Parajsa Shqiptare
Pasqyra e dites
Anita Bitri
Anita Bitri u lind ne Sarande, me 8 Janar 1968 ne nje familje intelektuale. Te gjithe admironin tiparet e embla dhe te bukura te kesaj femije engjellor. Edhe pse ishte ne kopesht, ajo kendonte me femijet e tjere dhe imitonte ne ambjentet e shtepise, recitonte pa pushim; qe ne ate moshe dinte shume poezi te njohura dhe imitonte shume kenge te festivaleve.
Anjeza Shahini
Sa e veshtire ishte te perfaqesoje Shqiperine? Per mua ishte nje pergjegjesi shume e madhe. Shpeshhere e pyesja veten nese kisha bere mire qe kisha marre nje pergjegjesi kaq te madhe ne dore. Mund ta quaj pa frike pergjegjesine me te madhe qe kam marre ne jeten time, sepse nuk eshte pak kur te gjithe i kane syte tek ti dhe thone kujdes se ke Shqiperine ne krahe.
Tingulli 3
"Kishe une bukuroshe.... Kishe une p...". Adhuruesit ia kendojne ende ne rruge, refrenin e kenges se tij, qe ai ka kenduar pak kohe me pare. E ngacmojne me shikime kureshtare, ndersa ai u dhuron buzeqeshjen e tij karakteristike, duke e ditur mire se pikerisht tek ajo buzeqeshje qendron celesi i suksesit te tij.
Veli Sahiti
Veliu i kendoi zeshkanes. Ai bashkeshorten e ka biondine. Bashkeshortja e tij e kishte futur ne "gjyqin" femeror dhe e pyeste kush eshte ajo zeshkanja qe i ke kenduar? Pas gjithe kesaj "gjykate ushtarake" femerore, Veliu u detyrua tfi kendoje edhe biondines. Natyrisht me deshiren e tij.
Eda Zari
Nga mesi i potpurise, dinamika e grupit u ul per t'i lene vend solos se "Cobanit", i cili mbante si nje femije te sapolindur klarineten e tij mbi gjoks, prane zemres. Klarineta e zeze dominonte mbi kostumin e bardhe kombetar qe "cobani" kish veshur. Cuditerisht, qeleshja qe kish mbi koke i qendronte gati ne te rreshqitur ne nje ane te kokes kacurrele.
Alketa Vejsiu
Eshte nje eksperience shume e mire sepse ke mundesi te merresh me boten e menaxhimit dhe te vetemenaxhimit gje qe mua me lidh ne nje lloj menyre me artin, sepse eshte shume e rendesishme qe te dish te vetmenaxhohesh kur je figure publike pa e konsumuar veten dhe duke dhene me te miren atehere kur duhet tek publiku. E futur ne kete bote kaq te bukur biznesi (per te cilin edhe studioj) mendoj qe me vone te kem edhe une nje biznes.
Ardit Gjebrea
Shume here kam menduar qe te perfshij ne albumin tim kenge te ketyre pese viteve. I gjithe ky akumulim me bente te mendoja se duhej ti futja keto kenge patjeter. Nderkaq edhe doja te krijoja sepse kisha nevojen e nje evolucioni. Gjithe jeten kam studiuar, kam kenduar, kam qene ne skene dhe mendoja se do vinte nje dite dhe emri do te punonte per mua.
Bojken Lako
Eshte shume e veshtire t'a takosh, thuajse e pamundur. Perhere ne levizje, gjendet ne nje vend, duhet te jete diku tjeter. I bej "prite" ne oret e vona te pasdites, ne shkollen Poleposition, pikerisht aty ku gjendet cdo nate per te kalkuluar shfaqjen e dites se neserme. "Prijesi" i muzikes alternative ne Shqiperi, Bojken Lako i ka qendruar besnik muzikes se tij. Tingujt qe ai krijon jane muzike jokomerciale.
Backstreet Boys
Backstreet Boys eshte nje grup i perbere nga pese pjestare te rinj nga Orlando, Florida, qe e devijuan boten muzikore nga vetja ne 1995, dhe dy vjete me vone u bene nje fenomen internacional. Ata shiten mbi shtate milion kopje ne te gjithe boten, kane kater kenge "single" ne krye te renditjes se dhjete kengeve me te mira, Top Ten, dhe kane bere koncerte te suksesshme ne Europe, Ameriken Veriore, Azi, dhe Australi.
Eminem
Marshall Bruce Mathers III, lindi ne Kansas City, Missouri me 17 Tetor 1972. Eminem kaloi nje pjese te mire te femijerise se tij duke u shperngulur nga Kanzas City ne zonen metropolitane ne Detroit; kur ishte 12 vjec, ai se bashku me te emen u shperngulen perfundimisht ne Warren, Michigan. Ishte nje fans i muzikes rap qe ne vogeli, dhe filloi te prezantonte vetveten ne kete fushe ne moshen 14 vjec.
  1   2   3   4  

