Total: (114,174)
Parajsa.com

Parajsa

... per nje jete me te mire

Alergjite gjate femijerise – Cfare duhet te dine prinderit?

0

Alergjite gjate femijerise - Cfare duhet te dine prinderit?  Alergjite gjate femijerise - Cfare duhet te dine prinderit? alergjite 2 A lergjite gjate femijerise:
Cfare duhet te dine prinderit Rastisjet e alergjise tek femijet jane rritur shume keto dy dekadat e fundit. Tani ka akoma me shume femije me azme, alergji nga barerat dhe ekzema. Rritja e prevalences se alergjive eshte e shoqeruar me rritjen e rasteve me azma, e cila eshte bere diagnoza primare ne spitalet pediatrike. Eshte vene re nje fluks i gjere femijesh te rreth moshes 6 mujoreshe, te cilet jane prezantuar me nje rash alergjik (ekzema) po ashtu dhe raste azmatike, si dhe irritime kronike nazale (rhinitis kronik). Prinderit thone se femijet e tyre kane hunde te mbushura me sekrecione nazale, e kruajne vazhdimisht dhe syte i kane te perlotura, kolliten dhe teshtijne, pa pranine e ndonje infeksioni viral. Shume jane te bindur se pikerisht ekspozimi i femijeve te tyre ndaj luleve, barishteve, rrobave te ndejtura, dhe kafsheve shtepiake eshte fajtori kryesor.

Informacione te pergjithshme mbi Alergjite
Alergjite gjate femijerise - Cfare duhet te dine prinderit? alergjia4

Alergjite mund te zhvillohen ne muajt e pare te jetes, dhe prezantohen si kongjestion nazal, kolle, kruajtje ose diarre mbas gelltitjes se nje kategorie te caktuar ushqimi. Alergjite prekin te gjitha racat dhe jane prezente ne te gjithe boten. Alergjia eshte termi qe perdoret per te perkufizuar ndjeshmerine tone imunologjike ndaj nje alergeni (cdo substance qe shkakton nje reaksion alergjik). Kjo ndjeshmeri mund te vije nga inhalimi i alergeneve ne rruge ajrore ose nga ngrenia e ushqimeve qe permbajne alergene. Mbasi alergenet hyjne ne trupin tone, ato shkaktojne nje zinxhir reaksionesh kimike qe cojne ne shfaqjen e simptomave tashme te njohura alergjike te renditura me poshte:

-Teshtima
-hunde te skuqur ose te zena me sekrecione
-rrjedhje sekrecionesh te lengshme nazale
-sy te kruajtshem
-sy te lotueshem dhe te skuqur

dhe me pak te rastisshme:
-kolle
-kruarje qiellze (catia e gojes)
-simptoma te azmes bronkiale, si gerhitje.

Faktore gjenetik
Nese femijes suaj i ndodhin fenomene alergjike, shkaku duhet te kete qene nje kombinim i gjeneve qe ai apo ajo ka trashiguar nga prinderit sikurse dhe ekspozimi ambjental. Si prinder, duhet te dini, nese njeri prej jush ka nje histori alergjike, atehere cdonjeri nga femijet tuaj do te kete nje shans prej 40% te shfaqjes se fenomeneve alergjike. Nese te dy keni alergji, rreziku shtohet dhe arrin deri ne 80%.

Vitet e fundit jane bere shume kerkime intensive mbi faktoret gjenetike, dhe ne baze te tyre eshte pare se ndikimi i tyre mbi alergjine eshte shume kompleks, duke krijuar nje nderlidhje te forte midis ambjentit rrethues dhe tendencave trashiguese. Gjenet ekzakte qe jane pergjegjese per alergjite tona nuk jane identifikuar ende.

Ekspozimi ambjental
Ne kontrast me influencen gjenetike, influenca e ekspozimit ambjental eshte stabilizuar pothuajse shume mire. Prezenca e kafsheve shtepiake, si mace dhe qen, e ben me te lehte per te percaktuar nese jane pikerisht keta shkaktaret alergene apo jo. Eshte gjithashtu e vertete, se femijet mund te jene te ekspozuar nga te tille alergene edhe kur ata jane te eliminuara nga ambjenti shtepiak. Ekspozimi ndaj alergeneve, si kafshet e rrugeve, eshte i veshtire te shmanget ne shkolle apo ne ambjentet jashte shtepie, apo thjesht ne territorin e lagjes ku banon, pasi keto alergene mund te jene ne pallton apo rrobat e femijeve te tjere, ne shtepine e te cileve mund te kete kafshe shtepiake.

