Rezarta Shkurta - Eshte veshtire te jesh Rezi!
Dite te arta per Rezarta Shkurten. Nje kenge me videoklipin e ri si dhe nje ekspozite personale pikture ne te njejten kohe, si per te treguar se gjuha e tingujve dhe e ngjyrave, kane te njejten peshe dhe rendesi tek ajo. Nje vit i mbare per Rezin, vajzen qe e quan veten me shume fat. Jo vetem per karrieren e shpejte dhe te suksesshme por edhe per jeten private, e cila funksionon mrekullisht mire. Nje dashuri e shpejte, marramendese dhe martesa me Ermal Hoxhen. Detaje te rrefyera nga vete ajo. E quan veten me fat Rezarta Shkurta. Dhe ka te drejte, pasi fati e ka udhehequr kudo vajzen 22 vjecare, bukuroshen plot jete te Durresit. Qe nga Miss Durresi ne vitin 2005, skena qe e beri te njohur Rezarten, ajo nuk ka zbritur me nga kjo skene.
Ditë të arta për Rezarta Shkurtën. Një këngë me videoklipin e ri si dhe një ekspozitë personale pikture në të njëjtën kohë, si për të treguar se gjuha e tingujve dhe e ngjyrave, kanë të njëjtën peshë dhe rëndësi tek ajo. Një vit i mbarë për Rezin, vajzën që e quan veten me shumë fat. Jo vetëm për karrierën e shpejtë dhe të suksesshme por edhe për jetën private, e cila funksionon mrekullisht mirë. Një dashuri e shpejtë, marramendëse dhe martesa me Ermal Hoxhën. Detaje të rrëfyera nga vetë ajo E quan veten me fat Rezarta Shkurta. Dhe ka të drejtë, pasi fati e ka udhëhequr kudo vajzën 22 vjeçare, bukuroshen plot jetë të Durrësit.
Që nga Miss Durrësi në vitin 2005, skena që e bëri të njohur Rezartën, ajo nuk ka zbritur më nga kjo skenë. Fillimisht kanë qenë sfilatat, ku ka sfiluar si modele, më pas erdhi pasioni për këngën, me prurje të reja, koncerte dhe turne brenda e jashtë atdheut Pa harruar dashurinë e vjetër që është piktura, tek e cila ajo rikthehet herë pas here. Kështu që në moshën 22 vjeçare kemi një vajzë që bën këngë, promovon albume, bën modelen në sfilata të përzgjedhura, vazhdon studimet për psikologji dhe bie në dashuri të fortë me Ermalin, nipin e ish udhëheqësit komunist të Shqipërisë, me të cilin edhe martohet.
Kjo është Rezi, vajza e çudirave. Që nuk lodhet kurrë.
Në parajsën time, është kënga më e re që sjell artistja e re, puna për realizimin e së cilës dhe të videoklipit që e shoqëron, e ka lënë Rezin mjaft të kënaqur. Dhe bashkë me promovimin e këngës, edhe një ekspozitë personale në pikturë, të dyja njëkohësisht, si për të treguar se për të është e rëndësishme si gjuha e tingujve, ashtu edhe ajo e ngjyrave.
Rezarta, duket se i keni hyrë seriozisht këngës. Deri ku shkon ambicia juaj për muzikën
Ta siguroj që as unë nuk e di .(qesh) Thjesht unë e dua profesionin tim dhe jap maksimumin për të bërë më të mirën.
Le të ndalemi tek kënga juaj e re dhe videoklipi. Cilët janë autorët dhe përse flet kënga Kënga është kompozuar nga kompozitori absolutisht i talentuar Genti Lako, teksti është shkruar nga Redi Maze, veshjet nga Rezarta Skifteri dhe fotografi Fatjon Hoxha. Klipi është realizuar nga regjisori Dejan Milicevic, gjithashtu sponsor gjeneral Flag Ship center.
Kam një falënderim të pafund për emrat e mësipërm. Pa një grup të mirë nuk ka sukses dhe është absolutisht merita e shumë personave për të arritur maksimumin. Kënga titullohet Në parajsën time. Më saktë bën fjalë për një mbretëreshë të keqe, e cila ka dëshirë ti realizohet çdo egoizëm apo llastim. (qesh)
Zakonisht vini me këngë ritmike të rrymës dance. Përse kjo zgjedhje
Në fakt unë i kam eksperimentuar të gjitha rrymat, dance, r&b, baladë, por nuk mund të mohoj që rryma dance është e preferuara ime.
Përse keni zgjedhur ti këndoni egoizmit femëror. Kaq e fortë është egoja femërore Nuk mund ta them, thjesht mua gjithmonë më pëlqen të trajtoj tema të ndryshme në këngët e mia.
Po ju vetë a jeni egoiste
Besoj se nuk ka njeri në botë që nuk e do veten dhe kjo dashuri ndonjëherë të bën të kalosh në egoizëm.
Në videoklipet që keni realizuar dalloheni për një stil tepër të veçantë në veshje. Është piktura ajo që ju ndihmon
Eshtë stafi i mrekullueshëm që unë punoj. Falëminderit Rezarta Skifterit.
Si shkon lidhja juaj me pikturën
Piktura është pjesë e pandarë e jetës sime.
