Kreu | Shendeti | Semundjet e dhembeve - Ja si mund te parandalohen

Semundjet e dhembeve - Ja si mund te parandalohen

Semundjet e dhembeve Semundjet e dhembeve

Dhembet e shendetshem pervecse permiresojne paraqitjen estetike, kontribuojne ne mireqenien e pergjithshme dhe pakesojne nderhyrjet e dentistit. Por cilat jane shkaqet themelore te problemeve te dhembeve si psh kariesi? Si mund ti parandalojme? eshte arritur ne perfundimin se nje higjene jo e mire e gojes, nje ushqim jo i rregullt dhe nje menyre te jetuari qe mund te shkaktoje stres dhe ulje te imunitetit, jane shkaktaret e problemeve te gojes dhe te dhembeve.

D hëmbët e shëndetshëm përveçse përmirësojnë paraqitjen estetike, kontribuojnë në mirëqenien e përgjithshme dhe pakësojnë ndërhyrjet e dentistit. Por cilat janë shkaqet themelore të problemeve të dhëmbëve si psh kariesi Si mund ti parandalojmë Është arritur në përfundimin se një higjenë jo e mirë e gojës, një ushqim jo i rregullt dhe një mënyrë të jetuari që mund të shkaktojë stres dhe ulje të imunitetit, janë shkaktarët e problemeve të gojës dhe të dhëmbëve.

Mishrat e dhëmbëve dhe tartari
Një higjenë e keqe jo vetëm që është origjina e kariesit të dhëmbëve por dhe shkaktari kryesor i infeksionit të mishit të dhëmbëve. Tartari është një pllakëz bakteriale e ngurtësuar dhe e depozituar përreth dhëmbëve. Fillimisht kjo pllakëz shkakton infeksion në mishin e dhëmbit dhe më vonë infeksioni përhapet dhe mund të arrijë deri në kockë, gjë që çon në mënyrë të pashmangshme në rënien e dhëmbit. Bakteriet e para që mbulojnë sipërfaqen janë përgjithësisht bakteret gram-pozitive, koket, sidomos streptokokët dhe kokobacilet sic është antinomyces. Shtresa fillestare është e karaktrerizuar nga një veshje e përkohshme e sipërfaqes së dhëmbëve. Me kalimin e kohës ngurtësimi bëhet më i fortë dhe më i vështirë për tu shkatërruar. Fillojnë të vihen re dhe fryrje të mishrave të dhëmbëve që i hapin rrugë një infeksioni të thellë të tyre duke krijuar një ambjent ideal për mikrobet anaerobe të cilat nuk kanë nevojë për praninë e ajrit për tu zhvilluar. Prezenca e bakterieve specifike në sipërfaqen e dhëmbëve është një element i padiskutueshëm për të shkaktuar infeksione të ndryshme. Vetëm prezenca e mikroorganizmave nuk është e mjaftueshmë për të shkatërruar pllakëzat që ngurtësohen në sipërfaqen e dhëmbëve. Në të vërtetë bakteriet provokojnë një përgjigje të imunitetit (reagime mbrojtëse dhe stimulime irrituese) të organizmit në të cilin përhapen. Kjo përgjigje është dhe shkaktare e shkatërrimit të disa pllakëzave. Dallohen mishërat e dhëmbëve të veshur të cilët është e mundur të pastrohen pas një terapie të duhur nga paradonititët të cilët shkaktojnë një veshje shkatërruese për sipërfaqen e dhëmbëve.

Mishërat e dhëmbëve të sëmurë.
Janë për tu specifikuar mishërat margjinale që karakterizohen nga skuqje e theksuar, fryrje, rrjedhje gjaku dhe ndonjëherë dhe rritje të dimensioneve.

Parodontitët
Janë një grup sëmundjesh që karakterizohen nga shkatërrimi i aparatit bazë të dhëmbit. Paraqiten me humbje të sipërfaqes së dhëmbit, formime të theksuara të qeskave etj. Këto sëmundje janë të lidhura ngushtë me mënyrën e jetesës së individëve, provokohen nga disa lloje bakteriesh dhe influencohen gjatë zhvillimit të tyre nga një sërë faktorësh lokalë (një higjenë e keqe e gojës) dhe të përgjithshëm (trashëgimia gjenetike, duhani, diabeti stresi, marrja e ilaçeve të caktuara farmaceutike).Aktualisht parodontitët janë shkaktarët kryesorë të humbjes së dhëmbëve. Në të shumtën e rasteve nuk diagnostifikohen deri në humbjen e dhëmbit ose diagnostifikimi i tyre bëhet me shumë vonesë. Parodontitët mund të jenë një faktor i rrezikshëm për përhapjen e infeksionit në gjak dhe në zemër. Prandaj sëmundja parodontale duhet të diagnostifikohet dhe të kurohet me kujdesin më të madh. Në të shumtën e herëve duhet të ndiqet një terapi e cila duhet të jetë gjithmonë nën vëzhgimin e dentistit gjatë ecurisë së saj në mënyrë që të shmanget zhvillimi i sëmundjes duke rrezikuar në ndërhyrje më të mëdha dhe të rrezikshme për organizmin. Parandalimi dhe terapia janë shumë efikase në pjesën më të madhe të rasteve.

