Parajsa Shqiptare
Pasqyra e dites
Anita Bitri
Anita Bitri u lind ne Sarande, me 8 Janar 1968 ne nje familje intelektuale. Te gjithe admironin tiparet e embla dhe te bukura te kesaj femije engjellor. Edhe pse ishte ne kopesht, ajo kendonte me femijet e tjere dhe imitonte ne ambjentet e shtepise, recitonte pa pushim; qe ne ate moshe dinte shume poezi te njohura dhe imitonte shume kenge te festivaleve.
Anjeza Shahini
Sa e veshtire ishte te perfaqesoje Shqiperine? Per mua ishte nje pergjegjesi shume e madhe. Shpeshhere e pyesja veten nese kisha bere mire qe kisha marre nje pergjegjesi kaq te madhe ne dore. Mund ta quaj pa frike pergjegjesine me te madhe qe kam marre ne jeten time, sepse nuk eshte pak kur te gjithe i kane syte tek ti dhe thone kujdes se ke Shqiperine ne krahe.
Tingulli 3
"Kishe une bukuroshe.... Kishe une p...". Adhuruesit ia kendojne ende ne rruge, refrenin e kenges se tij, qe ai ka kenduar pak kohe me pare. E ngacmojne me shikime kureshtare, ndersa ai u dhuron buzeqeshjen e tij karakteristike, duke e ditur mire se pikerisht tek ajo buzeqeshje qendron celesi i suksesit te tij.
Veli Sahiti
Veliu i kendoi zeshkanes. Ai bashkeshorten e ka biondine. Bashkeshortja e tij e kishte futur ne "gjyqin" femeror dhe e pyeste kush eshte ajo zeshkanja qe i ke kenduar? Pas gjithe kesaj "gjykate ushtarake" femerore, Veliu u detyrua tfi kendoje edhe biondines. Natyrisht me deshiren e tij.
Eda Zari
Nga mesi i potpurise, dinamika e grupit u ul per t'i lene vend solos se "Cobanit", i cili mbante si nje femije te sapolindur klarineten e tij mbi gjoks, prane zemres. Klarineta e zeze dominonte mbi kostumin e bardhe kombetar qe "cobani" kish veshur. Cuditerisht, qeleshja qe kish mbi koke i qendronte gati ne te rreshqitur ne nje ane te kokes kacurrele.
Alketa Vejsiu
Eshte nje eksperience shume e mire sepse ke mundesi te merresh me boten e menaxhimit dhe te vetemenaxhimit gje qe mua me lidh ne nje lloj menyre me artin, sepse eshte shume e rendesishme qe te dish te vetmenaxhohesh kur je figure publike pa e konsumuar veten dhe duke dhene me te miren atehere kur duhet tek publiku. E futur ne kete bote kaq te bukur biznesi (per te cilin edhe studioj) mendoj qe me vone te kem edhe une nje biznes.
Ardit Gjebrea
Shume here kam menduar qe te perfshij ne albumin tim kenge te ketyre pese viteve. I gjithe ky akumulim me bente te mendoja se duhej ti futja keto kenge patjeter. Nderkaq edhe doja te krijoja sepse kisha nevojen e nje evolucioni. Gjithe jeten kam studiuar, kam kenduar, kam qene ne skene dhe mendoja se do vinte nje dite dhe emri do te punonte per mua.
Bojken Lako
Eshte shume e veshtire t'a takosh, thuajse e pamundur. Perhere ne levizje, gjendet ne nje vend, duhet te jete diku tjeter. I bej "prite" ne oret e vona te pasdites, ne shkollen Poleposition, pikerisht aty ku gjendet cdo nate per te kalkuluar shfaqjen e dites se neserme. "Prijesi" i muzikes alternative ne Shqiperi, Bojken Lako i ka qendruar besnik muzikes se tij. Tingujt qe ai krijon jane muzike jokomerciale.
Backstreet Boys
Backstreet Boys eshte nje grup i perbere nga pese pjestare te rinj nga Orlando, Florida, qe e devijuan boten muzikore nga vetja ne 1995, dhe dy vjete me vone u bene nje fenomen internacional. Ata shiten mbi shtate milion kopje ne te gjithe boten, kane kater kenge "single" ne krye te renditjes se dhjete kengeve me te mira, Top Ten, dhe kane bere koncerte te suksesshme ne Europe, Ameriken Veriore, Azi, dhe Australi.
Eminem
Marshall Bruce Mathers III, lindi ne Kansas City, Missouri me 17 Tetor 1972. Eminem kaloi nje pjese te mire te femijerise se tij duke u shperngulur nga Kanzas City ne zonen metropolitane ne Detroit; kur ishte 12 vjec, ai se bashku me te emen u shperngulen perfundimisht ne Warren, Michigan. Ishte nje fans i muzikes rap qe ne vogeli, dhe filloi te prezantonte vetveten ne kete fushe ne moshen 14 vjec.
  1   2   3   4  

