| Nė emrin e saj duket se ka njė trill heroizmi, paepėsie qė natyrisht do ta njohėsh nėse arrin ta dėgjosh kur kėndon nė skenė. Njė baladė qė buron nga fėmijėria e saj dhe pa dyshim nga talenti qė ngjiz ēdo njeri nė shpėrthimet qė ai ka nė jetė. Fati e lidhi me njė muzikant dhe tė dy si shokė tė pandarė iu futėn rrėpirės sė vėshtirė tė muzikės pėr tė arritur drejt majave shkėlqyese tė interpretimit. Me njė elegancė tė lindur dhe koherencė gati binjake me bashkėshortin e saj, Babeta tė ngjall respekt dhe njėkohėsisht admirim.
Njė bashkėjetesė mes muzikės dhe dashurisė qė gati tė miklon me habi dhe pse jo me pak zili. Ndėrsa e takoj vė re qė Iliri (bashkėshorti i Babetės) mban nė qafė njė medaljon ku ėshtė vizatuar njė grua dhe njė fėmijė; ėshtė Babeta dhe vajza e tyre. Babeta ndjehet me fat dhe nuk ka se si tė mos jetė e tillė.
Dashuria juaj vazhdon tė djegė si vitet e para?
Ėshtė njė realitet qė ne e jetojmė ēdo ēast, si nevojė dhe si kėnaqėsi.
Njė prej videoklipeve qė ju keni realizuar quhet Mėkat. Ndonjė eksperiencė personale?
As qė bėhet fjalė. Ėshtė njė tekst abstrakt, i krijuar nga Turi i Produkt 28 i cili thotė se mėkati sot nuk ka tė bėjė me mollėn por me telefonin celular.
Ju ka ndihmuar apo penguar jeta bashkėshortore nė profesionin e kėngėtares? Bota muzikore ėshtė shumė e egėr dhe ka njė konkurrencė tė ashpėr. Tė ndihmojnė mė shumė kur je beqare, njė vajzė e bukur qė kėrkon mbrojtje dhe mbėshtetje. Kur gjithkund paraqitesh me njė burrė pėrkrahu, disa porta dhe tė mbyllen surratit. Nuk di pse kohėt e fundit e kam ndjerė mė shumė se mė parė.
Kjo tė krijon probleme sepse ne kėngėtaret presim qė tė vlerėsohemi pėr zėrin dhe interpretimin qė bėjmė, ndėrkohė qė i jepet mė shumė rėndėsi pamjes sė jashtme dhe lidhjeve tė interesave. Kjo tė acaron pak, por fundi i fundit kėshtu ndodh nė ēdo fushė tė artit.
A tė ndodh shpesh tė bėhesh nervoze?
Nuk di ta pėrcaktoj saktėsisht. Jam natyrė e ndjeshme dhe mund tė bėhem nevrike kot, pėr gjėra qė ndoshta nuk kanė rėndėsi shumė tė madhe.
Por sigurisht qė nuk qahemi se jeta shqiptare nuk ėshtė hiē kurnace pėr tė sjellė nerva.
Sa ndryshon Babeta nė jetėn reale dhe nė skenė?
Ka pak diferencė, sepse normalisht skena ka tjetėr veshje, tjetėr model. Po mua nuk mė pėlqejnė ndryshimet e mėdha. Nė dy videoklipet e fundit, jam transformuar totalisht. Shumė njerėz nuk e kanė besuar qė jam unė. E kam dhunti nga zoti. Ka kėngėtare qė kėndojnė muzikėn popullore por nuk mund tė kėndojnė muzikė tė lehtė. Mendoj se ėshtė fat njė gjė e tillė.
Albumi i katėrt mban pėrsėri vulėn e tė dyve.
Titullohet: Si karamele.
Nė njė nga kėngėt e albumit ka njė refren qė mua mė pėlqente shumė. Ai thotė:
E ėmbėl si karamele
Ishe ti pėr mua xhan
Fjalėt e zemrės i harrove
Qė dhe vdekja nuk na ndan
Kėnga quhet Fjalėt e zemrės, por nė fakt duke menduar qė mund tė jetė tėrheqės pėr tregun vendosa pėr kėtė si titull. Ėshtė njė fjalė qė pėrdoret nė gjuhėn e folur tė popullit: Si qenka! Si karamele!.
Kėtė e keni pėrdorur nė kuptimin e ėmbėlsisė apo tė faktit qė tretet ? Nė kuptimin e ėmbėlsisė.
C`ndryshim ka pėr ju kur interpretoni drejtpėrsėdrejti?
Unė kėndoj shumė live. Normalisht qė kur interpreton drejtpėrsėdrejti, ke njė emocion tė ndryshėm nga presupozimi. Aty ti i jep ngjyrat e merituara muzikės, shpreh gjendjen tėnde shpirtėrore, mbushesh me emocionin e njerėzve qė ndjekin me dėshirė muzikėn tėnde dhe qė marrin pjesė nė gėzimin kolektiv qė shkakton muzika. Interpretimi tė shkarkon emocionet dhe tė sjell njė ēlirje tė vetvetishme.