Jeni piktore klasike apo moderniste
Edhe pse shpesh punoj piktura surealiste mbetem gjithmonë te klasikja.
Si është më bukur të flisni me gjuhën e tingujve apo të ngjyrave
Arti është i bukur në çdo mënyrë që shprehet, por nuk mund të mos pranoj që piktura është dashuria ime e parë. Eshtë art i qetë por që shpreh shumë.
Me cilat ngjyra do e pikturonit jetën tuaj deri tani
Më beso, jeta ime është një spektër ngjyrash. Ka pasur zbritje dhe ngritje.
Meqë jemi tek ngjyrat, gjithmonë ju kemi parë bionde. Nuk jeni tunduar asnjëherë të bëheni brune
Jo. Kam përshtypjen që nuk më shkojnë. Se di
Shquheni për një look të kuruar deri në detajë. Kaq rëndësi ka për ju
Ka rëndësinë e vet. Nuk besoj se kuroj look-un dhe nuk kuroj pjesën tjetër të karrierës time. Mundohem të jetë çdo gjë perfekte, mbase jo gjithmonë ia arrij!
Ndërkohë vazhdoni studimet e larta në psikologji. Me gjithë këto talente dhe pasione, si e shihni veten pas dhjetë vitesh
Me karakterin që kam, veten pas dhjetë vitesh e shoh me pasione të reja dhe gjithmonë në luftë për ti arritur (qesh). Eshtë e lodhshme të jesh Rezi.
A ka ndryshuar jeta juaj pas martesës me Ermalin
Patjetër, jo vetëm unë, por gjithkush që bëhet çift i ndryshon jeta.
Po jeta bashkëshortore ju pëlqen A ishte siç e kishit imagjinuar
Shumë më e bukur se çe kisha menduar. Ermali është dhurata më e bukur që më ka bërë Zoti.
Çdo të thotë të jesh partnerja e nipit të ish udhëheqësit të Shqipërisë
Unë jam dashuruar me Ermalin dhe do të dashurohesha edhe sikur të ishte nipi i dikujt tjetër.
Kur u njohët me Ermalin, e dinit këtë fakt apo a mësuat më vonë
E kam mësuar shumë më vonë. Ermali e kishte siklet të fliste për këtë temë. Nuk më besohej kur e mora vesh.
Na e shuani kureshtjen, si jeni njohur me Ermalin
Njohja jonë është shumë e çuditshme. Unë dhe Ermali kemi bërë aksident në rrugë me njëri- tjetrin E çuditshme apo jo (qesh)
Dhe si erdhët deri në martesë
Shumë natyrshëmdhe me shumë dashuri.
Përse akoma nuk keni bërë një ceremoni dasme
Nuk është ceremonia që të bën të martuar.
Si do ishte ceremonia ideale për Rezartën
Dëshirat nuk kanë fund, aq më tepër mua nuk më mungon imagjinata, megjithatë ende nuk kemi menduar seriozisht për këtë gjë. Gjërat e mira duan kohën e vet, nuk ka asgjë që më shpejton.
Keni menduar të sillni në jetë një bebe, apo është akoma shpejt për ju
Unë sapo mbusha 22 vjeç, kam ende për të shijuar. E shoh pak larg këtë temë.
Si nis dhe si mbaron dita e Rezartës
Nis me dashuri, vazhdon me punë, mbaron prapë me dashurinë e bashkëshortit tim.
Çfarë tip amvise jeni Ju pëlqen të kujdeseni për shtëpinë apo kjo është një punë që e ndani bashkë Unë dhe Ermali gjendemi vetëm mbrëmjeve në shtëpi, kështu që nuk kam kohë për të qenë një amvisë e mirë. Megjithatë sot ka mundësira plot për të qenë gjithçka në rregull, kështu që kam një grua që më ndihmon në gjithçka.
Çfarë do të sakrifikonit në emër të dashurisë
Fatmirësisht Zoti nuk më ka vënë para këtyre provave, kështu që nuk di çtë them.
Cila është aventura më e çmendur që keni bërë
Nuk para kam bërë ndonjë aventurë të çmendur. Thjesht kam një jetë stabël dhe të lumtur.
Keni arritur shumë për një vajzë 22 vjeçare. Kujt ia dedikoni suksesin
Normalisht familjes time. Dua të falënderoj mamin dhe babin për dashurinë që më kanë dhënë dhe më japin ende sot, gjithashtu Ermalit, që është motivi i jetës sime.
Mendoni se jeni vajzë me fat
Nuk e mendoj. JAM.
Cili është projekti më i afërt që keni
Dua të përfundoj me sukses ekspozitën time, pak pushim dhe më pas të rinis një projekt tjetër.
Keni menduar për festat e fundvitit
Sigurisht, mezi po i pres sepse më pëlqen shumë atmosfera e festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Nuk e kemi vendosur ende se ku, por dëshirojmë në një vend malor me dëborë, larg zhurmave të pubeve apo lokaleve.
Pasaporta:
Emri: Rezarta
Mbiemri: Shkurta
Ditëlindja: 18.11.1986
Vendlindja: Durrës
Statusi:e Martuar
Hobi: Piktura
Përmasat trupore: 89cm, 60cm, 90cm
Gjatësia: 1.75

















Cfare mendimi keni per kete artikull, ju pelqen apo jo?