Sa e vėshtirė ishte tė pėrfaqėsoje Shqipėrinė? Pėr mua ishte njė pėrgjegjėsi shumė e madhe. Shpeshherė e pyesja veten nėse kisha bėrė mirė qė kisha marrė njė pėrgjegjėsi kaq tė madhe nė dorė. Mund ta quaj pa frikė pėrgjegjėsinė mė tė madhe qė kam marrė nė jetėn time, sepse nuk ėshtė pak kur tė gjithė i kanė sytė tek ti dhe thonė kujdes se ke Shqipėrinė nė krah… Dhe deri nė momentin kur ne kemi ardhur kėtu nė Stamboll kemi pasur paksa frikė, por u ndjemė mjaft mirė nė kohėn kur tė gjithė na pritėn mirė dhe e pėlqyen kėngėn dhe kulturėn shqiptare, aq mė tepėr hyrja nė finale apo nė dhejtėshe dhe nė vendin e shtatė. Pėrgjegjėsia qė kishin nė ato momente filloi tė zbutej dhe ne arritėm ta kalonim mirė, gjė tė cilėn e tregojnė edhe rezultatet. Jam ndjerė me tė vėrtetė shumė mirė, saqė mė vjen keq qė gjithēka mbaroi.
Anjeza Shahini
 

Anjeza ShahiniAnjeza Shahini: Edhe te huajt benin tifo per ne. Ne salle kishte shume flamuj shqiptare.

Mengjesi i dites se neserve te nates finale te Eurovizion, e ka gjetur kengetaren Anjeza Shahini nen vershimin e telefonatave nga Shqiperia. Mjaft media shqiptare jane interesuar per emocionet dhe suksesin qe ka percjelle kengetarja, e cila perfaqesoi Shqiperine ne Eurovizion. E sapozgjuar pas nje nate te suksesshme dhe te lodhshme, Shahini eshte degjuar teksa rrefente mbresat e nje nate me pare. Fituesja e vendit te shtate, Anjeza Shahini, per here te pare, hapi rrugen per ne Eurovizion, duke i dhene mundesine Shqiperise per te qene finaliste ne edicionin e ardhshem. Sot ajo do te kthehet ne Shqiperi ku e presin, mjaft njerez, shkolla e lene pergjysme, dhe miqte e saj qe kane perjetuar ethe ne ditet e Eurofestit.

Si ishte per ju nata finale e konkurrimit?
Ndryshe nga nata e pare, kur u ngjita ne skenen e madhe te Europianit, emocionet kane qene me te medha. Por keto munda t'i ndaja se bashku me pjesetaret e tjere te etheve dhe te te gjithe grupit organizativ e, pak a shume, ato emocione u zbuten duke ia dhene njeri-tjetrit. Ky festival na ka dhuruar mjaft emocione, nderkohe qe edhe publiku na ka dhene shume zemer gjate te gjithe kohes se konkurrimit tone. Ishin shume, dhe duartrokitjet e tyre me emociononin, pa lene menjane edhe momentet kur i shihja tek ngrinin flamujt shqiptare. Por dua te them ketu se jo vetem ata, por edhe te huajt benin tifo per ne, dhe kjo na beri qe vertet te ndiheshim te lumtur.

