| Ne Shqiperi njihen si repere me "fjalor te piste", kurse ne Kosove i therrasin grupi qe solli freski ne Hip-Hopin shqiptar.
Ekstravagantin qe ne koke mban nje kapele te perhimte, bluze te kalter, nje pale pantollona te stilit rep, kohen e fundit e therrasin edhe si Shaggy, ngase edhe i perngjan atij ne frizure, mirepo atij nuk i pelqen ta quajne keshtu, deshiron ta therrasin Dr. Dre, te cilin per nje kohe te gjate e ka pasur idol te tij.
21 vjecari qe u be i famshem vetem me disa kenge brenda nje kohe te shkurte, Getoar Selimi, tashme ka nisur punen per albumin e tij te trete.
Simpatiku rrefen per ndryshimet ne jeten e tij, per sukseset e dy albumeve, qysh nga koha kur filluan ta therrasinin "djaloshi cool" e deri ne ditet e sotme .
"Kishe une bukuroshe ..... Kishe une p ...".
Adhuruesit ia kendojne ende ne rruge, refrenin e kenges se tij, qe ai ka kenduar pak kohe me pare. E ngacmojne me shikime kureshtare, ndersa ai u dhuron buzeqeshjen e tij karakteristike, duke e ditur mire se pikerisht tek ajo buzeqeshje qendron celesi i suksesit te tij.
Tashme Getoari eshte i vetedijshem se u be njw VIP, brenda nje kohe shume te shkurte me kenget e tija, me zerin e tij tamam qe tingellon rep, dhe me levizjet origjinale ne skene.
Era e tij ze fill atje te viti 1996, kur edhe u formua ky grup si "Tinguli 3". Atehere ata ishin 3 veta. Me Getoarin dhe Agoni qe edhe sot gjenden ne boten e repit, se bashku, ishte edhe shoqja e tyre qe tashme gjendet ne Ameriken e larget. Pas pauzimit dy vjecar, "Tingulli 3", vazhdoi me hapat e tyre per tu ngjitur ne piadestalin me te larte te karrieres, duke realizuar dy albume shume te sukseshme te tyre. Albumi i pare "Prishtina fucking city" dhe albumi i dyte i tyre qe titullohet "Albumi i dyte".
Kurrsesi ata nuk do te ndalen me kaq. Derisa kenga e tyre vazhdon te degjohet anembanw shqiptarisw, ata tashme kane nisur punen per te realizuar albumin e tyre te trete.
Nuk do te jete Getoari apo Agoni , ata qe do te krijojne kenget e tyre te reja. "Tingulli 3" tash ka rene ne te tjera duar, kete here.- "Realizimin e albumit te trete e ben te mundur Ziko Company dhe mjeshtri i muzikes Enis Presheva.
Freskia per publikun, kenga "Vesa"
"Tingulli 3", si grup ka filluar ne vitin 1996. Ate kohe ata kane qene tre vete. Me Getin dhe Agonin ishte edhe nje shoqe e tyre qe ne vitin 1996 pas nje realizimi te nje kenge se bashku si amatere, shoqja e bendit te tyre kishte ikur per Amerike. Me pas kishte pasuar pauza tyre dy vjecare deri ne vitin 1998. Atehere Tingujt e asaj kohe kishin qene shume te njome ne moshe.
"Ne vitin 1998 kemi filluar ne te dy, atehere edhe kur e kemi bere kengen e pare une dhe Agoni. Mirepo emrin e grupit prape se prape e kemi lene ashtu si ka qene sepse i beme disa intervista dhe u popullarizuam pak a shume me ate emer, edhe ai emer mbeti ashtu sic eshte edhe sot", thote Getoari.
Ata ne vitin 1998 kur kane startuar, kenga e tyre e pare ishte " Koha Jone" nje kenge shume e popullarizuar.
Ky rep bend deri me tani i ka dy albume. Albumi i pare i tyre titullohet " Prishtina fucking city", i cili album ka pasur nje sukses shume te madh, nje gje qe antaret e grupit nuk e kishin pritur. Pastaj albumi i dyte qe titullohet " Albumi i dyte" edhe te ky album "Tingulli 3" ka pasur sukses te madh, me shume se cka kane menduar ata.
