Kreu | Shendeti | Njeriu dhe Shendeti - Stresi

Njeriu dhe Shendeti - Stresi

Shendeti - Stresi Shendeti - Stresi

Cfare eshte stresi? A eshte vetem demshme? Epoka jone dhe situatat qe shkaktojne stresin. Cfare ndodh ne organizem gjate stresit? Pasojat e tij ne shendetin e njeriut e si duhet perballuar.

M BI STRESIN
Njerez te moshave, profesioneve, te intelekteve te ndryshme dendur ne jeten e tyre e perdorin fjalen "stres" per te karakterizuar nje gjendje te vecante psikoemocionale te tendosur ose te mbingacmuar, kur ballafaqohen me mjedisin rrethues te tyre. Ne te vertete, ne shumicen dermuese te rasteve, perdorimi i ketij termi eshte jo i gjetur mire. Per hir te tradites dhe per te evituar "stresin" e termave ngaterrues do ta respektojme dhe perdorim fjalen stres per te pershkruar edhe gjendjet e tendosjes ose te mbingacmimit. Termi "stres" eshte futur ne mjekesi nga Hans Selye per te pershkruar pergjigjen e organizmit kur mbi te ushtrohet ndonje veprim prej shkaktareve te ndryshem te mjedisit rrethues. Megjithate kur perdorim termin "stres" njerezit e zakonshem nuk kane parasysh as Selye-n as teorine e tij mbi stresin. Njeriu eshte nje sistem i hapur ne ekuiliber dinamik me mjedisin rrethues. Perkundrejt shumices se pikepamjeve qe e konsiderojne stresin nje fenomen te demshem, njeriu nuk mund te ekzistoje ne mungese te stresit sepse nuk mund te ruaje ekuilibrin me mjedisim rrethues. Ne qofte se njeriut i kemi hequr stresin i kemi hequr atij bazen e jetes. Por kur stimujt stresore behen te shumte, intensive ose te zgjatur ne kohe, atehere pergjigja e organizmit behet gjithnje e me e dobet dhe ne organizem mund te lindin semundje te ndryshme. Ne kohen tone shume njerez, duke perfshire mjeket dhe psikologet, ankohen per stres ne punen e tyre.Pothuajse cdo njeri qe mendon se ka nje rol ne shoqeri, qe synon per nje pozite te respektuar, ne kolektivin ku jeton, ankohet me ze te larte per stres ne jeten e tij. Sa me i madh te jete admirimi dhe prestigji, aq me i madh eshte edhe stresi. Ngjarja e perjetuar si stres nuk eshte e thene te jete vetem vuajtje shkaktuese (distres), por ajo mund te jete edhe burim kenaqesie (eustres). Prej lindjes deri ne vdekje njeriu dhe stresi jane nje binom i pandashem.
Ne jeten e perditshme, ne punen e secilit, stresi me se shpeshti shfaqet ne trajtat e meposhtme: presioni, frustracioni dhe konflikti.
Presioni lind nga ndjenjat e brendshme ose faktoret e jashtern kur ekziston nje kerkese per te shpejtuar ose intensifikuar perpjekjet.
Frustracioni ndodh kur aftesia per te arritur nje qellim te deshiruar pengohet ose bllokohet dhe; konflikti ndodh jo vetem nga pengesa te vetme por kur je i detyruar te zgjedhesh ndermjet dy ose me shume qellimesh. Ne jeten e perditshme keto forma jane te nderthurura dhe kalojne ne njera-tjetren.