Sa e veshtire ishte te perfaqesoje Shqiperine?
Per mua ishte nje pergjegjesi shume e madhe. Shpeshhere e pyesja veten nese kisha bere mire qe kisha marre nje pergjegjesi kaq te madhe ne dore. Mund ta quaj pa frike pergjegjesine me te madhe qe kam marre ne jeten time, sepse nuk eshte pak kur te gjithe i kane syte tek ti dhe thone kujdes se ke Shqiperine ne krah ... Dhe deri ne momentin kur ne kemi ardhur ketu ne Stamboll kemi pasur paksa frike, por u ndjeme mjaft mire ne kohen kur te gjithe na priten mire dhe e pelqyen kengen dhe kulturen shqiptare, aq me teper hyrja ne finale apo ne dhejteshe dhe ne vendin e shtate. Pergjegjesia qe kishin ne ato momente filloi te zbutej dhe ne arritem ta kalonim mire, gje te cilen e tregojne edhe rezultatet. Jam ndjere me te vertete shume mire, saqe me vjen keq qe gjithcka mbaroi.

Cfare ka ndryshuar tek ju pas nates se djeshme?
Ka ndodhur nje ndryshim i shpejte per mua, te cilin nuk e kisha imagjinuar ne anen artistike. Por per sa i perket personalitetit dua te them se asgje nuk ka ndryshuar. Kane ndryshuar rrjedha e dites, ndryshime anesore, te cilat mendoj se jane normale per cdo njeri.

Keni pasur oferta nga kompozitore a muzikante te huaj?
Gjate kohes se konkurrimit tone ka pasur nje fluks te madh njerezish, te cilet na uronin dhe nderkohe, pse jo edhe na ofronin. Por ne ende ishim ne ate valen e emocioneve dhe tensionit te madh te festivalit, ndaj nuk dime se si u jemi pergjigjur. Por mund te them se kemi mbajtur kontakte te vazhdueshme me te gjithe pjesetaret e Festivalit Evroian, ata qe kane qene prezent aty, ku kemi nderruar numrat e telefonit apo e-mailat, gje qe mund te mundesoje gjera per me vone.

Si mendon per fituesit e vendeve te para te Evropianit?
Per fituesit e vendeve te para jam ndjere mjaft mire qe ishin ata, te cilet i merituan keto vende. Ndersa, per sa i perket djalit nga Bosnje-Hercegovina, qe edhe ai u fut ne dhjeteshe, une e kam marre vesh nga te tjeret, qe ishte me origjine shqiptare. Me erdhi mire dhe kam pasur kontakte me ta, pavaresisht se ishim ne hotele te ndryshme. Dje gjate ndarjes se pikeve ata kishin mjaft deshire qe ne te kishin pike sa me shume, ashtu sikurse edhe ne per ta.

Cdo te beni pasi te ktheheni ne Shqiperi?
Tani per tani me duhet te kthehem patjeter ne Shqiperi dhe te mund te arrij te ndjek edhe ne ate pak kohe, qe me ka mbetur, shkollen. Une jam ende ne vitin e trete te shkolles se mesme dhe me duhet ta mbaroj nje here shkollen me sukses. Per me pas, ende nuk e kam vendosur cfare duhet te bej. Por patjeter qe e ardhmja ime do te jete muzika, kete gje e kam menduar qe para shume kohesh.

10 finalistet
Ukraina
Serbia dhe Mali i Zi
Greqia
Turqia
Qiproja
Suedia
Shqiperia
Gjermania
Bosnje - Hercegovina
Spanja

Opinione

Alfred Kacinari
Pjesemarrja dhe pozicionimi i Shqiperise ne Festivalin Evropian ishte per ne nje eveniment, nje enderr pothuajse e pamundur, qe ne nje kuptim zhvendos edhe paradoksin e te gjitha gjerave te ndaluara. Dhe kjo ndodh sepse keto vitet e fundit kenga shqiptare ka bere hapa te rendesishem drejt simotrave te saj ne vendet me te zhvilluara te Evropes. Nje aspekt tjeter i rendesishem eshte Festivali ne RTSH, qe vertetohet si nje festival me nivel shume te larte. Eshte piekrihst kenga fituese e atij festivali qe perballoi me shume sukses konkurrimin ne rang evropian, ndersa Anjeza perballoi nje situate pothuajse te paparashikuar, e cila mberriti pak befas.