Ekzistojne gjithashtu edhe shume teori lidhur mbi shkaqet e tjera te mundshme te alergjive tek femijet (dhe te rriturit):

Ekspozimi ndaj materialeve te vecanta te leshuara nga djegja e lendeve diesel, sidomos nga kamionat, i jep pergjigje shenuesve alergen. Kjo teori eshte testuar dhe provuar ne laburatore, ku disa qeliza te ekspozuara ndaj lendeve djegese diesel shfaqen nje pergjigje alergjike.

Smogu dhe ndotja e ajrit eshte cituar si nje provokues dhe shkaktar i zhvillimit te azmes ne moshen femijerore. Prove per kete eshte fakti se nje nivel i larte i ozonit dhe dioksidit te squfurit korespondon shpesh me acarimin e azmes dhe agravimin e situates se femijes.

Alergjia  Alergjite gjate femijerise - Cfare duhet te dine prinderit? alergjia3Spore te vogla kerpudhore (sidomos, te llojit Alternaria), te cilat nuk mund te shikohen, jane evidentuar se fundmi me shfaqjen dhe perhapjen e epidemise se azmes ne disa qytete tek femijet apo tek te rriturit. Morrat e bimeve dhe furrtaret e zeza jane agjentet me te njohur ne lokalitetet e brendshme te qytetit. Furrtaret e zeza jane agjente qe mezi arrihen te eleminohen, ndersa morrat e bimeve jane me te lehta per tu eleminuar. Kjo shumice faktoresh riskant mund te shkaktoje nje gjendje paniku, por megjithate studimet kane treguar se marrja e disa masave esenciale si mbajtja e shtepive pa kafshe shtepiake, ushqyerja me gjumesht gjiri, ose ushqimi sipas formules se sojes, per te pakten 6 muaj ose me shume, e shoqeruar me vone me pranine dhe perdorimin e ushqimeve lehtesisht me te forta (ne nje moshe me te madhe se 6 mujoreshe) mund ta vonoje lindjen apo fillimin e simptomave alergjike tek femijet e dyshimte.

Cfare duhet te beje nje prind
Mendimi i perbashket i te dy paleve, si i mjekeve ashtu edhe i prinderve per ti dale balle problemit te trajtimit te femijeve asmatik dhe alergjik eshte qe te minimizohen ne maksimum sa te jete e mundur efektet anesore te mjekimeve, ndersa perpiqemi tu japim femijeve tane nje mundesi te kene nje jete te qete dhe jo problematike. Eshte e qarte se identifikimi i alergeneve ndaj te cileve femijet tuaj jane te ndjeshem nepermjet testeve alergjike te lekures ose duke perdorur nje testimi te vecante gjaku (i quajtur RAST test), mund te jete teper efikas per te realizuar shmangien dhe kontrollimin e masave te duhura per femijet me probleme alergjike, si me poshte:

Shmangia dhe Kontrolli i Masave per femijet me Alergji
Heqja e tapeteve, perdorimi i mbulesave te ajrosura te krevatit, perdorja e veshmbathjeve te lara dhe te pastra, mbajtja e dritareve mbyllur naten dhe ne oret e para te mengjezit per ti mbrojtur femijet tuaj nga ekspozimi i alergeneve te ndryshem te jashtem. Gjithashtu ulja e prevalences se morrave te bimeve ne dhomen e gjumit te femijeve tuaj qe jane alergjik ndaj tyre dhe jane azmatik, do te jete teper efikas per mire funksionimin e pulmoneve te tyre dhe rezultati do te jete ulja e nevojes se perdorimit te medikamenteve per te trajtuar situatat acaruese dhe agravuese te tyre. Shmangia e alergeneve, ku mund te perfshijme irritues dhe aromerat e parfumeve, tymit te cigares e kolonjes, mund te jene gjithashtu nje ndihme me shume per femijet tuaj alergjik. Per fat te keq, perderisa viruset, vecanerisht rhinoviruset (shkaktaret kryesor te te ftohtit), jane stimulueset kryesor te azmes ne moshen feminore, dhe akoma nuk eshte gjetur nje menyre specifike praktike per te realizuar inaktivizimin e ketij virusi ose per te ulur penentrimin e tij ne traktin e siperm respirator, dhe duhet te theksohet fakti se jemi akoma te pafuqishem per te menjanuar ekspozimin ndaj viruseve. Megjithate, vaksinimi me vaksinen e gripit dhe agjentet e rinj te pershtatshem, qe jane tashme ne qarkullim dhe jane te sigurte per femijet, do te jene teper te rendesishem dhe te vyer per mire fuknsionimin dhe ruajtjen e standarteve normale te jetes se tyre. Ndryshimi i kohes do te jete ekstremisht shume provokuese per simptomat e azmes, sikurse jane dhe faktore te tjere sezonale si pershembull prezenca e pjalmit te luleve apo poleneve. Per fat te keq, ato jane teper te veshtira per tu shmangur dhe menjanuar. Planifikimi i daljeve jashte per te luajtur apo stervitjeve ne ambjente dhe periudha kohore ku prezenca e poleneve eshte minimale, sidomos gjate mbasditeve ose ne hyrje te mbremjeve, mund te jete teper efektive. Perdorimi i maskave gjate pastrimit te kopshtit, pastrimit te shtepise apo marrjes se pluhurave apo pislleqeve do ti ndihmojne shume femijet tuaj.

