Kreu | Sport

Sport

Shqiptari që stërvit 15 portierë britanikë të “Echo Junior League”

Shqiptari që stërvit 15 portierë britanikë të “Echo Junior League”

Unë kam një beground si ish futbollist profesionist me një karrierë disa vjeçare, gjatë së cilës kam luajtur si Portier në disa ekipe profesioniste në Shqipëri dhe disa eksperienca të shkurtra në Itali dhe Gjermani. Gjatë karrierës time në Shqipëri kam luajtur në rradhët e Dinamos, Partizanit, Naftëtarit dhe me ekipin e Laçit, ekip me të cilin u aktivizova në superligën Shqiptare, ose siç quhet ndryshe liga profesioniste.
Andrea Agassi prezanton autobiografinë e tij

Andrea Agassi prezanton autobiografinë e tij

Ish kampioni i botës në tenis Andrea Agass ka rrëfyer gjithçka në autobiografinë e tij të titulluar "Open". Agassi nuk ka kursyer asgjë gjatë rrëfimit në autobiografi, as përdorimin e tij me drogën si dhe as marrëdhëniet e dështuara me femrat. Në librin e tij autobiografik Aggasi ka folur për marrëdhënien e tij me këngëtaren Barbara Streisant, e cila është 28 vite më e madhe....
Klodiana Shala, "princesha" e atletikës

Klodiana Shala, "princesha" e atletikës

Te Klodiana Shala duket se atletika shqiptare ka dhuruar gjithçka: fuqi motorike në garat e shpejtësisë, pasion të pavdekshëm për pistën, trofe e medalje të panumërta. Atletja më popullore në Shqipëri, "pronare absolute"e më se 50 rekordeve kombëtare, rekordmene shqiptare në pesë disiplina, përkatësisht në 60 metra në salla të mbyllura, ndërsa në vijë të drejtë në pistë të hapur kam ato të 100m, 200m, 400m si dhe 400 metra me pengesa, një ndër 11 sportistët shqiptarë që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike "Pekin 2008", por edhe me një rekord të veçantë: është e vetmja sportiste shqiptare që ka në llogarinë e saj tre Olimpiada: "Sidnei 2000", "Athinë 2004"dhe tani "Pekin 2008". ...
Dorian Bylykbashi, kapiteni shqiptar i skuadres ukrainase te Krivbas

Dorian Bylykbashi, kapiteni shqiptar i skuadres ukrainase te Krivbas

Prej vitesh u be idhulli i tifozeve te Partizanit, nje futbollist qe di te beje diferencen ne fushe dhe jashte saj, e kete e ka treguar edhe ne nje kampionat te huaj. eshte Dorian Bylykbashi talenti elbasanas qe prej me shume se dy sezonesh eshte bere pjese e kampionatit ukrainas, me skuadren e Krivbas. Talenti i padiskutueshem i mesfushes eshte kapiteni i skuadres ukrainase dhe nje prej futbollisteve me te spikatur te ketij sezoni, por ajo qe i mungon eshte padyshim skuadra kombetare. Bylykbashi nuk merzitet dhe nuk nxitohet te beje vleresime, por me durimin e nje profesionisti gjykimin ia ka lene trajnerit Arie Haan. Ne interviste, Bylykbashi ka treguar jeten e tij ne Ukraine, pershtatjen me futbollin lindor dhe synimet per te ardhmen....
Arie Haan - Futbolli shqiptar... si futboll rruge

