Total: (104,035)
Parajsa.com

Parajsa

... per nje jete me te mire

Fenomeni Schumacher, historia e nje kampioni te jashtezakonshem

0

Fenomeni Schumacher, historia e nje kampioni te jashtezakonshem  Fenomeni Schumacher, historia e nje kampioni te jashtezakonshem michaelschumacher 2 Fenomeni Schumacher, historia e një kampioni të jashtëzakonshëm.

Emri: Michael Schumacher
Data e lindjes: 3/1/1969
Kombësia: Gjermane
Pesha: 76 kg
Gjatësia: 174 cm
Makina: Ferrari
Fitore botërore: 5
Gara të fituara gjithsej: 64
Gjendja civile: I martuar me Corinne dhe ka dy fëmijë.

I lindur në Hurth-Hermuhlheim të Gjermanisë, Michael Schumacher është djali i Elisabeth dhe Rolf Schumacher. Rreth Schumacherit të vogël kishte gjithmonë njerëz të apasionuar pas motorrave, burra të rinj mbi kettcars që ndërtonin motorra të një shpejtësie të madhe. Dhe Rolf Schumacher e zuri shpejt entuziazmi për të ndërtuar motorra dhe ndërtoi makinën e parë për djalin e tij të madh. Fëmija që ishte vetëm 4 vjeç bënte xhiro në rrugët pranë shtëpisë por gjithsesi ishte shumë e rrezikshme kështu që baba Schumacheri vendosi që do të ishte më mirë për të birin në qoftë se do të garonte në një pistë të vërtetë go-kart. Në këtë kohë një burrë me emrin Gerhard Noack mjaft i apasionuar pas motorrave të garës bleu një go-kart. Pas një thyerje që pësoi në dorë vendosi që ta shiste përsëri. U lidh me Rolf Schumacherin që ishte shumë i interesuar por i mungonte mundësia ekonomike. Ndërkohë Noack pati një ide të mirë: Ti dhuronte go-kartin Michaelit. Më pas Gerhard qëndroi pranë Michaelit ndërsa ky fitonte gara të ndryshme go-karti në Gjermani.

Në 1980 drejtuesit e Karpener Kartclub ndërtuan një fushë të re në Kerpen, Mannheim. Pikërisht këtu garonin Michaeli dhe vëllai i tij Ralf gjatë kohës së lirë. Në këtë vit në garën e WM në Nivelles në Belgjikë Michaeli takoi për herë të parë një pilot të ri që e befasoi menjëherë. Michael thotë për të: Stili i tij i garimit ishte i çmendur dhe shumë i apasionuar por unë nuk e dija kush ishte. Një ditë më pas lexova në gazeta se bëhej fjalë për Ayrton Senna. Që nga ai moment ndoqa karrierën e tij dhe ai u bë një nga idhujt e mi. Në këtë kohë Michael ishte akoma shumë i ri për të garuar në go-kart. Në Gjermani patenta për të përdorur këto mjete jepet vetëm pas moshës 14 vjeçare. Për këtë arsye Michael filloi të garonte në shtetin e Luksenburgut në vitin 1981 kur ishte vetën 12 vjeç, sepse në këtë moshë ky shtet e lejonte paisjen me patentën e go-kart.

Në 1982 Jurgen Dilk bëhet financuesi garant i Michael Schumacherit dhe zëri legal i tij për përfaqësimin në gara të ndryshme. Me kalimin e kohës paratë e Jurgen filluan të mbaroheshin por Michael ishte një djalë plot me energji dhe ambicje. Nuk e lëshoi veten dhe fitonte gjithsesi në kushte të vështira. Ndoshta kushtet e vështira ekonomike e detyruan që ta njohë më mirë sportin e garimit. Në 1983 më në fund Michael merr patentën për go-kart dhe vitin tjetër bëhet kampion i të rinjëve. Që nga 1985, 16 vjeçari Michael garon për Adolf Neubert dhe fiton përsëri kampionatin gjerman të të rinjëve duke u bërë kështu nënkampion i të rinjëve në Le Mans. Në 1986 merr pjesë për herë të parë në kampionatin gjerman të go-kart dhe u rradhit i treti ashtu si dhe në kampionatin evropian. Më së fundi në 1987 arriti dy fitore të para njëherësh dhe kampionatin evropian dhe atë gjerman.