Mjekimi
Ne vazhdim, agjentet me te rinj te kohes per trajtimin sa me efikas dhe rezultativ te femijeve tuaj ne kontrollin e rhinitis dhe azmes:
- Antihistaminiket jo-sedative ne forme likidi dhe ne formen e tabletave qe treten shpejt mund te jene teper te dobishem.
- Sodium cromolyn, i perdorur si nje spraj ne rruge nazale, per te parandaluar simptomat nazale alergjike ka treguar nje efikasitet te pelqyeshem.
- Kortikosteroid te inhaluar ne rruge nazale kane treguar gjithashtu nje permiresim te dukshem te inflamacioneve alergjike.
- Nje antagonist leukotrien, nje klase e re ilacesh, eshte aprovuar per tu perdorur me sukses ne trajtimin e femijeve me azme, dhe eshte njekohesisht ne perdorim dhe ne forme cimcakezi. Agjente te tille mund te ulin ndjeshem simptomat e azmes dhe gjithashtu te permiresojne cilesine e jeteses.

Per ta permbledhur, alergjite shkaktohen pjeserisht nga tendencat trashigimtare nga prinderit tek femijet e sapolindur, ose jane te lidhura me reaksionet zinxhir te shkaktuara nga substancat e pademshme te mjedisit rrethues (qe njihen me emrin alergen). Alergenet me te njohur jane polenet e dritherave, morrat e bimeve, pluhuri i shtepive, sporet kerpudhore te perhapura ne rruge ajrore dhe kafshet e braktisura rrugeve. Komplikacione serioze me nje kohezgjatje te madhe ne alergjite e femijeve jane problemet e sinuzitit dhe probleme kronike te vesheve si fluide ne veshin e brendshem (otitis media). Keto gjendje mund te kerkojne perdorimin e antibiotikeve, ne trajtimin e vesheve, dhe ndonjehere dhe nderhyrje ne tubin e degjimit per te realizuar nje ventilim sa me te mire te tyre.

Duhet patur parasysh se perpjekjet e te dyve paleve si nga ana e mjekeve ashtu edhe e prinderve do te thonte nje pjesmarrje aktive dhe nje lufte te vazhdueshme per ti ardhur ne ndihme femijeve tuaj alergjik dhe azmatik. Cdo beteje kerkon sakrifica, dhe cdo sakrifice deshiron te kurorezohet ne rezultate pozitive per palen qe kerkon ndihme. Siguruesit paresor te ndihmes si mjeket e familjes dhe pediatrit, duhet te jene gjithmone koshient per ndryshimet ne fushen e shkences dhe menyrat me efektive te trajtimit te situatave te ndryshme alergjike, dhe te njohin, alergenet kryesor shkaktare te ketij problemi madhor te moshes feminore, qe ndonjehere nuk kursen as moshat adulte. Eshte nje sfide e veshtire, por qe eshte teper e rendesishme si per pacientet ashtu edhe per prinderit e tyre.

Shkembejeni

Rreth autorit

parajsa

Parajsa.com është një portal i pavarur në gjuhën shqipe, i themeluar në vitin 2001, që ka depërtuar zemrat shqiptare në Kosovë, Shqipëri, Çameri, Maqedoni, Mal të Zi, dhe kudo ku jetojnë shqiptarët, për vite me rradhë, nëpërmjet një larmie temash të ndryshme nga të gjitha fushat e jetës.

Shkruani nje koment

loading...