Total: (104,439)
Parajsa.com

Parajsa

... per nje jete me te mire

Edukimi seksual – Erosi dhe Ne

0

Edukimi seksual - Erosi dhe Ne  Edukimi seksual - Erosi dhe Ne erosidhene 2 P ërse dashurohemi
Kur dikush vertet na pelqen, nuk eshte vetem ceshtje ndjenje apo terheqje fizike: na nxisin instiktivisht genet, hormonet dhe sistemi i tij imunitar. Po perse Sepse, qe prej miliona vitesh u nenshtrohemi rregullave te sakta biologjike dhe evolutive.

Gruaja e veshur me nje fustan te holle nen te cilin duket kemisha terheq vemendjen e te tre burrave qe jane ulur ne tavoline. Me koken e perkulur anash ajo flet dhe qesh nderkohe qe here pas here kalon doren ne floket e saj te zinj. Edhe burrat flasin e qeshin me te. “Po sillet ne menyre te perkryer” pohon Deivid Givens. “Koka e perkulur anash, krahet e zhveshur, te gjitha keto jane sinjale pritjeje”. Givens vezhgon me kujdes, tek qendron i ulur diku me tutje ne Havanas Club ne Spokane, bari me popullor i Uashington-it. Si antropolog dhe Shef i nje Qendre Studimore, ai i frekuenton lokalet prej me shume se 20-vjetesh, duke vezhguar burra dhe gra, me synimin per t’i dhene nje pergjigje te sakte pyetjes lidhur me mbijetesen e llojit.

“Njerezit nuk i zene bese aq lehte njeri tjetrit, ne fund te fundit kjo eshte karakteristike edhe per peshqit. Atehere lind pyetja: Si eshte e mundur qe dy trupa arrijne te bashkohen aq sa te nxjerrin ne drite nje qenie tjeter”. Si fillim flirtojne. Me syte qe kerkojne sy te tjere, njerezit synojne nje afrim i cili funksionon, megjithese shpesh ngjan disi mengjarash. Ai i ofron dicka per te pire, ajo qesh me batutat e tij. Ajo heton fytyren e tij, ai synon te kuptoje qellimet e saj. Njeri nga te dy gjen kuraje sa te kerkoje nje numer telefoni. Me pas nje takim, nje dreke e shpejte, nje kafe, nje film. Dhe me pas ndoshta nje takim tjeter.

Pas misterit dhe magjise se dashurise qendrojne ligjet themeltare te biologjise dhe gjenetikes. Arti i flirtit drejtohet nga sinjale qe i kane rrenjet thelle ne historine tone evolutive, megjithe pranine e kulturave te ndryshme. Shkencetaret kane zbuluar se keto sinjale jane rrjedhim i kodeve te terheqjes te cilat kane ekzistuar miliona vite me pare. Kodet, si p.sh. shigjeta e dashurise, na drejtojne tek shoku i zemres. Sepse terheqja fizike qe provojme ndaj dikujt ofron mundesi me te medha per tu ciftezuar dhe per t’ia transmetuar genet tona brezave te ardhshem.

“Nuk ka bukuri pa shendet”, nenvizon Devendra Sing, psikologe ne Universitetin e Teksasit dhe Austinit. Qe prej 20 mije vjetesh, burrat pelqejne ije dhe bel te permasave saktesisht te percaktuara, sepse ato jane tregues te riprodhimit. Shkencetaret kane zbuluar se grate preferojne burrat e gjate, sepse ata bejne me shume femije se burrat e shkurter. Pra megjithese dashuria mund te jete nje ndjenje shume teresore nga pikepamja psikologjike, dridhja e pare e deshires merr pamjen dhe formen e nevojes per bashkim dhe per riprodhim.

Si eshte sistemi yt imunitar
Miliona vjet me pare paraardhesit tane e gjenin shokun e zemres pa ndihmen e Internet-it, analizave te A.D.N-se, klubeve apo lokaleve publike. Thjesht niseshin nga fiziku: burrat kerkonin gra te gatshme per te riprodhuar, me ije te beshme, te domosdoshme keto per te perballuar shtatzanine; nderkohe qe grate kerkonin burra me gene te shendosha, shprehje e te cilave jane gjatesia dhe trupi i lidhur. Ose me nje sistem te forte imunitar.