NE JETOJME NE EPOKEN E STRESIT
Niveli i tanishem i zhvillimit njerezor ose epoka teknologjike i ka bere marredheniet njerezore me te nderlikuara, me te perkohshme dhe per rrjedhoje, njeriu i sotem duhet te perballoje shume pervoja te reja ne periudha kohore te shkurtera.Ne epokat e meparshme, ishte e zakonshme qe brezi i ri trashegonte gati ne menyre stereotipike pervojen prinderore dhe permbysjet kulturore te ndodhin ne trajektoren kohore te shume gjeneratave. Per njeriun e sotem ku p.sh. dijet biologjike dyfishohen cdo 5 vjet, eshte e zakonshme qe ne jeten e tij te perjetoje 2 ose me shume permbysje kulturore. Pervoja e vjeter e bazuar mbi te shkuaren duhet zevendesuar, per ndryshe neqoftese ne jetojme me te kaluaren, mendimet dhe veprimet tona divorcohen me realitetin dhe rrjedhimisht mbetemi anash ne rrymen e zhvillimit. E neqoftese, midis pervojes sone dhe kerkesave te kohes, krijohet nje hendek i madh, atehere edhe vet mbijetueshmeria jone vihet ne pikepyetje. Shpesh here ambicjet jane gati te pakufishme, ndersa mundesite gjithmone jane me te kufizuara. Keto kontradita behen me te mprehta po te mendojme se njeriu i sotem jeton jo vetem per mbijetueshmeri fizike por edhe per cilesi te jetes. Shoqeria e sotme, te pakten deri tani bazohet ne dogmen qe "njeriu vetem njehere jeton" dhe rrjedhimisht ai duhet te jetoje maksimumin e mundesive te epokes se tij. Nen driten e arsyetimeve te tilla, njeriu i sotem mund te perfytyrohet ne nje gare te vazhdueshme, te pandalshme me zhvillimin.
Elementet zhvillimore te epokes sone na shkaktojne stres kryesisht nepermjet situatave te meposhtme:
1. Ndryshime shume te medha ne kohe shume te shkurter.
Ne menyre te vecante, kur njeriu gjate jetes se tij ekspozohet ndaj 2 ose me shume permbysjeve kulturore, ritmi i tille i zhvillimit ne menyre te paevitueshme prodhon stres.
2. Kur nuk ke pergatitjen e duhur per t\'iu adaptuar kerkesave te reja.
Kur individit i mungojne modelet per te imituar ose shprehite (pergjigjet dhe veprimet e aplikuara me perpara dhe qe i kane siguruar atij zgjidhje te sukseshme) atehere perballimi i streseve behet i veshtire dhe permasat e stresit te prodhuar jane te medha.
3. Erozioni i vlerave tradicionale pa zevendesimin e pershtatshem te tyre.
Vlerat mund te jene filozofi, ngjarje, person, objekt, pervoje apo teori qe kur zgjidhet ne menyre te lire i kontribuon kuptimit te jetes se individit. Eshte ne karakterin e epokes sone qe shume vlera tradicionale te humbasin domethenien perballe problemeve te kohes. Moszevendesimi i tyre con ne boshllek te vlerave dhe rrjedhimisht perben nje burim stresi.

TABELA 1.1

Ngjarjet jetesore - Masa e ndikimit ne jete (njesia)
Vdekje e bashkeshortit - 100
Divorci - 73
Ndarja fizike bashkeshortore - 63
Burgosja - 63
Vdekja e nje familjari te aferm - 63
Semundjet ose demtimer personale - 53
Martesa - 50
Pushimi nga puna - 47
Ripajtimi bashkeshortor - 45
Dalja ne pension - 45
Barra - 40
Ndryshimi i gjendjes financiare - 38
Vdekja e nje shoku te ngushte - 37
Rritja e pergjegjesise ne pune - 29
Largimi i djalit ose vajzes nga shtepia - 29
Zenka me vjehrrin (vjehrren) - 29
Fillimi ose nderprerja e punes per gruan - 29
Fillimi ose lenia e shkolles - 26
Zenia ne pune me punedhenesin - 23
Nderrimi i shtepise - 20
Ndryshimi i aktiviteteve kulturore - 18
Ndryshimet e shprehive te gjumit - 16
Ndryshimi i shprehive te ngrenies - 15
Shkuarja me pushime - 13
Shkeljet e vogla te ligjit - 11


4. Ndjenja e depersonalizimit ne eren teknologjike.
Zhvillimi i vrullshem i krijon tek individi ndjenjen sikur ai eshte i nenvleresuar dhe i parendesishem. Kjo mund te nxise depersonalizimin, ndjenjen e vetmise dhe ndergjegjesin1in e te qenit jashte kontaktit me mjedisin.Thomas Holmes dhe Richard Rahe, nga studimet e tyre, kane hartuar te ashtuquajturen "shkalle te ripershtatjes shoqerore", e cila vlereson nga pikpamja sasiore ne njesi ndikimin qe kane ngjarjet mbi jeten e njeriut. Nje permbledhje e shkurter paraqitet ne tabelen 1.1 te mesiperme.Nga studimet e ketyre autoreve del qe stresi behet i rrezikshem vecanerisht neqoftese gjate nje viti individi grrumbullon mbi 150 njesi. Gjate nje periudhe 6 mujore, 37% e atyre qe kane grumbulluar 150-199 njesi, 51 % e atyre qe kane grumbulluar 200-299 njesi dhe 79% e personave qe kane pasur 300 e me shume njesi jane semurur, te pakten nje here.Sigurisht qe vleresimi sasior i stresit i dhene ne tabelen e mesiperme varet shume edhe nga karakteristikat dhe konstitucioni shpirteror kombetar: Shoqeria shqiptare ne pergjithesi dhe shqiptari ne vecanti, duke kaluar ne periudhe permbysjesh te sistemit shoqeror, eshte duke iu nenshtruar kerkesave te reja, permbysjeve kulturore, rivleresimit te vlerave dhe tradites e rrjedhimisht nje stresi te fuqishem. Veshtiresite ekonomike dhe humbjet masive ne njerez e kane bere stresin te kudondodhur nder ne. Pasojat e ketij stresi reflektohen ne menyra te ndryshme ne jeten e njerezve tane. Keshtu mjeket referojne per shtim te numrit te te semureve te konsultuar, ndersa kardiologet referojne qe infarkti i miokardit keto kohet e fundit po takohet ne mosha te reja, cfare tregon per rolin favorizues ose shperthyes te stresit.

