Total: (104,596)
Parajsa.com

Parajsa

... per nje jete me te mire

Akne ne moshe te rritur? Ja shkaktaret dhe zgjidhja e ketij problemi!

0

Akne ne moshe te rritur? Ja shkaktaret dhe zgjidhja e ketij problemi!  Akne ne moshe te rritur? Ja shkaktaret dhe zgjidhja e ketij problemi! akne 2 N uk je më në periudhën e adoleshencës por puçrrat të torturojnë akoma Ndoshta nuk e di por mund të jenë sinjali i ndonjë gjendje jo të mirë të organizmit tënd.

Aknet: një shqetësim që prek më shumë se sa 5 për qind të të rinjëve ndërmjet moshës 14 dhe 19 vjeçare të të dy sekseve. Por ky është një problem që mund të paraqitet dhe në moshën e rritur dhe pse me një frekuencë më të vogël (rreth 10 për qind e grave nga mosha 30 deri në 35 vjeç). Mund të ndodhë gjatë një periudhe stresi psikofizik. Por jo vetëm kaq: puçrrat janë rezultat i një çekuilibrimi të fortë hormonal që është tipik për disa faza të jetës femërore siç është puberteti, shtatzania dhe menopauza. Shumë shpesh egziston tendenca për ta nënvleftësuar këtë problem. Në të vërtetë një kërkim i studiuesve amerikanë mbi këtë fakt ka zbuluar se 70 për qind e personave që vuajnë nga ky shqetësim nuk marrin asnjë lloj kure. Ja se çfarë i ndodh lëkurës dhe se si mund ta kurojmë këtë problem të saj.

Dëshmia e Dianes:
Kam patur akne kur isha një vajzë e vogël dhe kam menduar se tashmë ai ishte një kapitull i mbyllur. Por nuk ishte kështu. Sot në moshën 32 vjeçare e kam fytyrën të mbushur me puçrra që do të ishin të përshtatëshme për një vajzë në moshën 14 vjeçare. Në të vërtetë gjendem përballë një momenti shumë delikat: kam pak kohë që kam ndërruar punë dhe aktiviteti im i ri më kërkon shumë impenjim dhe përgjegjësi. Por me të gjitha këto puçrra çfarë imazhi do të krijoj Sigurisht një imazh jo fort të besueshëm, pastaj pyes vetes se për çfarë motivi më janë rishfaqur aknet, ndoshta është pasojë e ndonjë ushqimi ndaj të cilit organizmi im është jotolerant Këto puçrra mund të më kalojnë vetë apo duhet që të marr ndonjë mjekimSpecialistët thonë se aknet e vona të Dianes mund të jenë pasojë e stresit që po përjeton në punë. Për të arritur ritmet e përcaktuara nga aktiviteti ri i punës, organizmi prodhon një sasi të madhe hormonesh sidomos androgjene që garantojnë energji por që kanë në shënjestër të tyre lëkurën. Janë pikërisht këto hormone përgjegjës për tipe të ndryshme aknesh. Por në këtë rast këto puçrra kanë dhe një shtytje psikologjike. Praktikisht nëpërmjet shfaqjes së tyre mëndja përpiqet të komunikojë një situatë jo të qetë të saj. Në rastin konkret, Diana shumë e orientuar nga puna dhe nga karriera po personifikohet në një rol tipik mashkullor. Për këtë arsye kura e parë është që të ngadalësohen ritmet. Të rritet kujdesi dhe për anën e jashtme duke ndryshuar qoftë prerjen e flokëve apo duke frekuentuar për disa seanca me rradhë një institut bukurie. Më pas duhet të përpiqeni që problemet në punë ti zgjidhni duke shfrytëzuar prakticitetin dhe emotivitetin, dy veçori thelbësore të inteligjencës femërore. Përsa i përket ushqimit nuk egziston asnjë lloj intolerancë e aftë për të krijuar akne. Për sa i përket mjekimit duhet të heqësh dorë nga medikamentet e krijuara vetë por ti drejtohesh një dermatologu pasi aknet kërkojnë një trajtim special.

