Kreu | Shendeti | Kanceri, format më të shpeshta me të cilat shfaqet

Kanceri, format më të shpeshta me të cilat shfaqet

Observer
Qeliza kancerogjene Qeliza kancerogjene

Gjithmonë e kemi emërtuar thjesht me të njëjtin emër, por format e shfaqjes së tij janë shumë të ndryshme e të rrezikshme për shëndetin e njeriut. Ne e konsiderojmë kancerin si një sëmundje të vetme, në fakt bëhet fjalë për qindra sëmundje të ndryshme, që prekin thuajse të gjitha pjesët e trupit tonë, të cilat vijnë nga shkaqe të ndryshme e lënë pasoja po të ndryshme.

Lidhja e sëmundjeve të ndryshme me genet dhe me mënyrën tonë të jetesës
Gjithmonë e kemi emërtuar thjesht me të njëjtin emër, por format e shfaqjes së tij janë shumë të ndryshme e të rrezikshme për shëndetin e njeriut. Ne e konsiderojmë kancerin si një sëmundje të vetme, në fakt bëhet fjalë për qindra sëmundje të ndryshme, që prekin thuajse të gjitha pjesët e trupit tonë, të cilat vijnë nga shkaqe të ndryshme e lënë pasoja po të ndryshme. Ajo çka është e rëndësishme të dimë, është që sëmundjet janë të lidhura ngushtë me mënyrën tonë të jetesës, po aq sa edhe me gjenin, por kjo e para është shumë e rëndësishme. Nga mënyra se si pimë, si ushqehemi, çfarë higjiene kemi, apo qoftë edhe faktorët shoqërorë në vetvete, ndikojnë në një masë të madhe e të drejtpërdrejtë në shëndetin tonë. Por për sa i takon kancerit, cilat janë llojet e tij dhe si ndikon mënyra e jetesës te shfaqja e tyre në organizëm? 

Kanceri i gjirit 
Është kanceri më i përhapur te gratë, kryesisht në vendet e zhvilluara. Çdo vit, po të marrim si shembull vetëm Britaninë e Madhe, diagnostikohen me këtë sëmundje 44 mijë gra, pra mbi 100 gra në ditë dhe ky numër është rritur në masën 50% në 20 vitet e fundit. Në botë çdo vit diagnostikohen mbi 1 milion femra. Rritja e numrit të pacienteve vjen për shkak të ndryshimit të rregullave të mëmësisë. Kështu, në kohët moderne gratë lindin shumë më vonë se më përpara, kanë familje më të vogla dhe i ushqejnë fëmijët me gji për një kohë shumë më të shkurtër nga sa kanë bërë nënat dhe gjyshet e tyre. I gjithë ky ndryshim e rrit shumë predispozitën ndaj zhvillimit të kancerit të gjirit. Por ndërsa shtohet numri i të diagnostikuarve, është pakësuar shumë numri i vdekjeve. Shkaku kryesor është parandalimi dhe dalja e medikamenteve të duhura. Kanceri i fshikëzës së urinës.Përqindja më e madhe e personave me një problem të tillë është në Egjipt. Në këtë vend të Afrikës së Veriut, ky është lloji më i përhapur i kancerit. Shkaku është një parazit që përhapet shumë me emrin bilharzias. Është një lloj kanceri më i përhapur te meshkujt se te femrat. Në vende të tjera të botës shkaqet janë duhanpirja dhe ekspozimi ndaj kimikateve industriale. Ky lloj kanceri zhvillohet brenda organizmit të njeriut për një periudhë 20-25-vjeçare para se të shfaqet. 

Kanceri i shtyllës kurrizore 
Kjo është një sëmundje të varfërish. shkaktuar nga një virus papilloma virus (HPV), që transmetohet seksualisht. Është mjaft i përhapur në Afrikën Nënsahariane, Amerikën e Jugut, Indi dhe Lindje e Largët. Që prej disa kohësh ekziston edhe një vaksinë e posaçme parandaluese. 