Michael Schumacher   Fenomeni Schumacher, historia e nje kampioni te jashtezakonshem mshumaher3 Në fund të viteve 1988 Willi Weber në kërkim të talenteve të reja e përqëndroi vëmëndjen tek Michael Schumacher. Weber e pa për hërë të parë gjatë një gare të Formula Ford kur Schumi kaloi nga vendi i shtatë në të parin, në pistën e lagur të Salisburgut. Kështu e ftoi që të bënte disa prova në pistën e tij në WTS- Formula. Në vijim Schumacher i habiti të gjithë të pranishmit duke qenë më i shpejtë me `1.5 sekonda në krahasim me pilotin që ishte i pari. U firmos një kontratë dy vjeçare nga 1989-1990. Ishte pikërisht në 1989 që piloti gjerman bëri sezonin e tij të parë të Formula 3 dhe fitoi dy herë duke e mbyllur kampionatin me një pikë më pak se sa vendi i tretë dhe me pikë të barabarta me Heinz-Harald Frentzen.

Kampioni i atij viti ishte Karl Wendlinger.
Në 1990 Michael Schumacher arriti atë që humbi vitin e kaluar. U shpall fitues i Formula 3. Një sukses i madh dhe pse sezoni filloi në një mënyrë shumë të mbrapshtë. Në të vërtetë piloti doli nga pista dy herët e para. Herën e tretë në rrethin e Nuerburgut doli i pesti. Pastaj ndodhi e papritura në shtatë garat e tjera ku fitoi pesë dhe kështu mundi që ta fitonte titullin para kohe.
Michael Schumacher paralelisht me Formula 3 merr pjesë dhe në Kampionatin botëror në kategorinë C. Schumacher ku arriti të zinte vendin e pestë.

Po në 1990 Schumi me titullin e kampionit gjerman merr pjesë në kampionatin botëror jozyrtar të Formula 3. Piloti finlandes që ishte në vend të parë del nga pista dhe kështu fitues është Michael. Në të njëjtin vit zuri vendin e parë dhe në Fuji.
Për një evolucion të mëtejshëm pas Formula 3, Willi Weber planifikoi vite të tëra studimi për Benz-Mercedesin në grupin e kampionatit të serisë C. Por nuk mori pjesë në Formula 3000. Manaxherë të tjerë nuk e përkrahën këtë lëvizje sepse mendonin se Scvhumi do të ishte bllokuar në Formula Uno nga makina sportive WM. Ndërsa manaxheri i tij Weber dhe drejtori i garave të Mercedesit, Neerpasch, kishin rënë dakort që Schumacheri të fillonte të mësonte anglisht dhe të mësonte të përballonte mediat. Karriera e pilotit po bëhej e njohur kështu që duhej një kujdesje e veçantë për mardhëniet me publikun. Për sa i përket garave i riu Michael mësoi që të kontrollonte ekstremitetet e shpejtësive të mëdha. Por ishte mjaft e vështirë që të mund të nënshtrohej karakteri i tij në pistë: dhe pse garonte shumë shpejt harxhonte shumë benzinë dhe konsumonte shumë goma dhe frena. Kështu veç përballimit të medias dhe komunikimit në anglisht Schumit ju desh që të mësonte dhe se si të sillej në pistë për të kursyer materiale. Një fakt tjetër kurioz është se edhe vëllai i tij 6 vjet më i ri Ralf Schumacher është një pilot i formula 1 i cili në kampionati e sivjetshëm botëror zuri vendin e tretë. Me gjithë këto fitore të gjithë thonë: Po ku do të arrish Schumi.

