Kreu | Muzike | Genta Ismajli: "Dua te jem gjithmone ne maje"

Genta Ismajli: "Dua te jem gjithmone ne maje"

Genta Ismajli Genta Ismajli

Eshte mjaft e pelqyer jo vetem ne Kosove, por edhe ne Shqiperi. Kengetarja ekspresive nga Kosova, Genta Ismajli, flet ne intervisten e meposhtme, per planet e aferta, muziken, look-un, ndersa nuk pranon te flase per jeten e saj private, pavaresisht se qarkullojne thashetheme se ajo eshte ndare nga i fejuari i saj prej vitesh, Miloti.

Eshte mjaft e pelqyer jo vetem ne Kosove, por edhe ne Shqiperi. Kengetarja ekspresive nga Kosova, Genta Ismajli, flet ne intervisten e meposhtme, per planet e aferta, muziken, look-un, ndersa nuk pranon te flase per jeten e saj private, pavaresisht se qarkullojne thashetheme se ajo eshte ndare nga i fejuari i saj prej vitesh, Miloti.

Sa e veshtire eshte te rezistoni gjate ne skene dhe cdo here te jeni e admirueshme?

Nuk eshte aq e lehte, por une nuk e marr punen time shume afer zemres, qe mos te lodhem asnjehere, te jem gjithnje "fresh" dhe gjithmone gati per dicka te re dhe te mire per publikun dhe per mua. Gjithnje luftoj qe te beje dicka te re, dhe te njejten kohe edhe te kenaqshme.

Sa mendoni se ndikon pamja ne suksesin tuaj?

Nuk e di, ndoshta edhe ndikon, sepse une e respektoj shume skenen, duhet patjeter qe gjithnje te jem "top", si ne dukje ashtu edhe ne prezantim. Mendoj qe pamja, prezantimi, kenga dhe kualiteti, jane ato qe e bejne nje artiste te kompletuar.

I frikesoheni konkurrences?

Jo, nuk i frikesohem, perkundrazi e dua shume, sepse konkurrenca per disa eshte e frikshme, ndersa per disa vetem nje gje qe te shtyn te punosh me shume dhe me mire. Kjo eshte shume normale, sepse pa konkurrence nuk do te kishim vullnet.

A keni ndonje problem kur dilni ne skene?

Ndoshta problemi me i madh eshte mbrapa skenes, mirepo ajo harrohet ne momentin kur dal ne skene, sepse kjo me con ne nje bote krejtesisht tjeter, dhe aty jane vetem Genta dhe kenga, asgje tjeter.

Sa vemendje i kushtoni look-ut tuaj ne skene dhe ne jeten e perditshme? Sa ndryshojne nga njeri-tjetri?

Skena eshte dicka krejtsisht tjeter. I kushtoj me shume kujdes look-ut tim kur jam ne skene, kurse ne jeten e perditshme zakonisht jam pa grim dhe me nje garderobe shume komforte.

Cfare eshte muzika per ju?

Tani gjithcka qe me rrethon mua, kudo qe te shkoj dhe cfaredo qe te bej, ka te beje me muziken. E kam ne gjak, ne familje dhe ne jete, eshte lehtesim i shpirtit tim.

Jeni kthyer keto dite nga Amerika, cfare sollet nga atje?

I bera nje vizite familjes sime, nje pushim shume te mire per mua dhe solla nje "fresh" Genta per Vit te Ri.

Synoni te hyni ne tregun amerikan, pasi keni te realizuara disa kenge ne anglisht?

Kam realizuar kenge ne gjuhen angleze, por jo per ndonje arsye qe te hyj ne ndonje treg tjeter, por vetem se kam deshire qe te kem nje album ne anglisht, pse jo, pasi jam rritur me ate fryme.

Nga ju buron gjithe ajo energji ne skene dhe klipe?

Nuk e di, gjithcka qe me vjen eshte nga shpirti, thjesht e dua shume punen qe bej, bej ate qe gjithnje kam endrruar te bej.

Ju udhezon ndonje koreograf, apo e realizoni koreografine vete?

Jam munduar qe te bashkepunoj me koreografe te ndryshem, por shumicen i bej me idete e mia, pra me shume i bej vete. Deshira ime me e madhe eshte qe te dale dikush qe te me mesoj dicka qe une nuk mundem ta bej. Nuk them qe nuk kane talent, por mungojne koreografet ne Kosove, nuk e di, ndoshta edhe nuk kane vullnet, sepse nuk perkrahen shume.

E keni arritur suksesin shume shpejt, mendoni se e keni dhene maksimumin, apo keni ende per te bere?

Kam punuar shume qe te arrij ketu ku jam dhe asnjehere nuk mundem te jap maksimumin. Eshte mire kur afrohesh me maksimunimin dhe e jep ate qe mundesh edhe perkunder kohes qe e kemi shume te kufizuar. Edhe kur vetem per 2-3 dite kerkohet te jepet maksimumi nga kengetaret, ne menyre qe te realizohet nje gje e mire qe eshte e veshtire, serisht ne ia dalim.

Keni bashkepunime me kengetare te tjere?

Bashkepunime nuk kam me kengetaret e tjere, pervecse miqesise se mire, kurse ne nje te ardhme mundet te kem edhe ndonje bashkepunim, pse jo.

Jane degjuar zera keto dite se lidhja juaj me Milotin eshte nderprere, eshte kjo e vertete?

Me fal, por nuk dua te pergjigjem ne kete pyetje, nuk dua te flas me per lidhjen tone, pasi keshtu me eshte imponuar.

A merreni me kritikat dhe thashethemet ndaj jush dhe si reagoni kur i degjoni?

Nuk i degjoj, nuk merrem me to, kritikat jane normale per mua, gjithnje jam e pergatitur per to. Thjesht jam fytyre publike, ato gjithnje do te ekzistojne, keshtu qe kur nuk ua ve veshin, punet shkojne me mire.

Me cfare po merreni keto dite?

Me pergatitjet per kenge te reja, videoklipe, xhirime per Vitin e Ri etj.

Ku jeton Genta dhe me ke?

Jetoj ne Prishtine, Gjilan, Amerike, me familje.

Merreni me sport, apo ndonje aktivitet tjeter, kur keni kohe te lire?

Nuk merrem me sport. Me gjimnastike nganjehere, kur shoh qe kam ngrene shume.

Cilat jane planet tuaja afatshkurta?

Do punoj rreth nje projekti shume interesant dhe krejt ndryshe per mua. Nuk dua ta cek tani per tani, sepse nuk e di ende per cfare behet fjale saktesisht.

Dergojani miqve Dergojani miqve

Cfare mendimi keni per kete artikull, ju pelqen apo jo?

Subscribe to comments feed Komente: 0 postime

Jepni mendimin tuaj comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Kodi i Sigurise:

Captcha
Publikoni artikullin
Autori
Kendi i Reklamave
Fjalekyce
Vleresoni kete artikull
0