Zogjte, nen puplat e tyre kane nje eksperience me te hershme se te njeriut: te kesh pupla te bukura do te thote te harxhosh shume energji per t’i mbajtur. Nje shembull domethenes eshte palloi me bishtin e tij te famshem. Natyralistet shtrojne pyetjen: Per se keto energji te vajtura dem Te cilat mund te perdoren fare mire per tu ushqyer. T’i harxhosh per te rritur nje bisht te gjate i cili ka vetem funksion zbukurimi, kjo nenkupton se edhe shperblimi qe pritet te merret duhet te jete jashtezakonisht i madh. Dhe shperblimi ne fakt qendron ne mundesite me te medha per ciftezim. Loja funksionon mire, sepse bishti nuk eshte vetem nje demostrim i bukurise por edhe i forces. Zogu thote: “Une kam trup te lidhur dhe nje sistem te forte imunitar, sa mund te luftoj parazitet dhe te siguroj ushqim duke terhequr pas edhe kete bisht. Kam gene te shkelqyera”.

Te njejten gje bejne edhe burrat, pohon biologu Rendi Tornil, autor i librit “Historia natyrore e perdhunimit” (A natural history of rape). Tek burrat, hormonet jane percaktues per nje sistem te forte imunitar. Meqenese eshte e pamundur te kontrollosh hormonet tek nje njeri, atehere hetohen shfaqjet e tyre te jashtme. Tek burrat testosteroni lexohet ne fytyre. Tornil ka zbuluar se adoleshentet me nivele te larta te testosteronit, kur rriten kane mjeker me te gjere dhe fytyre me te terhequr. Fytyra e terhequr flet per nje trup te lidhur, ashtu si bishti i palloit.Ajo qe ne fakt terheq vemendjen e burrave eshte momenti kur estrogenet transformojne nje vajze ne grua duke depozituar ind dhjamor ne ije dhe duke zvogeluar rrethin e belit ne raport me ijet. Sipas eksperteve, proporcioni magjik eshte nje bel, rrethi i te cilit shkon ne 60 – 70% te mases se ijeve. Arsyeja per te cilen ky konfigurim eshte kaq terheqes ende nuk eshte e qarte, por me siguri kjo ka te beje me nje deshmi te qendrueshme evolutive mes ketij lloj trupi dhe sistemit riprodhues. Mijera vjet me pare, hahej ne menyre te parregullt, atehere kur gjendej ushqim. Keshtu indi dhjamor ne ije, tek kofshet dhe tek te ndenjurat ishte dicka e vyer. Edhe sot ky raport bel-ije eshte treguesi me i mire per nje ngjizje te sigurt.

Behet fjale per simetri
Simetria eshte nje tjeter shenje prove lidhur me genet e dikujt, shprehur kjo ne proporcionin e dy aneve te fytyres, kraheve, duarve dhe kyceve. Tornil dhe Stiven Gangestad kane zbuluar se semestria vleresohet nga te dy gjinite. Dy riprodhime te nje geni jane gjithnje me mire se nje, ne rastin kur njeri do te ishte i manget. Ideja e “genit te sigurise” shtrihet edhe tek syte, duart dhe krahet. Pra, mesa duket, simetria eshte kaq e rendesishme sa grate jo vetem e shohin por edhe e nuhasin. Kerkuesit kane bere nje eksperimet interesant: nje kampion grash, te marra ne momentin e afshit gjate ciklit te tyre mujor, pohuan se bluzat e veshura nga burrat me fytyre simetrike kishin nje ere me terheqese se te tjerat.

Por, ecuria e terheqjes parashikon nje ndryshim interesant: megjithese per ciftezim grate preferojne burrat simetrike me shume testosterone, per te krijuar familje ato zgjedhin tipa te tjere fytyre. Kerkues te universitetit skocez te St.Andres kane vertetuar se grate, kur nuk gjendeshin ne momentin e afshit, i konsideronin me terheqese fytyrat mashkullore me tipare femerore. Nofulla me te vogla dhe sy me te medhenj. Sipas tyre, ky lloj burri ofronte siguri dhe ngrohtesi.