Jo gjithmonë aknet kanë shkaktare gjendjen psikologjike, ja dhe disa shkaktarë konkretë të akneve:

Produktet kosmetike
Kremrat apo fondatinat me shumë yndyrë provokojnë një irritim të lëkurës që më pas çon në krijimin e puçrrave dhe të pikave të zeza.Vepro kështu: Hiq dorë nga trukimi për rreth dy javë dhe trajtoje lëkurën me peroksid benzoli. Pastaj zgjidh produkte kozmetike oil free.

Ilaçet
Terapië me kortizon apo me ilaçet kundër depresionit mund që të dikojnë tek lëkurat e ndjeshme. Të njejtat probleme shkaktojnë dhe terapitë për zëvëndësimin e hormoneve apo ato që shndrrohen në testerone në organizmin femëror.Vepro ështu: Shpjegoja mjekut tënd efektet anësore të kurave të cilat po merr dhe specialisti do të arsyetojë nëse duhet të ndërpritet kura apo të zëvëndësohet mjekimi.

Çfarë duhet të dimë për puçrrat:

Është faji i konsumimit të sallamit
E gabuar. Nuk egziston asnjë lloj ushqimi i aftë për të krijuar puçrra dhe pse disa elemente mund të çojnë më përkeqësimin e tyre. Ato me rrezik më të madh janë salumet, të fërguarat, çokollatat, sheqernat por vetëm në qoftë se konsumohen në sasi të mëdha.

Dielli bën mrekullira
E vërtetë dhe e gabuar. Aknet përmirësohen gjatë stinës së bukur. Rezet ultra violetë kanë një veprim dizinfektues në lëkurë. Por duhet të bëhet kujdes që ekspozimi ndaj diellit të mos bëhet në orët më të nxehta të ditës dhe jo për periudha të gjata, pasi po të njejtat rreze mund të çojnë dhe në përkeqësim të akneve.

Kurrë të mos i shtypësh puçrrat
E vërtetë. Rrezikon vetëm që të thellosh infeksionin apo të krijosh një shenjë në lëkurën tënde.

Idel është truku mbulues
E gabuar. Një truk i rënduar nuk i fsheh puçrrat dhe është i rrezikshëm. Ndalon ajrosjen e lëkurës dhe i përkeqëson puçrrat. Por egzistojnë produkte kosmetike specifike të lëkurës për këtë problem , që nuk dëmtojnë por madje dhe janë kurative. Në të njejtën kohë janë të afta dhe ti mbulojnë mirë puçrrat. Problemi i ankeve është pasojë e mungesës së higjenës. E gabuar. Higjena dhe pse është e domosdoshme për të patur një lëkurë të shëndetëshme nuk është shkaktare e akneve. Merri në konsideratë arsyet e tua dhe do të shohësh që puçrrat do të zhduken. Një veshje speciale. Lëkura nuk është vetëm një shtresë mbrojtëse por është barriera që shënon kufirin mes teje dhe botës që të rrethon. Për këtë arsye është nga të parat që tregon një gjëndje jo të mirë të brendësisë tënde. Puçrrat në të vërtetë janë një mbledhje e atyre shqetësimeve të brendëshme që gjejnë një mënyrë për të dalë jashtë. Kjo është e mundur falë një lidhje të drejtëpërdrejtë mes lëkurës dhe gjendjes psikologjike.

Emocione & Co
Streset, sidomos ato emotive kapen menjëherë nga sistemi limbik, zona më antike e trurit tonë, e përcaktuar që të kapë emocionet dhe reagimet tona më intensive. Kjo pjesë e trurit është e lidhur dhe me sistemin endokrin. Në qoftë se përjeton një tension të zgjatur psikologjik apo fizik rezultati mund të jetë: Disa hormne që shtohen vetëm për të krijuar një forcë më të madhe fizike rriten më shumë se sa një nivel normal duke shkaktuar reagime të lëkurës.

Personaliteti në rrezik
Ky mekanizëm bëhet më i ndjeshëm në qoftë se je një tip i pavendosur, i paaftë për të reaguar apo për të vlerësuar fjalët dhe veprmet e tua. Dhe puçrrat në këtë rast bëhen një mjet për të shprehur gjendjen tëndë të sikletshme. Por bëj kujdes pasi ka një efekt të menjëherëshëm: lëkura është gjithnjë në dukje dhe nuk mund ti shpëtojë nga shikimi atyre që të rrethojnë.