Eshte shume e veshtire t’a takosh, thuajse e pamundur. Perhere ne levizje, gjendet ne nje vend, duhet te jete diku tjeter. I bej "prite" ne oret e vona te pasdites, ne shkollen Poleposition, pikerisht aty ku gjendet cdo nate per te kalkuluar shfaqjen e dites se neserme. "Prijesi" i muzikes alternative ne Shqiperi, Bojken Lako i ka qendruar besnik muzikes se tij. Tingujt qe ai krijon jane muzike jokomerciale. Lako eshte nga muzikantet shqiptare qe se bashku me Heldi Krajen krijuan grupin e pare shqiptar me emrin "The fish hook" dhe prodhuan ne vitin 1993 albumin e pare te titulluar "King of Beers" me nje shitje prej 5000 kopjesh. E filloi karrieren e tij artistike ne fillim te viteve ’90-te me nje muzike qe ishte me teper nje rrok i paster - new wave- dhe nje prirje e muzikanteve te rinj te periudhes postkomuniste.
Bojken Lako
 

Bojken LakoEshtė shumė e vėshtirė t’a takosh, thuajse e pamundur. Pėrherė nė lėvizje, gjendet nė njė vend, duhet tė jetė diku tjetėr. I bėj “pritė” nė orėt e vona tė pasdites, nė shkollėn Poleposition, pikėrisht aty ku gjendet ēdo natė pėr tė kalkuluar shfaqjen e ditės sė nesėrme. “Prijėsi” i muzikės alternative nė Shqipėri, Bojken Lako i ka qėndruar besnik muzikės sė tij. Tingujt qė ai krijon janė muzikė jokomerciale. Lako ėshtė nga muzikantėt shqiptarė qė sė bashku me Heldi Krajėn krijuan grupin e parė shqiptar me emrin “The fish hook” dhe prodhuan nė vitin 1993 albumin e parė tė titulluar “King of Beers” me njė shitje prej 5000 kopjesh. E filloi karrierėn e tij artistike nė fillim tė viteve ’90-tė me njė muzikė qė ishte mė tepėr njė rrok i pastėr - new wave- dhe njė prirje e muzikantėve tė rinj tė periudhės postkomuniste. Sot ėshtė Drejtor Artistik nė TopAlbaniaRadio dhe me tė njėjtėn pėrgjegjėsi drejton festivalin TopFest. Nuk ka ndėrruar asnjė drejtim nė muzikėn e tij dhe vazhdon tė “luftojė” me veten pėr tė prodhuar alternativėn pėr tė gjithė fansat e tij. Bojken Lako “fitoi” emėr sidomos pas kompozimit tė kėngės “Asgjė e largėt”, me tė cilėn mori pjesė nė Festivalin e vitit 1999 nė Tiranė. Shumė shpejt projekton njė koncert akustik nė muajin maj me krijimtarinė mė tė mirė tė “Fish hook”pėr tė treguar se ai dhe djemtė e rrokut ekzistojnė dhe dinė tė kompozojnė e tė kėndojnė vetėm “live”.

Ke dhjetė vjet qė kompozon muzikė alternative.
Unė e quaj vlerė kėtė. Pėrse i ke qėndruar besnik?
Unė jam njė muzikant dhe artist qė i pėrkas brezit qė dolėm nga periudha e postkomunizmit. Kishim me shumė ideale dhe mundėsi pėr tė shpėrthyer nė pak vite gjithė atė energji tė grumbulluar. Nė raport me modėn ne pasqyruam rrymat mė ekstreme tė asaj kohe, por pastėrtisht. Duke mos patur edhe biznes muzikor e nisėm nė njė moment tė vėrtetė. E nisėm me vėrtetėsi muzikėn. Unė kam patur vetėm fillimet e mia ekstreme alternative, albumi i parė ishte nė anglisht, i dyti analog me rrymat e modės. E bėj sepse kėshtu di tė kompozoj.