STRESI DHE SEMUNDJET
Graviteti i stresit dhe rrjedhimisht shkalla e veprimit te tij mbi organizmin varet nga rendesia, zgjatja, shpeshtesia, shumellojshmeria, shkalla e nderlikimit te kerkesave qe i parashtrohen njeriut. Sa me i zgjatur ne kohe te jete stresi aq me i rende ka ti ngjare te behet. Kjo nuk do ti thote qe stresori fuqizohet, po aftesia jone perballuese ulet, raskapitet. Veprimi i stresoreve behet me i rende kur keta veprojne ne te njejten kohe dhe ku jane rradhitur e ngjeshur njeri pas tjetrit. Stresoret e shumte ose te fuqishem cojne ne ezaurim te organizmit, duke krijuar nje situate qe redukton ne menyre dramatike aftesine e organizmi per t\'ju pershtatur kerkesave te mjedisit ku jeton. Aftesia intelektuale bie,pragu ndaj ngacmuesve rritet dhe reagimi behet i papershtatshem. Keshtu stresi lind nje stres te ri. Situata te tilla prodhojne ose shperthejne semundje te ndryshme, disa edhe te renda.Jo te gjithe njerezit reagojn ne te njejten mase ndaj stresit. Ne menyre te vecante tipi A i personalitetit eshte me i priruri per te reaguar me stres te fuqishem ndaj ngacmuesve te mjedisit. Ne menyre te permbledhur keta tipa te perkufizohen si agresive, ambicioze, konkurrues, te orientuar nga puna, kronikisht te padurueshem dhe gjithmone te preokupuar per realizimin e qellimeve brenda afateve. Tipi A eshte gjithmone vigjilent dhe ne gjendje alarmi. Pikerisht keta perbejne grupimin psikologjik me te prirur per stres te fuqishem dhe per t\'u semurur nga stresi.
Ne gjykimin thjesht biologjik, lidhja ndermjet situates se stresit dhe semundjeve nuk eshte e veshtire per t\'u vendosur. Me ndryshimet biokimike qe lindin ne gjak si dhe me ndryshimet e tjera ne gjendrat endokrine dhe demtimin e mbrojtjes imunitare, faktoret stresor mund te shkaktojne nje numer te madh semundjesh ne organizem. Lidhja ndermjet stresit dhe semundjeve te zemres, hipertensionit arterial eshte e mirenjohur. Shume here te semuret me infarkt te miokardit tregojne se semundja ndodhi pas nje zenie ne pune, pas nje vdekjeje apo halli familiar, pas nje debati te sforcuar apo nje humbjeje financiare. Neqoftese arteriet e zemres jane paraprakisht te ngushtuara nga arterioskleroza, gjate stresit mbyllja mund te jete e plote dhe mund te linde dhe infarkti. Ndikimi i stresit eshte studiuar ne popullata massive gjate luftrave. Keshtu, 30% te banoreve te Leningradit pesuan hypertension arterial gjate rrethimit te tij, gjate luftes se II Boterore. Ushtaret e rinj pas 1-2 muajsh te Luftes kane nje rritje te presionit arterial diastolic (vlera e vogel) mbi 100mm Hg ne 27% te tyre. Ushtaret amerikane ne Luften e Korese kishin ne mase te madhe ateroskleroze te eneve te gjakut te zemres, si pasoje e stresit te luftes. Nuk jane te rralla vdekjet e papritura gjate emocioneve te forta. Anasjelltas rritja e presionit arterial e shkaktuar prej tyre mund te coje ne goditje te trurit. Stresi i zgjatur con edhe ne uljen e forcave imunitare. Keshtu jane te njohura demtime e mukozes se gojes ose infeksionet e tjera ne studentet gjate periudhes se provimeve. Thinja e flokeve eshte gjithashtu nje e dhene ankdotale por qe tregon ndikimin e fuqishem, gati te pabesueshem te stresit ne organizem. Rubrikat e semundjeve te shkaktuara nga stresi nuk mbyllen me kaq. Ulcerat e stomakut, semundjet nervore dhe deri tek kanceret kane ne historine e tyre veprimin e faktoreve stresore.

