Kreu | Shendeti | Si ti trajtojmë dhe kurojmë infeksionet e veshit?

Si ti trajtojmë dhe kurojmë infeksionet e veshit?

Tirana Observer
Infeksionet e veshit Infeksionet e veshit

Infeksionet e veshit janë të pranishme jo vetëm tek të vegjlit por edhe tek të rriturit. Kjo vjen si pasojë e pakujdesive, në rastet kur diçka edhe sado e vogël qoftë lë pasoja në shëndetin tuaj. Shkak për shfaqjen e infeksionit të veshit është edhe në larja në ujin e papastër në det apo edhe në pishina. Edhe pse në fillim mund të vihen re komlikacione të lehta, mos trajtimi i tyre mund të bëhet shkak i infeksioneve të tjera që mund të kalojnë nga veshi në organe të tjera. Prandaj efektet e këtij infeksioni në shëndet mund të jenë tepër të rënda.

Këshillat e mjekëve, shkaqet dhe simptomat e shfaqjes së mykut në vesh

Infeksionet e veshit janë të pranishme jo vetëm tek të vegjlit por edhe tek të rriturit. Kjo vjen si pasojë e pakujdesive, në rastet kur diçka edhe sado e vogël qoftë lë pasoja në shëndetin tuaj. Shkak për shfaqjen e infeksionit të veshit është edhe në larja në ujin e papastër në det apo edhe në pishina. Edhe pse në fillim mund të vihen re komlikacione të lehta, mos trajtimi i tyre mund të bëhet shkak i infeksioneve të tjera që mund të kalojnë nga veshi në organe të tjera. Prandaj efektet e këtij infeksioni në shëndet mund të jenë tepër të rënda.

Infeksionet

Një nga këto infeksione është krijimi i mykut në vesh, si një pezmatim i këtij organi. Pjesa më e madhe e këtyre komplikacioneve, shfaqen si pasojë e mbledhjes së mikrobeve të ndryshme në zona të caktuara të kanalit të veshit në pjesën e jashtme. Të gjitha këto shkaktohen nga lagështia e tepërt, e pasur me mikrobe që hyjnë në vesh. Shqetësuese gjendja mbetet sidomos për ata persona të cilët frekuentojnë pishinat, ku këto të fundit janë dhe më të rrezikshme në këtë drejtim.

Simptomat e mykut në vesh

Shfaqja e kësaj sëmundjeje mund të kapet shumë lehtë që në fazat e saj fillestare, sepse shfaqet që në fillim me simptoma të dukshme. Në këto kushte janë shumë të pakta rastet kur mund të jetë krijuar myku në kanalin e veshit dhe të mos kuptohet shpejt nga pacienti. Kjo, pasi mbledhja e infeksionit në zona të caktuara, duke bllokuar kanalin e veshit bën që të shfaqen menjëherë dhimbje të forta të veshit. Dhimbje të cilat vijnë duke u shtuar gradualisht dhe nëse lihen pa trajtuar, atëherë mund të kalojnë dhe në infeksione të formës së rëndë, të cilat duan një kujdes shumë të veçantë trajtimi. Pacienti ndjen një zhurmë si gumëzhitje e cila shtohet gjithnjë e më tepër. Po ashtu fillon edhe kruarja e veshit, si dhe shtimi i sekrecioneve të lëngëta që mbajnë erë të keqe dhe të rëndë.

Trajtimi

Trajtimi i sëmundjes bëhet në forma të ndryshme në varësi të ecurisë së saj dhe në bazë të veçorive individuale të çdo pacienti. Mjeku specialist, pas kontrollit të imtësishëm që bën ndaj simptomave të shfaqura, përcakton dhe diagnozën trajtuese të kësaj sëmundjeje. Kështu, trajtimi fillimisht mund të konsistojë në pastrimin apo bërjen lavazh të kanalit të veshit dhe kjo ndihmon në heqjen dhe shpërndarjen e grumbullit të infeksionit të mbledhur në zona të caktuara. Si dhe nëpërmjet një fitili, deri në mesin e veshit, arrihet që të shpërndahet i gjithë pezmatimi i mbledhur. Njëkohësisht bëhet dhe trajtimi mjekësor në të cilin hidhen antibiotikët në vesh për të trajtuar dhe kuruar zonën në të cilën më parë ishte mbledhur pezmatimi dhe që kishin çuar në ënjtjen e veshit.

