Kreu | Shendeti | Edukimi seksual - Koha e pershtatshme per te bere seks

Edukimi seksual - Koha e pershtatshme per te bere seks

Koha per seks Koha per seks

Sipas Mario Giuliacci, fizikant dhe drejtor i Qendres Meteorologjike ne Milano, moti i nxehte duket se i demton spermatozoidet qe mbartin kromozome femerore Y. Keshtu ne baze te meteorobilogjise, femrat duhet te presin stinen e pranveres, ose akoma me mire te veres, per tju vardisur meshkujve. Por per femrat qe duan te mbeten shtatzene menjehere dhe pa dashur tia dine per seksin e femijes qe do te linde, muajt me te pershtatshem (sipas kerkimeve te ndryshme) jane muajt Shkurt dhe Nentor. Ne kete periudhe temperatura nuk i kalon 16 grade, spermatozoidet jane me aktive dhe fekondojne vezoren me me lehtesi. Po per grate sa duhet te shenoje temperatura? Sipas Giuliacci, per ta nuk ka nje temperature ideale. Por disa eksperimente laboratorike me kavie te vogla kane treguar se jane luhatjet e motit, ftohte-nxehte-ftohte, qe demtojne pjellorine femerore, por jo epshin seksual.

E keni menduar ndonjëherë momentin kur ndjeni vërtet dëshirë për seks

Për femrat, muzgu është koha më stimuluese për të bërë seks. Meshkujt e kane momentin e tyre ne mengjes dhe pasdreke .

- Por ka dhe nje kohe reale per te tradhtuar
Koha me stimuluese për tradhti eshte stina e dimrit me temperaturat e ulëta per meshkujt, ndersa per femrat stina e nxehte e veres.

Keto te dhena na i jep studimi i raportit ndermjet fenomeneve atmosferike dhe qenieve njerezore. E kishte hamendesuar me pare edhe Hipokrati ne shek. IV p.k. Sipas tij, dielli, shiu, lageshtira dhe era ndikojne ne dhimbjen e kokes, dhimbjet reumatizmale dhe infarkte. Por Hipokrati kurre nuk do ta kishte imagjinuar qe keto fenomene do te kishin ndikim ne terheqjen seksuale, epshet dhe prirjen per te qene nene.

Sipas Mario Giuliacci, fizikant dhe drejtor i Qendres Meteorologjike ne Milano, "moti i nxehte duket se i demton spermatozoidet qe mbartin kromozome femerore Y. Keshtu ne baze te meteorobilogjise, femrat duhet te presin stinen e pranveres, ose akoma me mire te veres, per t\'ju vardisur meshkujve. Por per femrat qe duan te mbeten shtatzene menjehere dhe pa dashur t\'ia dine per seksin e femijes qe do te linde, muajt me te përshtatshem (sipas kërkimeve të ndryshme) jane muajt Shkurt dhe Nëntor. Në këtë periudhë temperatura nuk i kalon 16 grade, spermatozoidët janë më aktivë dhe fekondojnë vezoren më me lehtësi.

Po per gratë sa duhet te shënojë temperatura Sipas Giuliacci, për ta nuk ka një temperaturë ideale."Por disa eksperimente laboratorike me kavie të vogla kanë treguar se janë luhatjet e motit, ftohtë-nxehtë-ftohtë, që dëmtojnë pjellorinë femërore, por jo epshin seksual.

-Klima e epsheve
Me parashikime pak me te ndryshme na flet seksologia Marinella Cozzolino, sipas së cilës ," nëse moti i ftohtë ndihmon që të bëhemi prindër, në të njëjtën kohë ai krijon probleme me epshin seksual. Ky diskutim lidhet me hormonet seksuale që në periudhën dimrit ngadalësojnë dhe pakësojnë epshin seksual. Rizgjimi bëhet në pranverë , kohë kur jemi të prirur për të tradhëtuar. Sic shpjegon Cozzolino, "në këtë periudhë , femrat e rigjejnë dëshirën për të bërë seks. Pikërisht kur natyra lulëzon, gruaja zgjohet, rikuperon raportin me kënaqësi dhe shfaq më me ngulm dëshirat e saj erotike. Deri në dimrin që vjen... Ky është një cikël që përsëritet, i pashmangshëm si stinët e vitit".

-Dita dhe nata
Po pse faktorët atmosferikë kushtëzojnë kaq shumë jetën tonë më intime "Duke thjeshtëzuar çështjen, mund të themi se organizmi jonë është i mbushur me inde nervore, që përcojnë ndjesi dhe që shërbejnë pikërisht për të perceptuar çdo ndryshim, edhe atmosferik, duke e perçuar ne tru, specifikisht ne hipotalam. Ky reagon direkt duke i imponuar urdhra gjithë trupit", shpjegon seksologia Cozzolino. " Dhe meqenëse meshkujt dhe femrat kanë hormone të ndryshme edhe reagimet e tyre seksuale janë të ndryshme. Kështu që meshkujt dhe femrat "të bien dakord" është e vështirë. Secili ka stinën e tij të preferuar. As ne oraret e preferuara për të bere seks nuk ka sintoni mes tyre".

Meshkujt janë më të eksituar në orarin e pasdrekës dhe kur sapo zgjohen nga gjumi. Kjo është normale sepse në ato momente mashkulli ka hormone të tepërta që i shkaktojnë eksitim të vetvetishëm".

Koha e pershtatshme per seksTek femrat, sipas Cozzolino, "epshi arrin maksimumin në mëngjes, kur fillon të lindë dielli. Tek kjo ndikon edhe një aspekt psikologjik; nata mbart misterin, krevatin e ngrohtë dhe të sigurtë. Dhe ndoshta Hënën....".

Marsi, muaji me fat
"Hëna, ylli femëror për shkëlqimin ndikon fort në trupin e femrës", thotë Giuliacci. "Eshtë e mahnitshme koincidenca mes zgjatjes së ciklit menstrual (28 ditë) dhe lëvizjes periodike të Hënës rreth Tokës (28 ditë). Një kërkim gjerman ka arritur në përfundimin që në një përqindje të larte te grave, periudha e mestruacioneve përkon me hënën e re, të plote. Edhe lindjet janë më të shpeshta në kohën kur hëna është e plotë".

Por çfarë duhet të themi për mungesën e sintonisë në lindjen e epsheve mes meshkujve dhe femrave A ka një kohë kënaqësie të përbashkët mes tyre

"Sipas meteorologjisë, kjo kohë është muaji mars, kur temperaturat janë akoma mjaftueshmërisht në sintoni me shijet e meshkujve. Ndërkohë që gruaja fillon të dalë nga liturgjia....".

Cfare mendimi keni per kete artikull, ju pelqen apo jo?

Subscribe to comments feed Komente: 0 postime

Ju duhet te identifikoheni per te postuar komente!


Rrjete Sociale

Google+

Facebook
Kendi i Reklamave
Vleresoni kete artikull
3.00
Publikoni artikullin
Kendi i Reklamave