"Albumi yne i trete eshte dashur te del ne treg ne muajin Maj 2003, por per shkak te disa puneve qe kemi pasur pas albumit te dyte, koncerte, angazhimi ne albumet e kolegeve tane, dhe disa problemeve tjera, ka ndodhur vonesa e albumit tone", tregon Getoari simpatik. Ata per ta freskuar publikun , kane realizuar dy singel (kenge te vetme). Njeri singel eshte "Vesa" dhe singeli tjeter me Adelina Ismailin. Keshtu qe publiku i tyre nuk eshte mbetur pa ndonje freski nga "Tingulli 3".
"Mendoj se albumi yne i trete do te del ne Shkurt 2004, ende nuk e kemi titulluar, ne kete album jane disa gejra ndryshe nga te tjerat", shprehet Getoari.
Sa i perket albumit te trete ai thote se ka me shume pune. Ne kete album producent ekzekutiv i tyre eshe Enis Presheva, per te gjitha ngjarjet qe kane ndodh rreth albumit edhe rreth mysafireve, teksteve, Enis Presheva e do ta jep fjalen e fundit. Getoari thote se eshte nje ndryshim shume i madh sa u perket albumeve te pare dhe as nje gje me e vogel ata nuk do ta lene te kaloje nga albumi. Geti mendon se do te jete shume me i mire se albumet e tjere para ketij.
Memli, cenzurues i fjalorit te piste
Edhe pse kane nje fjalore te piste, "Tingulli 3" ka gjetur celesin qe ta hap deren e karrieres se tyre. Ata tashme jane bere te njohur dhe shume te mirepritur edhe ne Tirane.
Posaqerisht Getoari nuk e di se ku fshihet celsi i suksesit te tyre. Mirepo ai mendon se puna qendron mbi te gjitha.
"Disa thone se celsi i suksesit tone eshte tek shprehjet qe i perdorim ne ne tekstet tona, por ajo nuk eshte aspak reale, sepse cdokush mund te perdor shprehje te tilla sikur ne", thote Getoari me shume bindje.
Getoari si femije kur ka qene ai ka degjuar Hip-Hop, kur edhe atehere zene fillen e tyre grupet rep ne Kosove. Te gjitha grupet e Hip-Hopit qe sot jane, ne kemi qene bashke dhe ishim shoke, Getoari atebote ka qene ne klasen e gjashte, kohe pas kohe ata kane vendosur te jene te pavarur dhe pas saj kane filluar ndamjet.
Nga te gjitha grupet rep qe jane ne Kosove dhe Shqiperi, "Tingulli 3" dallohet per nga fjalori i tyre qe perdorin ne kenge. Fjalori i piste i tyre, nuk eshte ai qe ngjiti suksesin e tyre ne shkallet e ****eres.
"Qe nga fillimi 'Tingulli 3' ka filluar te prodhoj Hip-Hop, kurre nuk kam menduar dhe ne qoftese e shkruaj nje tekst, fjala qe rimon aty ne tekst, kurre nuk e zavendesoj me asgje tjeter. Ate e ka Hip-Hopi. Ne qoftese eshte tema sikur te kenga "Vesa" aty ka tekst erotik, mirepo tema ka qene ashtu dhe nuk ka ndodhur cenzurimi nga ana ime" thote reperi i koheve tona.
"Kishe une p ...", versioni erotik i kesaj kenge, nje kenge qe eshte mirepritur nga moshat e reja, mirepo sic tregon Getoari jo per shkak te ndonje kritike, mirepo per arsye se fjalori i kengeve te tilla perdoret pas ores 12 dhe nje gje te tille mediat tona nuk kan mundur ta emitojne dhe kjo kenge eshte censuruar nga Memli Krasniqi, antar i grupit "Ritmi i Rruges", duke e bere verzionin e dyte te asaj kenge qe eshte titulluar "Kishe une bukuroshe" nje kenge e sukseshme.
