Kreu | Shendeti | Dr. Shpresa Huruglica, Specialiste e Biokimise klinike

Dr. Shpresa Huruglica, Specialiste e Biokimise klinike

Telegrafi
Dr. Shpresa Huruglica, Specialiste e Dr. Shpresa Huruglica, Specialiste e

Dr. Shpresa Huruglica, Specialiste e Biokimisë klinike Biokimia klinike është disiplinë e shkencave mjekësore që studion çrregullimet e procesit të metabolizmit. Çdo sëmundje në organizmin e njeriut shoqërohet me ndryshime në procesin e metabolizmit qoftë në një sistem apo në sisteme të tëra të organizmit dhe pikërisht detyrë e biokimisë klinike është të zbulojë dhe interpretojë ato çrregullime të metabolizmit që shkaktohen nga patologji të ndryshme.

Dr. Shpresa Huruglica, Specialiste e Biokimisë klinike Biokimia klinike është disiplinë e shkencave mjekësore që studion çrregullimet e procesit të metabolizmit. Çdo sëmundje në organizmin e njeriut shoqërohet me ndryshime në procesin e metabolizmit qoftë në një sistem apo në sisteme të tëra të organizmit dhe pikërisht detyrë e biokimisë klinike është të zbulojë dhe interpretojë ato çrregullime të metabolizmit që shkaktohen nga patologji të ndryshme. Si material studiues në biokimi mund të shërbejë gjaku i plotë, serumi, plazma, urina dhe lëngjet e tjera trupore: lëngu cerebrospinal, lëngu amniotik, transudati, eksudati etj. Studimi i këtyre lëngjeve trupore e lejon mjekun biokimistë që në bashkëpunim me mjekë të tjerë (klinicistë, radiolog, patolog, etj.) të vë diagnozë, të kontrollojë efikasitetin e terapisë te të sëmurët apo depistojë popullatën e shëndoshë për sëmundje të ndryshme përmes Screening testeve të shumta.

Dr. Shpresa Huruglica
Specialiste e Biokimisë klinike
Laboratori mjekësor "Shpresa", Gjilan
Qendra diagnostike dhe terapeutike "Fati im", Prishtinë
tel: 044 / 413-928

Përshëndetje doktoreshë. Babai im vazhdimisht ka probleme me urinim dhe ka bërë një analizë të rekomanduar mjeku familjar të quajtur PSA, e cila i ka dalë pozitive. A mund të jetë diçka serioze dhe çka duhet bërë më tutje mbasi ende ka probleme. Blerimi nga Kamenica.

PËRGJIGJE:
Nga ajo që thoni kuptohet se prindi juaj ka bërë një screening test të PSA (antigjenit specifik të prostatës), cili vetëm e detekton praninë e PSA dhe është e pamjaftueshme për të diagnostikuar problemet e prostatës. Nga ana laboratorike duhet bërë gjithsesi analiza kuantitavive (përcaktuar me vlerë) e total-PSA dhe free-PSA dhe duhet përcaktuar raportin free-PSA / t-PSA. Në bazë të këtij raporti, pastaj orientohemi nëse kemi të bëjmë me inflamacion të prostatës, BHP (hipertrofi beninje të prostatës) apo karcinome të mundshme të prostatës. Duke qenë se ai vazhdon të ketë probleme do t"ju këshilloja që të vizitohet te mjeku specialist urolog, i cili pastaj e udhëzon se çfarë lloj ekzaminimi duhet bërë me tutje.

Përshëndetje. Unë para një muaji më është dashur të abortoj, për shkak se nuk është zhvilluar mirë fëmija. Doktori më ka preferuar të bëj një analizë torch, e cila ishte shumë e shtrenjtë. Çfarë analize është kjo dhe a duhet ta bëj patjetër.
Besa, Ferizaj.