Ka patur periudha “komerciale”nė krijimtarinė tėnde?
E quaj tė kthyer nė komercial veten time, atėhere kur rashė pak nga vrrulli i alternativės sė egėr nga viti ’99, kur bėra diēka nė Festival. Nuk bėhet fjalė pėr njė nisje muzikore gjysėm alternativė drejt njė komercialiteti tė dukshėm, por nisa aty ku desha, sepse nuk kisha lidhje me asnjė shtėpi diskografike, Bėra atė qė doja, atė qė ēdo artist realizon sipas vetes sė vet, pa menduar se albumi do tė shitet. Kėshtu u lidha me njė media e cila mė ndihmoi. Nuk e kam “tradhtuar” muzikėn alternative, sepse ndoshta kam patur edhe shans, pasi fillova nė vitet e lira pėr tu shprehur , pa detyrime pėr tregun muzikor.

Kur ke qenė i kėnaqur me muzikėn tėnde?
Bojken LakoKa ndodhur verėn qė kaloi, nė koncertet me grupin “The Fish”, pasi u ktheva nė muzikėn qė kisha nisur dhe pak a shumė edhe me formacionin e fillimit, me Heldi Krajėn, me ato krijime qė kemi patur bashkė. Vėrtetuam qė ajo muzikė me tė cilėn kemi filluar ėshtė akoma e vlefshme dhe aq mė shumė e dėshirueshme nė kėto momente qė muzika ėshtė degjeneruar. “Fish Hook” u rizgjuan verėn e kaluar. Kėnduat “live” 18 kėngė rrok, origjinale nga krijimtaria juaj. Ēfarė do tė thotė tė jesh pjesė e grupit? Nėse je grup tė shoqėron njė frymė, frymė tė cilėn nėse e ke brenda bėrthamės sė grupit atė e transporton mirė tek publiku dhe kėtu vijmė edhe tek ato qė thashė mė sipėr se kam mbetur besnik i muzikės edhe pse kjo ėshtė fryma e grupit prej gjashtė vetėsh me 2, ose 3 veta qė janė bėrthama. Kėtu dua tė pėrmend edhe njė projekt pėr muajin maj, ku mendoj tė luajmė tė gjithė krijimtarinė time dhe tė Heldit, do tė bashkohemi me rreth 10 instrumentistėt qė kanė punuar me grupin dhe kemi menduar tė mblidhemi nė njė koncert akustik qė shpresoj tė jetė njė show i vėrtetė. Kjo ėshtė tė jesh pjesė e grupit dhe tė krijosh njė frymė edhe pas 10 vjetėsh.

Kush ėshtė momenti magjepsės nė njė koncert rroku?
Asnjė moment nuk mund tė ndajė. Ėshtė rrok, diēka e fortė, e bashkuar, grup, kitara akustike, vokali, bateria, s’di t’a them. Ėshtė njė ndjesi , gjithmonė kjo ėshtė, ndjesia jote pėrballė publikut. Jam ndjerė mirė kur kam suportin e grupit. Pastaj ndjehesh mirė me fansat e muzikės tėnde, muzikės qė ti pėrcjell. Ata kanė ardhur pėr tė dėgjuar rrok. Gjithēka ėshtė e bukur.

Ke krijuar ndonjė kėngė jashtė muzikės alternative?
Jo, nuk ka ndodhur. Unė shprehem nė muzikėn alternative, sepse ėshtė diēka e brendshme, edhe nė momentet qė jam munduar tė dal jashtė saj kam dalė po aty. Dhe kam bėrė shumė mirė, pasi kam vėrtetuar edhe besimin e njerėzve qė besojnė muzikėn qė unė krijoj. Muzika buron, kėshtuqė nėse unė do tė kalkuloja njė muzikė qė nuk buron do tė humbisja adhuruesit e mi. Njerėzit kanė dėshirė tė kenė njė idhull nė muzikė dhe atė e duan tė jetė “i pastėr” pa shtrembėrime ose rrjedhje muzikore.

Nė vitin 2004 a mund tė flasim pėr ekzistencė,
tė muzikės rrok nė Shqipėri?

Po patjetėr. Gjithēka qė bėhet i pėrshtatet publikut, moshės, ka ndėrruar muzika rrok e viteve tona. Ėshtė si pantallonat qė kanė dy kėmbė, tė majtėn dhe tė djathtėn, vetėm se u ndryshon modeli, prerja, qepja. Nė vitet tona muzika rrok mendoj se po qėndiset me aranxhime dhe orkestrime qė janė sot nė modė.

