Total: (122,455)
Parajsa.com

Parajsa

... per nje jete me te mire

Dëmtimet që shkakton sëmundja e pankreasit në organizëm

0

Dëmtimet që shkakton sëmundja e pankreasit në organizëm  Dëmtimet që shkakton sëmundja e pankreasit në organizëm pancreas 760034822

Për shkak të vendosjes së thellë, pankreasi nuk është lehtë i kapshëm nga vëzhgimet mjekësore dhe sëmundjet e tij janë në përgjithësi të rënda dhe të vështira. Vetë sëmundja e pankreasit është mosfunksionimi jo i rregullt i këtij organi. Kur ky organ vazhdon të mos kryejë mirë punën e tij për një kohë të gjatë, atëherë sëmundja kthehet në kronike. Lënia pas dore e kurave parandaluese dhe e mjekimit të rekomanduar nga mjekët përkatës mund të çojë në shfaqjen e sëmundjeve të tjera edhe më të rënda siç janë sëmundja e sheqerit ose e tumoreve të ndryshme, të cilat shfaqen si pasojë e mosprodhimit të insulinës nga ky organ. Insulina është një hormon që prodhohet nga gjëndra e pankreasit. Ajo luan rol kyç në përpunimin e sheqerit nga organizmi ynë, duke bërë të mundur futjen e tij në qelizat indore. Në të njëjtën kohë, insulina njihet prej të gjithëve si preparat medikamentoz, që përdoret për mjekimin e sëmundjes së diabetit të sheqerit. Në këto raste duhet treguar kujdes i veçantë, pasi kjo neglizhencë nga ana e të sëmurit mund të shkaktojë dëme të mëdha deri në infektim të gjakut. Me përparimin e sëmundjes mund të bëhet e domosdoshme kryerja e një ndërhyrjeje kirurgjikale. Sipas studimeve të kryera kohët e fundit, një në tre të sëmurë të prekur nga sëmundja e pankreasit janë të detyruar t’i nënshtrohen operacionit.

Shenjat
Shenjat më të shpeshta të sëmundjes së pankreasit janë dhimbje në pjesën e sipërme të barkut, këputje të trupit të shoqëruar dhe me zverdhje. Të sëmurët ndjenjë një gjendje të fikëti. Shpesh kjo çon edhe në shfaqjen e sëmundjes së sheqerit. Pankreasi preket nga mikrobet abscese. Infektohet nga mikrobe nëpërmjet gjakut, ose mikrobe që gjenden në duoden. Infektimi favorizohet kur merret alkool dhe ushqime të bollshme, si dhe nga gurët e formuar rishtazi në tëmth. Mosfunksionimi i pankreasit shkakton dhimbje në pjesën e sipërme të barkut, përzierje, vjellje, veçanërisht pas marrjes së ushqimit dhe heqje barku, nuk tretën yndyrat. Në mungesë të prodhimit të insulinës shfaqet sëmundja e sheqerit. Pankreasi preket nga mikrobet paukreatike, absese, dobësim të funksionit të insulinës, sëmundja e sheqerit. Në disa raste shfaqen edhe tumoret. Pankreasi infektohet nga mikrobe nëpërmjet gjakut ose nga mikrobe që gjenden në dueden, të cilat kalojnë në kanalin e duodeno-pankreatik. Infektimi favorizohet kur merret alkool dhe ushqime të bollshme, si edhe nga gurët në tëmth. Format akute të pankreasit janë të rënda.

Pankreasi kronik
Pankreasi kronik shkakton çrregullime në stomak dhe në tretjen e ushqimeve, fryrje të barkut, humbje në peshë, diarre. Sëmundja zgjat disa vite me kriza përmirësimi dhe keqësimi. Ajo kërkon mjekime për shumë raste. Hiqet me ndërhyrje kirurgjikale. Ushqimet duhet të përmbajnë sasi të mëdha karbohidratesh dhe pak yndyrë. Të sëmurët duhet të tregojnë një kujdes të veçantë në trajtimin që u bëjnë kurave kundër pankreasit, për arsye se neglizhenca nga ana e tyre mund të çojë deri në infektim të gjakut. Madje, nëse sëmundja lejohet të përparojë, kryerja e ndërhyrjes kirurgjikale do të ishte e pashmangshme. Në lidhje me këtë situatë, studimet e fundit që janë kryer tregojnë se në tre të sëmurë me pankreas, një është i detyruar t’i nënshtrohet operacionit. Gjithashtu, të sëmurët me pankreas ndjejnë shpeshherë edhe një gjendje të fikëti. Shkaku i dëmtimit të pankreasit vjen si pasojë e infeksionit nga një mikrob nëpërmjet gjakut. Ky infeksion ndihmohet shumë në rast se konsumohet alkool dhe ushqime të bollshme, si dhe nga gurët e formuar rishtazi në tëmth.

