Rhesus negativ dhe shtatezania
Ne jemi keta qe jemi pikerisht ne saje te merites se gjeneve tona. Ne i trashigojme ato nga te dy prinderit tane gjate momentit te konceptimit. Disa gjene jane me shume dominante sesa te tjeret, dhe gjendja jone rhesus eshte njera prej tyre. Gjate monitorimit te pare antenatal, merren testet e gjakut per te percaktuar grupin tuaj te gjakut (A, B, AB apo O) dhe gjendja juaj rhesus (Rh-positive ose Rh-negative). Nese ju keni faktorin rhesus (e cila eshte nje proteine ne siperfaqe te qelizave te kuqe te gjakut) ju jeni Rh-positive, nese ju nuk e keni ju jeni Rh-negative. Shume njerez (rreth 85%) jane Rh-positive. Ajo qe na intereson dhe na shqeteson gjate shtatezanise eshte prania apo jo e: nje nene Rh-negative, nje babai Rh-positive dhe femija eshte gjithashtu Rh-positive.
Ne jemi keta qe jemi pikerisht ne saje te merites se gjeneve tona. Ne i trashigojme ato nga te dy prinderit tane gjate momentit te konceptimit. Disa gjene jane me shume "dominante" sesa te tjeret, dhe gjendja jone rhesus eshte njera prej tyre.
Gjate monitorimit te pare antenatal, merren testet e gjakut per te percaktuar grupin tuaj te gjakut (A, B, AB apo O) dhe gjendja juaj rhesus (Rh-positive ose Rh-negative).
Nese ju keni faktorin rhesus (e cila eshte nje proteine ne siperfaqe te qelizave te kuqe te gjakut) ju jeni Rh-positive, nese ju nuk e keni ju jeni Rh-negative. Shume njerez (rreth 85%) jane Rh-positive. Ajo qe na intereson dhe na shqeteson gjate shtatezanise eshte prania apo jo e: nje nene Rh-negative, nje babai Rh-positive dhe femija eshte gjithashtu Rh-positive.
Cfare ka qe nuk shkon
Ndodhen ne fakt, nje variete gjenesh rhesus. Midis tyre mund te vecojme c, d dhe e, te cilat mund te jene positive (C, D, E) ose negative (c, d, e). Jane pikerisht gjenet d qe na interesojne me teper.
Qelizat Rh-positive permbajne nje substance (antigjenin D), e cila stimulon gjakun Rh(d) negative te prodhoje antikorpe te rrezikshme qe shkaterrojne qelizat e kuqe. Antikorpi i rrezikshem quhet anti-D dhe mund te prodhohet nese nena eshte Rh-negative, por femija e saj eshte Rh-positive.
Mos perputhshmeria ne rhesus nuk ndodh gjate shtatezanise se pare, pasi antikorpet nuk jane te pranishem ne gjakun e nenes. Megjithate, ne shtatezanine pasuese, nese femija eshte rhesus positive, perben nje problem serioz. Antikorpet e nenes do te depertojne permes placentes ne gjakun e femijes dhe duke e konsideruar ate si te "huaj" do ta sulmoje per ta shkaterruar.
Kjo shkakton probleme me nivelin e hemoglobines se femijes (elementin mbartes te hekurit ne qelizat e kuqe te gjakut) e cila me pas ulet nen norme dhe do te shkaktoje anemi. Transfuzionet e gjakut jane te nevojshme gjate lindjes dhe femija mund te jete gjithashtu i semure nga verdheza.
Cfare duhet te dihet
Nese ju keni gjak rhesus (Rh)-negative, fetusi juaj mund te jete ne rrezik serioz te shendetit te tij. Kjo eshte e vertete vetem nese fetusi ka gjak Rh-positive, zakonisht grupi i gjakut te femijes nuk eshte i njohur deri ne perfundim te shtatezanise. Nje test i thjeshte i trajtuar terapeutikisht mund te ndihmoje ne shmangien e ndonje problemi te mundshem te ardhshem ne shendetin e femijes.
Cfare eshte faktori rhesus
Faktori rhesus eshte nje substane qe shume njerez e kane ne gjakun e tyre, i cili i ben ata te jene Rh positive. Disa te tjere jane Rh negative: ata nuk e kane faktorin Rh. Ne vetvete ky nuk shkakton asnje problem individual. Por kur nena eshte Rh negative dhe fetusi eshte Rh positive, atehere mund te kete rreziqe serioze mbi jeten e fetusit.
1. Nese nena eshte Rh negative dhe babai eshte Rh positive, fetusi i tyre mund te jete Rh positive ose Rh negative.
2. Nese fetusi eshte Rh positive, atehere mund te kete nje problem, nese gjaku fetal Rh-positive perzihet, apo bie ne kontakt me gjakun Rh-negative te nenes.
