Parajsa Shqiptare
Pasqyra e dites
Anita Bitri
Anita Bitri u lind ne Sarande, me 8 Janar 1968 ne nje familje intelektuale. Te gjithe admironin tiparet e embla dhe te bukura te kesaj femije engjellor. Edhe pse ishte ne kopesht, ajo kendonte me femijet e tjere dhe imitonte ne ambjentet e shtepise, recitonte pa pushim; qe ne ate moshe dinte shume poezi te njohura dhe imitonte shume kenge te festivaleve.
Anjeza Shahini
Sa e veshtire ishte te perfaqesoje Shqiperine? Per mua ishte nje pergjegjesi shume e madhe. Shpeshhere e pyesja veten nese kisha bere mire qe kisha marre nje pergjegjesi kaq te madhe ne dore. Mund ta quaj pa frike pergjegjesine me te madhe qe kam marre ne jeten time, sepse nuk eshte pak kur te gjithe i kane syte tek ti dhe thone kujdes se ke Shqiperine ne krahe.
Tingulli 3
"Kishe une bukuroshe.... Kishe une p...". Adhuruesit ia kendojne ende ne rruge, refrenin e kenges se tij, qe ai ka kenduar pak kohe me pare. E ngacmojne me shikime kureshtare, ndersa ai u dhuron buzeqeshjen e tij karakteristike, duke e ditur mire se pikerisht tek ajo buzeqeshje qendron celesi i suksesit te tij.
Veli Sahiti
Veliu i kendoi zeshkanes. Ai bashkeshorten e ka biondine. Bashkeshortja e tij e kishte futur ne "gjyqin" femeror dhe e pyeste kush eshte ajo zeshkanja qe i ke kenduar? Pas gjithe kesaj "gjykate ushtarake" femerore, Veliu u detyrua tfi kendoje edhe biondines. Natyrisht me deshiren e tij.
Eda Zari
Nga mesi i potpurise, dinamika e grupit u ul per t'i lene vend solos se "Cobanit", i cili mbante si nje femije te sapolindur klarineten e tij mbi gjoks, prane zemres. Klarineta e zeze dominonte mbi kostumin e bardhe kombetar qe "cobani" kish veshur. Cuditerisht, qeleshja qe kish mbi koke i qendronte gati ne te rreshqitur ne nje ane te kokes kacurrele.
Alketa Vejsiu
Eshte nje eksperience shume e mire sepse ke mundesi te merresh me boten e menaxhimit dhe te vetemenaxhimit gje qe mua me lidh ne nje lloj menyre me artin, sepse eshte shume e rendesishme qe te dish te vetmenaxhohesh kur je figure publike pa e konsumuar veten dhe duke dhene me te miren atehere kur duhet tek publiku. E futur ne kete bote kaq te bukur biznesi (per te cilin edhe studioj) mendoj qe me vone te kem edhe une nje biznes.
Ardit Gjebrea
Shume here kam menduar qe te perfshij ne albumin tim kenge te ketyre pese viteve. I gjithe ky akumulim me bente te mendoja se duhej ti futja keto kenge patjeter. Nderkaq edhe doja te krijoja sepse kisha nevojen e nje evolucioni. Gjithe jeten kam studiuar, kam kenduar, kam qene ne skene dhe mendoja se do vinte nje dite dhe emri do te punonte per mua.
Bojken Lako
Eshte shume e veshtire t'a takosh, thuajse e pamundur. Perhere ne levizje, gjendet ne nje vend, duhet te jete diku tjeter. I bej "prite" ne oret e vona te pasdites, ne shkollen Poleposition, pikerisht aty ku gjendet cdo nate per te kalkuluar shfaqjen e dites se neserme. "Prijesi" i muzikes alternative ne Shqiperi, Bojken Lako i ka qendruar besnik muzikes se tij. Tingujt qe ai krijon jane muzike jokomerciale.
Backstreet Boys
Backstreet Boys eshte nje grup i perbere nga pese pjestare te rinj nga Orlando, Florida, qe e devijuan boten muzikore nga vetja ne 1995, dhe dy vjete me vone u bene nje fenomen internacional. Ata shiten mbi shtate milion kopje ne te gjithe boten, kane kater kenge "single" ne krye te renditjes se dhjete kengeve me te mira, Top Ten, dhe kane bere koncerte te suksesshme ne Europe, Ameriken Veriore, Azi, dhe Australi.
Eminem
Marshall Bruce Mathers III, lindi ne Kansas City, Missouri me 17 Tetor 1972. Eminem kaloi nje pjese te mire te femijerise se tij duke u shperngulur nga Kanzas City ne zonen metropolitane ne Detroit; kur ishte 12 vjec, ai se bashku me te emen u shperngulen perfundimisht ne Warren, Michigan. Ishte nje fans i muzikes rap qe ne vogeli, dhe filloi te prezantonte vetveten ne kete fushe ne moshen 14 vjec.
  1   2   3   4  