Tė kėnduarit nėpėr koncerte tė ndryshme ėshtė njė shkollė pėr ju? Mendoj se po. Unė nuk kam mbaruar shkollė pėr kanto, po gjithė jetėn kam kėnduar. Kėshtu qė mendoj se shumė nga armėt e interpretimit i kam fituar nė raportin real me publikun dhe kėngėn shqiptare. Mendoj se kjo ėshtė mė e rėndėsishmja. Kėnga mė tėrhequr qė vogėlushe. Mendoj se duke u lidhur me Ilirin, bashkėshortin tim, kjo dėshirė dhe pasion i sapoēelur u kthye nė profesion. Njė shkollė e madhe ka qenė Zvicra. Aty pėr gati dhjetė vjet, unė kam interpretuar live nė skenė, pa lėnė mėnjanė dhe Shqipėrinė.
Tė duhet tė ngushėllohesh vetėm me punė. Dhe kėshtu nis ajo shtysa pėr tu marrė me njė album tjetėr.
Qė nga dalja nė treg e albumit tim tė tretė Zhadja nisi puna pėr albumin tjetėr. Gjatė gjithė kohės, kam mbledhur tekstet. Im shoq ka punuar me muzikėn dhe mė pas jemi marrė me interpretimin. Ėshtė njė punė e vazhdueshme, e pėrditshme. Ne kemi studio nė shtėpi dhe pėr ne ėshtė mė e lehtė. Kam dy vjet qė e kam nisur dhe ka pėrfunduar nė dhjetor .
Albumi pėrmban 8 kėngė. Sigurisht qė gjatė gjithė kohės kemi prodhuar dhe kėngė tė tjera, qė mė pas i kemi eliminuar e kėshtu me radhė, deri nė pėrzgjedhjen pėrfundimtare. Kam realizuar dy videoklipe; njė nė Maqedoni me Ratin, njė kėngėtar shumė komercial dhe njė nė studiot e BBFsė.
Cilat janė raportet e shqiptarėve me muzikėn. Parapėlqejnė atė tė lehtėn apo populloren?
Mendoj se populli shqiptar ėshtė i lidhur me muzikėn tradicionale, me atė popullore. Kėtė e ndjen nė ēdo koncert live. Muzika e lehtė ėshtė diēka qė u imponohet, ndėrkohė qė muzika popullore ėshtė nė gjakun e njerėzve. Ato ngrihen peshė kur dėgjojnė kėngėt e tyre tė preferuara.
Kush janė preferencat tuaja muzikore?
Me thėnė tė drejtėn nuk ėshtė se jam e marrosur pas njė rryme muzikore. Mua mė pėlqen muzika e bukur, qoftė kjo e ēdo lloj zhanri apo rryme. Nuk jam e marrosur as pas emrave. Mė pėlqejnė gjėrat e bukura.
Cilat janė marrėdhėniet e tua me kėngėtarėt e tjerė?
Mendoj tė mira. Nuk kam as marrėdhėnie tė ngushta as tė thata fare. Duke qenė nė ēift me Lirin gjithnjė ruaj distancėn e duhur.
Si ėshtė njė ditė e juaja?
Normalisht zgjimin e kam nė orėn 11 tė mėngjesit. Ritmi frenetik i jetės sė natės sė kėngėtarit mė bėn tė zgjohem vonė. Bėj vetėm njė ngritje tė detyruar qė pėrgatis vajzėn nė mėngjes pėr nė kopsht dhe pasi e pėrcjell atė tek autobusi, marshoj pėrsėri nė krevat. Jam tmerrėsisht gjumashe.
Mė pas, kur ēohem, pi njė kafe me Lirin, diku jashtė dhe pastaj vazhdon ritmi i jetės sė pėrditshme; drekė, punė nė studio, takime, i pėrkushtohem vajzės e kėshtu me radhė si dita e ēdo njeriu.
Kur e tepron me veshjen, a tė thotė gjė Iliri?
Jo sepse ai e njeh natyrėn e punės. Bile shumė herė kur sheh ndonjė veshje interesante mė shtyn ta provojmė. Ka shumė shije dhe ėshtė njė konsulent i mrekullueshėm mode. Tregu ka mbipopullim kėngėtarėsh. Dhe nė pėrgjegjėsi ekstravagancėn e tepruar e pėrdorin ato kėngėtarė qė nuk kanė zė. Pėr tė mbuluar elementin e zėrit pėrdorin mėnyra tė veēanta luku, veshjesh pėr tu vėnė nė qendėr tė vėmendjes.
Ēfarė lexoni?
Mė parė kam qenė shumė mė e dhėnė ndaj leximit. Tani, duke qenė nėnė mė shumė lexoj gjėra tė konsumit: revista e gazeta.
Kush ėshtė gatimi mė special qė dini tė bėni?
Im shoq mė thotė se gjėja mė e mirė qė unė di tė bėj janė patatet musaka. Nuk i pėrdor shumė yndyrat. Pėlqej mė shumė gatimet e thjeshta.
Emri Babeta ka qenė njė pikėnisje pėr t`u bėrė e njohur?
Besoj se po. Im atė, duke parė filmin Babeta shkon nė luftė duket se e vendosi fatin tim. Sigurisht pėr tė hyrė nė luftėn e ashpėr tė muzikės. Dhe pėr tė fituar.
Klikoni ketu per te degjuar disa kenge hite te saj.



Albert ZHOLI |