Parajsa Shqiptare
Pasqyra e dites
Anita Bitri
Anita Bitri u lind ne Sarande, me 8 Janar 1968 ne nje familje intelektuale. Te gjithe admironin tiparet e embla dhe te bukura te kesaj femije engjellor. Edhe pse ishte ne kopesht, ajo kendonte me femijet e tjere dhe imitonte ne ambjentet e shtepise, recitonte pa pushim; qe ne ate moshe dinte shume poezi te njohura dhe imitonte shume kenge te festivaleve.
Anjeza Shahini
Sa e veshtire ishte te perfaqesoje Shqiperine? Per mua ishte nje pergjegjesi shume e madhe. Shpeshhere e pyesja veten nese kisha bere mire qe kisha marre nje pergjegjesi kaq te madhe ne dore. Mund ta quaj pa frike pergjegjesine me te madhe qe kam marre ne jeten time, sepse nuk eshte pak kur te gjithe i kane syte tek ti dhe thone kujdes se ke Shqiperine ne krahe.
Tingulli 3
"Kishe une bukuroshe.... Kishe une p...". Adhuruesit ia kendojne ende ne rruge, refrenin e kenges se tij, qe ai ka kenduar pak kohe me pare. E ngacmojne me shikime kureshtare, ndersa ai u dhuron buzeqeshjen e tij karakteristike, duke e ditur mire se pikerisht tek ajo buzeqeshje qendron celesi i suksesit te tij.
Veli Sahiti
Veliu i kendoi zeshkanes. Ai bashkeshorten e ka biondine. Bashkeshortja e tij e kishte futur ne "gjyqin" femeror dhe e pyeste kush eshte ajo zeshkanja qe i ke kenduar? Pas gjithe kesaj "gjykate ushtarake" femerore, Veliu u detyrua tfi kendoje edhe biondines. Natyrisht me deshiren e tij.
Eda Zari
Nga mesi i potpurise, dinamika e grupit u ul per t'i lene vend solos se "Cobanit", i cili mbante si nje femije te sapolindur klarineten e tij mbi gjoks, prane zemres. Klarineta e zeze dominonte mbi kostumin e bardhe kombetar qe "cobani" kish veshur. Cuditerisht, qeleshja qe kish mbi koke i qendronte gati ne te rreshqitur ne nje ane te kokes kacurrele.
Alketa Vejsiu
Eshte nje eksperience shume e mire sepse ke mundesi te merresh me boten e menaxhimit dhe te vetemenaxhimit gje qe mua me lidh ne nje lloj menyre me artin, sepse eshte shume e rendesishme qe te dish te vetmenaxhohesh kur je figure publike pa e konsumuar veten dhe duke dhene me te miren atehere kur duhet tek publiku. E futur ne kete bote kaq te bukur biznesi (per te cilin edhe studioj) mendoj qe me vone te kem edhe une nje biznes.
Ardit Gjebrea
Shume here kam menduar qe te perfshij ne albumin tim kenge te ketyre pese viteve. I gjithe ky akumulim me bente te mendoja se duhej ti futja keto kenge patjeter. Nderkaq edhe doja te krijoja sepse kisha nevojen e nje evolucioni. Gjithe jeten kam studiuar, kam kenduar, kam qene ne skene dhe mendoja se do vinte nje dite dhe emri do te punonte per mua.
Bojken Lako
Eshte shume e veshtire t'a takosh, thuajse e pamundur. Perhere ne levizje, gjendet ne nje vend, duhet te jete diku tjeter. I bej "prite" ne oret e vona te pasdites, ne shkollen Poleposition, pikerisht aty ku gjendet cdo nate per te kalkuluar shfaqjen e dites se neserme. "Prijesi" i muzikes alternative ne Shqiperi, Bojken Lako i ka qendruar besnik muzikes se tij. Tingujt qe ai krijon jane muzike jokomerciale.
Backstreet Boys
Backstreet Boys eshte nje grup i perbere nga pese pjestare te rinj nga Orlando, Florida, qe e devijuan boten muzikore nga vetja ne 1995, dhe dy vjete me vone u bene nje fenomen internacional. Ata shiten mbi shtate milion kopje ne te gjithe boten, kane kater kenge "single" ne krye te renditjes se dhjete kengeve me te mira, Top Ten, dhe kane bere koncerte te suksesshme ne Europe, Ameriken Veriore, Azi, dhe Australi.
Eminem
Marshall Bruce Mathers III, lindi ne Kansas City, Missouri me 17 Tetor 1972. Eminem kaloi nje pjese te mire te femijerise se tij duke u shperngulur nga Kanzas City ne zonen metropolitane ne Detroit; kur ishte 12 vjec, ai se bashku me te emen u shperngulen perfundimisht ne Warren, Michigan. Ishte nje fans i muzikes rap qe ne vogeli, dhe filloi te prezantonte vetveten ne kete fushe ne moshen 14 vjec.
  1   2   3   4  

