Total: (122,447)
Parajsa.com

Parajsa

... per nje jete me te mire

Estetika – Bej te shkujdesuren!

0

Estetika - Bej te shkujdesuren!  Estetika - Bej te shkujdesuren! bejteshkujdesuren 2

Shpinën drejt, shpatullat mbrapa dhe mjekrën përpara: në këtë mënyrë, ti rrit vlerën e zonës hot të trupit tënd…

Po fillon periudha më vezulluese dhe më zbavitëse e vitit: të presin mbrëmjet dhe darkat nëpër diskoteka. Padyshim, ti mezi pret të reklamosh koleksionin tënd të veshjeve të palosura në raft, në pritje të rasteve të veçanta. A ke menduar se si ta gjallërosh dekoltenë tënde Tashmë lajmi, i cili ka ardhur nga të gjitha pasarelat më të njohura, është zyrtar: do të jetë pikërisht gjoksi protagonisti absolut i look-ut mbizotërues për vitin që vjen.

Por, jo vetëm kjo! Pikërisht falë formës së bukur të gjoksit, shtëpiakja e dëshpëruar, Eva Langoria është cilësuar si femra më sexy e planetit nga revista amerikane Maxim. Ndërkohë, e ftohta Nicole Kidman i ka deklaruar shtypit se ëndërron një gjoks si të Marilyn Monroe. Në mënyrë që gjoksi yt të jetë sa më në formë, mos i humb këshillat e ekspertëve tanë. Më poshtë do të gjeni gjithçka mbi mesazhet me kremra, ushqyesit ad hoc të lëkurës dhe kontrollet mjekësore…

Kremëra të freskët
Hapi i parë për të pasur një gjoks perfekt ka të bëjë me trajtimin e duhur të lëkurës. Gjinjtë nuk kanë muskulaturën e përshtatshme: ndihma e tyre e vetme është shtresa e jashtme e lëkurës, e cila është më e hollë në krahasim me pjesët e tjera të trupit. Në këtë mënyrë, rreziku i formimit të celuliteve është i madh. Pikërisht për këtë arsye është shumë e rëndësishme mbajtja e materialeve tonike për kurat përkatëse. Sa më shumë që lëkura të jetë elastike, e hidratuar dhe kompakte, aq më shumë i tërheq dekolteja vështrimet dhe përkëdheljet. Çdo ditë mundohu të përdorësh një hidratant normal për trupin, jo të yndyrshëm dhe që thithet shpejt nga lëkura. Kështu, do të shmangësh mundësinë që zona poshtë gjoksit të mbetet e lagësht dhe të acarohet në kontakt me sutienat.

Estetika - Bej te shkujdesuren! gjoksibukur3Cili është momenti më i mirë për të lyer trupin me të
Në mëngjes, pas dushit, kohë në të cilën shtresa e jashtme e lëkurës është më thithëse. Më pas, një herë në javë, bëj pastrim me një produkt të lehtë me acide frutash. Për këtë, një zgjedhje e mirë mund të jetë edhe kremi që përdor për fytyrën.

Sëmbime të ftohta
Për tonifikimin e gjoksit mund të praktikosh njëfarë torture të vogël: dush me ujë të ftohtë, nga 24-26 gradë (por kij besim, ia vlen!). Në fakt, temperaturat e ulëta i tkurrin kapilarët, duke nxitur në këtë mënyrë, qarkullimin dhe duke dhënë një efekt të menjëhershëm forcimi. Mbaroje dushin me një masazh cool, duke vizatuar një tetë horizontale në zonën e gjoksit ose duke e fërkuar lëkurën me sfungjerin e mbushur me ujë të freskët. Mund të përgatisësh edhe vetë një tonik rigjallërues. Përzieji dy lugë çaji me rum me dy të tilla lëng limoni dhe aplikoje të gjithë masën mbi gjoks nëpërmjet një masazhi të lehtë, duke evituar thithat. Në rast se e ke lëkurën shumë të thatë, përziej tri lugë çaji me vaj ulliri bashkë me një të verdhë veze, duke formuar kështu një përbërje homogjene. Pas 20 minutash pastroje me ujë të ftohtë.

Pije të shëndetshme
Një studim i fundit i publikuar në revistën mjekësore British Journal of Cancer , në të cilin përfshihen rezultatet e 50 studimeve të tjera në të gjithë botën, ka konfirmuar faktin se të tepruarit me pirjen e pijeve alkoolike, rrit rrezikun e tumorit të gjirit. Si rrjedhojë, mund ta shijosh aperitivin, por mundohu të kufizohesh në një masë shampanje apo me një gotë verë. Nga ana tjetër, je e lirë të dehesh me çaj të papërpunuar, i cili përmban një substancë që frenon kapacitetin e shtimit të celulave, duke bllokuar në këtë mënyrë, mekanizmin që është në thelb të formimit të tumoreve.

Largohu nga bifteku
A e dini që armiku më i madh i gjoksit janë estrogjenet Në fakt, këto hormone mund të stimulojnë gjëndrat e gjirit. Për më tepër, ato janë të akuzuarit kryesorë në raste tumoresh. Për t’u mbrojtur, para së gjithash duhet të zgjedhësh mirë ushqimin që përdor. Për shembull, edhe pse të pëlqen së tepërmi mishi, duhet të dish se ai është përgjegjës për rritjen e nivelit të kolesterolit, që përveç se nuk i bën mirë arterieve, është edhe paraprirës i estrogjeneve. Kështu, është mirë që të hash shpesh bimë bishtajore, drithëra, lajthi dhe bajame. Ato përmbajnë fitoestrogjene, hormone me origjinë vegjetale, që janë në gjendje të balancojnë efektet e dëmshme.