*********** – - – I I – - – **************

Akne ne moshe te rritur? Ja shkaktaret dhe zgjidhja e ketij problemi! akne2Cfare jane Aknet
Aknet janë sëmundje e mirrëfilltë e lëkurës dhe si e tillë duhet kuruar. Në estetikë ky fenomen quhet lulëzim. Trajtat e akneve ndryshojnë dhe variojnë nga karakteristikat dhe përmasat. Ato mund të shfaqen në moshën puberale, por nuk janë të pakta rastet e shfaqjes së tyre edhe në moshat adulte, herë-herë edhe tek gratë në fillim të menopauzës. Kjo dermatozë mund të shfaqet vetë, krejt papritur dhe po kështu mund të zhduket. Terapitë korrektuese të akneve ndihmojnë zonën problematike për të eliminuar aknet e dukshme dhe për të parandaluar aknet e reja. Gjithashtu ndihmon në rigjenerimin e lëkurës, pasi në disa raste rrezikon të mbetet me shenja të thella. Veç shenjave, ky komplikim provokon edhe shqetësime psikologjike, sepse në mënyrë të veçantë shfaqet në lëkurën e fytyrës dhe kjo parehati të krijon stimulim. Këto pasoja e bëjnë të domosdoshme ndërhyrjen.

Shkaqet:
1.Faktorët genetikë
2.Faktorët psikologjikë (situatat e stresit emotiv)
3.Vështirësitë në tretje
4.Përdorimi i kozmetikës së papërshtatshme (produkte joprofesionale të cilësisë së dobët)
5.Fluksi hormonal
6.Ushqyerja e keqe; yndyrnat, salcat pikante, dieta e varfër në perime.

Etapat:
Faza fillestare: Karakterizohet nga pikat e zeza (komendonët), të cilat shërbejnë si tapa që bllokojnë daljen jashtë të sekrecioneve. Rezultati është një reliev i cili i detyrohet këtij sekrecioni, që nuk mund të shkarkohet dhe grumbullohet duke shkaktuar aknet. Ky është efekt i hiperprodhimit të qelbit nën fluksin hormonal.
Faza e dytë: Krijohet inflamacion lokal i përbërë nga koloni bakteriesh.
Faza e tretë: Quhet Nodulicistet. Këtu krijohen pikërisht nodule që janë shumë më të vështira se puçrat dhe për më tepër lenë shenja të paevitueshme në lëkurë.
Në moshën adulte mund të shfaqen aknet e përskuqura veçanërisht tek konsumatorët e duhanit.

Si formohen
Gjatë adoleshencës fluksi i hormoneve arrin deri në superprodhim dhe në rastet më të shpeshta mosbalancimi i tyre është njëri nga shkaqet. Zonat yndyrore akumulohen në folikul (shtrati i qimes). Yndyra krijon një substancë që quhet SEBO i cili shtohet në lëkurën e fytyrës duke dalë nga folikuli në sipërfaqe të lëkurës. Në zonën e folikulës ku ndodhet qelbi zhvillohen bakterie, të cilat çlirojnë kimikate që stimulojnë inflamim dhe hapjen e folikulës. Qelbi dhe bakteriet shkaktojnë skuqjen e lëkurës.

C’duhet patur parasysh
Është e domosdoshme të egzaminohen. Nuk duhet pritur të zhduken vetë, sepse lenë shenja të dukshme në lëkurë. Meshkujt me këtë problem duhet të bëjnë kujdes në përzgjedhjen e aksesorëve të rrojes dhe produkteve në mënyrë që ato të jenë sa më të përshtatshme dhe cilësore. Makinat e rrojes duhen përdorur me delikatesë. Terapitë me antibiotikë si tetraciklina, eritromicina etj. këshillohen për raste të rënda, sidomos kur shpërndarja e tyre përfshin veç fytyrës, shpinën dhe kraharorin. Antibiotikët oralë reduktojnë bakteriet në folikul dhe ulin skuqjet, por gjatë këtyre terapive shumë femra rrezikohen nga infeksionet vaginale. Në këtë rast ndërpritet kura. Ekspozimet në diell mund ti maskojnë aknet, por përfitimet janë të përkohëshme. Mania e pjekjes në diell është me pasoja. Larjet e shpeshta dhe energjike të fytyrës si dhe përdorimi i larësve që çojnë në tejtharje të sekrecioneve yndyrore shkakton pasoja të paevitueshme në lëkurë. Të gjitha terapitë funksionojnë në mënyrë të tillë që të parandalojnë aknet e reja. Pas çdo terapie mbeten shenja pavarësisht nga kujdesi e korrektësia e specialistit. Këto gjurmë zhduken gradualisht me rigjenerimin e lëkurës, të paktën një muaj më pas. Terapitë ose konkluzionet i vendos specialisti.

