Parajsa Shqiptare
Pasqyra e dites
Rhesus Negativ
Ne jemi keta qe jemi pikerisht ne saje te merites se gjeneve tona. Ne i trashigojme ato nga te dy prinderit tane gjate momentit te konceptimit. Disa gjene jane me shume "dominante" sesa te tjeret, dhe gjendja jone rhesus eshte njera prej tyre. Gjate monitorimit te pare antenatal, merren testet e gjakut per te percaktuar grupin tuaj te gjakut (A, B, AB apo O) dhe gjendja juaj rhesus (Rh-positive ose Rh-negative). Nese ju keni faktorin rhesus (e cila eshte nje proteine ne siperfaqe te qelizave te kuqe te gjakut) ju jeni Rh-positive, nese ju nuk e keni ju jeni Rh-negative.
Mishngrenia
Eshte vertetuar nga shkencetaret qe dieta e cdo qenie te gjalle korrespondon me strukturen fiziologjike te saj. Qeniet njerezore, p.sh. kane strukture fiziologjike, funksione trupore dhe sistemin tretes shume me ndryshe nga ato qe kane kafshet mishngrenese. Sipas dietes ushqimore qe perdorin, qeniet vertebrore mund te klasifikohen ne tre grupe: si ne mishngrenesa, gjethe e barngrenesa dhe frut ngrenesa. Njeriu nuk ka asgje te perbashket me mishngrenesit.
Alergjite
Alergjite mund te zhvillohen ne muajt e pare te jetes, dhe prezantohen si kongjestion nazal, kolle, kruajtje ose diarre mbas gelltitjes se nje kategorie te caktuar ushqimi. Alergjite prekin te gjitha racat dhe jane prezente ne te gjithe boten. Alergjia eshte termi qe perdoret per te perkufizuar ndjeshmerine tone imunologjike ndaj nje alergeni (cdo substance qe shkakton nje reaksion alergjik).
Vera dhe Shendeti
Nje sinteze objektive per rolin e veres ne te ushqyer ose per kufijte e nje sigurie absolute dhe bile deri ne nje avantazh te mundshem te dobise se saj eshte e veshtire te behet: kundervenia jo teresisht e zgjidhur dhe e shprehur nxitet nga dilema qe lidhet me perberesin kryesor te pijeve alkoolike, pra etanoli, dhe efektet dhe kunderefektet e tij funksionale.
Lenia e duhanit
Personalisht une nuk e kam vene ndonjehere duhanin ne goje dhe e urrej aq shume saqe sado e tymosur te jete shoqeria apo ambjenti ne te cilin ndodhem nuk me ben te jem pjese aktive e saj. Shpesh here largohem nga ambjente te tilla. Ekzistojne disa metoda per lenien e duhanit, te cilat do ti parashtroj me poshte, por dua te theksoj nje fakt qe duhani lihet shume me lehte nga vullneti dhe deshira e vete personit sesa cdo lloj metodollogjie shkencore e perdorur.
Vetvrasjet
Eshte nje fakt i pa mohueshem tashme, qe ne dekaden e tranzicionit, per shkak te nje vakuumi shpirteror, ideologjik dhe moral, si dhe problemeve te pabarazise ekonomike, faktore keta qe i dhane tipare te reja shoqerise shqiptare, e cila qe atehere po perjeton nje krize identiteti, fenomeni i vetevrasjes eshte bere pjese e jetes se perditshme te shqiptareve.
Sem. e dhembeve
Dhembet e shendetshem pervecse permiresojne paraqitjen estetike, kontribuojne ne mireqenien e pergjithshme dhe pakesojne nderhyrjet e dentistit. Por cilat jane shkaqet themelore te problemeve te dhembeve si psh kariesi? Si mund t'i parandalojme?
Pucrra ne fytyre
Nje shqetesim qe prek me shume se sa 5 per qind te te rinjeve ndermjet moshes 14 dhe 19 vjecare te te dy sekseve. Por ky eshte nje problem qe mund te paraqitet dhe ne moshen e rritur dhe pse me nje frekuence me te vogel (rreth 10 per qind e grave nga mosha 30 deri ne 35 vjec). Mund te ndodhe gjate nje periudhe stresi psikofizik. Pucrrat jane rezultat i nje cekuilibrimi te forte hormonal qe eshte tipik per disa faza te jetes femerore sic eshte puberteti, shtatzania dhe menopauza.
Celuliti
Celuliti eshte nje lloj indi dhjamor ne shtresen e nenlekures qe permban tufa indi lidhor. Ky ind lidhor, qe varion ne trashesi dhe eshte i nderthurur me qelizat dhjamore, mbahet ne ate pozicion nga nje rrjet fibrash qe e mbron trupin tone duke rrethuar muskujt dhe organet. Ai eshte i rrethuar nga nje leng qe pervecse e ushqen, perben dhe nje sistem efektiv per eliminimin e mbeturinave.
Prostata
Gjithka duket se fillon me urinime sa me te shpeshta si shkaktar te te cilave shum here meshkujt akuzojn ndonje ftohje apo mendojn se kane pire shume lengje. Ndonjehere mendohet se eshte dhe faji i ajrit te kondicionuar. Me pas dhimbja fillon te prhapet dhe ne kurriz dhe gjithnje e me shume mendohet se kemi te bejme me nje ftohje.
  1   2   3  