Nje kenge dedikuar dashurise se ikur larg e solli Soni Malaj me prane publikut, duke shenuar nje tjeter arritje ne karrieren e saj muzikore. Albumi i fundit, i hedhur ne treg gushtin e kaluar, do ta forconte edhe me shume potencialin e saj artistik. Te prekesh qiellin e shtate, per Sonin eshte nje ndjesi reale qe e perjeton cdo moment ne jeten e saj. Ish pjesetarja e grupit "Spirit Voice", e diplomuar ne fakultetin e gjuheve te huaja, dega frengjisht, eshte vleresuar disa here me cmime te rendesishme ne festivale, jo vetem ne Shqiperi, por edhe Kosove e Maqedoni. Bashkepunimi me Sinan Hoxhen ne kengen "Shukarie"nuk kaloi pa u komentuar e paragjykuar, por per Sonin, ky bashkepunim shtoi fansat e saj, kesaj radhe ato te muzikes popullore. Nje gjetje jo e rastesishme e marre nga folklori i veriut e pikerisht Tropojes, origjina e Sonit. Ditet me diell ne jeten private e kane frymezuar qe t`i perkushtohet akoma me shume muzikes dhe koncerteve te njepasnjeshme ne Evrope dhe Amerike. Sonin e takova ne teatrin e Operas dhe Baletit, ne Tirane, ne provat e "Musical Show Chicago", qe do te vihet ne skene, ne fund te kesaj jave. Kjo eshte edhe eksperienca me e fundit e kengetares duke i shtuar CV-se edhe nje tjeter eksperience me vlere. Intervistat e Sonit ne media kane qene te pakta kohet e fundit, por ajo kurrsesi nuk nguron te flase dhe te zbuloje nje pjese te emocioneve pas hedhjes ne treg te kenges me te transmetuar dhe te pelqyer ne mbare trevat shqiptare; "Te dua ty".
Soni Malaj
 

Soni MalajKėngėtarja Soni, rritja e saj artistike, preferencat, rivaliteti, bindjet e saj politike, jeta artistike madje edhe pjesė nga jeta personale janė nė intervistėn e saj.

Njė kėngė dedikuar dashurisė sė ikur larg e solli Soni Malaj mė pranė publikut, duke shėnuar njė tjetėr arritje nė karrierėn e saj muzikore. Albumi i fundit, i hedhur nė treg gushtin e kaluar, do ta forconte edhe mė shumė potencialin e saj artistik. Tė prekėsh qiellin e shtatė, pėr Sonin ėshtė njė ndjesi reale qė e pėrjeton ēdo moment nė jetėn e saj. Ish pjesėtarja e grupit “Spirit Voice”, e diplomuar nė fakultetin e gjuhėve tė huaja, dega frėngjisht, ėshtė vlerėsuar disa herė me ēmime tė rėndėsishme nė festivale, jo vetėm nė Shqipėri, por edhe Kosovė e Maqedoni. Bashkėpunimi me Sinan Hoxhėn nė kėngėn “Shukarie”nuk kaloi pa u komentuar e paragjykuar, por pėr Sonin, ky bashkėpunim shtoi fansat e saj, kėsaj radhe ato tė muzikės popullore. Njė gjetje jo e rastėsishme e marrė nga folklori i veriut e pikėrisht Tropojės, origjina e Sonit. Ditėt me diell nė jetėn private e kanė frymėzuar qė t`i pėrkushtohet akoma mė shumė muzikės dhe koncerteve tė njėpasnjėshme nė Evropė dhe Amerikė. Sonin e takova nė teatrin e Operas dhe Baletit, nė Tiranė, nė provat e “Musical Show Chicago”, qė do tė vihet nė skenė, nė fund tė kėsaj jave.

