Kreu | Shendeti | Përzierja e mjaltit me kanellë, ilaç për kolesterolin

Përzierja e mjaltit me kanellë, ilaç për kolesterolin

Parajsa
Përzierja e mjaltit me kanellë Përzierja e mjaltit me kanellë

Është konstatuar se përzierja e mjaltit me kanellë shëron shumë sëmundje. Mjalti është prodhuar në shumë vende të botës. Weekly World News, revistë në Kanadë ka përmendur listën vijuese të sëmundjeve që mund të shërohen me mjaltë dhe kanellë sipas hulumtimit të disa shkencëtarëve të Perëndimit.

Është konstatuar se përzierja e mjaltit me kanellë shëron shumë sëmundje. Mjalti është prodhuar në shumë vende të botës. Weekly World News, revistë në Kanadë ka përmendur listën vijuese të sëmundjeve që mund të shërohen me mjaltë dhe kanellë sipas hulumtimit të disa shkencëtarëve të Perëndimit.

Vërejtje: Mjalti që nuk është i valuar jep rezultate, kurse mjaltëi i pavluar apo i pasterizuar nuk jep rezultate të nivelit të dëshiruar.
Sëmundjet e zemrës: Përgatitet një qull nga mjalti dhe pluhuri i kanellës, lyhet buka me të, në vend të marmalatës dhe haet rregullisht për mëngjes. Ajo zvogëlon kolesterolin në arterie dhe e shpëton pacientin nga ataku në zemër. Po ashtu, atyre që tashmë e kanë përjetuar sulmin në zemër, nëse e marrin këtë ilaç për çdo ditë, do të mund të parandalojnë infarktet e tjera. Përdorimi i rregullt i ilaçet të përmendur më lart normalizon frymëmarrjen dhe forcon të rrahurat e zemrës. Në Amerikë dhe Kanada kanë trajtuar me sukses pacientët dhe kanë konstatuar se pasi arteriet e vjetra dhe venat e humbnin fleksibilitetin e tyre dhe bllokoheshin, mjalti dhe kanella i rigjallërojnë arteriet dhe venat dhe u kthenin fleksibilitetin (elsaticitetin).

Artriti: Pacientët që vuajnë nga sëmundja e artritit mund ta marrin këtë ilaç për çdo ditë, në mëngjes dhe mbrëmje, një gotë uji të nxehtë me dy lugë mjaltë dhe një një lugë çaji me pluhur kanelle. Nëse ata e marrin këtë rregullisht, madje edhe artriti kronik mund të shërohet. Në studimet e fundit të kryera në Universitetin e Kopenhagës, është konstatuar se kur mjekët kanë trajtuar pacientët e tyre me kësi lloj ilaçi të përzier (një lugë mjaltë dhe gjysmë luge pluhur kanelle) para mëngjesi, ata kishin vënë re se brenda një jave nga 200 njerëz, 73 pacientëve krejtësisht u kishin pushuar dhembjet dhe brenda një muaji, shumica e pacientëve që nuk kanë mundur të ecin më parë ose të lëvizin përreth për shkak të artritit, kanë filluar të ecin pa ndier më dhimbje.

Infeksionet e fshikëzës: Merri dy lugë ushqimi me pluhur kanelle dhe një lugë çaji mjaltë dhe vendosi në një ujë të vluar –të vakët dhe pije atë. Ajo përzierje (ilaç) i shkatërron mikrobet në fshikëz (fshikëz urine).

Dhimbje dhëmbi: Përgatitet një pastë nga një lugë çaji pluhur kanelle dhe pesë lugë çaji mjaltë dhe vihen në dhëmbin që të dhemb. Kjo procedurë mund të aplikohet tri herë në ditë, deri sa të ndalet dhimbja e dhëmbit.