Kariesi
Kariesi përbën një proçes shkatërrues për dhëmbin, shkaktarë të të cilit janë bakteriet e pranishmë përreth sipërfaqes së dhëmbëve (pllakëzat bakteriale).Numri i mikrobeve të izoluara në gojë është më shumë se sa 350 por janë të pakta ato të cilat janë të implikuara në krijimin e kariesit. Pjesa më e madhe e bakterieve të implikuara në pllakëzat bakteriale të krijuara në sipërfaqen e dhëmbëve përfaqësohen nga:
streptococco mutans
lactobacilli
actinomiceti

Këto bakterie në qoftë se nuk do të lëvizen dhe të pastrohen nga furça e dhëmbëve, bien në kontakt me sheqernat që janë prezente tek ushqimet e përditshme. Janë pikërisht sheqernat ata që i japin këtyre bakterieve forcën për të filluar shpërbërjen e mineraleve të dhëmbit duke arritur deri në thellësi të tij. Lidhja e drejtëpërdrejtë e sheqerit dhe e sasisë së kariesit është verifikuar nga shumë studime shkencore. Numri më i madh i përbërjeve të kariesit zhvillohet tek ata persona të cilët marrin sheqer më shumë se katër herë në ditë jashtë vakteve të ushqimit dhe në formën e karameleve etj. Kur kariesi fillon të përhapet në zonën e dhëmbit, fillon të shfaqet dhimbja dhe dhëmbi mpihet kur konsumohen ushqime me sheqer ose ushqime të nxehta apo të ftohta. Në qoftë se kariesi arrin në thelbin e dhëmbit, dhimbjet bëhen të forta dhe të padurueshme sidomos gjatë natës dhe kur jemi shtrirë. Atëherë dhëmbi është i infektruar dhe infeksioni rrezikon që të përhapet në të shumtën e rasteve dhe në sipërfaqen e faqes e cila fryhet. Në këto raste shfaqen dhe ethet dhe rrezikohet humbja e dhëmbit ose në raste shumë të rralla procedohet më një seri të gjatë terapish. Një higjenë jo e mirë dhe një ushqim jo i rregullt, më shumë të ëmbla dhe më shumë ushqime të buta se sa më parë, janë faktorë që luftojnë shëndetin e dhëmbëve sepse këto zakone të gabuara lehtësojnë krijimin e kariesit të dhëmbëve.

Parandalimi
Parandalimi që mund ti bëhet sëmundjeve të gojës, dhëmbëve dhe mishrave të tyre është mbajtja e një higjene sa më të rregullt dhe të pastër të gojës dhe të dhëmbëve. Pastërtia e dhëmbëve dhe një ushqim i pasur janë bazat e parandalimit të këtyre sëmndjeve.
Pastërtia e dhëmbëve.
Furça e dhëmbëve.
Dhëmbët duhet të pastrohen mirë jashtë, brenda, pas dhe në hapsirat midis tyre sepse pllakëza bakteriale mund ta nisë formimin e saj në të gjitha hapsirat dhe sipërfaqet e dhëmbëve. Lëvizja e furçës në drejtimin horizontal nuk siguron një pastrim të plotë. Është e këshillueshme që dhëmbët të fërkohen në drejtimin vertikal duke nisur nga mishi i dhëmbëve në drejtim të kundërt dhe kurrë e anasjellta. Si sipërfaqja e brendëshme e dhëmbit ashtu dhe sipërfaqja e jashtëme e tij pastrohen me një lëvizje rrotulluese me drejtim nga jashtë.

Pasta e dhëmbëve
Pasta e dhëmbëve lehtëson lëvizjen e pllakëzave bakteriale dhe ka substanca freskuese dhe kurative.

Fija pastruese e dhëmbëve.
Bëhet fjalë për një mjet shumë efikas për të lëvizur pllakëzat bakteriale që janë krijuar në hapësirat ndërmjet dy dhëmbëve. Fija duhet të kalohet rreth çdo dhëmbi në mënyrë që të përshkojë sipërfaqen e tij. Për çdo aplikim duhet të përdoret një sipërfaqe e papërdorur më parë e fijes. Në qoftë se vihet re një gjakderdhje e lehtë, atëherë bëhet fjalë për pllakëza të cilat janë krijuar në mishin e dhëmbëve.

Ushqimi
Ka një lidhje të dukshme mes kariesit dhe konsumimit të karbohidrateve (glucideve). Këta të fundit krijojnë substratin fermentues për bakteriet e kariesit. Ky efekt negativ i karbohidrateve mund të modifikohet nga prezenca e elementeve të tjera ushqyese si: kalciumi, fosfori dhe fluori të cilët kanë efekte mbrojtëse.

Faktorët negativë
Karbohidratet (glucidet) e fermentueshme
Ushqimet me një aciditet të madh (agrumet, pijet e gazuara).

Faktorët mbrojtës
Përbërjet e pafermentueshme (proteinat, mineralet).
Ushqimet e pasura me kalcium, fosfor, fluor.

Pas çdo ngrënie duhet të bëhet një pastrim i rregullt i dhëmbëve.

Cfare mendimi keni per kete artikull, ju pelqen apo jo?

Subscribe to comments feed Komente: 2 postime

avatar
28/07/2010 15:55:01
une mendoj se kjo eshte ideja e qelluar kunder dhimbjes se dhembit
Po ju?! Thumbs Up Thumbs Down
13
avatar
28/09/2010 17:25:08
E lexova ket pjes te teren me pelqeu shum ju kisha preferu ata te cilet kan dhimbje dhembi te lajmrohen menjiher te dentisti.Dhe atyre qe deshirojn te mos ken dhimbje dhembi let kujdesen shum per higjienen e gojes pra ti pastrojn shpesh dhembet qe me von tmos ken probleme me prishjen e tyre sepse duhet menjiher te shkojn tek dentisti sepse nuk mund ti durojn dhimbjet ...
totali: 2 | duke treguar: 1 - 2

Ju duhet te identifikoheni per te postuar komente!


Rrjete Sociale

Google+

Facebook
Kendi i Reklamave
Vleresoni kete artikull
3.65
Publikoni artikullin
Kendi i Reklamave