Shume here kam menduar qe te perfshij ne albumin tim kenge te ketyre pese viteve. I gjithe ky akumulim me bente te mendoja se duhej ti futja keto kenge patjeter. Nderkaq edhe doja te krijoja sepse kisha nevojen e nje evolucioni. Gjithe jeten kam studiuar, kam kenduar, kam qene ne skene dhe mendoja se do vinte nje dite dhe emri do te punonte per mua.
Por cdo dite qe kalon, dhe sidomos gjate punes per albumin e fundit, e kuptova se cdo dite do te me duhet te vazhdoj te punoj per emrin tim. Keshtu me duhej te beja nje pune shume profesionale qe te isha ne parametrat e pretendimeve te publikut ndaj meje. Arranxhimet jane bere ne Itali, produksioni artistik, ashtu si te albumi i meparshem, eshte bere nga Gazebo. Kam shfrytezuar gjithashtu instrumenta popullore shqiptare dhe ne back vokale me kane ndihmuar Eneida Tarifa, Jonida Maliqi, Elton Deda dhe Redon Makashi.
Ardit Gjebrea
 

Ardit GjebreaPas pese vjetesh shkeputje, kthimi me nje album te ri. Me te cilin tregon Ja ku jam: kengetar, kompozitor, prezantues dhe menaxher i suksheshem. I cili dikur ka pasur perplasje me Ramen, por tani i ka kompozuar Tirona. Qe afrohet me opoziten dhe qe dikur komentohej dhender blloku. Ardit Gjebrea rrefehet ne Klan. Ne zyren e Ardit Gjebrese qetesia eshte e perkohshme. Sapo jane larguar larguar disa greke qe do te merren me fonine dhe ndricimin e koncertit te tij pas pak ditesh. Gjashte instrumentiste italiane pritet te vijne se bashku me nje trupe balerinesh nga Kievi.

Telefoni tringellin ore e cast. Dhe ta mendosh qe nje rremuje e tille eshte bere edhe pak jave te shkuara. Kur Arditi me Vera Grabocken organizuan edicionin e peste te festivalit Kenga magjike dhe pas tij. Eshte bere edhe pas tij ne koncertin e Krishtlindjeve. Pa ndonje pushim te madh, Arditi i eshte rikthyer serish rremujes se organizimit. Dhe punes se tij menaxhuese. Por kesaj radhe me nje tjeter kenaqesi. Sepse pas pese vjetesh nderprerje nxjerr ne treg nje album te ri. Nje album kaq te kushtueshem, sa nuk realizuar ndonjehere ne Shqiperi. Dhe ku jane perfshire studio italiane apo muzikante qe shoqerojne neper koncerte Claudio Baglionen apo Zucheron. Nje album qe Gjebrea ka preferuar ta quaje Ja ku jam. Dhe qe e ka rrefyer ne nje interviste.

Pse Ja ku jam?
Ja ku jam eshte titulli i nje kenge, teksti i se ciles eshte bere nga Timo Flloko. Eshte kenga te ciles i kam bere edhe videoklipin. Dhe vetem pas kesaj mendova qe kete titull tia vendos edhe albumit tim. Jo vetem per kengen, por qe edhe gjithkush te mendoje se, ja ku jam. Pas pese vjetesh, me nje album te ri.

Dhe ku je ne fakt?
Ky album vjen ne kohe. Dhe mendoj se sjell nje Ardit te evoluar. Ajo qe eshte me e cuditshme, eshte se brenda tij ka nje shumellojshmeri stilesh ne baze te te njejtit origjinalitet muzikor. Jane katermbedhjete kenge gjithsej, pothuajse te gjitha me stile te ndryshme. Por perseri jam une, ne cdo kenge ndihet qe eshte dora ime. Per gati gjysmen e poezive te albumit, kam bashkepunuar me Timo Fllokon. Por edhe me Dritero Agollin per kengen Po kur te jesh merzitur shume. Kam gjithashtu ne kenget e mia edhe poezi te Teodor Kekos, Xhevahir Spahiut, Andi Bejtes, por edhe te Dr.Florit te West Side Family.