Por, per burrat eshte ndryshme. Viktor Xhonson, psikobiolog ne Universitetin e New Mexico-s, ka zbuluar se burrat i terheq me shume nje femer me fytyre ne forme zemre, me nofulla te vogla dhe sy te medhenj. Ai ka organizuar ne Internet nje program te “krijimit te fytyrave”: ky program konsistonte ne ndarjen e fytyrave me te famshme ne kategori si bukuria dhe rinia, per t’i perzjere me pas ne menyra te ndryshme te cilat votoheshin nga burrat. Rezultati i testit: bukuria ose fytyra ne forme zemre perputhej me rinine me shume rreth moshes 22 vjecare, periudhe kjo ku gruaja arrin pjellorine maksimale; dhe meqenese nje grua pjellore ofron me shume mundesi per te transmetuar genet e saj, nisur nga pikepamja evolutive eshte logjike te ndihesh i terhequr nga nje grua e re e afte te riprodhoje.

Me mire me gene te ndryshem
Ekzistenca e nje fare llojshmerie gjenetike brenda nje trungu familjar eshte e domosdoshme per luftimin e semundjeve. Mesa duket, burrat dhe grate ia dolen mbane perseri kur percaktuan menyren se si te gjejne nje partner jo vetem te shendoshe, por edhe gjenetikisht te afte, pa i bere analizat e A.D.N-se. Disa kerkues zvicerane duke studiuar genet e sistemit imunitar kane zbuluar se grate terhiqen nga era e burrave me gene te ndryshme nga te tyret.

Por nuk eshte vetem ceshtje ere. Elemente te vecante kimike, te paere, te quajtur feromone ndikojne ndjeshem ne sjelljen seksuale te kafsheve. Kjo mund te jete e vertete dhe per qeniet njerezore. Kjo hipoteze u perforcua, kur me 1998 psokologia Marta Meklintok vertetoi se feromonet ishin te pranishme edhe tek njeriu. Nje kombinim i tyre zgjat ciklin menstrual dhe nje tjeter e nderpret. Ky zbulim ishte prova e pare domethenese qe njerezit i nenshtroheshin lidhjes kimike e cila ndikonte ne aktivitetin seksual. Tek kafshet, jane feromonet qe percaktojne se cilet brejtes ciftezohen dhe se cili nga elefantet meshkuj mbreteron mbi te tjeret. Majmunet femra ne fazen e afshit leshojne nje feromon me efekt afrodiziak. Meklintok thote se efektet e feromonit nuk jane aq te dukshme tek qenia njerezore, per shkak se sjellja e saj eshte shume me komplekse. Megjithate efektet kimike jane te pranishme dhe kjo shpjegon mbase sesi eshte e mundur qe grate te “nuhasin” simetrine.

Perfundimi eshte seksi
Burrat dhe grate duhet te marrin parasysh edhe dicka tjeter ne raportin me partnerin e tyre: rrezikun. Duke e lene menjane bukurine e puplave, fakti qe mund t’i afrohesh dikujt qe mund te te sqeptoje ne koke, sigurisht qe nuk perben menyren me te mire per te siguruar te ardhmen e geneve te tua. Ketu hyn ne loje sjellja, e cila ofron siguri ne fazen e njohjes midis dy njerezve.”Ardhja rrotull eshte nje varg i pafund lejesh qe gjithsesi duhen marre, per te arritur aty ku duam”,thote Givens. Dikush tregon njefare interesi, tjetri nuk refuzon, atehere dikushi i pare ndihet i terhequr per te marre vesh se c’ndodh. Ështe per tu theksuar fakti se te dy desherojne te duken mossulmues. Dhe te sigurt, gje kjo qe eshte e perbashket si tek njerezit dhe majmunet. Te mbledhesh shpatullat ose te perkulesh koken jane dy shembuj domethenes: shprehin pasiguri, frike te natyrshme per te mbrojtur nje pjese te ndjeshme sic eshte qafa. Te dyja keto levizje perdorin muskuj dhe fije nervore, te cilat i gjejme tek kafshet e miliona viteve me pare, por qe ekzistojne edhe sot: jane shenja te sprapsjes. Si pellembet e ngritura te njerit nga burrat qe flet me gruan ne Havanas Bar. Levizja kontrollohet nga fije nervore qe gjenden ne anatomi te thjeshta si truri i peshqve dhe shtylla kurrizore, pra edhe ne pellembet e duarve. Ështe nje refleks muskulor qe e con trupin dhe qafen pas, larg rrezikut: tkurrja e ketyre muskujve i drejton lart edhe parakrahet dhe pellembet e duarve.