Si u rikthyet ju me grupin,
kishte njė pėrmirėsim nė krijimtarinė muzikore?

U rikthyem si ishim nė fillimet tona, me pėrmirėsimet qė thashė mė lart, aranxhimet dhe orkestrime tė reja, qė janė sot nė modė.

Kanė mbetur “besnikė” tė tjerė si ty nė muzikėn shqiptare?
Nuk i gjej dot vlerat e tė tjerėve, por mendoj se ka, Elton Deda, Aleksandėr Gjoka.

Radio Top Albania erdhi si njė koncept i ri pėr dėgjuesin, njė formatim muzikor dhe formė publiciteti qė krijon njė tendencė tė re mes fjalės dhe muzikės.
Ti ishe nė fillimet e kėsaj pune, ishte eksperiment, apo..?
Nuk ishte eksperiment. Ishte bashkim idealesh dhe pasionesh tė disa njerėzve qė u puqėn nė vitit ’98. Donim tė bėnim diēka tė vėrtetė dhe puna jonė u bė e madhe vetėm nė sajė tė publikut. Kemi njė dėgjues shumė tė mirė, unė them se Top Albania Radio ėshtė produkt i publikut .Kemi njė dėgjues shumė tė mirė. Njerėzit kanė nevojė vetėm pėr shtysėn e parė dhe pastaj janė tė gatshėm tė tė ndjekin.

Ēfarė koncepti muzikor pėrcjell, ēfarė strategjie ?
Nisem nga vetja ime, qė nė adoleshencė kur veē hiteve tė kohės kisha edhe unė idhujt e mi muzikorė. Nga njė grup muzikor mund tė pėlqej jo mė shumė se dy ose tre kėngė, pastaj grup-moshat qė ndjekin radion, pastaj temperamenti ynė, pastaj problemet e pėrditshme qė kemi, them se ne shqiptarėt kėrkojmė mė shumė larmi nė muzikėn qė duam tė dėgjojmė. Kjo ėshtė strategjia pak a shumė, jo qė diktohet nga unė, por qė ka lidhje pėrsėri me atė qė unė dua.

Tekstet e kėngėve tė tua pėrcjellin protestėn.
Vazhdon protesta tek ty?
Unė nuk duhet tė kisha folur nė kėtė intervistė, pasi kam kohė qė nuk kam krijuar kėngė, por tė paktėn kam plane dhe projekte. Atėhere, vazhdon protesta, nuk zbutet, pikėrisht sepse ke njė raport tė konsoliduar me publikun. Ke njė njohje, ai ka marrė diēka prej teje, teknikėn e tė dėgjuarit, atė qė ti thua, ka marrė muzikėn. Ke hyrė nė kontakt me publikun duke thėnė : Unė jam Bojken Lako dhe ky ėshtė publiku qė unė e dua shumė dhe dua qė tė mė dojė shumė. Nė kėtė moment unė kam njė pėrgjegjėsi mė shumė pėr tė thėnė atė tė vėrtetė qė unė ndiej. Mund tė jetė protestė, ose diēka tjetėr, kjo varet nga vetė artisti. Unė kam mundėsinė t’a them, t’a shpreh dhe kjo ėshtė shumė e rėndėsishme.

Je i sigurtė nė atė qė krijon?
Asnjėherė 100%. Nuk kam shumė eksperiencė qė tė gjej ekuilibėr. Gjithmonė luftoj me veten.

Ke njė kėngė…Lufto me veten…ka mbaruar lufta me veten?
Nuk di tė shprehem nga ana filozofike, gjithkush mund t’i japė interpretimin e vet, di tė them se kur e krijova atė kėngė kam patur njė luftė qė kishtė tė bėnte me abuzime, me gjėndjen nė tė cilėn ndodhesha pėr momentin. Luftoja me veten pėr tė dalė nga njė situatė psikofizike qė isha unė dhe qė mund t’a kalojė ēdo njeri . Ata qė e kalojnė uroj t’a kapėrcejnė mirė. Njeriu gjithmonė lufton me veten. Kjo mė ndodh edhe me muzikėn time, luftoj pėr tė gjetur sigurinė, nėse jam 100% i sigurtė atėhere tėrhiqem mbrapa. Ēdo krijim qė shkon tek publiku ėshtė njė luftė e re imja me veten.

Krijimtaria muzikore vuan nga kritika artistike.
Ku “testohesh”pėr kėngėt e tua?