PËRGJIGJE:
TORCH, është analizë serologjike e cila detekton praninë apo mungesën e antitrupave IgG dhe IgM ndaj parazitit Toksoplazma gondii, virusit të Rubeoles, Citomegalovirusit dhe virusit Herpes Simlex (1dhe 2) në gjakun e pacientit. Te gratë shtatzëna është shumë me rëndësi zbulimi me kohë i infeksionit, pasi që është një nga shkaktarët më të shpeshtë të defekteve të lindura të fëmijëve në dëgjim, në të pamur, defekteve neurologjike, të zemrës etj. Besoj se kjo është e mjaftueshme për të kuptuar rëndësinë e bërjes së analizës. Fatmirësisht, krahasuar me vendet e rajoni dhe ato perëndimore, në Kosovë, çmimet e laboratorit janë shumë më të ulëta. Për informatën tuaj TORCH punohet edhe në Institutin e Shëndetit Publik në Prishtinë ku nuk besoj se çmimi është shumë i lartë.

Përshëndetje doktoreshë. A ka ndonjë test laboratorik specifik për caktimin e diagnozës së artritit reumatoid në mënyrë që të ndihmojë diagnozën dhe mjekimin e kësaj sëmundjeje?
Flm.

PËRGJIGJE:
Sipas ACR (kolegjit amerikan të reumatologëve), diagnostifikimi i artritit reumatiod bazohet në disa kritere, të cilat përfshijnë të dhënat e anamnezës, ekzaminimit objektiv-fizik, analizave laboratorike dhe ndryshimeve radiografike.
Diagnostikimin e artritit reumatoid e ndihmojnë një numër testesh laboratorike, ku më specifike janë faktori reumatoid dhe antitrupat anti-CCP (anti-cyclic citrullinated peptide). Antitrupat anti-CCP janë më specifike dhe ndihmojnë diagnostikimin në faza më të hershme por megjithatë një pozitivitet i këtyre testeve nuk garanton diagnozën e artritit reumatoid. Faktorin reumatoid dhe anti-CCP pozitive mund të japin edhe artriti psoriatik, lupusi eritematoz sistemik, sindroma Sjogren, infeksionet virale etj. Gjithashtu mosprania e këtyre antitrupave në serum nuk përjashton mundësinë e artritit reumatoid.
Kështu, testet laboratorike vetëm ndihmojnë në diagnostikimin e artritit rheumatoid. Prandaj, asnjëherë nuk duhet vënë diagnoza e artritit reumatoid bazuar vetëm në këto teste.

Përshëndetje. Jam teknik laborant. Kam një pyetje për doktoreshën. Çka ndodh nëse janë të rritura bilirubina totale dhe direkte.
Shpresoj se do të më përgjigjeni.

PËRGJIGJE:
Rritja e bilirubinave vie si pasojë e prishjes së ekuilibrit midis prodhimit të bilirubinës në organizëm dhe aftësisë së organizmit për ta eliminuar atë. Shkaqet janë të shumta, dhe ato mund të jenë: prehepatike - ku më e shpeshtë është një hiperhemolizë e eritrociteve, hepatike - që mund të jetë ndonjë defekt në metabolizmin e bilirubinës dhe post"hepatike - pasojë e bllokimit të fshikëzës së tëmthit (kolestazës), ku bilirubina e konjuguar-direkte në pamundësi të derdhjes së saj kthehet nga mëlqia në qarkullim. Kështu, varësisht nga shkaku i rritjes së bilirubinës ndyshon edhe rritja e fraksionit direkt apo indirekt. Hierbilirubinemia direkte në përgjithsi shkaktohet nga sëmundjet hepatoqelizore dhe kolestaza intra- apo ekstrahepatike.

Tani, ç"fare ndodh nëse janë të rritura bilirubinat?
Te pacientët me hiperbilirubinemi vërehet një lodhje, ulje e oreksit, ulje e përqendrimit të vëmendjes apo koncentrimit, zverdhje e sklerave dhe lëkurës, kruarje e lëkurës, urinim me ngjyrë të errët dhe ndryshim i ngjyrës së fecesit. Te papajtueshmëritë nënë - fetus të tipit Rhesus rritja enorme e bilirubinës totale dhe pamundësia e konjugimit të saj ( pra rritja e fraksionit indirekt të bilirubinës) në mungesë trajtimi te i posalinduri mund të shkaktojë dëmtime neurologjike të pakthyeshme si ulje të dëgjimit dhe kernikterus.