"E para ka qene versioni erotik, pastaj duke degjuar ate, per shkak te televizioneve dhe mediave ne pergjithesi, jo per arsye te kritikave qe kete kenge e kemi cenzuruar. Jam shume i vetedishem qe ne media nuk shkojne ato fjale, sepse ne bote keto zhanre shkojne pas 12 te nates. Nuk jane kenge qe transmetohen ne televizione. Kam qene i vetedishem per ate pune dhe se bashku me Memlin e "Ritmit te Rruges", qe e kam shok shume te mire ne jeten e perditeshme, kemi menduar bashke me te qe ajo kenge te ndryshohet dhe pas kesaj kemi realizuar verzionin tjeter. Kete kenge shumicen e ka cenzuruar Memli", thote Getoari.
Getoarit i perkasin keto tekste ne jeten e tij, mund te themi se shumica. Edhe ne qoftese nuk i ka ndodhur dicka reale atij personalisht, atehere ngjarja i ka ndodhur ndonje shoku te tij qe Getoari i ka pare ato raste me syt e vet.
"Po bejne, te gjitha tekstet e mia jane tekste reale, ne qoftese nuk ka ndodh me mua atehere ka ndodh me ndonje kolegut tim. Kenga "Vesa" nuk eshte kenge qe ia kam kushtuar ndonje njeriu apo ndonje femres time, mirepo gjeja reale qe ka ndodh ne kete kenge une personalisht i kam pare" shprehet Getoar Selimi.
Kujdes femra ... nga Getoari..
Koheve te fundit Getoari nuk dal fare ne qytet. Me shume ai qendron ne shtepi, merret me pune ne studio. Tashme Getoari nuk eshte ne rrjedha te kafeterive apo klubeve. Zakonisht kur del me shoqeri, adhuruesit e tij mund ta takojne atje te kafiteria Koyot ku shpesh del per kafe mengjesi. Diskotekat atij koheve te fundit nuk i pelqejne fare sepse sic thote ai nuk i pelqejne strukturat e diskotekave tona, sepse Getoari nuk e do ambientin ku ka shume zhurme dhe njerez, nje gje qe i pengon atij eshte edhe tymi i duhanit.
Getoari simpatik qe moti ka probleme me telefonata.
Telefonata qe e shqetesojne. Athua kush jane keto shqetesuese? Padyshim se femrat, ato te cilat ndoshta kishin deshire qe te pakten per nje kohe te shkurte te jene ne perqafimin e zjarrte te Getoarit.
"Hahahhah (qeshet), shqetsimi nga ana e femrave ne telefon eshte problem qe ka filluar qe moti, por.. mua me eshte bere njesoj. Jam detyruar disa here t'a nderroje numrin e telefonit, por prape se prap pa sukses, ato arrijne deri te numri im. Mirepo, edhe ngapak merrem me ato dhe ketu varet nga disponimi qe kam ne ate moment kur ato me therrasin" tregon Getoari.
Kur Getoari ndonjeren nga "shqetesueset" e telefonit nuk e refuzon, natyrisht kur ai gjendet ne disponimin e mire, athua nuk mendon se mund te ndegjoj ndonje simpati e tij apo e dashura ... Getoari thote se nuk eshte i dashuruar, dhe se i pelqejne femrat qe kane karakter te forte dhe qe kane nje te kaluar te mire.
"Jo, nuk jam i dashuruar, jam i dashuruar ne familjen time qe eshte dashuri e perjetshme, por, posacerisht me ndonje femer jo. Edhe pse kam qene i dashuruar disa here. Nuk kam mundur te kohezgjati ne dashuri" thote Getoari.
Ai tash ka nje problem te madh, si femije kur ka qene ka ndejtur me njerez me te moshuar se ai. Getoari thote se eshte pjekur para kohes, edhe te gjitha femrat qe ka pasur ky "Don Zhuan" i ka pasur me te vjetra se ai.
"Zakonisht i shikoj ato ne bisede , te jete pak me e pjekur dhe nuk me pelqen te rri me femra me te reja, kurre nuk me ka pelqyer qe me femra me te reja te dal", thote Geti.
Ai tashme ka shijuar edhe dashuri nga nje tiranase, emrin e te ciles nuk e ben publik, dhe pranon qe mund te ndodh dhe nuk e mohon qe lidhja e tij me ndonje tiranse mos te jet serioze. Per nje lidhje serioze atij kryesisht i nevoitet te dij se cfare njeri eshte ajo femer dhe cfare karakteri ka, natyrisht se Getoari femrave u fokusohet edhe ne te kaluaren e tyre. KUJDES FEMRA!!!!