Pra pervec kengeve te reja edhe hite te vjetra dhe rrep?
Me dr.Florin kam bashkepunuar per nje kenge ku ai kendon pjesen rrep. Vetem ai dhe jo i gjithe grupi. Kurse kengen Po kur te jesh merzitur shume e kam regjistruar si muzike filmi dhe deri tani ajo nuk ka ekzistuar asnjehere e regjistruar ne asnje album. Shume njerez me pyesnin se ku mund ta gjenin dhe prandaj vendosa ta vendos ne kete album.

Po te tjera kenge te sukseshme?
Shume here kam menduar qe te perfshij ne albumin tim kenge te ketyre pese viteve. I gjithe ky akumulim me bente te mendoja se duhej ti futja keto kenge patjeter. Nderkaq edhe doja te krijoja sepse kisha nevojen e nje evolucioni. Gjithe jeten kam studiuar, kam kenduar, kam qene ne skene dhe mendoja se do vinte nje dite dhe emri do te punonte per mua. Por cdo dite qe kalon, dhe sidomos gjate punes per albumin e fundit, e kuptova se cdo dite do te me duhet te vazhdoj te punoj per emrin tim. Keshtu me duhej te beja nje pune shume profesionale qe te isha ne parametrat e pretendimeve te publikut ndaj meje. Arranxhimet jane bere ne Itali, produksioni artistik, ashtu si te albumi i meparshem, eshte bere nga Gazebo. Kam shfrytezuar gjithashtu instrumenta popullore shqiptare dhe ne back vokale me kane ndihmuar Eneida Tarifa, Jonida Maliqi, Elton Deda dhe Redon Makashi. Videoklipi i kenges eshte bere ne Greqi nga Nico Sulis ndersa producente eshte Le Spot. Fotografite jane bere nga Fadil Berisha, te gjitha ne Nju Jork, kurse dizainimi eshte bere fillimisht ne studion e tij atje dhe pjesa tjeter nga dizaineri i tij qe erdhi ne Tirane.Shume here kam menduar qe te perfshij ne albumin tim kenge te ketyre pese viteve. I gjithe ky akumulim me bente te mendoja se duhej ti futja keto kenge patjeter. Nderkaq edhe doja te krijoja sepse kisha nevojen e nje evolucioni. Gjithe jeten kam studiuar, kam kenduar, kam qene ne skene dhe mendoja se do vinte nje dite dhe emri do te punonte per mua. Por cdo dite qe kalon, dhe sidomos gjate punes per albumin e fundit, e kuptova se cdo dite do te me duhet te vazhdoj te punoj per emrin tim. Keshtu me duhej te beja nje pune shume profesionale qe te isha ne parametrat e pretendimeve te publikut ndaj meje. Arranxhimet jane bere ne Itali, produksioni artistik, ashtu si te albumi i meparshem, eshte bere nga Gazebo. Kam shfrytezuar gjithashtu instrumenta popullore shqiptare dhe ne back vokale me kane ndihmuar Eneida Tarifa, Jonida Maliqi, Elton Deda dhe Redon Makashi. Videoklipi i kenges eshte bere ne Greqi nga Nico Sulis ndersa producente eshte Le Spot. Fotografite jane bere nga Fadil Berisha, te gjitha ne Nju Jork, kurse dizainimi eshte bere fillimisht ne studion e tij atje dhe pjesa tjeter nga dizaineri i tij qe erdhi ne Tirane. Te gjithe keto deshmojne se ka qene nje album qe duhet tju kete kushtuar jo pak para. Ka qene vertet nje investim gjigand. Por qe eshte nje pune me te cilen kushdo do te ndihej shume krenar.

Nje investim per emrin serish?
Per mua eshte nje kenaqesi te di se albumi im perhapet neper bote. Dhe e di qe nje gje e tille ka ndodhur me dy albumet e shkuara, te cilat kane bredhur me ane te studenteve. Jane ata qe blejne kryesisht kenget tona per ti shperndare pastaj gjithandej. Per shembull nje mikesha ime angleze me tregoi se nje albumin tim e kishte gjetur ne Kolumbi. Nje studente shqiptare e kishte blere dhe ia kishte bere dhurate dikujt. Dhe une sigurisht jame shume i lumtur qe studentet shqiptare dhurojne muziken time, pa ndjere asnje grime inferioriteti.