Kanceri i testikujve 
Është lloji i katërt më i përhapur në botë, edhe pse në Emiratet e Bashkuara Arabe zë vendin e parë. Ky lloj kanceri ka lidhje me përdorimin e tepruar të mishit të kuq dhe mungesën e ushqimit me fruta e perime të freskëta. Një tjetër shkak është edhe jeta sedentare. Afrika dhe Azia kanë një probabilitet më të vogël, pasi dietat këtu janë thellësisht vegjetariane. Sarkoma e Kaposit Ky kancer i rrallë është bërë i zakonshëm në Afrikë, për shkak të SIDA-s, që dobëson në maksimum sistemin imunitar. Ndryshe nga shumë lloje kanceresh të tjerë, që nisin në një pjesë të trupit dhe më pas përhapen, ky lloj kanceri mund të nisë kudo ose në shumë vende të ndryshme njëherazi. Ai është kancer i muskulit, i nervave, por mund të merret fillimisht si kancer mëlçie, apo gjiri. Trajtimi i tij bëhet me kimioterapi. 

Kanceri i mushkërive 
Është më i përhapuri në botë, edhe pse 100% i parandalueshëm. Mjafton thjesht të mos pish duhan. Numri i të diagnostikuarve me këtë lloj sëmundje u rrit shumë në vitet 70, por që atëherë me heqjen dorë të njerëzve nga duhani është ulur ndjeshëm edhe numri i të sëmurëve. Vendet e zhvilluara vuajnë më shumë dhe nëse do të vazhdohet të pihet duhan me ritmin aktual, parashikohet që gjatë këtij shekulli të humbasin jetën 100 milionë persona vetëm nga kanceri i mushkërive. 

Lymphoma 
Numri i të diagnostikuarve me këtë sëmundje sa vjen e po rritet. Ai është kanceri i sistemit limfatik. Përqindjen më të lartë e ka në Amerikën e Veriut, Australi dhe në Zelandën e Re. Personat me imunitet të reduktuar, si ata me SIDA, janë më të ndjeshëm ndaj sëmundjes. 

Kanceri i mëlçisë 
Lidhet me hepatitin kronik B e C dhe shkaktohet nga viruse të përhapura në Afrikë dhe në Azi. Shkaktohet gjithashtu edhe nga aflatoksina, një myk që rritet te gruri dhe misri. Shpesh ky lloj kanceri nis në një pjesë tjetër të trupit dhe përhapet në mëlçi. Shkak për kancerin e mëlçisë është edhe të pirët e shumtë. Kanceri i gojës Është më i zakonshmi në Indi dhe Sudan. Në Perëndim, shkaku kryesor është duhani dhe pijet alkoolike. 

Kanceri i prostatës 
Është kanceri më i zakonshëm për evropianët, amerikanët dhe australianët. Është i rrallë te meshkujt nën 50 vjeç dhe dy në tri raste janë meshkuj mbi 70 vjeç. Sëmundja ka shumë të bëjë me trashëgiminë. Nëse keni histori familjare me një sëmundje të tillë, atëherë kujdes se rrezikoni shumë. Shkaqet e kancerit të prostatës janë ende të paqarta. Disa prej tyre kanë nevojë për operacione të menjëhershme, ndërsa të tjerë mund të mbahen në një gjendje prehjeje vetëm me ilaçe. 

Kanceri i ezofagut 
Është shumë i përhapur, në të gjitha vendet e botës, por kryesisht në Kenia dhe Etiopi. Në Evropë kohët e fundit ka pësuar një rritje për shkaqe që ende nuk dihen. 

Kanceri i stomakut 
Japonia shpesh mbahet si vendi me dietën më të shëndetshme në botë, por ka edhe përqindjen më të lartë të kancerit të stomakut, kryesisht te meshkujt. Ndoshta shkaku është ushqimi shumë i kripur. Gjithsesi, për të shmangur atë rekomandohen ushqime të freskëta dhe fruta e perime.