Kjo ėshtė edhe eksperienca me e fundit e kėngėtares duke i shtuar CV-sė edhe njė tjetėr eksperiencė me vlerė. Intervistat e Sonit nė media kanė qenė tė pakta kohėt e fundit, por ajo kurrsesi nuk nguron tė flasė dhe tė zbulojė njė pjesė tė emocioneve pas hedhjes nė treg tė kėngės mė tė transmetuar dhe tė pėlqyer nė mbarė trevat shqiptare; “Tė dua ty”.

Duket se albumi juaj i fundit po bėn shumė emėr. Na thuaj diēka mė shumė rreth tij.
Albumi u hodh nė treg nė gusht 2006 dhe erdhi menjėherė pas albumit "E vogla". Kėngėt e kėtij albumi u konsumuan shumė shpejt me pjesėmarrje nė festivale dhe koncerte, kėshtu qė lindi nevoja pėr tė pasur diēka tė re nė treg. Punova shumė pėr albumin, "Mesdhe" nė mėnyrė qė tė gjitha kėngėt tė jenė hite nė vetvete. Janė tė gjitha kėngė tė bukura dhe nuk duhet tė mbeten nė hije. Do t`i jap secilės kėngė kohėn e vet.

Nga albumi i parė nė 2001 deri tek i fundit, vihet re profesionalizmi nė rritje. Nė kohėn kur u publikua albumi i parė isha vetėm 19 vjeē. Sot jam 25 vjeē. Na zbulove edhe moshėn pa dashur. (qesh) Pėr t’ju rikthyer pyetjes sė mėparshme, gjatė viteve nė skenė, unė kam studiuar ēfarė kėrkon tregu, ēfarė jam unė nė gjendje tė pėrcjell, kapacitetin tim si artiste.

Kėnga juaj mė e fundit "Tė dua ty" ėshtė njė ndėr hitet e momentit nė Shqipėri. Cila ėshtė e veēanta e kėsaj kėnge?
Prej kohėsh, unė punoj me tė njėjtin staf, qofshin kėto kompozitorė, orkestrantė, regjisorė apo stilistė dhe sa mė shpesh punojmė bashkė, aq mė shumė ata i njohin aftėsitė e mia vokale. Kėsisoj, ata janė kėshilltarėt e mi mė tė mirė. Ata e dinė se ēfarė kėrkojnė njerėzit nga Soni dhe ēfarė mund tė eksperimentojmė. Ky ėshtė nė njė farė mėnyre ēelėsi i suksesit tim.

Pse keni vendosur tė bashkėpunoni me regjisorė maqedonas e jo shqiptarė? Unė nuk e kam parė nė aspektin e kombėsisė. Ndihem mirė me ta dhe deri tani nuk kanė dėshtuar nė asnjė projekt qė kanė marrė pėrsipėr. Pėr aq kohė sa ata tė jenė produktivė nė punėn time, do tė vazhdoj tė punoj me ta.

Soni MalajMė thuaj disa nga prapaskenat e xhirimeve tė vidioklipit, "Tė dua ty". Ky ka qenė videoklipi qė mė ka lodhur mė shumė dhe regjisori mė kishte paralajmėruar qė tė pushoja. Kėrkohej qė unė tė aktroja. Mbaj mend qė atė ditė vetėm qeshja. Njė kėngė melankolike, qė kėrkonte njė pamje krejt tjetėr dhe nė momentin kur unė dilja nė dritare pėr t`i kėnduar dashurisė time, shikoja njerėz nė shtėpitė e tyre duke darkuar, apo dukė larė enėt e tė tjerė qė mė shihnin.

Ishte shumė pėr tė qeshur. Ishte njė shpėrqendrim qė vinte nga faktorė tė jashtėm. E kisha tė vėshtirė tė shtiresha sikur askush tjetėr nuk ekzistonte.

