Kreu | Shendeti | Trajtime për të eliminuar yndyrat e tepërta në gjak

Trajtime për të eliminuar yndyrat e tepërta në gjak

Parajsa
Qeliza Gjaku Qeliza Gjaku

Yndyrat në gjak shkaktohen nga shumë faktorë, por kryesore është kequshqyerja. Në qoftë se një organizëm funksionon në rregull, ai është i aftë të marrë lëndët ushqyese që i nevojiten dhe të nxjerrë jashtë ato që nuk duhen. Për këtë njerëzit duhet të jenë të ndërgjegjshëm për ushqimet që konsumojnë dhe antibiotikët që marrin. Yndyra është një lëndë ushqyese që përmban shumë energji. Në 100 gramë yndyrë ka dyfish më shumë energji sesa në 100 gramë karbohidrate. Kjo do të thotë që njerëzit duhet të bëjnë kujdes që të mos të konsumojnë shumë yndyra, sepse njeriu grumbullon shpjet shumë energji dhe prandaj rrezikon të bëhet i shëndoshë.

Yndyrat në gjak shkaktohen nga shumë faktorë, por kryesore është kequshqyerja. Në qoftë se një organizëm funksionon në rregull, ai është i aftë të marrë lëndët ushqyese që i nevojiten dhe të nxjerrë jashtë ato që nuk duhen. Për këtë njerëzit duhet të jenë të ndërgjegjshëm për ushqimet që konsumojnë dhe antibiotikët që marrin. Yndyra është një lëndë ushqyese që përmban shumë energji. Në 100 gramë yndyrë ka dyfish më shumë energji sesa në 100 gramë karbohidrate. Kjo do të thotë që njerëzit duhet të bëjnë kujdes që të mos të konsumojnë shumë yndyra, sepse njeriu grumbullon shpjet shumë energji dhe prandaj rrezikon të bëhet i shëndoshë. Mund të jetë e vështirë për të parë sa yndyrë ka në një ushqim, vetëm kur ka gjalpë, vaj ose margarinë, që janë yndyra. Prandaj, në disa ushqime flitet për dhjamë të fshehur, që është ai dhjamë që nuk mund të shihet direkt me sy.

Për shembull, është e vështirë të shikohet se sa dhjamë ka te djathi, që mund të përmbaj nga 10 për qind deri në 80 për qind yndyrë. Për këtë arsye është mirë që të lexohet përbërja e produktit për ta parë se sa yndyrë ka në produktin ushqyes përkatës. Ushqimi i përpunuar industrial nuk është më i keq se ushqimi i gatuar në shtëpi, por duhet pasur parasysh që dhjami është më i lirë se mishi dhe prandaj për prodhuesit është me interes që të shkëmbejnë pjesë të mishit me dhjamë. Nuk është shumë e shëndetshme që të hash shumë yndyrë.

Pasojat

Yndyrat në gjak shkaktojnë probleme serioze për shëndetin, siç janë: vdekjet nga zemra, sëmundjet e zemrës dhe të qarkullimit të gjakut, sëmundjet kardiovaskulare, funksionim jo të mirë të trurit, harresë, pagjumësi. Sëmundjet kardiovaskulare janë rrezik real për jetën e çdo njeriu. Këto sëmundje përbëjnë edhe sot shkakun kryesor të vdekjeve në botë, ku një përqindje e lartë e popullsisë ka gjetur vdekjen nga sëmundjet kardiovaskulare.

Një sëmundje kardiovaskulare është arterioskleroza, që është grumbullimi i lëndëve të yndyrshme (sidomos kolesterolit) në poret e brendshme të arterieve. Shumë faktorë për shfaqjen e këtyre sëmundjeve janë të lidhura me mënyrën e jetesës, pirjen e duhanit, hipertensionin, diabetin, mbipeshën si dhe mungesën e aktivitetit fizik. Por, një përgjegjësi e madhe për shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare i përket kolesterolit dhe trigliceridit të lartë në gjak. Përsa i përket konsumimit të ushqimeve nuk rekomandohet asnjë recetë fikse që eliminon përdorimin e shumë ushqimeve, pasi e rëndësishme është që të jesh i shëndetshëm duke ngrënë çfarë të hahet. Por, pas çdo ngrënieje, duhet të përdoret çaji jeshil, fermente laktike, fruta, por jo me tepri, si dhe të eliminohet vaji i peshkut dhe përdorimi i limonit. Limoni nuk ndikon aspak në tretjen e yndyrave, siç pretendojnë shumë njerëz. Pas ngrënies së limonit shkaktohet një reaksion në stomak, i cili e depoziton limonin në dhjamë e yndyrë. Përdorimi i sojës dhe vajit të peshkut me kombinim omega 3 dhe 6 (omega 6 ndikon në tretjen e yndyrave) është efektive për tretjen e yndyrave.

