Total: (107,422)
Parajsa.com

Parajsa

... per nje jete me te mire

Menta qetëson nervat, kurse bliri shëron gripin

0

Menta qetëson nervat, kurse bliri shëron gripin  Menta qetëson nervat, kurse bliri shëron gripin vajze duke pire caj 156485267

Të gjithë ne e dimë se çajet janë pije të shëndetshme, që më së shpeshti i pimë kur jemi të ftohur, apo kemi grip. Por, çajet kanë edhe një aftësi të madhe parandaluese, kështu që nuk do të ishte keq që t’i konsumojmë rregullisht. Vetitë mjekuese të llojeve të ndryshme të çajeve janë të njohura që nga kohët e lashta. Dikur, sëmundjet mjekoheshin kryesisht me çaje dhe preparate të tjera bimore. Sot, kur ekzistojnë barnat, çajet kanë marrë rol ndihmës në shërimin e sëmundjeve. Problemet e përditshme shëndetësore mund t’i zbutni me zgjedhjen adekuate të llojit të çajit. Më së miri është që çaji të pihet pa asnjë shtesë, por nëse nuk ju pihet i tillë, atëherë mund t’i shtoni limon dhe mjaltë, por vetëm kur çaji të jetë ftohur. Mjalti dhe limoni humbin vetitë e tyre të dobishme, kur të qiten në çaj tepër të nxehtë.

Shtrohet pyetja se cili çaj është më i dobishëm. Ja disa këshilla.

Menta
Përpos që ka shije dhe aromë të mirë, çaji i mentës ka edhe shumë veti mjekuese. Ai është shumë efikas te mjekimi i ftohjes, e ndihmon edhe te problemet me tretje, meqë qetëson lukthin dhe zorrët. Menta ndikon mirë edhe në sistemin nervor, prandaj u preferohet personave nervozë dhe me ankth. Ndihmon edhe te kokëdhembja dhe mundimi.
Çaji jeshil
Çaji jeshil (i gjelbër) ka prejardhjen nga Kina dhe ka veti të mëdha antioksiduese. Zvogëlon rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut, karcinoma dhe shumë sëmundje të tjera kronike. Çaji jeshil lehtëson tretjen, por ka ndikim të dobishëm edhe në lëkurë. Nga shumë njerëz konsiderohet si çaji më i shëndetshëm i cili mund të parandalojë shumë sëmundje. Meqë përmban edhe kafeinë, përdoret edhe si stimulues.

Aloe vera
Qysh në Egjiptin e lashtë, aloe vera është përdorë si ilaç, por konsiderohej edhe eliksir i jetëgjatësisë. Indianët me aloe kanë shëruar plagët, kokëdhembjen dhe artritin. Aloe vera ka shumë veti mjekuese, e ndihmon veçanërisht te artriti, psoriaza dhe ekzema. Çaji nga aloe vera preferohet për forcimin e imunitetit, si dhe ka veti antiinflamatore.

Hithi
Çaji i hithit që nga lashtësia përdoret për mjekimin e inflamacionit të rrugëve urinare dhe te sëmundjet e veshkave. Hithi ka sasi të mëdha të kaliumit i cili është diuretik natyror, por edhe hekur, i cili ndihmon në krijimin e rruazave të kuqe të gjakut. Çaji i hithit pastron gjakun dhe nxitë përtëritjen e qelizave. Preferohet edhe si ilaç për lëkurën problematike.

Kamomili
Çaji i kamomilit te ne përdoret bukur shpesh, meqë relakson, është i mirë për tretje, zbutë dhembjen, zvogëlon urtikarien, e ndihmon edhe te ngërçet. Për shkak të vetive të tij, çaji i kamomilit përmirëson pamjen e lëkurës e flokët i bën më të forta dhe më të shëndetshme. Femrat shpesh përdorin çajin e kamomilit për zbutjen e problemeve menstruale.

Bliri
Çaji i blirit po ashtu përdoret në vendin tonë. Dihet se ky lloj çaji ofron ndihmë të madhe te ftohja, gripi dhe fyti i irrituar. Përdoret edhe si ilaç natyror kundër pagjumësisë, e është edhe i mirë për relaksim, meqë qetëson nervat. Për këtë shkak, ai u preferohet njerëzve që janë të ngarkuar psiqikisht. Por, duhet pasur kujdes, se sasitë e mëdha të çajit të blirit mund të shkaktojnë probleme me zemër.

Shkembejeni

Rreth autorit

parajsa

Parajsa.com është një portal i pavarur në gjuhën shqipe, i themeluar në vitin 2001, që ka depërtuar zemrat shqiptare në Kosovë, Shqipëri, Çameri, Maqedoni, Mal të Zi, dhe kudo ku jetojnë shqiptarët, për vite me rradhë, nëpërmjet një larmie temash të ndryshme nga të gjitha fushat e jetës.

Shkruani nje koment

loading...