Nje sinteze objektive per rolin e veres ne te ushqyer ose per kufijte e nje sigurie absolute dhe bile deri ne nje avantazh te mundshem te dobise se saj eshte e veshtire te behet: kundervenia jo teresisht e zgjidhur dhe e shprehur nxitet nga dilema qe lidhet me perberesin kryesor te pijeve alkoolike, pra etanoli, dhe efektet dhe kunderefektet e tij funksionale. Etanoli furnizon me kalori, por edhe me lende toksike potenciale, duke perbere nje rrezik patologjik qe mund te coje ne varesine nga alkooli dhe degradimin e personave qe e perdorin ne sasi te medha.
Vera, Dieta dhe Shendeti
 

Vera - Dieta dhe ShendetiNjė sintezė objektive pėr rolin e verės nė tė ushqyer ose pėr kufijtė e njė sigurie absolute dhe bile deri nė njė avantazh tė mundshėm tė dobisė sė saj ėshtė e vėshtirė tė bėhet: kundėrvėnia jo tėrėsisht e zgjidhur dhe e shprehur nxitet nga dilema qė lidhet me pėrbėrėsin kryesor tė pijeve alkoolike, pra etanoli, dhe efektet dhe kundėrefektet e tij funksionale. Etanoli furnizon me kalori, por edhe me lėndė toksike potenciale, duke pėrbėrė njė rrezik patologjik qė mund tė ēojė nė varėsinė nga alkooli dhe degradimin e personave qė e pėrdorin nė sasi tė mėdha. Vetėm pas kėsaj premise pėr potencialin toksik tė kuotės sė alkoolit te verėrat mund tė vihen nė dukje edhe anėt pozitive tė verės, por gjithmonė duke pasur parasysh dozat, gradacionin dhe mėnyrat e konsumimit tė saj, me kufizimet dhe ndalimet e duhura, pėr grup-mosha tė caktuara, pėr gjini dhe gjendje fiziologjike (shtatzėni, ushqim tė fėmijės me gji), dhe duhet theksuar se ndalimi i verės ėshtė kategorik nė patologjitė qė lidhen me mėlēinė. Ndėrkohė nuk ėshtė korrekte tė vihet njė shkallė barazie midis problemit tė superalkoolikėve me ato pije me gradacion tė ulėt alkooli, duke unifikuar gjithēka nė pėrbėrjen e alkoolit, duke injoruar deri efektin antioksidues tė disa pėrbėrėsve tė papėrfillshėm, sidomos duke pasur parasysh lidhjen gastronomike dhe sociokulturore tė verės dhe birrės me historinė e njeriut. Mė shumė se njė shkencėtar ėshtė pėrpjekur tė tejkalojė kėtė ndryshim derisa ka arritur tė krijojė edhe fjalėn “Vinisme” (e verės), duke e alternuar me atė tė alkoolizimit. Pikėrisht pėr tė dalluar skenarin e ndryshėm dhe pėrshkrimin e komplikacioneve qė rrjedhin nga abuzimi kronik me verėn dhe duke arritur disa herė deri tek efektet qė japin pijet superalkoolike ose ato me gradacion tė lartė tė alkoolit.