3. E lene mbas dore dhe mungesa e trajtimit, gjaku i nenes do te prodhoje antikorpe () qe do ta sulmojne gjakun Rh-positive te fetusit.
4. Keto antikorpe mund te shkaktojne probleme serioze per fetusin, perfshire ketu probleme gjaku, mandje deri ne vdekje.
Cilet jane rreziqet
Nese gjaku i fetusit tuaj eshte positive, gjaku juaj Rh-negative do te formoje antikorpe ndaj faktorit Rh. Keto antikorpe do te luftojne gjakun Rh-positive te fetusit. Kjo eshte e quajtur semundja Rh. Ajo mund te shkaktoje fetusin te humbase qelizat e gjakut ose probleme te tjera te shendetit dhe mireqenies se fetusit. Trajtimi mjeksor ne kohe dhe efikas arrin ta shmang semundjen Rh, duke bllokuar formimin e antikorpeve.
Si realizohet testimi
Nje test i thjesht gjaku tregon nese ju jeni apo jo Rh negative. Ky test behet ne periudha te hershme te shtatezanise. Nese ju jeni Rh negative, do tju behet edhe nje test i dyte gjaku rreth javes se 28 te shtatezanise. Ky testim do te tregoje nese gjaku juaj permban ose jo antikorpe Rh.
Kur ju duhet te trajtoheni
Nese gjaku juaj nuk ka formuar antikorpe Rh, ju mund te trajtoheni gjate javes se 28 te shtatazanise. Ju do te trajtoheni ne cdo moment apo rast qe gjaku fetal mund te perzihet per arsye te ndryshme me gjakun tuaj (psh: mbas amniocentesis apo nje testimi prenatal). Trajtimi konsiston ne nje injektim te medikamentit Rh-immunoglobulin, e cila shmang formimin e antikorpeve Rh. Kjo gje nuk do te demtoje as ju as fetusin tuaj.
Mbasi te lindni, gjaku i foshnjes suaj do te testohet. Nese eshte Rh positive, ju do tju jepet Rh-immunoglobulin perseri brenda tre diteve. Nese gjaku i foshnjes eshte Rh negative, nuk do tju nevojitet ai injektim deri ne shtatezanine e ardhshme.
Si e shmang prodhimin e antikorpeve injektimi i Rh - immunoglobulin Doza e injektuar (Rh immunoglobulin) konsiston ne nje dozim te vogel antikorpesh ( te mbledhura nga gjaku i dhuruesve) qe sherben per te shkaterruar cdo qelize gjaku Rh-positive ne sistemin tuaj perpara se sistemi imunitar te prodhoje antikorpet e veta. ( Antikorpet e dhuruara jane si te tuajat por doza nuk eshte e mjaftueshme per te shkaktuar ndonje problem ne femijen tuaj.) Kjo quhet imunizim pasiv: Per te funksionuar, ju duhet ta merrni injektimin 72 ore mbas ndonje ekspozimi te mundshem me gjakun e femijes suaj dhe mbrotja do te zgjase per 12 jave. Nese personi qe kujdeset per ju dyshon se me shume se nje ons (njesi matese) e gjakut te femijes suaj eshte e perzier me gjakun tuaj ( le te themi qe ju patet nje aksident), ju do tju nevojitet nje injektim i dyte, i cili do tju behet ne muskulin e krahut ose ne muskujt glutea. Ju mund te keni dhimbje gjate injeksionin ose nje temperature te lehte. Nuk ka efekte te tjera te njohura anesore. Injektimi eshte teper i sigurte edhe nese gjaku i femijes suaj eshte vertet Rh-positive ose jo.
Parandalimi i problemeve ne te ardhmen
Shansi per formimin e antikorpeve Rh rritet ne cdo shtatezani. Kjo perfshin edhe barrat ektopike ( kur fertilizimi i vezes behet jashte uterusit) dhe shtatezania perfundon ne nje mosmberritje ose abort. Ne keto raste, ju duhet te bisedoni me doktorin qe kujdeset per shtatezanine tuaj lidhur mbi mundesine e nje injeksioni Rh-immunoglobulin. Kjo behet per faktin e thjeshte se trupi mund te prodhoje antikorpe Rh edhe pse ju mund te mos lindni. Antikorpet Rh mund te shkaktojne probleme gjate shtatezanise se ardhshme.
Nese ju keni antikorpe rhesus
Nese antikorpet Rh jane formuar tashme tek ju (rritje e ndjeshmerise), Rh-immunoglobulin nuk mund ta mbroje fetusin tuaj. Ju dhe fetusi juaj do tju nevojitet nje trajtim i vecante gjate shtatezanise. Doktori qe kujdeset per ju gjate shtatezanise do tju shpjegoje te gjitha detajet e duhura. Ne varesi te shkalles se antikorpeve, juve do tju nevojitet nje trajtim special dhe fetusi juaj mund te kerkoje nje transfuzion gjaku perpara lindjes, per te shmangien e kthimit te foshnjes tuaj ne anemike.