Dhe a prisni qe pas nje investimi kaq te madh te nxirrni para nga shitja e albumit?
Nuk pres qe te nxjerr para nga shitja e albumit. Pasi albumet jane gjithmone nje investim i mire, kurse te ardhurat perftohen nga koncertet. Por, nderkaq jam ndihmuar se tepermi nga me e madhja shtepi diskografike ne Shqiperi Super Sonic. Se bashku me sponsorizimin nga AMC dhe nga cigarja ime e preferuar Memfis, kane bere te mundur realizimin e albumit tim, i cili ka qene vertet i shtrenjte. Per ta realizuar kam bere se paku dhjete udhetime ne Itali, pese ne Athine dhe dy te tjera ne Nju Jork.

Dhe do te kete gjithashtu nje koncert se afermi?
Po, nje koncert ne 14 janar ne Pallatin e Kongreseve. Ku pervec katermbedhjete kengeve te albumit do te jene dhe kater nga kenget e mia me te sukseshme. Pak a shume, ashtu sic ndodhi pese vjet me pare me albumin ProjektJon. I cili u shoqerua gjithashtu me nje koncert.

Po pse nje pushim pesevjecar?
Pas atij albumi kam kaluar nje periudhe shume te ngjeshur me pune, ku cdo dite qe kalonte ndieja nevojen se duhej te beja nje album te ri. Mirepo pak muaj me pas, fillova Telebingo-n, spektaklin e perjavshem dhe me pas nisa te punoj si drejtor i TVA-se. Fillova keshtu nje regjim pune nga ora 8 e mengjesit deri ne 12 te nates i mbyllur brenda kater mureve te nje dhome, ku me duhej te administroja, jo vetem artistikisht, nje ndermarrje te madhe sic eshte nje televizion kombetar. Ne te tilla kushte as qe behej fjale per nje album te ri, thjesht per mungese te kohes fizike. U shkeputa nga gjithcka pervec spektakeve ku isha prezantues apo edhe atyre ku isha edhe producent, si Miss Albania pershembull.

Pse u larguat nga TVA?
Sepse kisha humbur veten. Por gjeta gjithashtu shume miq te mire ne ate televizion. Kam nostalgji vertet. Me mungon stafi. Dhe pse jo, me mungon shpeshhere edhe zyra ime. Nderkaq perftuat me teper ne pervojen tuaj si menaxher. Ndiheni me komod ne pozicionin e artistit apo ne ate te menaxherit? Une jam artist. Por jam i detyruar te vetemenaxhohem. Te bej menaxherin e vetvetes, pasi ne Shqiperi nuk ekzistojne angjenci apo struktura qe te merren me menaxhimin e artisteve. Keshtu jam detyruar te bej producentin per shkak te mungeses se njerezve te ketij lloji. Por per fat kam edhe Veren, keshtu dhimbjet dhe sukseset i ndajme bashke. Per mua ajo eshte nje ndihme shume e madhe. Se bashku me te ngrihet ai rreth profesionistesh qe na qendrojne prane dhe qe perbejne ate staf i cili ka kuptim vetem kur eshte bashke.

Si ndiheni kur kenget qe kompozoni ju kendohen nga te tjeret dhe marrin dhe cmime madje? Ju duket sikur anashkaloheni?
Nuk kam provuar ndonjehere egoizmin, ziline apo cmiren profesionale. Nuk e kam ndjere kurre ndaj kengetareve, sepse kam kenduar edhe vete, nuk e kam ndjere ndaj kompozitoreve, sepse kam kompozuar vete, as ndaj prezantuesve, sepse kam prezantuar vete. As ndaj menaxhereve dhe producenteve, sepse edhe ato i bej. Edhe ndaj kujtdo qe merr duartrokitje nuk ndiej xhelozi sepse marr gjithashtu duatrokitjet e publikut qe me do. Ndaj jo vetem si kompozitor kam punuar me artistet e tjere, por deri edhe ne menaxhimin e grupit West Side Family.

