Total: (50025)
Parajsa.com

Parajsa

... per nje jete me te mire

Çfarë e dëmton lëkurën?

0

Çfarë e dëmton lëkurën?  Çfarë e dëmton lëkurën? siyah noktalar 974759480

Pirja e duhanit

Nëse nuk dëshironi ta lëni duhanin shkaku i zemrës dhe mushkërive, atëherë bëjeni shkaku i bukurisë. Kur pini duhan zvogëloni mundësinë e lëkurës që të sigurojë oksigjen që i duhet, e pa oksigjen qelizat nuk mund të rigjallërohen. Pirja e duhanit përshpejton procesin e krijimit të rrudhave, dëmton lëkurën dhe parandalon aftësinë e saj të rigjenerimit. Kështu përveç rrudhave rreth syve, buzëve dhe ballë lëkura juaj do të jetë e thatë dhe e plakur.

Përdorimi i solariumit

Mos shkoni në solarium. Pikë. Dhjetë minuta në solarium është njëjtë sikur edhe tërë disa në diell pa mbrojtje.

Qëndrimi në diell pa mbrojtje

Qëndrimi në diell..grumbullohet gjatë viteve jo ekskluzivisht vetëm kur rreziteni. Andaj vendosni krem me faktor mbrojtës (SPF) çdo ditë. Nëse planifikoni të qëndroni më gjatë vendosni faktor mbrojtës 30, çdo dy orë. Dhe mos u mashtroni se rrobat do t’iu mbrojnë nga dielli. Mbroni lëkurën nga dielli çdo ditë dhe do të ngadalësoni plakjen e saj dhe do të mbroheni nga kanceri i lëkurës. Edhe një gjë- mbroni sytë me syze të mira me UVA dhe UVB mbrojtje.

Gjumi me grim në fytyrë

Rigjenerimi i lëkurës ndodh edhe natën. Nëse flini me grim në fytyrë lëkura s’mund të pranojë oksigjenin që i duhet. Kur lëkura ”ngulfatet’ procesi natyral i sintezës është i rrezikuar. Po ashtu grimi i mbyll porët, do t’i bëjë të dukshme dhe do të sjell deri tek plasja e puçrrave. Nëse në mbrëmje nuk e pastroni fytyrën dhe nuk vendosni krem atëherë nuk kontribuoni në luftën kund plakjes.

Nëse nuk shkoni tek dermatologu

Kontrolli së paku një herë në vit tek dermatologu është i rëndësishëm për shëndetin tuaj dhe mund të preventojë shumë sëmundje-si kanceri i lëkurës. Ekzistojnë pika të rrezikshme që në pjesët e trupit nuk shihen me sy, e edhe nëse i shihni s’mund t’i njihni. Një numër i madh anomalish mjeku mund t’i vërtetojë menjëherë dhe t’iu ndihmojë.

Stresi

Kur trupi ndodhet nën stres atëherë sekretohet hormoni kortizol dhe ky hormon shkakton shumë gjëra negative. Vështirëson qarkullimin e gjakut deri në lëkurë dhe mund të rrit sasinë e sheqerit në gjak, gjë që shkakton që qelizat të funksionojnë në mënyrë anormale.
Stresi ndikon edhe në gjëndrat e yndyrshme që mund të rezultojë me paraqitjen e akneve. Kur jemi nën stres ka gjasa që të dalin puçrrat. Gjeni një aktivitet që ua largon stresin, qoftë frymëmarrja e thellë, joga apo shëtitjet madje edhe 15 minuta mund të bëjnë dallim të madh.

Mungesa e gjumit

Nuk ka mënyrë që të dukeni mirë nëse iu mungon gjumi. Nuk dihet saktë se çfarë kompleksesh biokimike ndodhin gjatë kohës së gjumit, por çka do që ndodh ka rëndësi. Kur trupi juaj lufton që të mbetet i zgjuar muskujt lëshohen ndaj fytyra duket keq. Atëherë iu bie shtypja e gjakut dhe do të dukeni të zbehtë. Këto janë vetëm disa prej arsyeve që të flini së paku 7-8 orë çdo natë.

Pastrimi i sigurt

Nuk i kushtoni aspak vëmendje pastruesit intim? E keni shumë gabim. Duhet ta konsideroni tualetin intim si një veprim kryesor, ashtu si dhe pastrimi i fytyrës. Do të ndiheni të freskëta gjatë gjithë ditës dhe s’do të keni irritime. Ja ndonjë sugjerim i vlefshëm.
– Mos u lani me shumë se 2 herë në ditë. Larjet e shpeshta dobësojnë mbrojtjen natyrale të zonës intime. Pastaj rrezikoni të eliminoni bakteret e “mira” tepër të nevojshme për mbrojtjen natyrale, dhe tu hapni rrugë atyre të këqija.
– Zgjidhni një detergjent specifik me pH midis 3,5 e 5,5 pra acid (si ai i mukozës vaginale). Kështu nuk do të cenon i florën bakteriale. Sigurohuni që të mos jetë agresiv: nëse bëjnë shumë shkumë varfëron mbrojtjen natyrale. Preferohet i lëngshëm.
– Para se të blini sapunin lexoni me vëmendje përmbajtjen. Kamomili ka një veprim qetësues, kumaku është dizifektues. Ndërsa mentja dhe eukaliptusi janë rifreskues. Nëse jeni alergjik përdorni sapun neutro, pa parfum dhe i pasur me vaj ulliri, është i tolerueshëm për çdo lloj lëkure.
– Shpesh jeni larg shtëpisë dhe doni të rifreskoheni? Mbani me vete një pako me peceta specifike: janë ideale për ato që udhëtojnë me tren ose avion.
– Përdorni lines ditor vetëm në raste të veçanta. Mund të pengojnë ajrosjen. Favorizojnë erën e keqe dhe irritojnë në kontakt.

Shkembejeni

Rreth autorit

parajsa

Parajsa.com është një portal i pavarur në gjuhën shqipe, i themeluar në vitin 2001, që ka depërtuar zemrat shqiptare në Kosovë, Shqipëri, Çameri, Maqedoni, Mal të Zi, dhe kudo ku jetojnë shqiptarët, për vite me rradhë, nëpërmjet një larmie temash të ndryshme nga të gjitha fushat e jetës.

Shkruani nje koment