Arie Haan - Futbolli shqiptar... si futboll rruge

Arie Haan duhet te vije pergjysme i kuptuar per publikun ne Shqiperi. Kjo sepse perkthyesi i tij nga gjermanishtja, shpesh ia pershtat fjalet me nje gjysme dialekt kavajas. Ne fakt, Haan flet kater gjuhe, dhe po me aq mund te flase lirisht. Ky eshte fati, kur perpiqemi dhe i shkepusim me shume veshtiresi nje interviste- jo vetem per futbollin, por edhe per jeten e tij. Shqiperine e ka njohur kur ka ardhur dikur ne vitin 1972, por mbresat tashme i jane zhytur thelle ne kujtese. I vogel. I varfer. Pa makina. Kaq kujton per vendin. Sot, 60 vjecari, qe drejton perfaqesuesen tone e fokuson me shume mendjen te ekipi i tij. Qe eshte modest dhe nuk e fsheh. Si per dreq, ka shume shpejt nje ndeshje per eliminatoret e Boterorit 2010 dhe nuk ka mundur te kolaudoje si duhet ekipin. Por si verior i fsheh mire emocionet. Nuk paragjykon. Ben me koken e tij dhe eshte i prere. Kete here ne miqesoren kunder Lihtenshtejnit, Bogdanin e Serise A e ka planifikuar jashte. Nuk eshte ne forme, u ka thene thjesht gazetareve. Ka gjithmone nje pergjigje per kureshtjet gjysmake te shqiptareve, ndersa per miqte ne darke, qe i shoqeron me veren e bardhe eshte shume me miqesor. Si Kapelo ne Angli ka vendosur nje rregull drakonian ne ekip. Te gjithe do ulen te ushqehen, do sterviten dhe do largohen bashke. Askush vec. I lindur ne nje qytet te vogel te Holandes ai ka provuar vetem me sportin ne jete dhe futbolli i ka sherbyer mjaft. Edhe pse edukimin e ka ne psikologji dhe pedagogji....
Ruud Gullit, pantera e zeze qe cmendi Holanden

Ruud Gullit, pantera e zeze qe cmendi Holanden

Ruud Gullit, pantera e zeze qe cmendi Holanden, i mbiquajtur tulipani i zi, ka qene nje lojtar holandez shume i njohur i skuadres se Milanit dhe kombetares portokalli. Ne Itali ai ka marre pjese edhe ne radhet e skuadres se Sampdorias. Gulit ka formuar nje cift te qenderfushes me rendesi te jashtezakonshme bashke me shokun e tij te skuadres, si te skuadra e Milanit, ashtu edhe ne kombetaren holandeze, Frank Rijkaard. Ka qene pa dyshim nje nder lojtaret me te dashur te epopese kuqezi te viteve 80-90, qe i bashkengjitet periudhes se trajnerit Arrigo Sacchi. Ruud Gullit lindi ne Holande me 11 shtator te vitit 1962. Qe ne moshe te vogel, kur ishte vetem 16-vjec, ai beri nje provim per tu anetaresuar ne radhet e skuadres se Ajaksit, por qe rezultoi pa sukses. Nje vit me vone ai debutoi ne skuadrat e amatoreve te Holandes, si ajo Meer Boys (1973-1975) dhe me pas ne Dws (1975-1979). Pak kohe me vone ai arrin me ne fund te profesionistet ne skuadren Haarlem ne sezonin 1979-80, ku qendron tre sezone me perkatesisht 91 prezenca dhe 32 gola, para se te kaloje ne skuadren Feyenoord, me te cilen nga viti 1982 ne 1985 luan edhe tre sezone te tjere dhe duke koleksionuar 85 prezenca dhe 30 gola ne skuadren Eredivise holandeze, duke fituar nje kampionat dhe nje Kupe te Holandes ne vitin 1984. Ruud Gullit ben pjese ne PSV Eindhoven ne vitin 1985-86. Ne dy sezone imponohet ne skenen nderkombetare me 68 ndeshje dhe 46 gola ne kampionat, duke fituar 2 tituj kombetare dhe duke marre pjese ne kombetaren holandeze....
Besnik Hasi - Rezultatet e dobeta po me shtyjne drejt largimit

Besnik Hasi - Rezultatet e dobeta po me shtyjne drejt largimit

Ndeshkohet me karton, pezullohet per ndeshjen ndaj Anderlehtit. Mesfushori i kombetares shqiptare Besnik Hasi, eshte teper i indinjuar dhe shqetesuar rreth situates qe skuadra e tij Sporting Lokeren po kalon qe pas fillimit te pjeses se dyte te sezonit. Lojera pa stabilitet dhe rezultate te dobeta qe kane konstatuar renien e ndjeshme te skuadres ne shkallet e poshtme te renditjes. Ne nje interviste, Hasi flet gjere e gjate per shume tema dhe subjekte qe rrethojne jeten e tij futbollistike. Nuk kisha se cfare te beja. Isha i detyruar te nderhyja. Ishte nje faull i natyres se lojes, e di qe nuk duhet bere por nuk ke se cfare ti besh, duhet nderhyre. E dija qe po te ndeshkohesha nuk do aktivizohem ne ndeshjen e rradhes....
Milaim Rama - Deshira ime, te jem kuqezi!

Milaim Rama - Deshira ime, te jem kuqezi!