Sinjalet vrapojne nga duart tek kembet. Givens i cili ofron keshillime per nderrmarjet drejton pyetjen: “E keni vene re shefin qe flet me vartesit e tij Shihni pozicionin e kembeve; kembet e tij jane te drejtuara nga jashte, shenje kjo e sundimit, nderkohe qe ata qe i qendrojne rrotull i kane kembet e drejtuara nga brenda”. Po te shohesh filmimet e bera nga Givens, i njejti pozicion kembesh te drejtuara nga brenda shihet edhe tek nje burre i cili i vjen rrotull nje gruaje.

Mendja e mund trupin
Si perfundim nuk mund te thuhet se qeniet njerezore i nenshtrohen vetem instikteve baze. Pervec biologjise, eshte eksperienca personale ajo qe i shtyn njerezit ne drejtime te ndryshme, pohon Ajala Malah Pains, psikologe ne universitetin e Ben Gurionit ne Izrael dhe autore e librit “Te Dashurosh: Pse zgjedhim te dashurit qe zgjedhim”. “Ka pjese te kodit tone romantik te cilat jane te perbashketa me kulturat e ndryshme dhe me njerezit e tjere, te tjerat jane tejet personale”. Vecanerisht eksperiencat e para jane shume domethenese. Pains ka bere kerkime tek ciftet amerikane dhe izraelite dhe ka arritur ne perfundimin qe shume gra shohin tek partneri nje ngjashmeri te madhe me baballaret e tyre, nderkohe qe burrat shohin tek shoqet shembelltyren e nenave te tyre.

Sot teknologjia u lejon cifteve te evitojne teresisht boten fizike. Kjo u jep shprese atyre qe nuk kane nofulla perfekte apo raport te sakte bel-ije. Nje burre, i cili megjithese nuk mund te konsiderohet sinonim i mashkullit muskuloz, mund te jete nderkohe nje shok i dashur dhe i kujdesshem, duke ofruar gjithe avantazhet qe kane keto dy cilesi. E njejta gje mund te thuhet edhe per nje grua e cila nuk ka sy te medhenj te mrekullueshem. Hilja qendron ne shprehjen e ndjenjave qe ne kontakin e pare, duke patur gjithnje parasysh se ne fund te fundit edhe simetrite e persosura kane nje kufi: supermodelja Sindi Crawford ka nje nishan fantastik, por vetem ne nje ane te fytyres.

Shtytje biologjike
Hapin e pare drejt partnerit e ben trupi yne, i cili di cben. Ate e drejtojne sinjalet qe leshon trupi i partnerit: levizjet, era, tingujt, shijet, per te cilat ne ato momente as qe mendojme. Te ndjekesh instiktin eshte rruga me e thjeshte dhe me e shpejte per te bere dashuri.

Me i hijshem, me shume femije
Grate, sipas nje studimi te fundit, pelqejne burrat muskuloze dhe sidomos te gjate, sepse keta jane te afte te bejne me shume femije.

Perqindja e joshjes
Grate e hijshme kane gjithnje nje gje te perbashket: nje proporcion te sakte bel-ije. Megjithe trupat e ndryshem, grate e ketyre fotografive i permbahen ketij proporcioni: beli i tyre eshte 60-70% i mases se ijeve.

Shkembejeni

Rreth autorit

parajsa

Parajsa.com është një portal i pavarur në gjuhën shqipe, i themeluar në vitin 2001, që ka depërtuar zemrat shqiptare në Kosovë, Shqipëri, Çameri, Maqedoni, Mal të Zi, dhe kudo ku jetojnë shqiptarët, për vite me rradhë, nëpërmjet një larmie temash të ndryshme nga të gjitha fushat e jetës.

Shkruani nje koment

loading...