Zhani Ciko
Per sa i perket vendit te Shqiperise, eshte nje vend qe na nderon. Eshte nje vend qe si te thuash edhe pak i papritur, ne baze te rezultatit, pasi shija dominuese e te gjithe ketyre popujve qe marrin pjese (pasi duhet te jete e qarte qe votat telefonike jane nga populli dhe nuk ekziston asnje lloj jurie) na parapelqeu. Shqiperia zuri nje vend nderi dhe vend surprizues per shume vende te tjera. Mjafton te kujtojme qe lame pas kenge qe kane perfeksionin e realizimit, mjafton te kujtojme Gjermanine e madhe me produksione boterore ne maksimumin e kondicioneve teknike, te sofistikuara. Pra, ne kete veshtrim, vertet jam krenar qe munda t'i perjetoj direkt keto momente dhe te jap nje opinion per to.

Paskuintat e konkurrimit te Anjeza Shahinit

"Surprizat qe mora pas fitores ne Stamboll"

Dje kishte dale neper butiket e Stambollit. Nje psonisje neper rruget e qytetit te pergatitur prej kohesh per Eurovizionin. Ethet e para ishin arratisur, e para saj shtrihej nje dite e paqte, nje dite pushimi.

Anjeza ShahiniAnjeza Shahini e kishte hedhur pas kraheve sfiden e pare. Tashme ajo pergatitet per naten finale te Festivalit Evropian, te cilen sic thote vete me te qeshur "mezi pret ta heqe qafe". Nepermjet telefonit, Anjeza eshte shprehur mjaft e lumtur, pak e lodhur, por edhe krenare si perfaqesuese e Shqiperise. "Ka qene nje konkurrim i bukur dhe emocionant", u shpreh ajo, duke rrefyer detaje te panumerta qe nga perfundimi i konkurrimit mbreme dhe deri tek kalimi ne finale. Dhe kete here ka qene e sigurte, e forte dhe plot besim ne vetvete. Nuk ka qare, sic i ka ndodhur ndonjehere tjeter. Ndersa telefonatat e pafundme e kane entuziazmuar shume, duke i sjelle nder mend gjithmone castin kur ne skenen e madhe te Eurovizionit eshte thirrur emri Albania.

Si u ndjete ne momentin kur u thirr emri i Shqiperise?
Nuk e di. Kam qene e turbullt. Por mendoj se pamjen me te sakte dhe emocionet me te qarta jane percjelle permes transmetimit ne Televizionin Shqiptar. Por dua te them se u merzita shume, bera gabim qe fitova (qesh). E cfare mund te ndjesh tjeter pervecse emocione?!

Cili ishte personi i pare qe ju telefonoi per t'ju uruar pas fitores?
Celulari im nuk funksionon ketu, dhe, ne te vertete, nuk kam marre asnje telefonate vete, personalisht. I kane marre te tjeret, qe kisha perreth, te cileve shpesh here u eshte dashur te me kalojne urime pafund. Por kam idene, se te parat qe kane marre ne telefon kane qene motra ime nga Italia dhe motra tjeter ne Shqiperi.

E keni ndjere veten me fat mbreme (te merkuren)?
Une e kam ndjere veten me fat jo vetem mbreme, por qe ne momentin e pare, ne fillim kur kam nisur te ndjek kete rruge. Ndersa dje kam ndjere krejt rezultatin e atij fati qe deri tani me ka ndjekur e per te cilin jam vertet shume e lumtur.

Si ju eshte dukur skena e Eurovizionit, e madhe, e frikshme?
Ishte vertet skene shume e madhe, por nuk mund te them e frikshme. Madje, ishte shume e ngrohte, publiku ishte vertet entuziazmues. Nuk mund te them e frikshme. E frikshme eshte kur njerezit vijne dhe nuk te duartrokasin. Duartrokitjet ishin aq te ngrohta, sa une nuk arrija ta kuptoja nga vinin.

Kishte shume shqiptare ne salle?
Jashtezakonisht shume.

Si ndiheshit kur i shihnit ata me flamuj ne dore?
Emocioni ishte shume i madh, pikerisht kur shihja ata. Dhe mundohesha te mos i shihja. Une nuk duhet t'i shihja, ishte me mire keshtu (qesh). Une duhet te kendoja aty. Ishte tundues fakti qe ata "te ftonin", por u mundova qe t'i shmangia.

