tre femijet ne SHBA me 1939; femija e katert e tij lindi ndersa ishte ne nje turne ne San Francisco.

 

Mamaja e Lee, e quajti ate Bruce, qe do te thote i fuqishem ne gjuhen Gaelic. Bruce i vogel u paraqit ne nje film per here te pare qe ne moshen tre muajshe, ku ai u perdor si femija e nje amerikaneje ne filmin Golden Gate Girl. Me 1941, familja Lee u zhvendos perseri ne Hong Kong, atehere e pushtuar nga Japonozet. Per shkak te paraqitjes teper natyrale te tij perpara kamerave, Bruce Lee mori pjese dhe ne rreth 20 filma gjate femijerise se tij, duke filluar ne vitin 1946. Ai gjithashtu studjoi dhe per kercim, njehere fitoi nje konkurs ne ritmin cha-cha-cha. Si cdo adoleshent, ai u be anetari i nje grupi gangsteresh rruge ne Hong Kong, dhe me 1953 filloi leksionet per kung fu per te permiresuar aftesite e tij ne artin e luftimit.

Me 1959, mbasi Lee e gjeti veten ne telashe per shkak te nje konflikti me policine, mamaja e tij e coi perseri mbrapa ne SHBA, per te jetuar ne nje familje miqsh jashte Seattle, Washington. Lee mbaroi shkollen e larte ne Edison, Washington, dhe me pas u regjistrua ne Universitetin e Washingtonit per filozofi. Ai gjithashtu fitoi dhe nje vend pune si mesues i arteve marciale ne stilin Wing Chun qe ai e mesoi ne Hong Kong. Gjate periudhes ne te cilen ai jepte mesim, Lee u njoh me Linda Emery, me te cilen ai u martua me 1964. Ne ate kohe, Lee hapi shkollen e vet te mesimit te arteve marciale ne Seattle. Ai dhe Linda shume shpejt u zhvendosen ne California, ku Lee hapi dy shkolla te tjera ne Los Angeles dhe Oakland. Ne shkollat e tij Lee mesonte stilin e quajtur Jeet Kune Do.

Lee fitoi shume popullaritet nepermjet rolit te tij ne serialin televiziv The Green Hornet, qe i perket periudhes nga 1966 ne 1967. Ne kete shfaqje, qe ishte bazuar ne nje program radioje te viteve 1930, Lee prezantonte stilin e tij akrobatik dhe teatral te luftimit si ndihmesi besnik i Hornet, Kato. Ai mori pjese si i ftuar ne emisione te tilla televizive si Ironside and Longstreet, nderkohe qe roli i ti me i vleresuar erdhi ne vitin 1969 ne filmin Marlowe, te James Garner. Duke u permballur shpesh me vdekjen ne rolet e tij teper te rrezikshme, dhe perhapjen e stilit te tij te trashiguar aziatik, Lee u largua nga Los Angeles per te shkuar ne Hong Kong me 1971, me gruan e tij dhe dy femijet (Brandon, lindur me 1965, dhe Shannon, lindur me 1967).

Bruce LeeNe qytetin ku ai ishte rritur dhe kishte kaluar femijerine e tij, Lee nenshkroi nje kontrate per dy filma. Fists of Fury (titulli i tij ne SHBA) doli ne qarkullim ne fundin e vitit 1971, ne te cilin Lee luante rolin e luftetarit hakmarres ne ndjekje te vrasesve te mjeshtrit te tij ne kung fu. Duke kombinuar stilin e tij te luftimit Jeet Kune Do me levizjet energjike teatrale qe i kishte pervetesuar gjate serise televizive The Green Hornet, Lee ishte xhevahiri dhe ne qender te vemendjes gjate gjithe filmit, gje kjo qe e beri personazhin e tij shume te popullarizuar. Nje rekord i ri ne boten e kinematografise ne Hong Kong, i cili u thye perseri nga Lee ne filmin tjeter, The Chinese Connection (1972), i cili, sikurse dhe filmi Fists of Fury, paten nje sukses te madh si ne publik po ashtu dhe ne syrin e kritikeve kur u dhane ne SHBA. Ne fund te vitit 1972, Lee ishte nje yll kinematografie ne Azi. Ai themeloi kompanine e tij te produksionit, te quajtur, Concord Pictures, dhe nxorri ne qarkullim krijimin e tij te pare nga kjo kompani, filmin Way of the Dragon.

Bruce LeeMegjithate ai akoma nuk ishte fituar zemren e amerikaneve dhe akoma nuk ishte perfshire ne listen e yjeve te kinematografise atje, ai nuk arriti te korrte suksese me daljen e dyte te tij dhe projektin e pare te tij madhor Hollivudian, Enter the Dragon. Ne 20 korrik, 1973, vetem nje muaj perpara premieres se projektit te tij te pare hollivudian Enter the Dragon, Bruce Lee vdiq ne Hong Kong ne moshen 32 vjecare. Deklarata zyrtare e shkakut te vdekjes se tij te papritur, ishte nje edeme ne tru, e gjetur gjate autopsise, e cila ishte shkaktuar nga nje reaksion i cuditshem, i perdorimit te nje dhimbje qetesuesi (painkiller), te cilin ai e perdorte per te qetesuar dhimbjet e nje plage ne kurriz. Megjithate shume variante u dhane lidhur mbi vdekjen e papritur te Bruce Lee, shume prej tyre pretendonin se Lee ishte vrare.

Gjithashtu ishte perhapur dhe mendimi se ai ishte mallkuar, dhe i kishin bere magji, nje perfundim i nxjerre nga obsesioni i Lee lidhur mbi vdekjen e tij te shpejte. (Tragjedia e te ashtquajtures mallkim u permbush ne vitin 1993, kur Brandon Lee, djali i Bruce Lee u vra ne te njejtat rrethana misterioze gjate xhirimit te filmit The Crow. Aktori 28 vjecar u qellua per vdekje nga nje arme qe ne fakt nuk duhet te kishte plumba te vertete, por per arsye te pashpjegueshme plumbi i dale nga ajo arme i dha fund jetes se tij.)

Me daljen e te shume perfolurit projekt hollivudian Enter the Dragon, Lee u konfirmua dhe ne amerike si ikona e yjeve te kinematografise. Filmi e tejkaloi vleren e 200 milion dollareve, dhe kompania e Lee krijuan nje game te gjere filmash aksioni emocionet dhe suksesi i te cilave u kurorezuan nga aktore te tille si: Chuck Norris, Jean-Claude Van Damme, Stephen Seagal, dhe Jackie Chan.

Foto te Bruce Lee:

Bruce Lee

Bruce Lee

Bruce Lee

Bruce Lee

Bruce Lee

Bruce Lee

Bruce Lee

Bruce Lee

Bruce Lee

Bruce Lee

Bruce Lee

Bruce Lee

Bruce Lee

Bruce Lee

Bruce Lee

Bruce Lee

Bruce Lee

Bruce Lee

Bruce Lee

Bruce Lee

Bruce Lee

Cfare mendimi keni per kete artikull, ju pelqen apo jo?

Subscribe to comments feed Komente: 0 postime

Ju duhet te identifikoheni per te postuar komente!


Rrjete Sociale

Google+

Facebook
Autori
Kendi i Reklamave
Vleresoni kete artikull
0
Publikoni artikullin
Kendi i Reklamave