Faktorët ndikues

Cilët janë faktorët kryesorë, që ndikojnë në shfaqjen e yndyrave? Yndyrat mund të shfaqen tek kushdo, si tek peronat që kanë një sëmundje kronike (diabet), po ashtu edhe ata që nuk vuajnë nga këto sëmundje. Por, janë disa faktorë kryesorë që shkaktojnë këto yndyra. Pikësëpari, duhet të theksohet mosha, sepse kjo sëmundje prek më tepër personat mbi 40 vjeç, por mund të prekë edhe moshat e reja. Por shenjat e para shfaqen pas të dyzetave. Kurse, për sa i përket seksit më të prekur janë meshkujt, sesa femrat. Këto të fundit deri në moshën 60 vjeç janë të mbrojtura nga disa hormone dhe nuk lejojnë rritjen e nivelit të yndyrave. Por edhe menopauza ka një rol të rëndësishëm; me shfaqjen e saj fillojnë edhe problemet dhe numri i grave me yndyrë të lartë barazohet me atë të burrave. Një tjetër faktor i rëndësishëm është raca. Arteroskleroza prek më tepër racën e bardhë.

Të gjithë të sëmurët diabetikë, që kanë kaluar infarkt miokardi, duhet të shmangin hipoglicemine (ulje të diabetit), sepse një gjë e tillë bëhet shkak për rishfaqjen e këtij lloj infarkti. Çfarë pasojash të tjera ka Arteroskleroza? Yndyrat e larta dëmtojnë edhe enët e trurit. Në shumicën e rasteve diabetikët vuajnë edhe nga tensioni i lartë, i cili në disa raste mund të bëhet edhe shkaktar i infarktit të trurit. Por ka raste që mund të vijë edhe nga arteroskleroza dhe tensioni i lartë. Insulti i trurit ka në bazë furnizimin e pakët të qelizave me oksigjen, e cila vjen si pasojë e ngushtimit të enëve të gjakut nga Arteroskleroza. Në këto raste, të sëmurët me diabet duhet të mjekohen me insulinë dhe të mbrohen nga ulja e diabetit. Duhet pasur shumë kujdes në rastet kur këmba infektohet dhe e rëndësishme është që mjekimi të bëhet me antibiotik të fortë, si dhe mjekim lokal që kërkon plaga. Yndyrnat, si duhet të kombinohen ushqimet Ka disa lloj ushqimesh që duhet të hahen të shoqëruara me të tjera, sepse kështu bëhen më të dobishme për organizmin tonë.

Studimet e bëra kanë treguar se nëse i ha karotat e grira në formë sallate, pa i hedhur vaj ulliri, mund të pakësosh sasinë e kalorive që merr, por humb marrjen e betakarotinës që është mjafte e vlefshme për trupin. Vitamina A, ashtu sikurse dhe vitaminat D, E, K, absorbohen nga organizmi, vetëm në prani të yndyrnave. Më përpara, konsiderohej e papërshtatshme të bashkoheshin proteinat me karbohidratet. Por sot, mendohet se ti shtosh llojeve të ndryshme të pastave (brumërave), pak fasule, bizele, apo thjerrëza, plotësohen më mirë nevojat proteinike të trupit. Por ka edhe ushqime që këshillohet të mos bashkohen gjatë ngrënies. Kështu p.sh. djathi, që është i pasur me kalcium, kur hahet së bashku me mishin, pengon absorbimin e hekurit nga zorrët. Lakra e bardhë kur hahet me peshk, pengon absorbimin e jodit, që përmban peshku. Po ashtu, tanina që përmban çaji, pengon absorbimin e kalciumit që ndodhet në djathë, etj.

Yndyrat në gjak shkaktojnë probleme serioze për shëndetin, që janë:
Vdekjet nga zemra
Sëmundjet e zemrës
Sëmundjet e qarkullimit të gjakut
Sëmundjet kardiovaskulare
Funksionim jo të mirë të trurit
Harresë
Pagjumësi

Simptoma
Dëmton enët e gjakut të zemrës
Jep dhimbje të forta në gjoks
Dhimbja shfaqet si rëndim, shpim apo djegie
Përhapet edhe në pjesën e majtë të nofullës
Dhimbja ndihet në shpatullën e majtë dhe krah
Dëmtime të enët e gjakut të gjymtyrëve
Mpirje dhe ftohje të gishtave të këmbëve
Tharje të lëkurës së këmbëve

Këshilla
Për dhimbjet e pakta këshillohet trinitrine
Këshillim me mjekun
Ruajtje të niveleve të yndyrave
Kujdes me ushqimet
Të eliminohen ushqimet shtazore
Tek dhimbjet e gjymtyrëve mjekim me antibiotikë
Mjekim lokal të gjymtyres me probleme
Diabetikët, marrje të insulinës në rast të rritjes së yndyrës

Cfare mendimi keni per kete artikull, ju pelqen apo jo?

Subscribe to comments feed Komente: 0 postime

Ju duhet te identifikoheni per te postuar komente!


Rrjete Sociale

Google+

Facebook
Autori
Kendi i Reklamave
Fjalekyce
Vleresoni kete artikull
3.00
Publikoni artikullin
Kendi i Reklamave