Ke kėnduar edhe muzikėn popullore nė bashkėpunimin me Sinan Hoxhėn por edhe kolazhet me kėngėtarė nga Kosova. Nuk mjaftonin admiruesit e kėngės sė lehtė?
Unė kam kėnduar edhe kėngė popullore, pėrgjithėsisht ato tė trevave tė veriut. Unė jam tropojane dhe jam rritur me atė lloj muzike ritmike. Mė pėlqen ritmi i veriut. Pak kohė mė parė, Fatmira Breēani e cila mė ka mėsuar disa kėngė tė trevave tė veriut, mė thotė me shaka se po bėja sukses me idetė e saj, kur isha e vogėl. (qesh).

Kush e hodhi idenė e bashkėpunimit, ti apo Sinani?
Lindi nga tė dy. Pėr mė tepėr, ajo qė mė dha mė shumė kėnaqėsi ėshtė sepse arrita ta njihja Sinanin mė tej. Tashmė jemi miq shumė tė mirė.

U shfaqėt po ashtu nė njė kolazh me Adelinėn, Gentėn, Zanfinėn, Big Mama dhe Ermal Fejzullahun. Si e komenton kėtė bashkėpunim? Nuk i quaj fare bashkėpunim, ishte thjeshtė njė kolazh pėr Vitin e Ri ėshtė njė eksperiencė qė nuk do ta pėrsėris mė.

Nuk tė pritėn mirė nė Prishtinė?
Mė pritėn shumė mirė, por nuk dola e kėnaqur nga vetja ime. Kur e kam parė, nuk mė ka pėlqyer aspak. Po ashtu edhe familja dhe njerėzit e mi mė tė ngushtė nuk e pėlqyen. Unė nuk mund tė rri 18 minuta nė skenė, kur 12 minuta ishin vallėzim. Nuk mė pėlqen kjo gjė.

I sheh si rivalė mė tė fortė kėngėtarėt shqiptarė tė Kosovės?
Edhe ato janė rivalė padyshim, por kėtu nė Shqipėri ka mė shumė rivalitet dhe kjo ėshtė njė anė pozitive qė mė bėn tė eci akoma mė pėrpara. Unė rivale konsideroj njė kėngėtare shumė tė mirė, qė ka shumė simpatizantė dhe kur kėndon drejtpėrsėdrejti pėrcjell po aq emocion sa edhe nė kėngėt e regjistruara nė CD.

U komentua shumė lidhja juaj me Florian Mumajezin edhe pse ju nuk kishit dėshirė ta deklaronit publikisht. Pėrse njė qėndrim i tillė? Asnjėherė nuk kam pasur dėshirė tė flas pėr jetėn time private. Ėshtė e vetmja gjė, qė dėshiroj tė mbetet private, por njė bisedė intime me njė gazetare, u pėrdor nga e saj dhe u publikua pa dijeninė time. Mund tė them qė ndihem e plotėsuar dhe shumė e lumtur nė jetėn time private.

Soni MalajThuhet se keni bėrė operacione plastike. Nga 1 nė 100%, sa origjinale ėshtė Soni?
Do tė thosha 200%. Nuk kam bėrė asnjė ndėrhyrje kirurgjikale. Kisha dėshirė tė bėja operacion hundėn, por mamaja ime ėshtė kategorikisht kundėr. Nė fakt jam e vendosur pėr kėtė. Ndoshta kur tė kem kohė do ta realizoj kėtė operacion nė hundė.

Nė Shqipėri ke preferuar tė marrėsh pjesė nė koncerte tė fushatave elektorale tė partive. Ka tė bėjė kjo me bindjet tua politike? Sinqerisht nė tė tilla raste, kam zgjedhur ata qė paguajnė mė tepėr. Nuk ka lidhje me bindjen time partiake. Nė fund tė fundit, ata shfrytėzonin imazhin tim, ndėrsa unė anėn e tyre materiale.

Impenjimi mė i fundit i juaji ėshtė pjesėmarrja nė "Musical Show Chicago"? Po. "Chicago" do tė vihet nė skenė mė 24 prill, ku unė luaj rolin e Velmės. Do tė jetė eksperiencė e re pėr mua. Do tė kėndoj drejtpėrsėdrejti, do kėrcej shumė dhe do tė transformohem nė njė kėngėtare kabareje tė viteve 40 e cila kryen njė vrasje.

Jam nė prova intensive pėr kėtė spektakėl dhe them se duhet tė mbetet surprizė duke ftuar tė gjithė publikun qė do ta ndjekė.