Doktoreshë e nderuar. Kam një pyetje. A tregon ndonjë analizë laboratorike prezencën e binjakëve në shtatzëninë e hershme?
Flm për përgjigjen. Ardiana.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje Ardiana. Nuk ka analizë laboratorike deri më tani që do të tregonte prezencën e binjakëve në shtatzëninë e hershme apo edhe më të vonshme. Te nënat me shtatzëni binjake apo të shumëfishta janë vërejtur nivele më të larta të hCG (gonadotropinës korionike humane) dhe AFP (alfa fetoproteinës). Sidoqoftë nuk guxojnë të merren si konfirmuese pasi niveli i hCG varion nga shtatzënia në shtatzëni dhe po ashtu vlera më të larta të hCG kemi edhe te shtatzënitë molare dhe korionkarcinoma, ndërsa të AFP te defektet e tubit neural dhe ezofagut.
Kështu që këto parametra duhet të merren parasysh vetëm atëhere kur përputhen me të dhënat ultrasonografike për shatzëni binjake apo të shumëfishta. Për më tepër mund të ju ndihmojë mjeku obstetër-gjinekolog.

Përshëndetje, ju shkruaj nga Tuzi. Më intereson të di se cilat vlera të gjakut tregojnë prezencën e gurëve në veshka?
Faleminderit për kontributin tuaj.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje, është e pamundur të bëhet diagnostikimi i pranisë së gurëve në veshkë apo në rrugë urinare vetëm përmes analizave laboratorike të gjakut. Duhen bërë një numër ekzaminimesh deri sa të diagnostikohet prania e gurëve në traktin urinar. Nga ana laboratorike për praninë e gurëvë në veshka apo rrugë urinare duhet dyshuar atëherë kur kemi hematuri (prani të gjakut në urinë) dhe infeksione të shpeshta urinare. Në këto raste gjithsesi duhet parë dhe përcjellur edhe funksioni i veshkave. Ndërkaq sa i përket përbërjes kimike të gurëve mund te orientohemi përmes matjes së shpeshtë të pH-së së urinës, matjes së kalciumit, fosforit, magnezit, uresë dhe acidit urik në gjak dhe urinë, si dhe përmes diferencimit të kujdesshëm të llojit të kristaleve në sedimentin e urinës.

Ç"farë tregon analiza e urinës?

PËRGJIGJE:
Ekzaminimi rutinë laboratorik i urinës kryhet në disa etapa:
- Ekzaminimi makroskopik, ku shihet pamja, ngjyra dhe era e urinës
- Ekzaminimi kimik, ku bëhet përcaktimi i pH-së, peshës specifike, pranisë së proteinave në urinë, glukozës, trupave ketonik, nitriteve, esterazes leukocitare, bilirubinës dhe urobilinogjenit.
-Ekzaminimi mikroskopik, ku në sedimentin e formuar në mikroskop bëhet numërimi i elementeve qelizore (eritociteve, leukociteve dhe qelizave epiteliale), praniëe së baktereve, kristaleve dhe cilindrave të ndryshëm, myshqeve, dhe jargëve.
Të gjitha këto mjekut i japin një pasqyrë të gjendjes dhe funksionit të veshkave dhe rrugëve urinare. Për më shumë, me ndihmën e ca ekzaminimeve shtesë analizat e urinës pasqyrojnë gjendjen e pothuajse të gjithë organizmit.

Doktoreshë, si duhet bërë një analizë urine dhe a duhet pastruar para se ta japim urinën?

PËRGJIGJE:
Për ekzaminimin e urinës preferohet të merret urina e përqendruar e freskët e mëngjesit, por mundet edhe ajo e marrë në kohë të ndryshme. Është mirë që te të rriturit pjesa e parë e urinës të derdhet, në mënyrë që të shpërlahet retra, pra të merret pjesa e mesme e urinës. Marrja duhet bërë në gotë sterile, ndërsa sasia duhet të jetë jo më pak se 10-15 ml. Te gratë urina nuk duhet marrë gjatë ciklit apo menjëherë pas, por duhet pritur të paktën 2-3 ditë pas ciklit. Nëse urina merret në shtëpi, atëherë ajo duhet dërguar në laborator brenda një ore, jo më vonë. Nuk është e domosdoshme të pastrohemi para se ta japim urinën. Sidoqoftë, në rast se pastroheni para se të jepni urinën, atëherë urina duhet marrë pas tharjes në mënyrë që të mos vie deri te hollimi i urinës me ujë.

