Kreu | Shendeti | Kariesi i dhembeve paraqet nje proces patologjik, i cili karakterizohet me prishjen e teresise anatomike te dhembeve

Kariesi i dhembeve paraqet nje proces patologjik, i cili karakterizohet me prishjen e teresise anatomike te dhembeve

Kariesi i Dhembeve Kariesi i Dhembeve

Kariesi i dhembeve paraqet nje proces patologjik, i cili karakterizohet me prishjen e teresise anatomike te dhembeve, i cili prek indet e forta te dhembit, duke filluar nga siperfaqja e deri ne thellesi te korones se dhembeve. Kariesi prek smaltin dhe dentinen, por ne qoftese nuk mjekohet prek edhe pulpen e dhembit. Kariesi eshte nje nga problemet me te rendesishme ne stomatologjine bashkekohore.

K ariesi i dhëmbëve paraqet një proces patologjik, i cili karakterizohet me prishjen e tërësisë anatomike të dhëmbëve, i cili prek indet e forta të dhëmbit, duke filluar nga sipërfaqja e deri në thellësi të koronës së dhëmbëve.

Kariesi prek smaltin dhe dentinën, por në qoftëse nuk mjekohet prek edhe pulpën e dhëmbit.

Kariesi është një nga problemet më të rëndësishme në stomatologjinë bashkëkohore.

Në lindjen e kariesit ndikojnë faktorë të ndryshëm si ato klimaterike, tereni, uji i pijshëm, mënyra e ushqyerjes.

Në lindjen e kariesit ndikon edhe mosha. Kariesi prek të gjitha moshat pa përjashtim, por më i përhapur është në moshat e reja, në moshat 2 deri 3 vjeç ai është i përhapur me 20-30%, kurse shifra maksimale arrin në moshat 8 deri 10 vjeç, kjo ndodh për faktin se në gojën e fëmijëve kemi dhëmbë të përzier (kemi dhëmbë të qumshtit dhe dhëmbë të përhershëm).

Në lindjen e kariesit ndikojnë edhe faktorët lokalë si pështyma, cipat dhe guri i dhëmbëve.

Kariesi më së shumti lokalizohet në dhëmballën e përhershme, ku në moshat 12 deri 13 vjeç ajo është e përhapur deri 60-70%.

Shenjat klinike të kariesit janë:
Ndryshimi i ngjyrës
Prishja e tërësisë anatomike (formimi i zgavrës)
Dhimbja e nxitur nga ngacmues të ndryshëm
Çrregullimi i funksionit (Funxio lesa)

Kariesi i Dhembeve

Cfare mendimi keni per kete artikull, ju pelqen apo jo?

Subscribe to comments feed Komente: 0 postime

Ju duhet te identifikoheni per te postuar komente!


Rrjete Sociale

Google+

Facebook
Kendi i Reklamave
Vleresoni kete artikull
0
Publikoni artikullin
Kendi i Reklamave