Milaim Rama, qe prej vitit 1997 gjendet me nderprerje prej 2004 deri 2006 (Augsburg dhe Schaffhausen) ? ne radhet e FC Thun te Zvicres. Duke patur parasysh ciltersine dhe perzemersine e tij, kerkeses per nje bisede Ekskluzive futbollisti shqiptar iu pergjigj pozitivisht, duke na krijuar mundesine ta zhvillojme bashkebisedimin shoqeror afer stadiumit te FC Thun pak caste pasi 31-vjecari Rama mbaroi stervitjen e kesaj dite. Lojtari kosovar duket i fresket, edhe pse praktika ishte shume intensive. Me stilin e tij te lojes, simpatizantet e klubit jane teper te kenaqur, dhe kerkojne prej atij, qe me golat dhe me lojen simbolike luftetare te Thun-it te renditen ne shkallet e favorshme te tabeles, qe mundeson te mbeten serisht ne ...
Shyqyri Rreli - Mjeshteri i Madh i futbollit

Shyqyri Rreli - Mjeshteri i Madh i futbollit

Ne fushen pedagogjike fillimisht ka botuar monografi, tekste mesimore dhe studime. Me pas ka botur librin Pergatitja tekniko-taktike. Pergatitja e futbollistit. Metodat Studimore. Metodat intervalore ne pergatitjen e futbollistit. Pergatitja e futbollistit nga mosha e vogel dhe deri ne profesionalizem. Se fundmi, dy libra te tjere Tirana, personalite, shkenca dhe Tirana, personalite, sport. Titujt e marre Mjeshter i Sportit, Mjeshter i Merituar, Trajner i Merituar, Nderi i Sportit Shqiptar, Nderi i Qytetit te Tiranes, Fisnikeria e Tiranes, Urdhri Naim Frasheri, Medalje lufte si partizan dhe se fundi Mjeshter i Madh, i dhene me dekret nga ana e Presidentit Alfred Moisiu....
Armando Duka - Per futbollin vendosin vetem njerezit e futbollit

Armando Duka - Per futbollin vendosin vetem njerezit e futbollit

Gjate femijerise se tij kishte enderruar te behej nje sulmues race, por tashme e shohim si nje mbrojtes te pakalueshem futbolli. Armando Duka, presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit, eshte i ftuari yne special, per te percjelle e qartesuar disa nga arritjet, problematiken e futbollit shqiptar, por dhe synimet e tij gjate vitit 2007. Karizmatik ne komunikim, me tendence perendimore ne bashkebisedim, presidenti i ligjshem i FSHF-se, vleresohet maksimalisht nga homologet e tij brenda 52 federatave anetare te organizmit me te madh futbollistik europian, UEFA, per gjithcka ka bere per te ndryshuar imazhin e topit shqiptar. Projekte te medha te realizuara, ambicie te medha per te ngjitur Shqiperine ne renditjen europiane dhe boterore, strategji efikase ne ngritjen e infrastruktures moderne, promovim te individualiteteve me te spikatura te futbollit shqiptar. Ne zyren e tij, pervec objekteve te punes se perditshme, tashme ka dhe nje minimuze fotosh, ku presidentin Duka mund ta shohesh te qeshur me ata qe drejtojne globin e futbollit: presidentin e FIFA-s, Josef Blater, nje shtrengim duarsh me presidentin e UEFA-s, Lenart Johanson, nje kryqezim shikimi me trajnerin Hans Peter Briegel, nje dhurate per teknikun Oto Baric....
1 2 3 next totali: 24 | duke treguar: 1 - 10
Kendi i Reklamave
avatar me shkrojna ne 31/08/2010 20:38:03
po kjo rrren osht per mi pas flok ma shnosha a e dini qy bini fleni ku qohen saba thuni baes tjuv le ti ndrel ...
avatar arbes ne 30/08/2010 21:54:42
hiq spo me pelqejn qeta emra shum palidhje pff
avatar igballe ne 21/08/2010 13:55:34
me pelqeu shum 10 menyrat per tu zgjuar bukur keni shum komplimente prej meje flm shum
avatar hasan ne 18/08/2010 09:37:33
adem jashari ishte nje njeri shum i madh dhe u mudua me te qitha forcat ta mund ushtrin e serbis ate kur e rrethuan ishte ...
avatar gili ne 16/08/2010 20:59:34
shum e fort je
Autori i Perzgjedhur