Pas sa kohe pasi merret urina duhet kryer analiza?

PËRGJIGJE:
Për një analizë rutine të urinës duhet që i gjithë ekzaminimi i urinës të kryhet brenda 2 orëve pas urinimit, pasi që në temperaturën e dhomës vie deri te zhvillimi dhe shumimi i baktereve dhe nëse urina ekzaminohet më vonë do kemi një rezultat fals pozitiv. Ndërkaq, në rastet kur kërkohet ekzaminimi i urinës së grumbulluar gjatë 24 orëve, varësisht nga lloji i analizës që kërkohet të përcaktohet, shpesh është e nevojshme të bëhet konservimi i urinës, të mbahet në temperaturë adekuate ose të mbrohet urina nga veprimi i dritës me qëllim që të pengohet zbërthimi i përbërësve të urinës. Për këtë arsye është e domosdoshme që paraprakisht të konsultohet mjeku Biokimist rreth mënyrës së grumbullimit të urinës.

Kur dyshohet se pacienti ka anemi dhe cilat analiza duhet bërë?

PËRGJIGJE:
Sa herë që një pacient ankohet për lodhje, dobësi trupore, dhembje koke, rrahje të shpeshta të zemrës, vështirësi në frymëmarrje, atëherë duhet dyshuar për një anemi të mundshme. Rëndësi të veçantë ka edhe një anamnezë e hollësishme rreth mënyrës së ushqyerjes, ndonjë gjakderdhje të mundshme, sëmundje inflamatore apo insuficiencë renale, meqë këto janë shkaktarët më të shpeshtë të anemive. Duhet bërë poashtu një ekzaminim fizik i kujdesshëm pasi që të pacientët anemik shpesh vërehet një sheshim i papillave të gjuhës, qarje e këndeve të buzëve, subikter në sklera, fytyra ngjyrë dylli, ndryshime të thonjëve duke u bërë më të hollë, më të sheshtë dhe më të thyeshëm, pastaj një rënie e flokëve dhe një deskuamim i lehtë i lëkurës.
Ndërsa, sa i përket analizave laboratorike, fillimisht duhet bërë një hemogram (pasqyrë gjaku) dhe në të gjitha raste kur është ulur sasia e hemoglobinës, përqendrimi i hematokritit dhe nr i eritrociteve nën normën e moshës së pacientit kemi të bëjmë me anemi. Sa i përket diferencimit të anemive dhe analizave shtesë që duhet bërë, atëherë në orientim ndihmojnë konstantet eritrocitare MCV, MCH, MCHC dhe një strisho periferike të cilat e ndihmojnë mjekun të konstatojë nëse është fjala për një anemi hipokrome mikrocitare, normokrome makrocitare apo normokrome normocitare dhe analizave përkatëse që duhet kërkuar. Kështu, varësisht nga lloji i anemisë, mjeku vlerëson se çfarë duhet kërkuar më tutje. Pra, nëse kemi të bëjmë me një anemi nga mungesë e hekurit, mungesë e vit.B12 dhe acidit folik, një anemi hemolitike apo pasojë e ndonjë sëmundjeje inflamatore, etj.

me shume  Vizitoni faqen

Cfare mendimi keni per kete artikull, ju pelqen apo jo?

Subscribe to comments feed Komente: 0 postime

Ju duhet te identifikoheni per te postuar komente!


Rrjete Sociale

Google+

Facebook
Autori
Telegrafi
Telegrafi
Kendi i Reklamave
Fjalekyce
Asnje fjalekyce per kete artikull
Vleresoni kete artikull
0
Publikoni artikullin
Kendi i Reklamave