Cfare mendon se u pelqye me teper nga kenga juaj, teksti, ritmi, muzika ... Eshte pelqyer gjithcka, muzika e gershetuar me tekstin, ne si zera, te peste. Domethene cdo gje prej saj. Madje, shpeshhere e kemi kenduar kengen edhe ne shqip. Ketu na e ka kerkuar media. Ata donin qe ta degjonin kengen edhe ne gjuhen shqipe, version te cilin e kane pelqyer jashtezakonisht shume.

Cfare bete mbreme, pas konkurrimit, dolet, festuat?
Po, menjehere pasi kemi mbaruar, shkuam ne hotel ku na priste nje grup i madh shqiptaresh. Kemi festuar, kemi bere fotografi, kemi bere edhe nje mbledhje. Pastaj qendruam deri vone, ne oren tre te mengjesit. Kemi ndare emocionet te gjithe se bashku.

Si kane qene lidhjet me konkurrentet e tjere, nje pjese prej te cileve vijojne te jene konkurrente per ju?
Kam pasur lidhje korrekte do te thosha. Kemi biseduar dhe jemi njohur kryesisht gjate kohes kur kishim pushim. Sepse te gjitha oraret jane te fiksuara dhe cdo gje eshte e me se e sakte. Nuk eshte se konkurrentet rrine gjate gjithe kohes bashke, por ka pasur plot caste kur kemi biseduar dhe jemi njohur. Mendoj se marredheniet me te mira i kemi me Maqedonine, Bosnje- Hercegovinen, Qipron etj.

Permende Bosnjen. Perfaqesuesi i saj, Deen, ka nje pjese te familjes se tij ne Shqiperi. Keni folur rreth ketij fakti me te?
Jo, nuk kemi bere ndonje bisede rreth ketij fakti. Kjo edhe sepse une shume vone e kam mesuar kete gje. Por kur ata kane bere festat e tyre na kane ftuar edhe ne. Kemi festuar e jemi argetuar te gjithe bashke.

Kane mbetur dhe dy dite ... Si e prisni finalen?
Mezi e pres ta heq qafe (qesh). Emocione, kam shume emocione. Kemi pese muaj plot me keto emocione dhe gjithe kete preokupim. E kur e mendoj kete peshe, mezi pres te mbaroje e gjitha.

Me c'numer do te renditeni ne konkurimin e nates finale?
Si numer? Nuk e kemi marre vesh akoma, sepse neser jane provat gjenerale. Pasi sot e kemi pasur pushim pas gjithe asaj lodhjeje te mbremjes se djeshme.

Do te paraqiteni me te njetin luk, si nje nate me pare?
Jo, besoj se jo.

Perfaqesoni Shqiperine ne kete festival, c'do te thote ky fakt per ju? Eshte pergjegjesia me e madhe qe mund te kem marre ne jeten time, sepse te kene te gjithe syte tek ty, duke te thene, degjo se ..., kujdes se ... ke Shqiperine ne krah ... Me te vertete eshte pergjegjesi shume e madhe. Megjithate, une mendoj se ajo pesha me e madhe qe kisha kaloi me sukses.

Pervec miqve, a kishe te aferm nga familja me vete?
Po, kisha mamin dhe babin.

Si u ndjene ata pas fitores?
Une isha ajo qe nuk gjeja prehje. Sepse te gjithe qe shihja perpara i shihja duke qare. Vetem une nuk po qaja ne ato momente. E mbajta veten me ne fund.

Ju deri tani keni pasur nje fat prej Hirusheje. A jeni ndjere ndopak Hirushe edhe mbreme?
Jo, nuk me pelqen kjo fjale, nuk me pelqen.

Si e mendoni naten finale?
Shpresoj te jete nje sukses, nje arritje dhe te dal me nje performance te mire.

Nga mendoni se do te merrni votat me te shumta?
Po, me sa di une, numri shqiptar nuk mund te votoje per ne. Keshtu qe shpresoj te marr duartrokitje prej shqiptareve. Votat pastaj, jane te lira.

Anjeza dhe kater yjet e "Etheve ..."