Getoari, ish- femren nga Tirana
Getoari, mjeshtri i muzikes Hip-Hop, pervec muzikes merret edhe me dizajn. Ai personalisht ka bere shume dizajne te albumeve, pllakatave te ndryshme.
"Jam ne fakultet te dizajnit, po mendoj te behem edhe dizajner. Keshtu qe nuk mund t’i ndaj keto dyja, por dizajnin e kam profesion bashke me muziken, thjesht nuk mund t'i ndaj keto te dyja. Mua te dyjat me lidhen njera me tjetren , po mundohem te behem nje "Dubleartist- artist i dyfishte", thote me kembengulesi Getoari.
Ka shume kenge qe ai kendon me emocion, por kengen qe rreqeth trupin e tij kur ai kendon eshte " Si 90% shqiptar", kenge qe gjendet ne albumin e dyte te tyre, kenge kjo qe ka te beje me shume me hajnat . Por sic thote Geti, njerzit qe me shume e presin me mire kengen, eshte ajo " Hajt hajt o llokum" gje qe edhe kete kenge ai vet e ndien ne shpirt gjate kendimit te saj.
"Kishe une une bukuroshe" ajo kenge qe beri nje "shperthim" te madh ne publik dhe njihet si kenga ku "Tingulli 3" beri "boom".
Sa i perket muzikes ne Kosove dhe Shqiperi, Getoari thote se ka dallime, mirepo per t'u fokusuar ne Hip-Hop dhe rep, dallon Hip-Hopi ne mes nesh dhe Shqiperise thote ai.
"Ne Shqiperi nuk kam degjuar Hip-Hop kualitet. "West Side Family" per mendimin tim ata nuk kendojne rep, ata nuk kane ndonje element te Hip-Hopit, keshtu qe me shume mua me duket se kendojne R & B. Kengen e fundit qe kane bere ata "Qike mori Qike", ne e kemi nje kenge te re ne albumin qe pritet te del , dhe njerzit do te mendojne qe ne kemi kopjuar nga ata edhe pse ajo nuk ka lidhje me ate. Stili i tyre shume me pelqen, mirepo nuk mund te themi se ata kendojne Hip-Hop", thote Getoari.
Getoari dhe kullerat sikur nata me diten thote ai, mirepo te bazohesh ne fjalen cool, atehere ai thote se eshte kuller.
"Jo hahaha ... (qeshet), hiq , kuller? Jo, jo, une me kullerat jam sikur nata me diten. Keshtu t'a shikon fjalen "cool" , atehere jam kuller. Por jo si kullerat e Prishtines", thote duke qeshur me te madhe Getoari.
Ky reper kosovar nuk ka ndonje idol te repit boteror.
Ai degjon me shume si njeri, qe ka prodhuar muzike shume kualitative dhe te mire, te gjitha kenget qe i ka bere i ka bere hit , edhe si reper, kompozitor, si njeri i madh i rep muzikes, eshte Dr. Dre. Tupac nuk i ka pelqyer shume dhe nuk i pelqen edhe sot atij. Ne profesion ai mendon se eshte shume i mire, por atij personalisht nuk i ka pelqyer shume.
Getoari dhe Shaggy me frizura te njejta, athua emiton ai kete reper amerikan?
Ai thote se jo. Getoari thote se njerzit menjehere mendojne ashtu, por sic tregon ai kjo eshte nje frizure qe para disa viteve i kane bartur zezakt.
Antaret e bedit rep gardaroben e tyre me shume e blejne jashte Kosoves, ngase ata cdo vikend udhetojne per perendim keshtu qe shija e tyre sa i perket gardarobes qendron atje ne Zvicerr dhe Gjermani.
"Ne 99% gardaroben e blejme jashte vendit, kryesisht ne Zvicer dhe Gjermani. Koheve te fundit cdo vikend jemi jashte Kosoves keshtu qe atje e leme qe ta zgjedhim gardaroben" thote Getoari.
"Lexojeni ate qe deshironi, degjone ate qe eshte per veshin tuaj", perfundon porosia e simpatikut Selimi.
|