Cili ėshtė roli i verės nė mėnyrėn e tė ushqyerit?
Vera ėshtė, pa asnjė dyshim, pjesė pėrbėrėse e kulturės tė tė ushqyerit nė Mesdhe, duke e nėnkuptuar kėtė tė fundit si njė tėrėsi zakonesh, dokesh, pronėsi tė ndėrgjegjes dhe tė mėnyrės sė sjelljes. Nuk ėshtė vetėm njė plotėsuese e dietės, por simbol kompleksesh pėr tė cilat mjeku ka pėr detyrė tė “individualizojė” kufijtė e konsumimit tė saj dhe eventualisht t’i kufizojė ato derisa tė arrijė edhe nė vėnien e vetos pėr tė pasur jehona dhe implikime komplekse pėr tė interesuarin, edhe pse pėrtej kuptimit energjetik apo potencialit toksik nė lidhje me mėlēinė. Pėr njė mjek italian apo francez ėshtė e vėshtirė tė imagjinojė se njė prodhim kaq tipik i gastronomisė tradicionale, tepėr i legjitimuar nga njė zakon dhe mėnyrė tė ushqyeri mijėravjeēare dhe sot e mbrojtur me fanatizėm nga njė mekanizėm i rafinuar konsumistik, mund tė bėjė keq pėrveē rasteve kur ka persona qė nga padituria ose tė shtyrė nga vesi abuzojnė me verėn. Nė vendet me vreshtari tė zhvilluar zakoni i tė pirit verė ėshtė pėrqendruar pothuajse tėrėsisht gjatė vakteve dhe si rrjedhojė ėshtė mė pak e rrezikshme, edhe pse mund tė konsumohet nė sasi tė mėdha, nė krahasim me konsumimin nė tė shkuarėn nė sasi tė mėdha nė pijetore ose nė lidhje me mėnyrėn e konsumimit nė tė kaluarėn tė pijeve superalkoolike. Eshtė e qartė qė dėmet e shkaktuara nga alkooli janė mė tė vogla kur stomaku ėshtė nė punė pėr pėrpunimin e ushqimeve dhe i njėjti potencial metabolik i mėlēisė duket tė ketė njė dėm mė tė vogėl tė shkaktuar nga oksidimi alkoolik gjatė periudhės sė tretjes. Nėse pranojmė pra ndikimin e njė tėrėsie arsyesh shoqėrore, psikologjike, dietetike, epidemiologjike, ku mund tė bėjė pjesė edhe vera, pa shkaktuar dėme, bile nė tė kundėrtėn duke sjellė efekte tė dobishme, nė mėnyrėn e tė ushqyerit tė njeriut, momenti kyē i gjithė ēėshtjes qėndron nė identifikimin e parametrave tė sigurisė, pra nė personalizimin e dozave tė pranuara.

Cila ėshtė dobia energjetike e verės?
Wine - VeraLe tė fillojmė mė saktėsimin e kufijve brenda tė cilėve vera mund tė konsiderohet si ushqim, duke nisur nga rėndėsia dhe vlerat e saj energjetike dhe nga pyetjet qė lidhen me pėrdorimin e kalorive tė vijnė nga alkooli. Edhe pse vera ėshtė njė prodhim kompleks, i pasur nė substancat qė e pėrbėjnė (mė shumė se 250), vlera apo dobia energjetike e njė vere tė mirė koincidon nė praktikė me atė tė etanolit dhe lėkundet nė rastin kur konsumohet normalisht gjatė njė vakti deri tek 700 kilokalori pėr litėr. Duke pasur pėrherė parasysh ekuivalencat energjetike, dietologu mund pra tė barazojė njė gotė verė me 30 gr bukė ose 100 gr mish viēi pa dhjamė. Ndėrkaq kaloritė e alkoolit nuk mund tė pėrdoren drejtpėrdrejt pėr punė fizike apo pėr qėllime plastike, siē ndodh pėr ushqimet e tjera, por kontribuojnė pėr metabolizmin bazė dhe nuk nxisin pėrdorimin e karbohidrateve, yndyrnave dhe proteinave. Gjithmonė duke pasur parasysh realitetin metabolik tė vlerave energjetike, mund tė ruhen shumė rezerva nė lidhje me “rendimentin” real tė kėtij karburanti pak tė veēantė si lloj. Ndjenja e nxehtėsisė qė pason tretjen e verės ose nė masė tė madhe tė superalkoolikėve shpreh jo aq vlerat energjetike tė alkoolit sesa veprimin e tij farmakologjik si vazodilatator periferik. Gjithashtu, ėshtė e udhės tė ēmitizohet fakti aq i pėrhapur dhe i besuar te njerėzit qė jetojnė nė zona malore se alkooli mbron nga tė ftohtit, sepse ndjesia e menjėhershme e nxehtėsisė pėrcillet si njė ndezje tepėr e shkurtėr me njė djersitje tė ekzagjeruar nė lėkurė dhe do tė ishte mė mirė qė kjo ndjesi tė ruhej pėr organet e brendshme nė kushtet e temperaturave tepėr tė ulėta. Si pėrfundim, alkooli ka karakteristikat e njė karburanti me rendiment tė ulėt sepse mund tė aktivizojė rrugėt metabolike me pak prurje energjie, ose mund tė prishė rregullimin termik me djersitje tė ekzagjeruara.