Ishte menduar qe ne Eurovizion do ta shoqeronte nje grup balerinesh te pregatitur nga koreografi Arjan Sukniqi, por rregullat e festivalit e kane permbysur kete ide dhe Anjeza Shahini eshte shoqeruar ne kete festival nga kater miqte e saj te "Etheve ..." Arber Arapaj, Tergita Gusto, Klajdi Musabelliu dhe Rosela Gjylbegu. "Ne jemi mesuar t'i ndjame te gjitha gjerat bashke dhe nuk mund te mos i ndanim edhe kesaj radhe po se bashku", tha dje Anjeza per miqte e saj, duke shtuar se "ne dime dhe kemi ditur gjithmone t'i ndajme keto emocione bashke".

Stavri, nje grek qe voton per Anjezen

"Une jam grek, por mendoj se kenga qe perfaqeson Greqine nuk meriton nje entuziazem te madh. Me pelqen shume kenga e Anjezes dhe do te votoj per te. I urojme shume fat!", keshtu shkruante ne mesazhet mbeshtetese ne faqen e Eurovizionit nje shtetas grek, i cili e vleresonte mjaft kengen me te cilen perfaqesohej Shqiperia. Vete Anjeza nuk ishte e njohur me kete fakt, por kur e degjon shprehet e lumtur, duke theksuar se shume specialiste, artiste, dhe konkurrentet e tjere e kane pritur shume mire kengen.

"Edhe media e ka vleresuar mjaft dhe na ka pritur shume mire. Sigurisht, jemi ndier shume mire nga e gjithe kjo, sepse eshte hera e pare qe marrim pjese ne Eurovizion dhe mirepritemi kesisoj", thote kengetarja.

Ajo ne ajer, Kryeministri Fatos Nano ne telefon

Anjeza ShahiniMomentin kur kryeministri i Shqiperise, Fatos Nano, e ka marre ne telefon, e ka perjetuar ne menyre mjaft te vecante. "Ka qene nje moment shume i kendshem. Sepse ne ato caste miqte e mi, shoket e mi te "Etheve", ne mes te skenes po me ngrinin peshe. Dhe po ne ato momente une me telefon ne dore, isha duke folur me kryeministrin. Ishte nje moment edhe emocional, edhe i bukur, por edhe mjaft spektakolar", thote Anjeza duke theksuar se shume media e kane fiksuar dhe e kane botuar neper revista. Dje ne mengjes ne shume prej tyre shfaqej Anjeza ndersa fliste ne telefon me kryeministrin Fatos Nano.

Kengetarja thote se biseda shpesh here nuk degjohej mire, sepse kishte shume zhurme dhe entuziazem perreth. Por, sipas saj, Nano eshte shprehur se e ka ndjekur me emocione te jashtezakonshme garen e mbremshme, se bashku me bashkeshorten e tij. "U ndjeva vertet shume e lumtur ne momentin kur kam marre telefonaten e tyre", thote Anjeza.

(Publikuar me 15 Maj 2004 20:51)
© 2001-2008 Parajsa Shqiptare. All rights reserved.
  • Spurl
  • Digg
  • Del.icio.us
  • Blink
  • Furl
  • Technorati
  • Stumbleupon
  • Y!MyWeb
  • Simpy
  • Google
Parajsa Shqiptare Forum
Parajsa iWantMP3 Online - The Audio Search Engine
Posta juaj elektronike @parajsa.com
Parajsa Njoftime Online
Parajsa Simply MyMusic
Parajsa Video Online
Parajsa Njoftime Online
Muzika Shqiptare dhe e Huaj!
Lojra ne Parajsa.com
Njohje Shqiptare
  Radio Parajsa
Radio Parajsa Dancer     Radio Parajsa Dancer
  Zeri i Parajses
Shpresa-AL Sh.p.k
Reklamimi ne Parajsa.com - Parajsa.com
Bukuroshet e botes
Bukuria, ideja e se bukures pa komente. Jemi munduar te realizojmee krijimin e nje galerie me disa nga bukuroshet e botes.
bukuroshe.parajsa.com

Posta elektronike
Tani ju mund te keni nje email te vertete ne shqip dhe vetem ne shqip. Gezojuni vecorive te mrekullueshme te ketij sherbimi te ri.
mail.parajsa.com

Muzika jone
Degjoni tingullin shqip nen zerin e mrekullueshem te kengetareve shqiptare. Shijoni melodite dhe notat e muzikes shqiptare ne Parajsen Shqiptare.
muzika.parajsa.com
Fjalor Emrash Shqip