Gruaja me femijen  Fenomeni Schumacher, historia e nje kampioni te jashtezakonshem shumahergruajafemijaNë 25 gusht të 1991 Michael Schumacher futet tek Formula 1 Këtë vit arriti të merrte vetëm 4 pikë por arrin të shfaqë të gjitha karakteristikat e tij që e bëjnë më pas të konsiderohet si piloti më i fortë në botë.
Në 1992 e përmirëson pozitën e tij. Gjatë këtij viti fiton GP e tij të parë në Belgjikë.
Gjendje pak a shumë e njejtë dhe vitin e ardhëshëm. Në 1993 arrin të marrë 53 pikë duke u vendosur në pozicionin e 4 në klasifikimin botëror.
Boomi i Schumacherit shikohet në 1994 kur e çon BenettonFord në një sukses botëror. Për fat të keq 1994 është dhe viti i vdekjes tragjike të Ayrton Senna që ndodhi në garën e San Marinos.
Në 1995 është po në Benetton por tashmë me një motorr tjetër që nuk është më Ford por Renault, por nuk ndryshon pozicionin e kampionit botëror që me 9 fitore dhe 102 pikë paraqitet në klasifikimin paraprak.
Në 1996 Michael vendos të ndërrojë skuteri dhe kalon tek Ferrari.
Në 1997 humbet botërorin në garën e fundit.
Në 1998 dhe pse lufton si një gladiator humbet përsëri.
Viti 2000 është një vit historik për Schumin dhe për skuterinë e Ferrarit. Ai arrin ti japë Maranellos titullin botëror pas 21 viteve.
Viti 2001 është viti në të cilin u konsolidua pozita e Ferrarit. Skuteria vendos në shërbim të Schumit një makinë të shkëlqyer që e lejon të shpallet kampion me katër xhiro avancë.
Viti 2002 vazhdon ta mbajë përsëri gjermanin në pozicionin e kampionit botëror me skuterinë e Ferrarit.

Aftësitë e tij
- Ritmi që ka në garë. Michael Schumacher është një pilot me shumë grindë dhe dëshirë për të fituar, cilësi që arrin ti shprehë më mirë gjatë garës së çmimit të madh. Kjo karakteristikë e ka ndihmuar disa hërë që tja kalojë kundërshtarëve gjatë kohës së ndërrimit të gomave.
- Guida në lagështirë. Një tjetër pikë e fortë e tij është garimi në terren të lagur që i jep përsëri epërsi përballë kundërshtarëve të tij.
- Parakalimet. Parakalimet nuk paraqesin vështërsi për Schumacherin përkundraziKur vë në shënjestër një kundërshtar e gjen gjithmonë mënyrën për ta kaluar. ndonjëherë duke treguar dhe shumë grindë.

Të metat e tij
- Nisja. Difekti më i dukshëm i Michael Schumacher është me siguri nisja. Duke lënë menjëanë vitet e kaluara në Benetton tek Ferrari ai është treguar shumë më pak brilant dhe është evidente që ky difekt i ka kushtuar shumë.
- Ana njerëzore. Nuk mund të afirmohet plotësisht që Schumacher është një person simpatik. Për të gjëja e vetme që ka rëndësi është që të kalojë kundërshtarët. Kjo është Formula 1 për të.

Shkembejeni

Rreth autorit

parajsa

Parajsa.com është një portal i pavarur në gjuhën shqipe, i themeluar në vitin 2001, që ka depërtuar zemrat shqiptare në Kosovë, Shqipëri, Çameri, Maqedoni, Mal të Zi, dhe kudo ku jetojnë shqiptarët, për vite me rradhë, nëpërmjet një larmie temash të ndryshme nga të gjitha fushat e jetës.

Shkruani nje koment

loading...