Keshilla:
1.Mos ndërhyni me duar në puçra ose pika të zeza, sepse janë shenja inflamacioni. Shtypja është e rrezikshme nëse ndërhyrja bëhet në mënyrë të gabuar. Kjo lloj traume nuk bën tjetër veçse përkeqëson gjendjen e lëkurës.
2.Trajtoni fytyrën me produkte cilësore me përbërës organikë si: kamomil, kamfor, kalendula etj
3.Lani duart përpara aplikimit.
4.Zgjidhni kozmetikë profesionale.
5.Evitoni Fast-Food-et dhe ushqimet e skuqura, janë armiq të betuar të lëkurës.
6.Preferoni fruta e ushqime të freskëta.
7.Merrni vitamina A, C, E.
8.Mos përdorni sapunë kundër yndyrës. Në këto raste gjëndrat reagojnë duke prodhuar yndyrë në sasi.
9.Përdorni drithëra, vaj ulliri, kos, fruta, perime, prodhime deti
10.Pini shumë ujë (pa gaz). Është mënyra më e mirë për të hidratuar lëkurën.
11.Kujdes nga flokët e gjatë. Në kushtet e një higjene të keqe ato mund të jenë bartës bakteriesh dhe në kontakt me lëkurën keqësojnë gjendjen e saj duke stimuluar infeksionet.

Kujdesi:
Është e rëndësishme të personalizohet trajtimi i cili kalon përmes disa seancave. Këto seanca përcaktohen që në takimin e parë me klienten. Terapinë në Institut e merr përsipër plotësisht specialisti-estet, ndërsa terapinë e pavarur në shtëpi, vetë klienti. Është e rëndësishme të dihet se terapia e pavarur nxit efektin e terapisë në Institut, kështu është konceptuar. Kjo terapi është e vendosur në një sistem seti dhe quhet TERAPI KORREKTUESE. Në fillim të terapisë mund të operohet me seanca sulmi e më pas periodikisht në rend të përjavshëm. Në rastet kritike aplikohen deri në 10 seanca. Produktet e paketës aplikohen të alternuara sipas instruksioneve dhe të gjitha penetrojnë në thellësi të lëkurës, në sajë të përbërjes së tyre organike. Ato balancojnë superprodhimin e yndyrës dhe qetësojnë aknet. Lëkura nuk ndriçon më si më parë, por efekti mat i jep shkëlqim natyral. Pas terapisë mbeten gjurmë të lehta në lëkurë, të cilat ndihmohen nga një krem i posaçëm riparues dhe balancues njëkohësisht. Kësaj terapie nuk mund ti nënshtrohemi në çdo stinë të vitit. Gratë shtatzana përjashtohen nga terapia. Gjatë terapisë nuk mund të marrim seanca solari apo të përdorim produkte të çfarëdoshme, pa sugjerimin e estetistes, për shkak se lëkura është tepër e ndjeshme në këtë fazë. Edhe përdorimi i lazerit gjatë terapisë është i ndaluar kategorikisht.

Shkembejeni

Rreth autorit

parajsa

Parajsa.com është një portal i pavarur në gjuhën shqipe, i themeluar në vitin 2001, që ka depërtuar zemrat shqiptare në Kosovë, Shqipëri, Çameri, Maqedoni, Mal të Zi, dhe kudo ku jetojnë shqiptarët, për vite me rradhë, nëpërmjet një larmie temash të ndryshme nga të gjitha fushat e jetës.

Shkruani nje koment

loading...