Kolesteroli: Dy lugë çaji mjaltë dhe tri lugë çaji pluhur të kanellës, të përzier në 16 unca (një uncë=28,35 gr.) në ujë çaji, t i jepet pacientit që e ka të rritur kolesterolin. Eshtë vërejtur se ia zvogëlon nivelin e kolesterolit në gjak 10% brenda 2 orëve. Siç u përmend, tek pacientët që vuajnë nga sëmundja e artritit, nëse përdoret tri herë në ditë, shërohet cilido lloj kolesteroli. Sipas informatave të marra në revistën e përmendur, mjalti që merret me ushqim çon në zvogëlimin e ankesave nga kolesteroli.

Ftohjet: Ata njerëz që vuajnë nga ftohjet e zakonshme apo të mëdha duhet ta marrin një lugë të vakët me mjaltë me ¼ e lugës pluhur kanelle në ditë në kohëzgjatje prej 3 ditësh. Ky proces–marrja e ilaçit në këtë mënyrë do të shërojë shumicën e ftohjeve kronike dhe do t i pastrojë sinuset.

Dhimbjet e barkut: Mjalti kur të merret me pluhur kanelle, shëron dhimbjet e stomakut dhe gjithashtu e pastron stomakun nga ulcerat-ithatët që nga rrënjët.

Gazrat: Sipas studimeve të bëra në Indi dhe Japan, është konstatuar se, nëse mjalti merret me pluhur kanelle, zorrët pastrohen prej gazrave.

Sistemi imun: Përdorimi i përditshëm i mjaltit me pluhur kanelle forcon sistemin imun dhe e mbron organizmin nga bakteret dhe sulmet virale. Shkencëtarët kanë zbuluar se mjalti përmban vitamina të ndryshme dhe hekur në sasi të mëdha. Përdorimi i vazhdueshëm i mjaltit forcon rruazat e gjakut për t i luftuar bakteret dhe sëmundjet virale.

Dispepsia - mostretja: Pluhuri i kanellës i spërkatur në dy lugë çaji me mjaltë, që merret para ushqimit, liron thartirën dhe i tret ushqimet më të rënda.

Mosmplakja (plakja e ngadalshme): Çaji i përbërë nga mjalti dhe pluhuri i kanellës, kur merren me rregull mund të ndikojë në mosmplakje. Merrni 4 lugë mjaltë, 1 lugë pluhur kanelle dhe 3 gota uji valoji ato për çaj. Pije ¼ e gotës, 3-4 herë në ditë. Atëherë, si rezultat i saj lëkurën do ta kesh të freskët të butë dhe jo të rrudhët e të mplakur.

Puçrat: Pasta e përbërë nga tri lugë çaji me mjaltëë dhe një lugë çaji me pluhur kanelle përdoret në puçrra para se të biesh për të fjetur dhe laji ato ditën e nesërme në mëngjes me ujë të nxehtë. Nëse e përdor për çdo ditë për dy javë rresht, t i largon puçrrat që nga rrënjët e tyre.

Infektimet e lëkurës: Përdorimi i mjaltit dhe pluhurin e kanellës në masë të barabartë në pjesë të infektuara shëron ekzemën-dermatitisin, qéretin (ringëorm) dhe të gjitha llojet e infeksioneve.

Humbja e peshës: Përdorimi i përditshëm në mëngjes gjysmë ore para mëngjesi-kafjalli me stomakun e zbrazët dhe në mbrëmje para fjetjes. Pi mjaltë dhe pluhur kanelle të valuar në një gotë uji. Nëse këtë e përdor rregullisht, kjo ta zvogëlon peshën, madje edhe personave më të trashur. Gjithashtu, pirja e kësaj përzierje rregullisht nuk lejon të akumulohet dhjamë-yndyrë, madje edhe nëse ai person merr kalori të mëdha.