Mund tė konsiderohet si lėndė ushqyese?
Nuk ėshtė e vėshtirė tė mbrohet me sukses kauza e verės duke nėnvizuar rėndėsine e saj duke u nisur nga pėrmbajtja nė vitamina, nė oligoelemente ose nė hekur, si dhe tė tjerė pėrbėrės mė pak tė pranishėm nė verė, duke ruajtur pėrherė masėn nė pėrdorimin e verės. Nga ana tjetėr pasuria e lėndėve ushqyese tė pranishme dhe tė pėrdorura pėrherė nga popullsitė perėndimore garanton gjerėsisht edhe furnizimin me kėta pėrbėrės tė paktė nė numėr dhe qė gjenden te vera. Tė dhėnat epidemiologjike qė janė bėrė nė kuadėr tė promocionit tė dietės mesdhetare e lidhin konsumimin e verės me njė incidencė tė ulėt tė infarktit tė miokardit, paraqesin edhe sot hipoteza tė vlefshme pėr mėnyrėn e tė jetuarit dhe tė punuarit sesa kėshilla tė karakterit farmaceologjik. Nuk do tė ishte korrekte, nė emėr tė shpalljes sė rezultateve shkencore, tė mos merrej parasysh shembulli i toksicitetit kardiologjik tė etanolit, qė ėshtė pėrgjegjės pėr pothuajse 50% tė miokardiopatisė dilatative. Kjo tablo e verės ose mė keq akoma e superalkoolikėve qė “bėjnė mirė“ pėr diēka, duke nisur nga mjekimi i anemisė apo rritjes sė sasisė sė kolesterolit “tė dobishėm” nuk duhet tė bėjė pjesė nė reklamimin korrekt tė kėsaj pijeje kaq tė lashtė. Por edhe teprimi nė shifra pėr rreziqet e tmerrshme tė pėrdorimit tė alkoolit si sėmundjet e pankreasit po tė tjera patologji tė aparatit tė tretjes, ku mė e tmerrshmja konsiderohet Cirroza hepatike, nuk duhet tė na dekurajojnė dhe tė na kufizojnė nė konsumimin e verės. Vera, mė shumė se ēdo lloj pije tjetėr, mund tė parashikohet tė futet nė shkencėn dietetike moderne jo pėr merita ushqyese tė veēanta, as pėr faktin e tė qenit me virtyte pėr shėndetin, por thjesht pėr kėnaqėsitė e saj gastronomike, pėr kontributin pėr cilėsinė dhe rritjen e nivelit tė jetesės, si dhe mėnyrėn se si konsumi i saj nė sasi tė kontrollueshme nuk arrin kurrė tė bėhet njė rrezik pėr shėndetin. Ndėrkaq vera nuk ėshtė njė pije pėr tė shuar etjen, as dhe pėr t’u shndėrruar nė njė simbol shoqėror, ėshtė thjesht njė ushqim qė merret dhe shijohet sė bashku me vaktet pėr tė amplifikuar vlerėn shijuese tė ritit tė tė ushqyerit, por gjithmonė duke ruajtur masėn.