Ishte nje sfide shume e bukur dhe me shume sadisfaksion per shkak se se bashku mberritem ne nje sukses te madh per ta: kengen Tirona. Nje kenge qe u perdor ne fushaten elektorale te PS-se. E megjithate disa vite te shkuara publikisht keni pasur disa qendrime te kunderta me Edi Ramen.
Keni ndryshuar ju apo ka ndryshuar ai?
Jeta eshte shume e shkurter per te pasur merira. Per shembull, le te reflektojme te gjithe per nje moment se cfare jemi, te imagjinojme qe pas nje kohe [qe askush nuk e di pervecse Zotit], nuk do te jemi ME.
Atehere a ia vlen te zihesh?
A ia vlen te besh keq? A ia vlen te lendosh?

Ta leme atehere grindjen e dikurshme me Ramen. Ka qene gjithashtu nje periudhe kur dukeshit shume afer PD-se. Madje jeni i pranishem ne takimet e ndryshme te ish-presidentit Berisha. Pergjithesisht i rrespektoj te gjithe ata qe me ftojne dhe me konsiderojne. Artisti nga natyra eshte opozitar duke pasur brenda tij shpirtin e rrebelit. Por kjo nuk ka te beje me muziken. Ne muzike ndihem sa i forte aq edhe i brishte. Mjafton shume pak qe te me beje te lumtur, sic mjafton gjithashtu shume pak qe te me trishtoje pa fund. Sigurisht, kjo vlen per gjerat qe kane vlere ne jete.

Cilat jane keto gjera?
Dashuria.
Per ke?
Kur them dashuria flas ne konceptin me te gjere te saj. Une cdo gje ne jete e bej me dashuri, duke filluar nga ajo familjare, duke vijuar me punen dhe deri ne rrethin e ngushte shoqeror. Te duhet te dish te japesh dashuri. Kete e kam shkruar edhe ne albumin tim: ndjesi te ndryshme me emrin dashuri.
Dhe ju merrni po kaq dashuri sa jepni?
Them se po, pasi e ndiej. Ne ndryshim nga dy albumet e para, albumi i trete eshte njeqind per qind dashuri.
Pse ka ndodhur kjo? Mos valle vetem tani jeni i afte te ndjeni dhe te prodhoni njeqind per qind dashuri?
Ne albumin tim te pare kishte edhe kenge me dhimbje si Jon, apo I thuaj jo, pasi Shqiperia ne ate kohe kishte shume probleme. Ne albumin e dyte gjithashtu kishte kenge vaji, per tragjedine e Otrantos. Apo reflektime ndaj Zotit apo edhe marredhenie filozofike. Kjo sdo te thote qe tani kane mbaruar keto probleme, por ne kete album i jam rikthyer vetes. Por gjithsesi, pavaresisht nga problemet, Shqiperia nuk eshte me ajo e para dhe ne fund te fundit ka nevoje per me shume dashuri. Ne kete vend mbi gjithcka.
Per kete dashuri u kthyet pas qendrimit pese vjecar ne Itali?
Kur ne vitin 1989 ika ne Itali, shkova per te studiuar. Nuk kisha menduar asnjehere qe te mund te qendroja dhe keshtu u ktheva te punoj.

Mendonit se do te ishte e veshtire te arrinit te kishit atje nje karriere artistike?
Te them te drejten, nuk kam tentuar. Por asnjehere nuk kam menduar qe ne Itali mund te arrija te perfaqesoja ate qe perfaqesoj ketu.
Dhe si ishin ato vite?
Ato pese vjet ishin nje eksperience e jashtezakonshme e jetes sime. Vite gjate te cilave kam prekur vertet fundin.
Fundin e kujt?
Fundin e skamjes. Jetoja me gruan dhe djalin dhe ne fund te vitit 93, i gjithe buxheti yne familjar perbehej vetem prej 30 mije liretave italiane, 15 dollare. Ishte viti i ri dhe gjithsesi i bleme djalit nje loder qe kushtoi 3 dollare, sa per te mos humbur traditen... Pastaj punova, punova dhe punova. Pa fund. Duke qene i pergjeegjshem per familjen dhe per perspektiven time. I tregoj keto per te thene qe nuk jam ai djali i perkedhelur qe mund te me pandehe publiku duke me pare ne televizor. Apo ai artisti, te cilit gjithcka ne jete i shkon fjolle teksa me shohin vetem te buzeqesh. Sic nuk jam ndonjehere edhe ai djali i embel apo i urte qe dukem.