Cfare do te ndodhi me femijen nese keni antikorpe rhesus Se pari kini parasysh se kjo smund te ndodhi nese ju keni marre trajtim te kujdesshem prenatal dhe u eshte dhene Rh immunoglobulin kur ka qene e nevojshme. Edhe pa trajtim, shanset per te zhvilluar antikorpe dhe te ktheheni ne Rh-te ndjeshme jane rreth 50% edhe pse ju mund te keni patur shtatezani te meparshme me paperputhshmeri rhesus. Por nese ju nuk e keni marre injektimin me Rh immunoglobuline dhe jeni kthyer ne Rh-te ndjeshme dhe femija juaj ishte Rh-positive, ai mund te zhvilloje te ashtequajturen semundje rhesus ose semundje hemolitike. Antikorpet tuaja do te kalonin placenten dhe do te sulmonin faktorin Rh te gjakut Rh-positive te femijes suaj sikur te ishte nje substance e huaj, duke shkaterruar ne kete menyre qelizat e kuqe te gjakut te tij dhe duke shkaktuar anemi. Semundja mund te jape qe nga verdhez per te porsalindurin deri ne demtime serioze te trurit, ose ne rastet ekstreme abort ose lindje e vdekur e frutit. Ne momentin qe ju beheni te ndjeshme, ju i keni ato antikorpe pergjithmone ne gjakun tuaj dhe ju do te prodhoni gjithmone e me shume ne cdo shtatezani qe te keni, keshtu rreziku qe semundja Rh do te behet me e dukshme ne shtatezanite pasuese.
Lajmi i mire eshte se doktoret po gjejne menyra te reja per te shpetuar femijet qe kane zhvilluar semundjen Rh. Personat qe kujdesen per ju mund te masin nivelin e antikorpeve dhe te te mbajne nen vezhgim gjendjen e femijes nese ai po e zhvillon apo jo semundjen ne fjale. Njekohesisht mund te kontrolloje dhe gjendjen e qelizave te kuqe te femijes nepermjet amniocentesis ose mostrave te gjakut te marra ne menyre perkutane nga umbilikusi (PUBS), ku gjaku merret nga nje vene ne korden umblikale. Nese fetusi eshte mire, ju mund ta coni ne term pa asnje komplikacion. Mbas lindjes atij mund ti jepet nje "shkembim tranfuzional" per te zevendesuar qelizat e tij te kuqe te gjakut te semura Rh-positive, me qeliza te shendosha Rh-negative per te stabilizuar nivelin e qelizave te kuqe ne gjak dhe minimizuar demtimet e metejshme te antikorpeve qe vazhdojne te qarkullojne ne gjakun e femijes. (Me kalimin e kohes keto qeliza Rh-negative do te vdesin dhe te gjitha qelizat e kuqe te gjakut te femijes suaj do te jene perseri Rh-positive, dhe antikorpet e rrezikshme do te largohen). Nese femija juaj eshte ne rrezik jete, ai duhet te lind me heret ose ti jepet transfuzion gjaku nepermjet kordonit umbilikal. Shkalla e mbijeteses se nje femije qe ka marre transfuzion gjate te qenurit in utero eshte 80-100%, pervec rasteve ku ata mund te kene hydrops ( nje komplikacion si pasoje e anemise), ku shanset per te mbijetuar jane nga 40-70%.
Nese jeni rhesus negative
Nese jeni Rh negative, pyesni doktorin qe kujdeset per ju mbi trajtimin ose jo me Rh- immunoglobulin. Edhe nese ju nuk arrini te mbartni nje shtatezani apo te mos arrini te lindni foshnjen, ju perseri do te keni nevoje per nje trajtim. Shendeti i cdo femije qe ju mund te keni ne te ardhmen varet pikerisht nga ky trajtim! Shpresoj se i kam ardhur ne ndihme atyre qe kishin nevoje per te ditur me shume rreth ketij problemi madhor gjate shtatezanise.
- Dehidrimi, trajtimi te fëmijët gjatë verës
- 10 mënyra që të zgjoheni të bukur
- Frikësoheni nga gripi derrit? Këshilla si të mbroheni
- Ja çfarë rekomandohet për gurët në veshka
- Alzhejmer nuk është harresë nga pleqëria
- Trajtime për të eliminuar yndyrat e tepërta në gjak
- "Gjurmët" e skizofrenisë
- Bronkopneumonia, si mund të mbrohesh?
- Vitamina D i jep trupit forcë dhe vitalitet
- Infeksionet në shtatzëni, kur e rrezikojnë foshnjën















Cfare mendimi keni per kete artikull, ju pelqen apo jo?