Nė ēfarė mase kėshillohet tė pihet?
Wine - VeraGjithmonė kjo varet nga mosha dhe kushtet e subjekteve tė veēanta, sidomos grave dhe tė moshuarve dhe kėtu duhet tė ndiqen udhėzimet qė ofron shkenca e dietologjisė. Pėr tė qenė tė sigurt, nuk duhet t’i referohemi kapacitetit teorik tė metabolizimit tė alkoolit (rreth 1g nė ditė pėr ēdo kg peshė) qė do tė korrespondonte pėr njė verė normale nė gradacionin alkoolik nė rreth 750 ml pije pėr burrat nė kushte tė mira shėndeti dhe dihet pėr gratė sasi mė e paktė. Shumė shkencėtarė bien dakord pėr njė konsumim tė rregullt dhe tė paabuzueshėm tė etanolit nė ditė qė shkon rreth 0,60 -0,75 g/kg peshė trupore, duke ulur kėshtu sasinė e pranuar tė verės rreth gjysmė litri pėr burrat nė rastin e njė vere me gradacion alkooli 12. Edhe nė kėto doza ditore shumė mė tė kujdesshėm duhet tė tregohemi nė mėnyrėn e marrjes sė verės dhe tė pėrjashtohet abuzimi kur janė marrė tė tjera pije alkoolike, si: aperitivėt, pijet e hidhura apo superalkoolikėt. Pėr tė rriturit nė gjendje tė mirė shėndetėsore konsumi i pėrditshėm i pranueshėm mund tė jetė deri nė tri gota verė pėr burrat dhe jo mė shumė se dy gota pėr gratė. Nė kėto nivele konsumi dietologu nuk ka arsye pėr t’i mohuar njė personi tė rritur tė shėndetshėm kėnaqėsinė qė ofron shoqėrimi i ushqimit me disa gota verė. Fatkeqėsisht, kėto vitet e fundit qarkullojnė disa teori pėr efektet ēudibėrėse sidomos tė verės sė kuqe nė disa degė tė shėndetit. Por pėr kėtė duhen bėrė verifikime dhe tė priten pėrgjigjet shkencore tė studimeve pėrkatėse nė kėtė fushė pėr tė mos rėnė nė tentacionin e abuzimit nė pijet alkoolike.

Kur ėshtė e nevojshme tė reduktohet ose tė mos konsumohet fare vera? Nėse “degustatori” i verės, nė kufijtė e lejuar tė pėrdorimit tė saj, mund tė ndiejė kėnaqėsi dhe tė tentohet nga vera pa pasur rrezik tė dėmtojė shėndetin e tij kjo lejohet, por nė rastin kur disa persona tė sėmurė dhe me gjendje tė caktuara fiziologjike (obeziteti, shtatzėnia apo plakja e parakohshme) vera nuk kėshillohet tė konsumohet. Abuzimi i vazhdueshėm me alkoolin lidhet p.sh me patologjitė qė shfaqen nė aparatin e sipėrm tė tretjes dhe pėr kėtė duhet qė kėtyre personave me kėto patologji t’iu thuhet shprehimisht se pėrdorimi i pijeve alkoolike ėshtė klinikisht i ndaluar.

Kur kėshillohet tė pihet verė?
VeraTė pish pak verė mund tė jetė e dobishme nė rastet e gastriteve iposekretive ose te subjektet qė vuajnė nga anoreksia, sepse kjo pije provokon njė ipoglicemi tė lehtė dhe nxit oreksin. Pėrdorimi i keq i verės konsiderohet ai qė u jepet fėmijėve ende tė papjekur, dhe kėto kundėrindikohet deri pėrdorimi i birrės apo aperitivėve. Mė pak drastik ėshtė kėshillimi i pėrdorimit tė verės te tė moshuarit sepse nga njė anė pėrdorimi i verės ėshtė bėrė pėr ta njė rit dhe nga ana tjetėr favorizon oreksin, por kujdes nė teprime sepse sjell plakje tė parakohshme, por pėrdorimi nė doza modeste nuk pėrbėn aspak problem. Kėtu duhet tė ndiqen kėshillat e mjekut kurues, qė vendos rast pas rasti pėr dobinė ose jo tė konsumit tė disa gotave verė.

Vera, njė problem dozash?
Mund ta mbyllim duke thėnė se vera, duke ndjekur kėshillat pėr ta konsumuar atė si duhet, mund tė bėjė pjesė nė listėn e mozaikut tė tė ushqyerit tė njeriut dhe pėrjashtimet janė nė disa raste patologjish, si: shtatzėnia apo faza e tė ushqyerit me gji, ose gjendje tė avancuara tė sėmundjeve tė ndryshme.

(Publikuar me 18 Prill 2004 12:51)
© 2001-2008 Parajsa Shqiptare. All rights reserved.
  • Spurl
  • Digg
  • Del.icio.us
  • Blink
  • Furl
  • Technorati
  • Stumbleupon
  • Y!MyWeb
  • Simpy
  • Google
Parajsa Shqiptare Forum
Parajsa iWantMP3 Online - The Audio Search Engine
Posta juaj elektronike @parajsa.com
Parajsa Njoftime Online
Hivemail - The missing update
Parajsa Simply MyMusic
Parajsa Video Online
Muzika Shqiptare dhe e Huaj!
Lojra ne Parajsa.com
Njohje Shqiptare
  Radio Parajsa
Radio Parajsa Dancer     Radio Parajsa Dancer
  Zeri i Parajses
Shpresa-AL Sh.p.k
Fjalor Emrash Shqip