Kanceri: Në studimet e fundit të bëra në Japoni dhe Australi, është zbuluar se kanceri në stad të lartë të zhvillimit të tij në stomak dhe eshtra është shëruar me sukses. Pacientët që vuajnë nga këto kancere të tilla duhet të marrin për çdo ditë një lugë çaji mjaltë dhe një lugë çaji pluhur kanelle në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Lodhja: Në studimet e fundit të bëra, është konstatuar se përbërja e sheqerit në mjaltë është më shumë ndihmëse se dëmtuese e fuqisë së trupit. Qytetarët e moshuar, të cilët marrin mjaltë dhe pluhur kanelle në masë të njëjtë janë më vigjilent dhe fleksibil. Dr.Milton i cili e ka bërë këtë studim, thotë se gjysmë luge e çajit me mjaltë, që merret në një gotë uji dhe e spërkatur me pluhur kanelle, kur merret për ditë dhe rreth orës 3 pas dite, kur vitaliteti i trupit fillon të bjerë, është ilaç që e rrit vitalitetin në trup brenda një jave.

Luleshtrydhja
E pasur me kripëra, pastruese e gjakut
Luleshtrydhja përmban glikozidet e hidhura, insulinën, taninet, vitaminën B, C dhe provitaminën A, shumë minerale, ka përqindje të lartë të kripërave të kaliumit, sidomos në gjethe, karotenoide, proteinë, pektinën, holinën etj. Në rast se konsumatorët e kanë të vështirë në periudha të caktuara që të gjejnë luleshtrydhe në treg, atyre u këshillohet edhe përdorimi i lëngjeve të frutave me luleshtrydhe, por që nuk përmbajnë gaz.
1-Pastron gjakun
2-U rekomandohet anemikëve
3-Stabilizon nivelin e kolesterolit në gjak
4-Rekomandohet edhe si lëng frutash i shtrydhur
Si përgatitet çaji: Në gjysmë litri ujë hidhen 100 ml. uthull. Në përzierjen uthull-ujë zihen për gjysmë ore 50-60 gramë rrënjë luleshtrydhe. Me lëngun e fituar bëhen shplarje të gojës 2-3 herë në ditë. Filizat e reja dhe majat e luleshtrydhes të mbledhura në fillim të periudhës së lulëzimit të bimës, përdoren në rastet e helmimeve ushqimore, në ulçerën e stomakut dhe të dymbëdhjetëgishtorit (duodenit).

Hurma
Kuron gjendrën tiroide dhe diarrenë kronike. Në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës, fruta, gjethet, degët.
Fruta e hurmës është e shijshme dhe pëlqehet nga të gjithë; përdoret e freskët, e thatë, përgatitet reçel, marmelatë, alkool, raki dhe ëmbëlsira të ndryshme. Fruta përmban rreth 17% sheqer kur është e freskët dhe 62% kur thahet. Përmban vitamina A dhe C, proteina, yndyrna, kripëra minerale, si hekur, sasi të konsiderueshme taninë etj. Hurmat kanë gjetur përdorim të mirë në luftimin e sëmundjes së anemisë, dobësimit të përgjithshëm të organizmit pas kalimit të ndonjë sëmundje. Në këto raste përdoret mjekimi me hurma: Çdo ditë konsumohen 6-15 kokrra të tejpjekura rreth një orë para ose pas ushqimit. Mjekimi vazhdon 15 ditë deri në 25 ditë. Hurmat kanë dhënë rezultate të mira në luftimin e sëmundjeve të aparatit tretës, të cilat shoqërohen me diarre (me të dala të shpeshta jashtë). Mjekimi me hurma u bën mirë edhe atyre që vuajnë nga diarreja kronike. Edhe mjaft të sëmurë nga gjëndra tiroide (fryerja e gushës), kanë pasur përmirësime të dukshme pas përdorimit me bollëk në racionin ditor të frutave të hurmës. Farat e hurmës kanë gjetur përdorime në dhimbjet shumë të forta të barkut. Për këtë këshillohet: Merren 20-30 gram fara dhe pasi shtypen e shtrydhen, lëngu i përfituar zihet për 20-30 sekonda dhe pihet i ngrohtë.

Cfare mendimi keni per kete artikull, ju pelqen apo jo?

Subscribe to comments feed Komente: 0 postime

Ju duhet te identifikoheni per te postuar komente!


Rrjete Sociale

Google+

Facebook
Autori
Kendi i Reklamave
Fjalekyce
Vleresoni kete artikull
4.24
Publikoni artikullin
Kendi i Reklamave