Dhënia e ilaçeve është e ndryshme për pacientë të ndryshëm në varësi të sëmundjes. Ndërkohë që kur ato nuk japin efekt në përmirësimin e gjendjes, atëherë kërkohet ndërhyrja kirurgjikale. Është e rëndësishme që të shmanget marrja e ilaçeve qetësuese vetë në farmaci, pa rekomandim, sepse ato nuk ndikojnë në përmirësimin e situatës, vetëm sa mund ta rëndojnë dhe më shumë.

Myku i veshit

Që të gjitha moshat preken nga otitet mykotike, myku i veshit. Mjafton që të ekspozohet veshi ndaj faktorëve shkaktues dhe askush nuk mund të shpëtojë nga krijimi i mykut në këtë pjesë të veshit. Por ajo që është më problematike në këtë rast mbetet gjendja te fëmijët të cilët janë dhe më delikatë. Këta të fundit, për shkak të imunitetit të dobët trupor, e kanë shumë të vështirë që të përballojnë simptomat dhe efektet negative që mund të lërë kjo sëmundje.

Pothuajse të njëjtën gjë mund të them dhe për personat e moshës të tretë të cilët mund të vuajnë njëlloj nga këto simptoma, ndaj është shumë e rëndësishme që të bëhet kujdes nga faktorët shkaktues. Eliminimi i faktorëve shkaktues është dhe një ndër kurat më të mira që duhet për trajtimin e mykut të krijuar në vesh.

Lagështia shkak për pezmatimin e veshit

Dhimbjet e veshit në pjesën më të madhe të rasteve vijnë si pasojë e pezmatimit të kanalit të jashtëm të veshit, që në pjesën më të madhe të rasteve shkaktohen nga lagështia. Krijimi i lagështisë së tepërt në vesh mund të bëhet shkak për dëmtimin e pjesëve të këtij organi dhe kryesisht ato të shtresave të mesme. Ndërkohë që kjo lagështi e mbledhur në zonën që njihet ndryshe si kanali i mesëm i veshit, mund të kalojë në një infeksion të një forme më të rëndë dhe për pasojë të arrijë deri në atë pikë sa të dëmtojë aftësinë e dëgjimit. Ndërsa bërja e vizitave te mjeku përkatës sa më shpejt që të jetë e mundur, mund të ndihmojë në eliminimin dhe në trajtimin e infeksioneve pa kaluar në një gjendje më të rënduar. Krijimi i këtyre infeksioneve vjen si pasojë e kombinimi të disa faktorëve, qoftë atmosferikë. Mund të jetë shumë e rrezikshme, pasi ndikon dhe në organet e tjera të trupit.

Kështu infeksioni mykotik mund të kalojë dhe në pjesët e brendshme të veshit, duke e thelluar dhe më shumë shfaqjen e infeksionit dhe si e tillë do të shfaqen komplikacione të tjera që lidhen me receptorët e nervorë si dhe me bllokim të kanalit të hundëve apo dhimbje koke. Ndërkohë që ato shoqërohen dhe me rritjen e temperaturës dhe ënjtjen e veshit dhe krijimin e një pezmatimi të rëndë. Kalimi i infeksionit mund të bëhet dhe në pjesë të tjera të organizmit, pasi një temperaturë e lartë shfaq probleme të shumta. Eliminimi i faktorëve shkaktues mund të ndikojë dhe në shmangien e pasojave të rënda që lë infeksioni i mbledhur në kanalin e veshit.

Cfare mendimi keni per kete artikull, ju pelqen apo jo?

Subscribe to comments feed Komente: 0 postime

Ju duhet te identifikoheni per te postuar komente!


Rrjete Sociale

Google+

Facebook
Autori
Tirana Observer
Tirana Observer
Kendi i Reklamave
Fjalekyce
Vleresoni kete artikull
0
Publikoni artikullin
Kendi i Reklamave