Çarje Jo faleminderit!
Ato janë vrima të vërteta në dermë, në pjesën më të thellë të lëkurës. Fatkeqësisht, sapo formohen, nuk është e mundur t’i eliminosh më. Megjithatë, ato mund të parandalohen me anë të kremrave me përbërje acidi retinoik apo glikolik dhe pomada. Gjithashtu, për parandalimin e këtyre çarjeve, mund të shfrytëzosh edhe përmbajtjen elastike të disa bimëve. Masa më e përshtatshme do të ishte një tretësirë vaji, e hedhur në 90ml bajame të ëmbla.

Eliksir rinie
I ke parasysh rrudhat e vogla që formohen përgjatë qafës Për t’u bërë ballë, zgjidh krem, shishka dhe xhel të pasur me substanca kundër mplakjes, siç janë vitaminat A dhe E, të cilat e vonojnë plakjen e lëkurës dhe stimulojnë mbrojtjen e saj.

Thyerje arrash…
A shkon shpesh në palestër Të lumtë! Palestra forcon muskujt në të cilët mbështetet gjoksi. Nëse ushtrohesh me produkte metalike, mundohu të përdorësh vetëm pesha të lehta. Nëse zhvillon më tepër pjesën e kraharorit, ekziston rreziku i sheshimit të gjoksit, duke ngjarë në këtë mënyrë më i vogël. Një ushtrim i thjeshtë por që jep rezultate të larta, është i ashtuquajturi thyerja e arrave: mund ta praktikosh në çdo moment, madje edhe gjatë mbledhjeve në zyrë. Bashko pëllëmbët e duarve dhe shtyji në drejtim të njëra-tjetrës, sikur je duke thyer një lëvozhgë. Rri në këtë pozicion duke numëruar deri në pesë dhe përsërite një veprim të tillë rreth 10 herë. Një ide e mirë është edhe të regjistrohesh në një kurs noti: sidomos në rast se ke një gjoks XXL, noti është sporti ideal, sepse i stërvit muskujt e shpinës dhe pjesën e kraharorit me butësi, duke përmirësuar qëndrimin drejt. Pra, pozicioni i qëndrimit është tepër i rëndësishëm! Mbaji shpatullat drejt, por pa i ngrirë dhe çoje qafën lart. Në këtë mënyrë, gjoksi do të duket më i bukur dhe më i mbushur. Nëse mësohesh të mbash gjithmonë këtë pozicion, ndihmon indet të qëndrojnë të tendosura.

Estetika - Bej te shkujdesuren! gjoksibukur4Kontrollohu!
Nëse mëson ta bësh mirë dhe e përsërit shpesh, prekja është shumë e dobishme për parandalimin e tumoreve, sepse të bën të fitosh besim në strukturën e gjoksit tënd, duke i kapur edhe ndryshimet më të vogla që mund t’i ndodhin atij. Këtë veprim duhet ta përsërisësh çdo muaj (nëse je nën moshën 30 vjeç, mund të mjaftohesh me kryerjen e këtij veprimi një herë në 2-3 muaj). Momenti ideal për këtë është rreth një javë pas periodave, kohë në të cilën indet janë më pak të fryra dhe është më e lehtë t’i ndjesh gungëzat. Qëndro në këmbë përpara pasqyrës dhe vëzhgoje gjoksin, me krahët në fillim të ulura dhe më pas të ngritura lart. Kontrollo nëse ka ndonjë ndryshim midis njërit gji dhe tjetrit dhe shikohu edhe në profil, në të dyja anët. Pastaj shtrihu në shtrat, duke vendosur krahun e djathtë pas kokës. Me dorën e majtë dhe gishtërinjtë e bashkuar vëzhgo gjoksin nga përpara. Shtype duke lëvizur dorën nga jashtë drejt thithave dhe anasjelltas deri në sqetulla. Të njëjtën gjë përsërite edhe në gjirin e majtë.

Jo bisturi, ju lutem!
Sigurisht, të pasurit e një numri më të madh të gjoksit, nuk do të ishte keq. Nëse do të paraqitesh me një dekolte në një mënyrë krejt natyrale, atëherë zgjidh sutjenat e duhura: duhet të ndjekësh format e tua pa i ngjeshur apo i ndarë me zor. Gjithashtu, për një formë të bukur të gjoksit përdor produktet extra, tableta me bazë fitoestrogjeni natyral, të tilla si soja dhe tërshëra, të cilat kanë efekt tonifikues. Si alternativë të dytë, mund të përdorësh një xhel me sanë greke, vaj soje dhe kërpi. Dhe, në fund tualeti: mbushe penelin me një ngjyrë të kuqërremtë, jo shumë të errët, hape në pjesën mes gjinjve dhe përhape në të gjithë zonën. Rezultati do të jetë fantastik!

Shkembejeni

Rreth autorit

parajsa

Parajsa.com është një portal i pavarur në gjuhën shqipe, i themeluar në vitin 2001, që ka depërtuar zemrat shqiptare në Kosovë, Shqipëri, Çameri, Maqedoni, Mal të Zi, dhe kudo ku jetojnë shqiptarët, për vite me rradhë, nëpërmjet një larmie temash të ndryshme nga të gjitha fushat e jetës.

Shkruani nje koment

loading...