Mënyrat e trajtimit
Të sëmurët, që vuajnë nga dhimbjet e pankreasit janë të konsiderueshëm. Mosfunksionimi i këtij organi sjell shqetësime të shumta siç janë dhimbjet e forta të barkut, që shpesh bëhen të padurueshme. Megjithatë për qetësimin këtyre dhimbjeve dhe për funksionimin sa më mirë të këtij organi mjekët popullorë kanë zbuluar bimët, që përdoren në formën e çajrave.

Dafina
Dafina është një ndër bimët e shumta, që përdoret për të lehtësuar dhimbjet e shkaktuara nga pankreasi. Pjesët që përdoren janë gjethet, të cilat pasi grimcohen mund të përzihen me lëvoret e portokallit edhe këto të grimcuara. Së bashku hidhen në një enë ku më parë është shtuar një gotë me ujë të valuar. Kjo masë lihet për 10 minuta dhe më pas kullohet dhe ëmbëlsohet sipas dëshirës. Nga kjo përzierje pihen 2 deri 3 gota në ditë. Ky çaj përmirëson edhe tretjen sa më mirë të ushqimit në pankreas.

Kinfusha
Një tjetër mënyrë për funksionimin sa më të mirë të pankreasit është edhe bima e kinfushës. Nga kjo bimë merret një lugë e grimcuar dhe shtohet 1 gotë ujë. Lihet për 5 minuta në zierje. Kjo masë pihet në dy vakte por gjithmonë 2 orë përpara buke. Një kujdes i veçantë duhet treguar te fëmijët,të cilëve, nuk duhet t u jepet në doza të mëdha si te të rriturit. Kjo kurë shërben për shtimin e lëngut të stomakut dhe përmirëson tretjen e ushqimit. Gjithashtu, pakëson dhe sekrecionet e tëmthit në pankreas.

Sanza
Edhe çaji i sanzës është një mënyrë mjaft e mirë për shërimin e sëmundjes së pankreasit. Sanza e grimcuar hidhet në një litër ujë dhe zihet për 20 minuta. Nga ky çaj pihet 3 filxhanë në ditë para buke. Çaji shërben për gjallërimin e organizmit në lëngun e stomakut dhe të pankreasit. Pirja e këtij çaji nuk rekomandohet te nënat me fëmijë në gji, pasi hidhëron qumështin duke dëmtuar kështu shëndetin e fëmijës.

Çikorja
Edhe bima e çikores përdoret për këtë sëmundje. Gjethet ose rrënjët e grimcuara të kësaj bime zihen në një enë me ujë. Çaji i përftuar kullohet dhe pihet 2 deri në 3 doza të tilla në ditë. Ky mjekim e gjallëron organizmin, përmirëson tretjen dhe urinimin si dhe zbrazjen e fshikëzës së tëmthit të pankreasit dhe jashtëshqitjen pa acaruar aparatin tretës.

Sëmundjet më të shpeshta të pankreasit
Ndezje
Pankreasit i thjeshtë
Pankreasit nekrotik
Pankreasit hemorragjik
Tumoret
Cistet
Diabeti
“Gurët”

Pankreasi
Pankreasi është një gjëndër në bark që lëshon një lëng tretës (lëngun pankreasor) në zorrën dymbëdhjetëgishtore (duodenum) përmes Ductus pancreaticus. Pankreasi prodhon disa hormone të rëndësishme: insulinën, glukagonin, somatostatinën, sekretinën, pankreocyminën etj. Pankreasi është një organ në formë pyke me gjatësi rreth 14-20 cm, gjerësi 4 cm (shpesh 1,5 – 2cm) dhe 6 -80 gramë i rëndë (tek gratë peshon pak më lehtë) dhe ka ngjyrë të kuqërremtë, ose të përhirtë kur është në fazën e veprimtarisë së dendur prodhuese. Gjendet në hapësirën e stomakut.

Shkembejeni

Rreth autorit

parajsa

Parajsa.com është një portal i pavarur në gjuhën shqipe, i themeluar në vitin 2001, që ka depërtuar zemrat shqiptare në Kosovë, Shqipëri, Çameri, Maqedoni, Mal të Zi, dhe kudo ku jetojnë shqiptarët, për vite me rradhë, nëpërmjet një larmie temash të ndryshme nga të gjitha fushat e jetës.

Shkruani nje koment

loading...