Kreu | Shendeti | Gjuha e trupit - Shenjat qe ai po te dergon ty

Gjuha e trupit - Shenjat qe ai po te dergon ty

Gjuha e trupit Gjuha e trupit

Meshkuj beni kujdes, tashme specialistet thone se duke pare levizjet dhe gjestet tuaja, femrat mund te zbulojne gjithcka. Duket sikur dilema me do sme do po zgjidhet duke shpjeguar gjestet e trupit njerezor. Per te kuptuar teresisht qellimet e tij, ti duhet qe te kuptosh sinjalet psikologjike qe te percohen me ane te gjesteve te tij. Levizjet e tij, per te cilat ne te shumten e rasteve nuk eshte koshient qe po i ben, tregojne qe vemendja e tij eshte e ndezur, eshte i sintonizuar ose eshte krejtesisht i corientuar. Kur anija e tij lekundet ne valet e detit, atehere ju mund te beheni piloti me i mire i saj.

M eshkuj bëni kujdes, tashmë specialistët thonë se duke parë lëvizjet dhe gjestet tuaja, femrat mund të zbulojnë gjithçka. Duket sikur dilema më do smë do po zgjidhet duke shpjeguar gjestet e trupit njerëzor. Për të kuptuar tërësisht qëllimet e tij, ti duhet që të kuptosh sinjalet psikologjike që të përçohen me anë të gjesteve të tij. Lëvizjet e tij, për të cilat në të shumtën e rasteve nuk është koshient që po i bën, tregojnë që vëmëndja e tij është e ndezur, është i sintonizuar ose është krejtësisht i çorientuar. Kur anija e tij lëkundet në valët e detit, atëherë ju mund të bëheni piloti më i mirë i saj. Duke mos qenë në koshiencë të plotë, përdorim disa përgjigje instiktive për të shprehur ndjeshmërinë tonë. Kështu nëse do të mundni të interpretoni sinjalet e tipave të ndryshëm, do të keni një hartë të mirëfilltë të psikologjisë së tij. Kur sytë tuaj takohen ai përkul pak kokën nga njëra anë.
Dekodifikimi i tipit: Lëvizja e kokës anash është një gjest i pakontrolluar dhe tregon për ndjeshmërinë e këtij tipi mashkullor ndaj femrës. Ky është një gjest të cilin meshkujt e bëjnë kur janë të interesuar për një femër por që gjithashtu duan ti thonë asaj: Lëvizjen e parë bëje ti pasi unë nuk mundem. Kështu në qoftë se mashkulli me të cilin po shkëmbeni shikime herë pas here përkul kokën anash, atëherë është në dorën tuaj në qoftë se do ta vrisni apo do ta shoqëroni me një pije në banak. Në qoftë se pas takimit tuaj të parë, kur përshëndeteni për tu ndarë, ai nuk largohet, atëherë jepi një puthje pasi është gjëja më e duhur në atë moment.

Ai është duke qëndruar apo është ulur me këmbët e tij të shtrira përpara, me maja të drejtuara nga njëra-tjetra.
Dekodifikimi i tipit: Ndoshta po e bëni nervozpor në një mënyrë të mirë. Duke bërë këtë shenjë, ai po ndjehet i pasigurtë në vetvete. Kështu në qoftë se një djalë që qëndron në bar ka marrë këtë pozë duke ju shikuar ju, ai është në dyshim në qoftë se interesi i tij për ju është reciprok. Në qoftë se djali në banak është me një vështrim serioz dhe me paraqitje të bilancuar mirë, atëherë përgatituni sepse do tju thotë diçka të rëndësishme, por është i pasigurtë. Afrohuni dhe jepini kohë të gjejë forcën e duhur. Në qoftë se ai nuk vendos të bisedojë, atëherë hapni një bisedë ku mendoni se përfshihen dhe interesat e tij.