A ka pasur ndonje moment kur e keni ndjere se nje pjese e publikut mund tju kete paragjykuar?
Po, me ka ndodhur nje here. Ishte periudha kur jetoja ne Itali dhe ne Shqiperi vija per festivalin e fundvitit apo ca ca me vone ne prezantimin e Miss Albanias apo te nje spektakli ne televizion. Ne festivalin e vitit 1991, sapo hyra ne skene, disa njerez ne skene filluan te duatrokisnin e te therrisnin Parti Enver jemi gati kurdohere [per shkak se njihesha si dhendri i Besnik Bekteshit]. Por une vazhdova te kendoj dhe ne fund te gjithe shperthyen ne duartrokitje. Me shume se heret e tjera madje. Mbaj mend se hyra dhe dola disa here ne skene per te pershendetur.

Sa e veshtire ka qene per ju te komentoheni si dhender blloku?
Nuk mund ta mohoj qe ne ate kohe njerezit perfitonin nga mbeshtetja politike. Ashtu sic ndodh edhe sot e kesaj dite, kur shume drejtues te paafte i mbajne vendet e tyre thjesht per shkak te mbeshtetjes politike. Mendoj se pergjigja me e mire ndaj ketyre komenteve, eshte karriera ime. Edhe une si shume dhendure ne ate kohe diskutohesha nga opinioni. Por tani, Ja ku jam.

Me ethet e koncertit
Nese ka nje gje te ciles Arditi i eshte mirenjohes mbi te gjitha, kjo eshte familja e tij. Jam i lumtur qe kam nje familje qe me mbeshtet, pasi e di qe nuk eshte e lehte te jetosh me nje artist ne shtepi. E per me teper me nje artist qe eshte duke pergatitur nje koncert aq gjigand sa ai i Ardit Gjebrese ne naten e 14 shkurtit te Pallatin e Kongreseve. Nje koncert ku Arditi ka preferuar te paraqitet thjesht si kengetar dhe kompozitor. Do te flas shume pak, sa per te prezantuar muzikantet. E kam konceptuar koncertin krejt te cliruar, jo ne formen e nje spektakli. Por regjisorja Vera Grabocka ka menduar ca forma spektakolare, te hyrjes ne skene ndoshta. Ca elemente qe do ti zbuloje vetem ne mbremjen e madhe... Dhe vec Inva Mules, qe do te kendoje nje duet, dhe rreperit dr.Flori, ne skenen e koncertit te Gjebrese do te ngjiten katermbedhjete balerine nga Akademia e Kievit. Nje recital i mirefillte, 100% live. I cili do te transmetohet i regjistruar ne TV Klan.

(Publikuar me 14 Prill 2004 22:51)
© 2001-2008 Parajsa Shqiptare. All rights reserved.
  • Spurl
  • Digg
  • Del.icio.us
  • Blink
  • Furl
  • Technorati
  • Stumbleupon
  • Y!MyWeb
  • Simpy
  • Google
Parajsa Shqiptare Forum
Parajsa iWantMP3 Online - The Audio Search Engine
Posta juaj elektronike @parajsa.com
Parajsa Njoftime Online
Parajsa Simply MyMusic
Parajsa Video Online
Parajsa Njoftime Online
Muzika Shqiptare dhe e Huaj!
Lojra ne Parajsa.com
Njohje Shqiptare
  Radio Parajsa
Radio Parajsa Dancer     Radio Parajsa Dancer
  Zeri i Parajses
Shpresa-AL Sh.p.k
Reklamimi ne Parajsa.com - Parajsa.com
Forumi i Parajses
Deshironi te shkruani, nuk dini se ku? Trokisni ne dyert e parajses dhe do te jeni te mirepritur. Gjuha shqipe eshte gjuha kryesore e perdorur ne kete forum shqiptar.
forumi.parajsa.com

Parajsa Chat
Jeni larg, keni mall per vendlindjen, deshironi te flisni ne gjuhen tuaj? Parajsa Shqiptare jua ofron kete mundesi bisedimi me bashkeatdhetaret tuaj.
chat.parajsa.com

Bukuroshet e botes
Bukuria, ideja e se bukures pa komente. Jemi munduar te realizojmee krijimin e nje galerie me disa nga bukuroshet e botes.
bukuroshe.parajsa.com
Fjalor Emrash Shqip