Si duhet mjekuar kanceri në stomak

Ashtu si për çdo lloj sëmundje, kurimi për këtë sëmundje bëhet në mënyrë individuale, pasi varet nga lloji i sëmundjes, zhvillimi, përhapja e tumorit, faza e sëmundjes si edhe gjendja e përgjithshme e shëndetit të pacientit. Fatkeqësisht për shkak se stomaku në fazat fillestaret sëmundjes shkakton shumë pak simptoma, sëmundja vazhdon të përhapet edhe kur rezultatet kanë dalë të mira. Kurimi i kancerit të stomakut përfshin kirurgjinë, kimioterapinë, terapinë biologjike. Pacienti mund ti nënshtrohet një operacioni të lehtë, i quajtur Biopsia, për të marrë një kampion te vogël të kancerit për analiza. Radioterapia dhe kimioterapia të kombinuara bashkë nëse sëmundja ka përparuar shumë. Kirurgjia, një operacion për të evituar përhapjen e kancerit. Kirurgjia është kurimi më i përhapur me kancerin e stomak.

Llojet më të përhapura të kancerit

Janë më shumë se 9200 njerëz që vuajnë nga kanceri në stomak. Tre janë llojet kryesore të kancerit në stomak: limfatik, tumori i stomakut, dhe tumori kancerogjen. Limfatik, janë kancere të indeve të sistemit imunitarë që ndonjëherë gjendet në "muret" e stomakut. Tumori i stomakut zhvillohet nga indet e "mureve të stomakut". Ndërsa lloji i tretë, pra tumori kancerogjen janë tumoret e qelizave të stomakut. Nëse të tre këta lloje kaceresh arrihen të identifikohen që në fillimet e sëmundjes, atëherë mundësitë që të kurohen apo të evitohet zhvillimi i mëtejshëm i tij është shumë i madh. Kanceri limfatik njihet edhe si lloji më i rëndë i kancerit, i cili përparon shumë shpejt në një kohë shumë të shkurtër dhe mund të çojë deri në humbjen e jetës.

Çfarë është qeliza e tumoreve

Ka qindra lloje qelizash po kështu edhe qindra lloje kanceri pak nga të cilat mund të kurohen në të njëjtën mënyrë. Jeta e çdo qelize është planifikuar të veprojë nëpërmjet instruksioneve të kodifikuara, të quajtura gjene të cilat mbahen në bërthamën e tij. Këto u tregojnë atyre si të veprojnë, kur të ndahen, kur të riprodhojnë dhe kur të vdesin. Kur udhëzimet lidhur me shumëfishimin apo vdekjen e qelizave janë të gabuara qeliza mund të filloje të ndahet në mënyrë të pakontrolluar dhe nuk vdes në kohen e duhur. Në këtë mënyrë kanceri nuk ndjek udhëzimet e duhura që bëjnë ndarjen e drejtë të qelizave. Sa herë që qelizat ndahen udhëzimi "i keq" riprodhohet dhe në këtë mënyrë vazhdon  shumëfishimi i pakontrolluar i qelizave. Këto qeliza shumëfishohen shumë shpejt, mblidhen në të njëjtin vend dhe formojnë atë që në quajmë tumor. 

Dyfishohen rastet e kanceri në ezofag

Me zhvillimin e shkencës, teknikës dhe zhvillimit të nivelit mjekësor, shumë sëmundje tashmë nuk përbëjnë më rrezikshmëri. Por, pjesa më dërmuese e sëmundjeve të kancerit, janë ende të vështira për tu kuruar duke u kthyer në shqetësim për shëndetësinë publike. Një nga sëmundjet e kancerit, ajo e ezofagut është ndër shkaqet kryesore të vdekjeve në vendin tonë, të shkaktuara nga tumoret malinje. Studimi tregoi se incidenca në vite e kancerit të ezofagut të operuar tregoi dyfishimin e saj brenda një periudhe 10-vjeçare dhe mbijetesa 5-vjeçare e pacientëve ishte shumë e ulët. Mësohet se, rreth 5 mijë amerikanë preken çdo vit nga tumori gastrointestinal. Nëse tumori nuk hiqet me mjete kirugjike, të sëmurët zakonisht vdesin brenda një viti nga dita e diagnostikimit.

Cfare mendimi keni per kete artikull, ju pelqen apo jo?

Subscribe to comments feed Komente: 0 postime

Ju duhet te identifikoheni per te postuar komente!


Rrjete Sociale

Google+

Facebook
Autori
Tirana Observer
Tirana Observer
Kendi i Reklamave
Vleresoni kete artikull
1.00
Publikoni artikullin
Kendi i Reklamave