Pyes gjithmonė njerėzit qė i dua dhe i vlerėsoj. Kam mbėshtetjen e miqve tė paktė, por tė saktė. Jam i lumtur qė i kam.

Pėr momentin je i angazhuar me festivalin Top Fest. Ēdo aktivitet i juaji fillon me Top, identifikoni median tuaj…nejse..po pyesja pėr kėtė eksperiencė tė re si Drejtor Artistik i kėtij festivali rrymash dhe prurjesh muzikore…

(Qesh). Fillojnė me Top aktivitetet tona, sepse jemi tė topit…atėhere edhe festivali ėshtė njė luftė me veten, por jo nga halli, por ėshtė njė pėrgjegjėsi qė unė dua t’a bėj, qė unė dua tė provoj veten gjithmonė deri nė fund dhe tė punoj sepse kjo mė jep kėnaqėsi qė tė vėrtetoj nė darkė, ose nesėr nė mėngjes qė edhe njė ditė mė shumė kam bėrė diēka.

Ku kėrkon tė arrish nė muzikė?

Kam kohė qė nuk mė ka dhėnė sadisfaksion “vetja” ime, sepse nuk kam patur njė periudhė krijimi, por kam njė sadisfaksion tė dyfishtė nga mundėsitė qė kam nė njė media pėr tė hapur dyert pėr artistėt e tjerė dhe nga pozicioni qė mė kanė besuar pėr tė vlerėsuar dhe nga dėshira qė ka pėr tė pasqyruar muzikėn shqiptare. Sadisfaksioni mė i madh qė ndiej ėshtė nė zbulimin e tyre dhe pėr t’i ndihmuar ata. Unė kam mundėsi pėr t’a bėrė kėtė.

Shumė rryma muzikore, shumė pjesėmarrės,
ēfarė po ndodh me muzikėn?

Do tė bėhet shumė mirė. Nuk e them kėtė nga euforia e momentit. Duke parė se vijnė tė paorganizuar nga ana profesionale , incizimeve, menaxhimeve, vijnė njerėz qė duan tė bėjnė muzikė, pavarėsisht nga rryma e kohės qė ata kryesisht duan tė kėndojnė, ndiej shumė kėnaqėsi qė ne kemi hapur kėtė derė pėr tė ndihmuar kulturėn muzikore. Konstatoj se brumi ėshtė dhe shtrati muzikor ėshtė gati.

E di qė tė kanė votuar femrat nė sondazhin mashkulli i vitit, je nė vendin e tetė. Si i ke raportet me seksin tjetėr? Ku janė kėto femra? I ke ruajtur votimet? Mė duhet tė iki vėrtet. Flasim njėherė tjetėr pėr vajzat seksi. Po mė presin. Tė them vetėm kaq:
Femrat shqiptare janė mė tė mirat nė botė!

(Publikuar me 14 Prill 2004 22:51)
© 2001-2008 Parajsa Shqiptare. All rights reserved.
  • Spurl
  • Digg
  • Del.icio.us
  • Blink
  • Furl
  • Technorati
  • Stumbleupon
  • Y!MyWeb
  • Simpy
  • Google
Parajsa Shqiptare Forum
Parajsa iWantMP3 Online - The Audio Search Engine
Posta juaj elektronike @parajsa.com
Parajsa Njoftime Online
Parajsa Simply MyMusic
Parajsa Video Online
Parajsa Njoftime Online
Muzika Shqiptare dhe e Huaj!
Lojra ne Parajsa.com
Njohje Shqiptare
  Radio Parajsa
Radio Parajsa Dancer     Radio Parajsa Dancer
  Zeri i Parajses
Shpresa-AL Sh.p.k
Reklamimi ne Parajsa.com - Parajsa.com
Forumi i Parajses
Deshironi te shkruani, nuk dini se ku? Trokisni ne dyert e parajses dhe do te jeni te mirepritur. Gjuha shqipe eshte gjuha kryesore e perdorur ne kete forum shqiptar.
forumi.parajsa.com

Posta elektronike
Tani ju mund te keni nje email te vertete ne shqip dhe vetem ne shqip. Gezojuni vecorive te mrekullueshme te ketij sherbimi te ri.
mail.parajsa.com

Parajsa Chat
Jeni larg, keni mall per vendlindjen, deshironi te flisni ne gjuhen tuaj? Parajsa Shqiptare jua ofron kete mundesi bisedimi me bashkeatdhetaret tuaj.
chat.parajsa.com
Fjalor Emrash Shqip