Ndërkohë që të shikon ai ngre lart shpatullat e tij dhe pastaj i rrotullon. Dekodifikimi i tipit: Sapo keni bërë diçka që atij i ka pëlqyer. Kur një mashkulli, veprimet e një femre i duken të admirueshme dhe të ëmbla, atëherë ndizet instikti njerëzor për ta bërë të tijin. Shpatullat e tij lëvizin në mënyrë instiktive duke dhënë të kuptojë se dëshiron ta përfshijë mes krahëve të tij. Mos kjo do të thotë se ju e humbët menjëherë të gjithë ëndrrën tuaj seksuale Jo domosdoshmërisht. Lëvizja e shpatullave nuk tregon vetëm tërheqje ndaj ëmbëlsisë suaj, por dhe se ai nënkupton diçka më të rëndësishnme se sa një ëndërr seksuale. Në rast se keni një kohë relativisht të gjatë që e jetoni njohjen tuaj dhe ai vazhdon të lëvizë shpatullat pas gjestit që i pëlqen tek ju, atëherë: merreni seriozisht, mund të jetë një dashuri sa e thellë aq dhe e zjarrtë. Përpara se ai ti përgjigjet një pyetjeje tëndes ai njom më parë buzët e tij dhe më pas i shtrëngon ato.Është mirë që ti harrosh sytë e shndrritshëm pasi kjo është shenja më e qartë që mashkulli që ke përballë nuk po të thotë tërësisht të vërtetën. Po mundohet të fitojë kohë në mënyrë që të gjejë një përgjigje, kështu gjithçka që mund të thotë në vazhdim nuk duhet të merret si një e vërtetë e mirfilltë.


Ju gjithashtu mund ti dërgoni mesazhe të kuptueshme partnerit tuaj duke vënë në funksionim trupin tuaj.
Ja pesë gjeste të përbashkëta që mund të përdoren:

Lëvizja e syve
Në qoftë se shikimi juaj është aty, këtu dhe kudo, partneri juaj do të lëndohet sepse do të mendoje se nuk e ka vëmëndjen dhe interesin tuaj. Kështu ushtroni një shikim të kujdesshëm dhe të përqëndruar tek ai pa vëzhguar gjithçka rreth e rrotull. Mundohuni që shikimi juaj tek ai të krijojë vijëzimin e një A-je. Do të mjaftonte një shikim i tillë çdo 10 sekonda.

Ego e tij
Sido që të jeni qoftë ulur apo në këmbë apo dhe duke ecur provo të vendosësh krahun në krahun e tij. Meshkujt e pëlqejnë dhe e mbrojnë hapësirën e tyre, por kur një femër vendos të mbështetet tek ai, atëherë është në qiellin e shtatë.

Përqafimi i vetes
Është e ditur që të përqafosh veten tënde ose të kryqëzosh duart rreth vetes bën pjesë në listën e gjërave që bëhen nga mëndjelehtësia, por burrat e konsiderojnë këtë shenjë si një shenjë pasigurie dhe koshience të fortë.

Lëvizja rrethore e këmbës.
Të lëvizni më mënyrë rrethore ose lart e poshtë pjesën e poshtme të këmbës do të tërheqë vëmëndjen e meshkujve por ndërkohë ata mund të kuptojnë dhe se ju jeni në një gjendje ankthi. Doni të jetoni një stuhi të vërtetë dhe ato lëvizje të këmbës tregojnë për padurimin tuaj për të treguar se jeni e zonja tja dilni përballë çdo tipi.

Duart pas qafës
Shpeshherë kur një femër bashkon duart e saj pas qafës ose pas kokës atëherë ajo ose po bën një rizgjim të trupit të saj duke tërhequr muskujt ose po nxjerr në pah të mirat e saj. Por kjo lëvizje mund të duket arrogante dhe ndonjëherë mund të largojë dhe partnerët më të fortë.

Cfare mendimi keni per kete artikull, ju pelqen apo jo?

Subscribe to comments feed Komente: 0 postime

Ju duhet te identifikoheni per te postuar komente!


Rrjete Sociale

Google+

Facebook
Kendi i Reklamave
Fjalekyce
Vleresoni kete artikull
4.50
Publikoni artikullin
Kendi i Reklamave