Ēfarė mendon se nuk shkon nė Shqipėri?
Asgjė nuk shkon. Gjithēka ėshtė kokėposhtė dhe gjithēka duhet tė fillojė tė ndryshojė duke filluar nga politikanėt e deri tek koncepti i njerėzve. Nuk duhet tė harxhojnė aq shumė kohė nė kafene, por tė punojnė pėr tė arritur diēka tė tillė.

Zhgėnjimi mė i madh i jetės?
Janė shumė. Nuk i numėroj dot (qesh). Do tė theksoja zhgėnjimet qė kam kaluar nga njerėzit, pėrzgjedhja qė u kam bėrė atyre. Padyshim edhe nė karrierė kam pasur plot momente zhgėnjimi.

Soni dhe Londra. Ēfarė kujtimesh ruan nga vizita nė kryeqytetin britanik?
Impakti i parė ka qenė i mrekullueshėm. Mua mė pėlqen stili i ndėrtesave londineze, duke ruajtur arkitekturėn e viteve tė kaluara e tė ndėrthurur me modernen. Londrėn mund ta quaj njė qytet amerikano-evropian. Por mė befasoi fakti se ishte njė qytet jashtėzakonisht i shtrenjtė.

Kujt i adresohet suksesi i arritur?
Sė pari Zotit qė mė ka dhėnė talentin dhe fuqinė pėr tė punuar dhe dy prindėrit e mi tė mrekullueshėm. Ata mė kanė qėndruar pranė dhe me kanė inkurajuar nė ēdo iniciativė timen. Padyshim edhe miqve tė mi.

Si e imagjinon veten nė moshėn 40-vjeēare?
Nuk e kam imagjinuar fare, pasi kam frikė nga 4-tra dhe 0-ja. (qesh). Them se do jem njė grua e qetė familjare, qė del nė ekran herė pas here duke kėnduar, me tre fėmijė, dy djem dhe njė vajzė, (qesh) Kaq!

Ndonjė mesazh pėr shqiptarėt e Britanisė?
Sė pari i falėnderoj qė e lexuan kėtė intervistė. Ndihem mjaft mirė kur mė vlerėsojnė dhe njė fjalė e mirė e publikut vlen mė shumė se ēdo ēmim qė mund tė fitosh. E mira do tė ishte qė artistin ta shohin nė skenė pėr ēfarė ai pėrcjell. Faleminderit shumė pėr mbėshtetjen qė mė keni dhėnė dhe mė jepni.

Klikoni ketu per te degjuar disa kenge hite te saj.

Soni Malaj

Soni Malaj

Soni Malaj

Soni Malaj

* Mundesuar per Parajsa.com nga gazeta Albanian Mail ne UK.

Ervis Maja

(Publikuar me 30 Maj 2007 22:57)
© 2001-2008 Parajsa Shqiptare. All rights reserved.
  • Spurl
  • Digg
  • Del.icio.us
  • Blink
  • Furl
  • Technorati
  • Stumbleupon
  • Y!MyWeb
  • Simpy
  • Google
Parajsa Shqiptare Forum
Parajsa iWantMP3 Online - The Audio Search Engine
Posta juaj elektronike @parajsa.com
Parajsa Njoftime Online
Parajsa Simply MyMusic
Parajsa Video Online
Parajsa Njoftime Online
Muzika Shqiptare dhe e Huaj!
Lojra ne Parajsa.com
Njohje Shqiptare
  Radio Parajsa
Radio Parajsa Dancer     Radio Parajsa Dancer
  Zeri i Parajses
Shpresa-AL Sh.p.k
Reklamimi ne Parajsa.com - Parajsa.com
Forumi i Parajses
Deshironi te shkruani, nuk dini se ku? Trokisni ne dyert e parajses dhe do te jeni te mirepritur. Gjuha shqipe eshte gjuha kryesore e perdorur ne kete forum shqiptar.
forumi.parajsa.com

Posta elektronike
Tani ju mund te keni nje email te vertete ne shqip dhe vetem ne shqip. Gezojuni vecorive te mrekullueshme te ketij sherbimi te ri.
mail.parajsa.com

Me shume se 10MB?
Deshironi te dergoni materiale, dokumente, skedare me nje madhesi me te madhe se 10MB, atehere ju mund te perdorni sherbimin tone.
upload.parajsa.com
Fjalor Emrash Shqip