ADRENALINA DHE NORADRENALINA JANE MEDIATORET E STRESIT
Cfare ndodh ne organizem gjate stresit Kur marrim nje lajm te keq ose kur papritur nje ngjarje na gezon shume, kur ne rruge duhet te shmangim me shpejtesi perplasjen me nje makine, ose kur ne nje mbledhje pas nje kritike te pamerituar, reagojme te nxehur, skuqemi ose zbehemi, djersitemi ose na thahet goja, shtrengojme grushtet ose kercasim dhembet, ngrihemi nga vendi e flasim ne kembe, ndjejme zemren te rrahe, koken te pulsoje ose veshet te bucasin. Nganjehre eshe syte nuk na shohin mire dhe ne gjoks mund te kemi ndjenja si kalimi i korentit. Ne keto situate nje i moshuar mund te ndjeje nje shtrengim ne gjoks dhe jo rralle e shohim te vendose trinitrinen (bar i zgjerimit te eneve te gjakut te zemres ne gjuhe). Pas kalimit te ketij faktori stressor, krahas te ndjerit fitimtar ose te humburit, te rrezikuar ose te lindur per se dyti, ne ndjehemi te lodhur, duam te ulemi ose te vendosim duart ne mes. Fati, shkalla e ulet e agresivitetit te stresorit ose pervoja na ndihmuan te mbijetojme ne stress. Por cili eshte mekanizmi magjik i clirimit te kesaj energjie te brenshmeqe na shkaktoi kete ndjenjesi
Stresori vepron mbi shqisat tona dhe prodhon ne to sinjale, te cilat shkojne ne trupin tone dhe prej aty vetetimthi nxitet nje pjese e sistemit tone nervor e quajtur sistem simpatik. Rezultati i kesaj nxitjeje eshte clirimi ne gjak i 2 lendeve kimike te quajtura adrenaline dhe noradrenaline. Magjia e dikurshme emocionale eshte e thjeshte per fiziologet dhe psikologet e sotem. Adrenalina dhe noradrenalina prodhojne shumicen e efektove trupore gjate emocioneve dhe stresoreve qe veprojne per nje kohe te shkurter. Ne keto raste truri dhe muskuli duan energji per te perballuar pune nen tension. Prandaj furnizimi me gjak dhe lende energjitike eshte shtuar. Per kete zemra duhet te rrahe me shpejt dhe enet e gjakut duhet tkurrur. Te gjitha keto pergatitje ben organizmi per te perballuar stresorin nepermjet adrenaline dhe noradrenalines. Ato pergatisin organizmin per rezistence ndaj stresit ose per t\'iu larguar atij.

SI TE PERBALLOJME STRESIN
Kur nje stimul shkakton stress, njeriu perpiqet te eliminoje ose stimulin ose gjendjen e shkatuar prej tij. Ndonese mund te menjanojme nje pjese te stimujve stresore, largimi i plote i tyre eshte i pamundur. E ndersa menjanimi i stimujve stresore eshte i pamundur, modulimi i pergjigjes se tyre duket se mbetet fusha kryesore e perpjekjeve per te eleminuar stresin. Pervoja dhe shprehite jane nje mekanizem qe na ndihmojne per t\'u orientuar ne situatat e reja dike pakesuar stresin. Futja ne veprim e mekanizmave mbrojtes, sic jane sublimimi, racionalizimi, intelektualizimi etj, ndihmon per te reduktuar permasat e stresit. Meqenese stresi Shpesh lind si rrjedhoje e te menduarit irracional dhe alogjik, riorganizimi i percepsioneve dhe i te te menduarit mund te ndihmoje ne perballlimin e stresit. Se fundi, konsultimi me psikologet ose mjeket, perdorimi i mundshem i barnave ankthheqes mund te jene nje menyre e perkoheshme per te perballuar stresoret dhe efektet e tyre mbi organizmin.

Cfare mendimi keni per kete artikull, ju pelqen apo jo?

Subscribe to comments feed Komente: 0 postime

Ju duhet te identifikoheni per te postuar komente!


Rrjete Sociale

Google+

Facebook
Kendi i Reklamave
Fjalekyce
Vleresoni kete artikull
4.33
Publikoni artikullin
Kendi i Reklamave